Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Nikë Gjeloshi ë Lidhjen Socialiste të Kosovës 90

 :: sport

Aller en bas

Nikë Gjeloshi ë Lidhjen Socialiste të Kosovës 90 Empty Nikë Gjeloshi ë Lidhjen Socialiste të Kosovës 90

Message  Perparimi Dim 1 Nov - 14:33

Nikë Gjeloshi funksionin më të lartë në politikën e kosovare para vitit 1990 e ka patur në Lidhjen Socialiste të Kosovës, si profesionist në Sektorin për sistem politik, përfshi edhe bashkësitë lokale e sektore tjera të asaj fushe, deri tek krijimi i strukturave zgjedhore në të gjitha nivelet e pushtetit autonom. Dhe për atë punë të bërë kam shkruar edhe ne librin tim të fundit. Në vitet 1987/ 1988, gjatë ndryshimeve kushtetuese, Nikë Gjeloshi është njëri nga mbrojtësit e subjektivitetit të Kosovës. Këtë e din populli nëpër tubime masive ku kam marrë pjesë, e dinë inteligjencia, e dinë delegatët e atëhershëm, ndër të tjera edhe përmes Analizës mbi debatin publik e cila ishte hartuar nga grupi i ekspertëve në krye me Nikën, i qe dërguar Kuvendit te KSAK me firmen e Nikës ashtuqe delegatët “… të votonin mbi bazë të deklarimit të popullit që përfaqësonin”. Këto fakte janë të njohura, por Mark pensionerit të atëhershem i kanë dalë nga kujtesa. Ndërsa në vlugun e demonstratave të vitit 1988 edhe pse i kishin shkuar gazetarët t'i merrnin një prononcim, Marku nuk kishte pranuar të prononcohej, por ishte arsyetuar: „Shihni, në njërën anë kam ushtrinë, në tjetrën policinë, nuk mund të jap deklaratë“!?

Funksione udhëheqëse Nikë Gjeloshi ka patur nga viti 1990 e tutje si në politikë - në PSHDK- të cilën e themelon me të tjerët, por edhe në Republikën e Kosovës, të shpallur me referendum të shtatorit 1999 si shtet sovran e të pavarur, si nënkryetar i qeverisë se exilit dhe Ministër i Mbrojtjes (Nika është autor i tekstit të atij referendumi, gjë që ka theksuar edhe në libër), dhe po të isha karrierist, e mbase edhe far lakmiqari, si Mark plaku nëpër “Unione fondesh”, etj., nuk do të kisha dhënë as dorëheqje nga postet në atë qeveri exili.

Nikë Gjeloshi nuk kishte ditur se Mark Krasniqi ka statusin e luftëtarit, nga 1 korriku i vitit 1943. Këtë do ta pohon vetë Marku, përmes një letre (më 17 janar 1983), duke i kërkuar ndihmë (!) kryetares së Këshillit Ekzekutiv të ish-federatës jugosllave, Millka Pllaninc. Në atë letër, ndër të tjera, i shkruan asaj: “… jam pjesëmarrës i LNÇ, kam të pranuar statusin e luftëtarit nga 1 korriku i vitit 1943. Nga Brigada e parë Kosovare menjëherë pas luftës më 1944 më kanë dërgue për të organizue pushtetin popullur në rrethinë të Pejës…kështu që kam qenë sekretar i Këshillit Komunal Nacinalçlirimtar të Kliçinës më shumë se një vit…” (Mark Krasniqi, Reagime II, Prishtinë 1995, f. 59 – 67). Kjo do të thotë se Mark Krasniqi ka qenë funksionar i pushtetit popullor, mbi baza të të cilit funksion ka qenë pjesmarrës edhe i Kuvendit të Prizrenit, dhe më vonë gëzon edhe privilegjet e dala nga “statusi i luftëtarit të 1 korrikut 1943”, të cilin status e kishin fare pak shqiptarë të Kosovës. Me pohimet e tija në gazetën „Bota sot“, se “… atëherë kam qenë vetëm një student fare i panjohur”, Marku rren edhe një herë opinionin, dhe „Bota sot“ i krijon hapësirë për t'i mbuluar gjynahet që nuk mbulohen e as lahen, dhe në këtë drejtim Marku njëjtë ka vepruar edhe me retushimin e letrave të tija, të botuara si libra nga PSHDK (Byroja Politike!), ashtu siç kanë botuar komunistët dikur veprat e tyre, duke detyruar njerëz që të japin firma për „vlerën“ e tyre „shkencore“! Mirëpo, “gjebrail Emini”, që iu paska lajmëruar, nuk ia falë ato gjynahe. Sepse në botën tjetër duhet shkuar pastër! Mark Krasniqi edhe para tre vjetësh patë lansur rrena se e kanë kërcnuar. Kjo, sepse kur i ishin marrë vesh darkat e fshehta në Lug të Baranit , Marku përhapë parullën: „Më kanë kërcnue se po përkrahi LDK-në“! A thua sa mund të ketë patur ndikim Mark Krasniqi në aso planesh ngatërrestare kundër njerëzve të luftës, kundërshtarëve politik?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum