Shkruan: Fadil SHYTI
:: sport
Page 1 sur 1
Shkruan: Fadil SHYTI
Shkruan: Fadil SHYTI
QËNDRESA DHE DEVIJIMI
( Kushtuar, pacifistëve gjumashë, ish-veprimtarëve të ilegales dhe të legales- devijatorëve të rrugës së lirisë dhe të ribashkimit kombëtar; devijatorëve të së drejtës për VETËVENDOSJE dhe aleatëve të tyre ndërkombëtarë)
-Epo, pse ta fshehim…, kemi çaste skepticizmi që, fatkeqësisht, rëndë, shumë rëndë po zhgënjehemi, nga disa devijatorë/e; -por, në shpirtrat tona si idealistë që jemi; mbisundon, liria, qëndresa, heroizmi!
Prandaj, zotohemi dhe betohemi se: -nuk do të thyhemi kurrë përballë stuhive të kohës; për idealet kombëtare shqiptare do të qëndrojmë krenarë, armiqve dhe të ligjve do t´u bëhemi bllokadë; Kalanë Shqiptare, të Rozafës Legjendare do ta çojmë lart e më lart, gjer në piedestalet e rrezeve diellore; me REVOLUCION.
Ne, kemi gjak të ri –(ani, se disa nga ne, janë ca të thyer në moshë); - kemi gjak të ri sepse, në ballë të qëndresës e të besës shqiptare e kemi rininë tonë heroike, e cila në krye me Albin Prometheun, popullit tonë po i prinë me guxim e mençuri në beteja të reja!
-Prandaj, padyshim që, sot o nesër –përkrah nesh do të radhiten njerëz përparimtarë brenda dhe jashtë atdheut të shqiponjave!
-Për fitoret e Shqiponjës së Madhe, të Shqiponjës me Flamur Fushë-Kuqe – Nënës Shqipëri, përkrah do t´i kemi edhe miqtë se sinqertë kudo nëpër botë, ata, që tani vetëm e presin siparin tonë për beteja të reja drejt ribashkimit kombëtar me armën e fuqishme të drejtësisë botërore, VETËVENDOSJEN!
Në këtë fillim viti të ri, po hyjmë disi të freskuar nga urimet e ndërrim moteve,
po hyjmë gjithashtu në këtë vit të ri, me halle të vjetra, secila më e hidhur dhe më e rëndë se tjetra!...
Pavarësisht, se, për një çast apo për disa çaste, njerëzit duan t´i harrojnë këto krajata, vetëtimthi ato katrahura iu rikthehen njerëzve si maje gjilpërash o thikash; me dashje o pa të...
Prapakthimet në historinë tonë të re, disa kokëmykur e kokëshkretë nuk po i quajnë realisht dështime, por, po i quajnë paturpësisht, përparime!!!
Nuk duhet shumë të thellohemi shumë e të analizojmë vëmendje; kur tani njerëzit po e shohin qartë se barrierat politike, ekonomike, sociale, shkencore e kulturore që i kanë krijuar të huajt dhe puthadorët e tyre shqipfolës- janë tejet mizore, dinake dhe herë - herë madje edhe tepër të mistershme...
Dhe, jo vetëm kaq!
Ato, janë për më keq tejet të kërcënuese dhe të frikshme që, nuk i shërbejnë aspak të ardhmes sonë të ndritur!
Bllokadat që i kanë projektuar, përpunuar e pastaj i kanë parashtruar përballë “pushtetarëve” shqipfolës “aleatët”, nuk lënë hapësirë, aspak për të dëshiruar: ato, paralajmërojnë rreziqe të reja për rajonin e trazuar që, epiqendra kryesore do t´i kenë trojet shqiptare.
-Errësirat dhe mjegullnajat “politiko-diplomatike” që ua kanë verbuar sytë politikanëve “largpamës” të Republikës “së pavarur” së Kosovës dhe më tej, kudo gjithandej në trojet tjera shqiptare, ato “sheqerka me helm” të gatuara nga lëkurë-derrash, në tavolinat evropiane e të sjella pastaj, në sofrat shqiptare -nga diplomatë me damkë për dinakëri politike alla evropiane; -kombit tonë, nuk po i japin shëndet, por, po ia dëmtojnë shëndetin; e sëmurin përditë me viruset, “dem (n ) kratike”, Shqipërinë Etnike.
-Për faktin se qeveritë në Tiranë, Prishtinë dhe ajo pjesa e përgjysmuar në Shkup e në Kosovën Lindore etj, po veprojnë -sipas parimeve e ligjeve të xhunglës ballkanike-evropiane e më tej:
- “Bëni si t´iu themi ne, e mos bëni si veprojmë ne”!
- “Zbatojeni “demo (n ) kracinë” tonë, e harrojeni drejtësinë tuaj – në vendin tuaj”!
...Dhe, shi për këtë, juve kurrë nuk iu bëhet vonë!
- “Ne, vendosim për ju, ndërsa, ju, mos kërkoni më tepër se aq sa ne iu japim; mos e kërkoni bile, as atë, -që juve iu takon”!
“Drejtësia, mbi këtë dhe, nuk matet me kutet e njëjta, por matet sipas qejfeve tona”!
-“Ju, përse po protestoni se, po na ricopëtohet atdheu, sipas decentralizmit”?!
“Ju, përse po protestoni se, ua hoqëm Flamurin Kuqezi, nga institucionet tuaja “të pavarura” dhe zëvendësimin e tij me një “flamur” sipas tekeve tona ahtisariane, pa ç´ka pse ky “flamur “ përngjason me flamurin e shtetit serb, shtet fqinj por, armik...?!
-“Ju, po protestoni për Mitrovicën e ndarë”!!!
Ah! Sa shpejt po harroni o shqiptarë!?
...Se, ndarje qytetesh shqiptare e jo shqiptare kishte dhe ka , -bile kujtojmë, (sepse, planifikojmë nëndheshëm) se; të tilla qytete me kufi e mure-vizash në mes, do të ketë kurdoherë –dhe, dijeni se kjo “drejtësi” është prerë gjatë shekujve, nga gërshërët, “ Made in Evropa”.
Pastaj, janë rritur e zhvilluar shtetet kolonialiste, skandinavo-euro-ballkanike e të tjera... !
-Ju, përse po protestoni të hapen kutitë në Tiranë”- kur “mbreti juaj”, pa “ferman monarkie”, pro-zogisti e pro-serbi, Salo, “modernisti” -këtë e konsideron herezi!!!
Ju, po kërkoni shumë prej tij, po kërkoni që ai, në këtë dimër të ashpër
“demo ( n ) kratik) të del në Dajt e të argëtohet me ski, kur ka aq shumë beteja të reja , kundër “mafies” së ndërtimit, kundër “mafies” së mjeteve të informimit, kundër “mafies” së pushtetit vendor; e të tjera kategori të “mafies” së gjerë politike e jo politike, ai, që po i udhëheq këto beteja i ndjekur nga Mete “majtisti” alias, sorrugatist-liberalisti, i etur për pushtet; në krye të parlamentit një-alenacist, në kohën e këtij lulëzimi pularist, alias pluralist?!
-Ju, po na befasoni shumë ore, pse po ankoheni- (por, oh, sa mirë që nuk po protestoni, sepse ju dini të jeni gjakftohtë që nga vitet 90-ta , nën drejtimin Ibros e keni fituar këtë imunitet); -sepse, nuk keni ujë, buk´e drita; - tani, ju pyesim shtruar: a nuk iu mjafton juve kur, ne i kemi të gjitha ato që na duhen, jo vetëm makina por, dhe aeroplanët i kemi në dispozicion për vete dhe për rrethin tonë; kemi madje edhe “demo (n) kraci”; që s´i bartin as vagonët e trenave kinezë, -bile, edhe na tepro(j) në!...
Bile, për të treguar zemërgjerësinë tuaj, o popull –si grigja delesh po vraponi në votime; për t´i votuar të përkëdhelurit tuaj; “engjëj apo ujqërit tuaj” - pa ç´ka se pastaj, do vinë në pushtet; ata, që as i keni ëndërruar, as i keni votuar apo ata që, pamëshirë - iu kanë vrarë, vjedhur o dhunuar me të gjitha format,
‘“demo( n )kratike” !
Ne, mund të jetojmë si princër-shekikëzinj; të nxirë e të lyer nën rrezet e diellit, ndërsa, ju na habisni,; -përse i kërkoni rrezet e hënës!!!!
Tranzicionet “demo( n ) kritike”, -zgjasin me decenie, si duket, -ju, këtë se paskëshit ditur as mësuar, për vite të tëra skëterrash –qe, ja, tani keni rastin të mësoni nga të bëmat tona, të mbrapshta dhe nga pësimet tuaja.
Epo, ju or të uruar kujtonit se, të mësoni dhe t´i tejkaloni këto zik-zake të jetës “demo( n ) kratike” , është si një lojë bixhozi e jo si një punë sizifi?!
A paskëshit kujtuar ju, o shqiptarë e shqiptare atdhetarë e atdhetare se bota “demo( n ) kritike”, do të na përkrahë neve pa rezerva, pa asnjë çmim as sakrificë që ne,-duhet t´i japim edhe asaj; -e jo vetëm asaj pjesës tjetër që e hodhët pas krahëve pjesërisht, e që ua ka pirë gjakun dhe djersën -atë botë, që ju e quanit serbo-malazeze e maqedone-fashiste!!!
Sa, të mjerë jeni o të gjorë – nëse nuk e kujtoni dhe harroni aq shpejt që: ne, pasardhësit e asaj bote fashiste, të asaj Ballkanie dhe Evrope kolonialiste, jemi ne!
Ndërsa, këta politikanët “spordhjakë”, shqipfolës, kinse, të vetëquajtur “demokratë”, i mbajmë para duarsh aq sa na duhen, lozim me këta fatzinj si me kukulla apo me kafshë “të buta” në organizim –cirkuset tona!
Të gjitha këto, e shumë të tjera akuza e kundër-akuza, sot fliten e shkruhen në “botën e çudirave”.
-Këta, shkretanë në ambicie politike, por, mos harroni sa janë përfitues, mashtrues; këta ish-trima me fletë, por, tani janë “të qetë”, tani, po shpejtojnë me hapa të shpejtë e të mëdhenj si elefantët o derrat e dhjamosur por, tani po “kemi drojë”, nga viruset i sivëllezërve të tyre: krimet, korrupsionet, nga tenderacionet etj..., po “ kemi drojë” nga ambiciet e tyre për të hyrë në gjirin tonë “të ngrohtë”, për faktin se herë-herë na kërcënon pangopësia e tyre, që përngjanë me tonën, andej prej nga dikur ka shkuar një lum gjaku nga të tilla ambicie “lokaliste” e kolonialiste që të vrapojmë si elefantët, që pastaj të majmeshim si derrat.
-Prandaj, edhe njëherë si “miq” të devotshëm ndërkombëtarë që jemi, shpresojmë që nuk e teprojmë -kësaj radhe që, një kërkesë t´ua themi dhe ju, “mos merrni këtë”, si kërcënim, -por pranojeni me mirëkuptim dhe që sa më gjatë, ta zbatoni, të keni durim!
-Juve, për liri, e ribashkim, për vetëvendosje e përparim, përderisa, të bashkohemi atje në Brukselin tonë, harrojeni Tiranën, Shkupin, Preshevën, Çamërinë dhe Malësinë e Madhe; sepse, kemi bindjen or të uruar, që, juve kurrë nuk iu bëhet vonë...
Suedi, 1.01.2010
Sujets similaires
» Fadil Shyti
» I nderum Fadil Shyti
» Fadil Shyti u vu në shërbim të jugosllavëve –UDB e
» Fadil Shyti dhe Haxhi Kuçi dialog
» O Fadi Shyti e njeh kete plake me plise qe ja ban me gishte
» I nderum Fadil Shyti
» Fadil Shyti u vu në shërbim të jugosllavëve –UDB e
» Fadil Shyti dhe Haxhi Kuçi dialog
» O Fadi Shyti e njeh kete plake me plise qe ja ban me gishte
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum