Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

 :: sport

Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Mer 28 Oct - 3:38

Diktatori dhe Gjuhëtari, sipas Nexhmije Hoxhës (Pj.II)
SHEKULLI ONLINE | 27/10/2009 | ARTI I TE JETUARIT | 130 KOMENTE | SHARE | - +
VIJON
Pjesa e dytë e historisë së rrefyer nga e veja e Hoxhës mbi miqësine me gjuhëtarin e njohur

Edhe Eqrem Çabej kishte besim në miqësinë e sinqertë të Enverit. Kur iu sëmur djali, ai iu drejtua Enverit, duke i kërkuar ta dërgonte për kontroll në Vjenë dhe ai vajti vetë pa qenë i shoqëruar nga ndonjë person tjetër, si ishte rregulli.

Po kështu, kur i ndodhi fatkeqësia të sëmuret vetë, përsëri iu drejtua Enverit ta ndihmonte të shkonte për kontroll dhe kurim jashtë shtetit. Ai u dërgua më shumë se një herë në Itali, ku u operua në mushkëri.

Madje, Enveri interesohej personalisht për shëndetin e mikut të tij gjuhëtar, gjë që duket edhe në radiogramin që ai i dërgonte ambasadës sonë në Itali më datën 29 dhjetor 1979, ku thuhet: "T'i transmetohet nga ana juaj profesor Eqrem Çabejt sa më poshtë: Ju uroj nga zemra një vit të lumtur dhe të gëzuar. Ju uroj, gjithashtu shërim të shpejtë e të na kthehesh me shëndet të plotë".

Por vetëm pas 6 muajsh, kur Enveri i uronte mikut të vet shërim të shpejtë, më 1 gusht 1980 kur ne ishim në Pogradec për pushime, sekretari personal i Enverit na njoftoi se kishte marrë në telefon Eqrem Çabejn dhe kërkonte të dërgohej për të tretën herë në Itali, pasi ndjehet shumë keq nga operimi që kishte bërë në mushkëri.

Enveri, i prekur për gjendjen shëndetësore të mikut të tij, më porositi t'i telefonoj ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishtit dhe t'i thosha që ta nisnin menjëherë, megjithëse s'kishte shpresa.

Enveri i trishtuar më tha: "Po humbasim një njeri me vlera të veçanta shkencore në fushën e gjuhësisë". Më 14 gusht na mori në telefon Ramiz Alia dhe na njoftoi për vdekjen e Eqrem Çabejt.

Enveri i bëri telegram Presidiumit të Akademisë së Shkencave dhe një telegram bashkëshortes së tij, Shyhretit. Po ashtu, edhe unë i bëra telegram ngushëllimi asaj.

Ky lajm i hidhur e bëri Enverin të mbyllet në një heshtje të gjatë, që unë e respektova, duke menduar që ai, me siguri, po përjetonte kujtimet me mikun e tij të çmuar. Gjatë kësaj heshtjeje, mua m'u kujtua një bisedë telefonike që bëri Enveri me Eqremin aty nga viti 1978, nëse nuk gabohem.

Një natë, pas darkës me fëmijët, u ngjitëm në studio. Një ditë më parë Enveri kishte pasur një nga krizat e zemrës dhe mjekët i kishin rekomanduar të pushojë e të mos shkojë në zyrë. Këto pengesa krijonin tek ai një gjendje shpirtërore jo të mirë, nuk e duronte apatinë dhe shkëputjen nga punët që e prisnin.

Edhe këtë natë ai ishte i heshtur, i menduar, i ulur në tryezën e punës, kur papritur më tha: "Do të marr në telefon Eqremin". - "Cilin Eqrem?" - pyeta unë. - "Çabejn" - m'u përgjigj. "Mos është vonë? - vërejta unë. "Jo, -më tha,- s'është vonë për një studiues si Eqremi, që me siguri tani është duke lexuar ndonjë libër për të gjetur çfarë ka ndonjë të re në fushën e studimeve albanologjike". Dhe ai ngriti receptorin dhe kur linja dha sinjalin, filloi bashkëbisedimin:

- "Eqrem, jam Enveri, të mora se më mori malli, të të kujtoj herë pas here... Si shkon me studimet?" Unë nuk e di ç'i thosh miku i tij në anën tjetër të telit, por po e shikoja se Enveri po përlotej, siç e kish zakon kur emocionohej. Vazhdoi t'i flasë: "Kam nevojë, mo Eqrem, të shkëmbejmë mendime edhe të evokoj kujtime me miq të vjetër...

Unë, si zakonisht, kam shumë punë dhe prapë ndihem i vetmuar... të bën dhe mosha, mo Eqrem". Unë kurrë s'e kisha dëgjuar Enverin të fliste me një gjuhë të tillë, kaq të malluar, me kaq afërsi shoqërore, deri edhe me një farë ndjenje trishtimi, ndoshta edhe sepse ato ditë ishte edhe i pamundur. Në fund Enveri i tha: "Do të dëshiroja të takoheshim. Të pres ndonjë ditë kur të kesh kohë të lirë. Mbaje numrin personal të telefonit dhe më merr kur të duash".

Por fatkeqësisht, nuk kaloi shumë kohë dhe prof. Çabej u sëmur rëndë dhe dy miqtë nuk u takuan dot që të çmalleshin. U çmallëm ne, dy familjet e tyre, duke përkujtuar 100 vjetorët e tyre, si dy djem vërsnikë të Gjirokastrës.

Gjithë ato ditë kam kujtuar shoqen time, Shyhretin, bashkëshorten e jetës së prof. Çabejt, e cila edhe ajo iku para kohe dhe i mbeti vajzës së tyre të vetme, Brikenës, të merret me organizimin e festimeve përkujtimore të 100 vjetorit të babait të saj të nderuar dhe të marrë pjesë vetë në intervista e të botojë dokumente e libra, që e nderojnë për kulturën e përkushtimin e saj.

Me këtë rast dëshiroj të përkujtoj disa momente që më kanë pas lidhur me Shyhretin
Është një koincidencë e këndshme që dy vërsnikë gjirokastritë u martuan me dy vajza vërsnike dibrane, të dyja me po të njëjtën diferencë moshe me bashkëshortët e tyre.

Unë nuk e di datëlindjen e saktë të Shyhretit, por ne të dyja shkuam në të njëjtin vit në shkollën fillore dhe ishim vajzat e para dibrane që shkelëm zakonin e sheriatit mysliman, të veshjes me çarçaf e mbulimit në publik të fytyrës me perçe e ndoqëm shkollën e mesme të vajzave, Institutin Pedagogjik në Tiranë.

Shyhreti ishte rritur dhe edukuar në kushte të ndryshme nga ato të miat, që ishin ato të një nëpunësi të thjeshtë dhe e një shtëpiakeje që dilte me çarçaf e perçe. Kurse babai i Shyhretit ishte tregtar i kamur, njëri nga vëllezërit Turkeshi, të njohur në Tiranë për tregtinë me Turqinë dhe Italinë.

Nëna e Shyhretit ishte një zonjë e hijshme, që vishej bukur dhe dilte kokëjashtë ose me kapele. Pavarësisht se ne të dyja u rritëm e u edukuam, në moshën fëminore, në kushte të ndryshme, që në vitet e adoleshencës ne u lidhëm me idetë revolucionare, në fillim nën ndikimin e librave revolucionarë, po edhe nga një shtysë e brendshme për t'i parë të lira dhe të arsimuara vajzat dhe gratë shqiptare.

Shtëpitë tona, në rrugën "Qemal Stafa" i ndante një mur i ulët. Ne vinim dy - tre tulla përkëndej dhe andej murit e hipnim, bënim "muhabete" shkolle e vajzash, por atë që kujtoj më fort, për emocionet që na krijonte, ishte kur shkëmbenim fshehurazi fashikuj - fashikuj të librit "Nëna" të Gorkit, përkthyer në shqip nga Tajar Zavalani dhe që botoheshin vetëm kështu, fashikuj - fashikuj, se nuk lejohej botimi i librave të tillë.

Këto qarkullonin dorë më dorë në mes të rinjve dhe të rejave, sidomos në mes të vajzave të Institutit Femëror të Tiranës dhe djemve të Gjimnazit. Ishte një ngjarje që elektrizonte të rinjtë, sepse gjatë regjimit të Zogut, përveç disa intelektualëve, që zotëronin ndonjë gjuhë të huaj dhe njihnin disi letërsinë botërore, masa e të rinjve madje edhe ajo shkollore, ende nuk kish në duar romane të përkthyera, por as edhe të vendit, prandaj bëri aq bujë dhe u lexua po aq me etje edhe romani i Haki Stërmillit "Sikur t'isha djalë" për temën që trajtonte, po që nuk ishte i ndaluar.

Ky komunikim mbi mur konspirativ tregon se ne të dyja ishim angazhuar në një rrugë revolucionare, por asnjëra s'i kishim thënë njëra - tjetrës se ishim të organizuara në grupe komuniste, unë me grupin e Shkodrës, ajo me grupin e të Rinjve.

Kur nga grupet komuniste po bëheshin përpjekje për pajtim e bashkim në një parti të vetme, shokët e mi drejtues, Vasil Shanto e Qemal Stafa, më ngarkuan mua të shkoja në një takim me një shoqe të Grupit të të Rinjve, më dhanë adresën e rrugës së shtëpisë si dhe parullën (se takimi bëhej me marrëveshje të krerëve të dy grupeve).

Kur shkova atje ku më drejtuan, pa pandehur u ndodha para Shyhretit. U përqafuam dhe u çmallëm si dy shoqe të vjetra, por kur i hymë bashkëbisedimit politik, ideologjik dhe organizativ, ne të dyja ishim tepër të impenjuara secila me pikëpamjet e grupit të vet, që e bënin më të vështirë kapërcimin e kontradiktave mes nesh. Bëmë edhe një takim të dytë në një kafe - bar, në hyrje të rrugës "28 nëntori" ose që quhej edhe rruga e Sahatit.

Edhe në këtë takim nuk bëmë ndonjë lëshim nga pozicionet tona. Kur u themelua Partia (më 8 nëntor 1941), celula e parë e shoqeve nga shkrirja e grupeve komuniste u bë në shtëpinë e saj. Lufta nacionalçlirimtare mori përmasa të gjera. Ne u ndamë në zona të ndryshme. Shyhreti, më duket, u dërgua pranë çetave partizane të Vlorës.

Shyhreti kishte një trup të hedhur, të mbushur, zë të trashë, pushka në krahë dhe gjerdani me fishekë në mes i jepnin pamjen e hijshme të një partizaneje të vërtetë, trime në luftë, e dhembshur dhe gjithnjë e gatshme për të ndihmuar shokët e plagosur.

Unë, vetëm gjatë vitit të fundit 1944, në pamundësi të vazhdoja punën time ilegale në Tiranë, kalova me punën e rinisë në brigadat partizane dhe i rashë me këmbë pothuajse gjithë Shqipërisë së Mesme që nga Elbasani, Korça (Panariti), Skrapari e gjer në Përmet e Zagori pastaj në kthim deri në Dibër.

Gjatë gjithë këtyre viteve të luftës dhe në vitet e para të çlirimit unë nuk u interesova se si i kishte kaluar këto vite. Shyhreti ka pasur disa peripeci me Partinë dhe unë nuk ia fal vetes që nuk kam treguar interes e guxim për ta ndihmuar dhe mbështetur. Kur dëgjova se ajo ishte martuar me prof.

Eqrem Çabejn u gëzova se më në fund, Shyhreti kishte gjetur qetësinë e sigurinë që meritonte, si grua e dashur tepër e sinqertë, e hapur dhe me një kulturë të denjë për të qenë bashkëshortja e një dijetari.

Në këto kushte të reja, u përpoqa të lidh hallkat e këputura të miqësisë, vonë, por më mirë vonë se kurrë. Qëlloi që disa takime të bëheshin në raste të dhimbshme. Shyhretit i vdiq e motra më e vogël se vetja, ende pa krijuar familje.

Nekën unë e njihja që kur bënte pjesë në skuadrën e korriereve më të besuara pranë Komitetit Qendror të Partisë për Tiranën, vajza të reja, të shkathëta, të zgjuara, të guximshme që merreshin kryesisht me shpërndarjen e materialeve propagandistike të luftës, buletine, trakte etj.

E tillë ishte Neka. Shkova e ngushëllova Shyhretin. Por kur ndodhi fatkeqësia e hatashme, humbja e djalit të vetëm, i shkova për ngushëllim jo vetëm si shoqe, po edhe si bashkëshorte e Enverit, në emër të të cilit i transmetova ngushëllimet asaj dhe prof. Çabejt.
Kur u kthyem nga pushimet i shkova edhe një herë për ta ngushëlluar gojarisht. Edhe pas humbjes së bashkëshortit të saj, Shyhreti përsëri kërkoi mbështetjen tonë për çështje familjare dhe ne bëmë çmos për t'ia plotësuar.

Në 100 vjetorin e lindjes së Eqrem Çabejt ishte një surprizë e bukur për publikun edhe për mua, botimi i libërthit elegant me sonete që shkencëtari ia ka kushtuar gruas së vet, Shyhretit. Ishte surprizë, se e njohëm edhe si shkencëtar edhe si poet, me poezi që të japin kënaqësi të thellë për shijen e hollë e stilin e veçantë estetik.

Fakti që i shoqi i ka kushtuar Shyhretit sonete dëshmon se ajo kishte gjetur lumturinë në jetën e saj. Cila grua në botë në botë nuk do të ishte e lumtur, kur burri i saj i kushton poezi dhe letra dashurie, si në ditët e para të njohjes dhe deri në pleqërinë e bardhë!?
*********
Pjesa e parë e rrëfimit

16 tetori më nxiti t'i kthehem dy ngjarjeve të shënuara që vitit që shkoi 2008, ku u përkujtuan 100 vjetorët e lindjes së dy djemve vërsnikë të Gjirokastrës, Enver Hoxhës dhe Eqerem Çabejt.

Prof. Eqerem Çabej dhe Enver Hoxha, pa diskutim janë dy bijtë më të shquar që lindi Gjirokastra në fillimet e shekullit të 20-të dhe i ka vënë ata në panteonin e bijve të vet më të nderuar, që nga Rilindasit dhe deri te ata që luftuan për Pavarësinë e Shqipërisë nga zgjedha pesëshekullore otomane si dhe ata që luftuan për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e rinj, nazifashistët italo-gjermanë.

Dy djemtë vërsnikë të Gjirokastrës, si atdhetarë të mëdhenj shqiptarë, njëri si politikan tjetri si dijetar, janë jo vetëm krenaria e popullit të kësaj ane, por edhe e gjithë Shqipërisë dhe e kombit shqiptar, për çka ata u dhanë këtyre.

Shteti shqiptar heshti dhe i injoroi këto dy ngjarje të shënuara, këto dy personalitete të shquara në realitetin politik dhe kulturor të vendit, siç qenë Enver Hoxha dhe prof. Eqerem Çabej, por shokët, kolegët, miqtë e tyre, si në Gjirokastër, si në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë e kudo ku jetojnë shqiptarë, i përkujtuan dhe i nderuan denjësisht për luftën e punën gjysëm shekullore që bënë, njëri në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë, tjetri në rrugën e dijes dhe të shkencës.

Po kështu edhe nëpër botë, ku ka dashamirës të Shqipërisë dhe të Enverit, nga një anë, si dhe nga një palë tjetër, bashkëpunëtorë dhe admirues, albanologë të shkencëtarit tonë, prof. Eqerem Çabejt, u organizuan mbledhje e u shkruan artikuj. Në gjithë këto veprimtari një angazhim total pati secili nga ana e familjes së vet.

Për familjen time ka qenë një kënaqësi e madhe që i përjetuam me shumë emocion festimet përkujtimore për njeriun tonë më të dashur. U jemi thellësisht mirënjohës gjithë shqiptarëve e miqve të huaj, si atyre brenda e jashtë vendit që na nderuan me pjesëmarrjen e mbështetjen dashamirëse të tyre.

Nga kujtimet që ka lënë Enveri nuk rezulton që në fëmijërinë e rininë e tyre në Gjirokastër të kenë qenë shokë, të kenë luajtur bashkë ose të kenë ndjekur të njëjtën shkollë.

Është i njohur fakti që të dy ndoqën rrugë të ndryshme për arsimimin e tyre: Enveri shkoi në Korçë, në Liceun Francez më vonë në Francë, në Montpelie, kurse Eqerem Çabej shkoi në Austri, në Vjenë, ku ndoqi studimet e larta.

Eqerem Çabej, i pajisur me një kulturë të gjerë në fushën e gjuhësisë, iu përkushtua totalisht e me pasion sqarimit të prejardhjes e problemeve të tjera të gjuhës shqipe, gjuhës që mbajti të gjallë popullin tonë në shekuj dhe arriti t'i japë asaj baza shkencore. Ky pasion në profesion, por njëkohësisht i bindur për shërbimin e tij atdhetar, bëri që prof.

Eqerem Çabej të qëndrojë i mbyllur në punën e vet, i mënjanuar nga Lufta Nacionalçlirimtare, por asnjë çast kundër saj. Askush më mirë e më bukur sesa Enveri nuk e ka përcaktuar qëndrimin e këtij personaliteti të lartë të shkencës sonë, kur ai, në një mbledhje me intelektualë të kryeqytetit e trupën mësimore të Universitetit të ri tha: "Eqeremi mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë, ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona.

Është fakt se ai nuk ka qenë në një radhë me ne, por kur u çlirua atdheu nuk e mori baltën e atdheut në thundrën e këpucëve si disa" - tha Enveri shumë i emocionuar, duke vazhduar me vlerësime të larta si shkencëtar e me kulturë të gjerë e për ndihmën që po i jepte shkollës sonë me tekste të një niveli të lartë të gjuhës shqipe dhe me përgatitjen e kuadrove të reja në këtë fushë.

Unë, nga ana ime do të shtoja këtu nga jeta ime ilegale gjatë luftës Nacionalçlirimtare, kur punoja në Tiranë dhe merreshim me afrimin e nacionalistëve, patriotëve dhe intelektualëve progresistë, kisha dëgjuar që disa nga këta kuadro, që quheshin "dojç kultur", duke përjashtuar politikanët që u vunë në shërbim të pushtuesve, e kam fjalën për të tjerë, si mjekë e profesorë, mblidheshin çdo natë në lokale të caktuara ose në shtëpitë e tyre me oficerë të lartë gjermanë dhe luanin deri në agim me karta, poker a ku di unë.

Për këto takime na informonin punëtorët e shërbimit, simpatizantë të Luftës Nacionalçlirimtare, madje, në ndonjë rast, edhe vetë zonja e shtëpisë, me të cilën kisha lidhje antifashiste, më pati thënë: "na kanë ardhë në majë të hundës, por s'kemi ç'të bëjmë, vijnë!".

Kurse Eqerem Çabej qe një nga ata intelektualë dinjitozë që qëndroi larg këtyre presioneve e "miqësive" të imponuara".
************************************
Që në vitet e para pas çlirimit, Enveri më radhën e shumë problemeve të atyre viteve të vështira, u angazhua t'i hapte rrugën e zhvillimit të kulturës. Është e njohur që ai, që në ditën e parë të hyrjes së qeverisë së re në Tiranë i premtoi popullit: "Më shumë bukë, më shumë kulturë!". Dhe këtë premtim e mbajti: zhduku kandilët e analfabetizmin dhe e bëri Shqipërinë me universitet e Akademi të Shkencave e të Arteve. Të më falin lexuesit që fitore të tilla të shtetit socialist po ia atribuoj personalisht Enverit. Jo, unë më shumë se kushdo, mund të dëshmoj se, edhe në rrethana të jashtëzakonshme Enveri punonte dhe mendonte kolegjialisht, me forumet e zgjedhura nga partia. Unë e kam të qartë edhe konceptin mbi rolin e individit në shoqëri, që s'ka të bëjë fare me kultin e individit. Enveri është i pandarë nga Partia e Punës e Shqipërisë dhe shteti socialist i Republikës Popullore, por unë po përdor këtë gjuhë, emrin e përveçëm të Enverit, sepse këtë gjuhë po përdorin politikanët e sotëm shtetërorë dhe propaganda politike në përgjithësi: gjersa Enverit i ngarkohen gjithë të ligat e të këqijat që janë bërë në këtë vend gjatë gjysëm shekulli, atëherë le t'i njihen, le të flasim edhe për të mirat që i ka lënë Enver Hoxha këtij vendi, si politikan e si burrë shteti, me kulturë të gjerë e vision të qartë, për të ardhmen progresive, përparimtare të shoqërisë shqiptare. E them me plot gojën, që as në kaluarën, as edhe në ditët e sotme, unë nuk njoh një politikan të lartë shtetëror që të kenë qenë a të jetë afër intelektualëve, njeërëzve të kulturës e të shkencave, se sa Enver Hoxha, jo duke iu imponuar atyre, por duke i dëgjuar ata, duke peshuar vlerën e propozimeve, iniciativave të tyre dhe ai, nga pozitat e funksionit të tij, të lartë në parti e njëkohësisht në shtet t'u siguronte mundësitë ligjore, materiale, financiare e mbështetje politike për projektet e tyre.
***
Le të ndalemi te shkenca e gjuhësisë e studiuesit tonë në këtë fushë. Mund të them se Enveri ndiqte drejtpërdrejt e me interesim të veçantë hapat që bëheshin në drejtim të sqarimit të problemeve të gjuhës shqipe, që nga përkatësia e saj e deri në arritjen e problemit madhor të njehtësimit të gjuhës letrare. Ai ishte i vetëdijshëm se për arritjen në këtë majë të gjuhësisë kombëtare shqiptare, duhej - siç thoshte - "ecur shkallë-shkallë" se kjo punë nuk bëhet me "dekret". Enveri kishte bindjen se kjo punë do të bëhej nga gjuhëtarët shqiptarë, te të cilët ai kishte besim, si te Eqerem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj dhe bashkëpunëtorë të tyre, se ai njihte formimin e lartë kulturor dhe shkencor të tyre, përkushtimin lidhur me studimet për gjuhën shqipe, punën kolosale që bënë për tekstet e shkollave që u shtrinë edhe në skajet më të thella të vendit dhe po pregatisnin pranë tyre një plejadë kuadrosh të rinj në fushën e gjuhësisë në përgjithësi e të gjuhës shqipe në veçanti, duke u treguar nxënës e vazhdues të denjë të albanologëve nëpër botë e duke transferuar qendrën e tyre nga kryeqytetet e Evropës në Tiranë, me mbështetjen e plotë të shtetit, po edhe në Prishtinë me iniciativat dhe përkushtimin e intelektualëve kosovarë për zhvillimin e shkencave, lidhur me gjuhën shqipe dhe kulturën e përbashkët të kombit shqiptar.

Kur që në kongreset e para të Partisë në pushtet, Enver Hoxha, në raportin e tij në detyrat për të ardhmen, në radhën e tyre vinte edhe hartimin e tre veprave themelore që do të ndihmonin sistemin e normëzimit të gjuhës letrare, siç ishin: "gramatika e gjuhës së sotme shqipe", "Fjalori shpjegues normativ" dhe "Ortografia e re", kjo nuk do të thoshte se për këto u vendos në aparatin e Komitetit Qendror, apo nga vetë Enver Hoxha. Do të ishte absurde të mendohej kështu, por "lidershipi" - siç përdoret sot - i partisë në pushtet, dëgjonte e merrte mendimin e specialistëve të fushës dhe nga pozita e funksionit politik dhe shtetëror, ai përkrah hekurudhës së parë, hidrocentralit a objekteve të para industriale e në bujqësi, përfshinte në programin e Partisë e në planet shtetërore edhe vepra të tilla, si ato që u përmendën më lart. Po kështu, veprohej për objektivat që duheshin arritur brenda planeve pesëvjeçare ose edhe atyre perspektive dhjetë e pesëmbëdhjetë vjeçare për arsimin, shëndetësinë, kinematografinë, sportin etj.
Me këtë bashkëveprim në mes politikës dhe shkencës u arrit brenda një dhjetëvjeçari të hartohen "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe" që u botuan si "projekt", i cili qe një kod drejtshkrimor për një gjuhë kombëtare të njehësuar. Ky "projekt" u bë i detyrueshëm për organet shtetërore, për shtypin etj. Por Enveri mendonte se kjo çështje "nuk mund të zgjidhet thjesht në rrugë administrative, por duhet të pranohet nga e gjithë shoqëria si një zgjidhje themelore". Prandaj, sipas porosive të Enverit, "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe" u diskutuan gjatë pesë viteve në të gjitha rrethet me pjesëmarrjen aktive të organizatave të Partisë, atyre shoqërore, të institucioneve ekzekutive shtetërore, me pjesëmarrjen e gjerë, sidomos të arsimtarëve, krijuesve të letërsisë, punonjësve të shtypit, qytetarë dashamirës për gjuhën letrare shqipe etj.

Zbatimi i këtyre rregullave të drejtshkrimit u vendos edhe në Kosovë e në vise të tjera të banuara nga shqiptarë, të pranuara nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (prill 1968). Duke u nisur nga parimi "Një komb - një gjuhë letrare", kjo konsultë vendosi "si gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi të njihej "njëzëri" gjuha letrare e vendit amë". Ky qe një hap me rëndësi historike epokale.
***
Kur, në vazhdim të këtij bashkëpunimi pozitiv, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dërgoi në Komitetin Qendror të Partisë propozimin për organizimin e një mbledhjeje të përqendruar shkencore, ku të merrnin pjesë njëzet gjuhëtarë dhe arsimtarë me përvojë, disa nga shkrimtarët dhe gazetarët më të njohur si dhe redaktorë të shtëpive botuese. Gjithashtu, propozohej që në këtë mbledhje të ftoheshin edhe studiues të shqipes nga Kosova dhe arbëreshët e Italisë. Kur u njoh Enveri me këtë propozim modest për një çështje të madhe, me rëndësi mbarëkombëtare e historike, shprehu mendimin të bëhej jo një mbledhje e ngushtë, por një Kongres Shkencor Kombëtar, të cilin ai e përfytyronte si një Kongres i Dytë, në vazhdim të Kongresit të Manastirit (1908). "të dy këta kongrese - tha ai - do të lidhnin dy epoka të mëdha historike -Kongresi i Manastirit vendosi njehsimin e alfabetit, kurse ky "Kongres" i dytë pas 60 vjetësh, do të vendosë për njësimin e drejtshkrimit të gjuhës sonë letrare".

Ky sugjerim u prit me mjaft entusiazëm nga shkencëtarët e gjuhësisë, të cilët iu vunë punës seriozisht, që nga kryearkitekti i "projektit" shkencor për të ardhmen e gjuhës shqipe, prof. Eqerem Çabej me bashkëpunëtorët e tij të vjetër e deri te gjuhëtari më i ri dinamik, Androkli Kostallari.

Kështu u konceptua dhe u arrit të organizohej Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili i zhvilloi punimet në Tiranë, nga data 20 deri në 25 nëntor 1972, në sallën e Kuvendit. Në Kongres morën pjesë 87 delegatë dhe mbi 300 të ftuar nga të gjitha rrethet e vendit, nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi dhe nga arbëreshët e Italisë. Ishin ftuar edhe albanologë të huaj.

Enveri asistoi në Kongres në ditën e hapjes dhe në seancën e mbylljes. Ndoqi me shumë interesim dhe vëmendje referatin dhe diskutimet e shkencëtarëve gjuhëtarë dhe kur nga presidiumi ku isha unë, hidhja sytë nga llozha ku ishte Enveri, pashë që ishte shumë i emocionuar saqë, fshehurazi, fuste në gjuhë ndonjë trinitinë, që i mbante në xhepin e jelekut. Kur u kthyem në shtëpi, ende i prekur, më shprehu përshtypjet e tij për referatin dhe diskutimet, vlerësoi lart kumtesën e Çabejt, duke e cilësuar si "dijetar i shquar i gjuhës sonë dhe me horizont të gjerë mbi trashëgiminë kulturore të vendit".
Ndër të tjerë ai veçoi profesorin kosovar Idriz Ajetin, për të cilin tha (dhe që i ka të shkruara në ditarin e tij): "foli shumë mirë" dhe e cilëson si "luftëtar i shquar i mbrojtjes e i përhapjes dhe më në fund i vendosjes së gjuhës letrare shqipe edhe në Kosovë".
Në pushimin mes seancave të mbylljes së Kongresit atij i thanë se Komisioni Organizues i Kongresit mendonte që "Rezoluta", përpara se të nënshkruhej, t'i nënshtrohej miratimit të të gjithë pjesëmarrësve. Enveri, pasi vlerësoi me fjalë sipërore "Rezolutën" e këtij Kongresi u tha: "Është mirë që atë ta shtypni disa herë, si kopje të parë dhe jo me riprodhim, që çdonjëra të jetë si dokument original, me qëllim që këtë dokument ta ruajmë në institucionet tona, por ashtu si ne, në original ta kenë edhe vëllezërit tanë në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi. Pa dyshim, edhe ata do ta ruajnë si ne. Njësimi i gjuhës letrare është një fitore e përbashkët e të gjithë pjesëtarëve të kombit tonë".
Është për të ardhur keq, që ende në ditët e sotme vazhdohet të mohohet e të anatemohet çdo arritje pozitive dhe fitore në të kaluarën, gjatë regjimit të pushtetit popullor socialist, në emër të luftës kundër komunizmit, sipas devizës famëkeqe "deri në kuotën zero".

Janë krejt artificiale dhe me prapamendime të liga, që i bëhen Enver Hoxhës, sikur vendimet që mori Kongresi i Drejtëshkrimit ishin të imponuara nga ideologjia e tij komuniste si dhe si jugor ishte ai që në bazën e gjuhës letrare vuri toskërishten.
Për të gjithë është e njohur që as profesori i nderuar, iniciatori i hershëm për lëvrimin shkencor të gjuhës shqipe, as edhe ata rilindës e luftëtarë, shkronjat e alfabetin shqip para atij, as profesori i shquar, Eqerem Çabej e shumë nga bashkëpunëtorët e tij, që e ngritën gjuhën shqipe në shkencë, nuk ishin komunistë, por ishin patriotë e njerëz me kulturë, që dashuria për gjuhën shqipe i bëri t'i përkushtohen me passion shkencës së gjuhësisë. Arritjet shkencore në gjuhën shqipe janë meritë e padiskutueshme e gjuhëtarëve tanë, të atyre në Shqipëri e në Kosovë. Pas këtyre zërave kritikë për mendimet e Kongresit të Drejtëshkrimit, që çuditërisht po vijnë nga Kosova e porsaçliruar dhe e shpallur si shtet më vete, fshihen disa forca që kanë qëllime të errëta, që synojnë kthimin prapa, që kërkojnë prapë ndarjen e gjuhës shqipe në të folmen toskërishte dhe gegërishte, ndarje pas së cilës fshihen qëllime të tjera edhe më të dyshimta, siç është ajo që po dëgjojmë: "copëzimi" i kombit shqiptar, i idealit dhe ëndërrës shekullore të shqiptarëve për bashkimin e kombit, i paska ikur koha, shfaqjet patriotike në erën mondialiste, globaliste , euroatlantike quhen anakronike, teza e prirje këto jo më pak të rrezikshme nga ato që na serviren nga Serbia. Gjuha letrare e përbashkët, unike e shqipes, është aliazhi magjik, i madhërishëm i bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm i respektuar e si i barabartë në Ballkan dhe anëtar i denjë në Bashkimin Evropian.

***

Ndonëse Enveri dhe Cabej nuk shiheshin shpesh, seicili i dhënë pas punës, disa herë iu drejtuan njëri-tjetrit dhe komunikuan vazhdimisht si miq.
Kur filloi puna për botimin e veprave të Enverit, redaksia ra në hall, pasi, për shembull, në shkrimet e dy vëllimeve të para, që i përkisnin periudhës së luftës, Enveri ka përzier dy dialektet, duke e bërë këtë me vetëdije, me qëllim që të theksonte se shkrimi, trakti, thirrja për luftë e liri i drejtohej gjithë popullit në Jug e në Veri.
Kur ia thamë këtë preokupim Enverit, si autor që ishte, ai nuk u nxitua të përgjigjej, por iu drejtua Cabejt, të cilit ia pozoi problemin dhe e pyeste: "Si thua duhet t'i unifikojmë?".
"Jo iu përgjigj shkencëtari, shkrimet të ruajnë origjinalitetin e kohës kur janë krijuar...".
Më pas erdhi radha e veprave të mëvonshme, sidomos e kujtimeve, ku Enveri nuk ndalej në të shkruar dhe, ndërsa nxitonte për t'i hedhur në letër, nuk kursehej por përdorte shumë fjalë dhe shprehje nga gjiha frënge. I sugjeruam Enverit t'i përkthenim disa prej tyre në shqip. Përsëri na tha: "Do të marr mendimin e Cabejt...!".
Dhe gjuhëtari i shquar i gjuhës shqipe i tha Enverit: "Jo, nuk është nevoja, është më mirë që të ruhet koloriti i gjuhës suaj në të folur dhe në të shkruar, aq më shumë kur është fjala për shkrime të karakterit personal, si kujtimet, ditaret etj".
Kështu, kur vinte puna për të bërë ndonjë redaktim në këtë drejtim dhe nuk bindej për nevojën e tyre, Enveri na thoshte: "Unë kam leje nga Eqerem Cabej...". Dhe me këtë na e mbyllte gojën. Kjo tregon besimin që ai kishte te miku i tij shkencëtar dhe sa e vlerësonte atë.

130 KOMENTE
Enver Hoxha dhe Eqerem Çabej jan dy personalitete qe kan bere epoke.
Zerat qe ngrihen kunder epokave, jan te mjere dhe te detyruar te deshtojn.

abo | October 26, 2009 10:21 AM | Repliko
kush e ka shkruar artikkulin te pakten te shikoje mire emrin sepse e ka EQREM CABEJ jo Eqerem

Toni | October 26, 2009 10:21 AM | Repliko
SH.Nexhmie,te uroj shendet e te pergezoj per shkrimin,e mos ta harroni se ju kam kritikuaj per mos shkruajtje....te lutem pranoni kerkesen time......te vazhdosh te shkruajsh sa te beje dora e mendja......ne i dime sic i argumentoni dhe Ju...por brezat qe vijne nje dite do ti hapin e ti lexojne....se nuk kane asnje krahasim... ne kontributin e tyre si .....historianet ....."Beqir Meta "etj me palacelleqet e tyre...qe historia per ate qe shkruejne ...kundrej pageses se sistemit...e nomeklatures ne pushtet....,me kontributin e profesoreve te nderuar ...qe bene emer ne historine e gjuhesise e letersise shqipe.......Te lutem si per vlersime ashtu edhe per kritika lexo mail qe Ju drejtohen se jane ne te mire ...te atyre qe kane kurajon e guximin tju shkruejne ,.....dhe vazhdoni e shkrueni......mos ndihgjo gojat e keqia.....se do ja rritesh me shume vlerat e te madhit Enver....se nuk ka qene Shqiperia sic e la Enveri...por eshte derdhur mund e djerse nga te te gjithe intelektualet....me mendimet e veprat e tyre te vyera.......Dua te ndalem ...pak edhe jashte deshires per te permendur emrin e tij se e urrej....shkrimtarin Ismail Kadare....qe vec te mira ka patur nga ai sistem.....e krahasuar kjo edhe me trajtimin apo vuatjet e te tjereve te asaj kohe......e nuk i takon atij te dali neper bote ...sa te shprehet se.....qenka ...,penguar....ska veper qe nuk i eshte botuar.....ska inatance e larte drejtuese partis .... pa u zgjedhur.....por i pabese....Enverin se ka takuar kurre,keshtu eshte shprehur.....a besohet.....mbase ka qene grupi......i Ramiz Alise .....e historia do te flasi per to ...me vone...se akoma sjane pjekur kushtet.....Nje gje i them....sado te vlersohesh me tituj me te larte.....por njeri nuk je me me ato qe ke bere dhe me ato qe vazhdon te tridhoje sot......Por edhe nje gje koha eshte per te folur per keto palo pushtetar.....ndersa Juve,e shume si Ju....do jepni llogari.....nuk mbulohet dielli me shosh.......se ka edhe per juper te folur....mos u hiqni si Zeusi.......

FLUTURA | October 26, 2009 10:38 AM | Repliko
Moj Nexhmije,mua me kujtohet kur skishim buke,sheqer,miell,kripe dhe as shkrepse ne dyqane,Ty ate kujtohet ajo kohe???
Keshtu e mbaj mend komunizmin tend une.

Nastradini | October 26, 2009 10:40 AM | Repliko

Xhdo sistem ka nje qellim, ai sistem qe nuk arin ne qellimin e caktuar eshte i destinuar qe te shkaterohet.
Xhdo sistem ka edhe mekanizma mbrojtes ,xhdo sistem social sado demokrat ka edhe ai mekanizmat e tij mbrojtes,edhe shteti i cili ka nje sistem me liberal ne bote po te hysh ne esence te tij(punet e mbrencme te tij)te likuidon, pasiqe e ben per te miren e mbijeteses se sistemit.

Edhe Enver hoxha tentoi qe ta ruaj nje sistem , e ndertoi nje sistem me te gjitha mekanizmat ,ashtu qe ishte.
Mbi te gjitha ,si rezultat e ndertoi nje shtet sovran, ku at sovranitet veshtir se shqiperia do ta arije ndonjehere.

agim_1980@hotmail.com | October 26, 2009 10:46 AM | Repliko
abo, je njesh hahahaha

tani | October 26, 2009 11:19 AM | Repliko
Unifikimi i gjuhes shqipe eshte vepra me e madhe kulturore kombetare.Duhet tu jemi gjithmone mirnjohes atyre qe kane merite per kete veper kolosale.
Sa u perket atyre zerave te pseudointelektualeve apo pseudoshkencetareve si puna e migjen kelmendit apo halil matufit qe done te shpikin edhe komb tjeter,ata nuk perfaqsojne askend nga Kosova.Perfaqsojne vetem veten dhe poshtersine e vet.


caku | October 26, 2009 11:44 AM | Repliko
Enveri "në rrugën e lirisë" - ky shkrim na vjen nga nji muzé paleontologjik apo nga një pendë satirike???

Latinisti | October 26, 2009 11:44 AM | Repliko
Per keto dy figura historike,do te tregoje koha,se si e SHKATRUEN SHQIPERIN NE GJUHE,jame i mendimit se per nji kohe te shkurte qe te DY,do te jene NEGATIVAT E POPULLIT SHQIPETARE,viti 1972 kujtesa ,shkatrimi i GJUHES SHQIPE.

tomori | October 26, 2009 12:00 PM | Repliko
Do te vazhdoje deri sa te jete gjalle me genjeshtra dhe mashtrime Nexhmia.

Po si mund te ishin shoke dhe shoke shkolle i riu Eqerem Çabej me nji kopuk si Enveri jot qe u ba ma vone krimineli i shqiptarve !!!

Asht krejte logjike qe profesor Eqerem Çabej të qëndrojë i mbyllur në punën e vet, i mënjanuar nga Lufta Nacionalçlirimtare.

Eqrem Çabej dhe babai i im dr.jur.Emid Tedeschini (nji nder juristet ma te mire shqiptar i lane ne hije nga komunizmi) qe te dy kishin dojçe kulture, qe te dy ishin intelktual me kulture te vertete europiane dhe qe te dy ishin kundra çdo ekstremizmi, qofte te djatht si nazizmi kriminal e qofte te majte si komunizmi i juej kriminal. Prandaj ata nuk u perzien as me njerin e as me tjetrin dhe mbeten moralisht te paster ndaj popullit te tyre.

Babai im ishte mik me Çabej dhe shpesh kan patur takime per probleme kulturore-shkencore ne Tirane, prandaj e dij mire se ç'ka hequr Çabej kur e keqtrajtonte Androkli Kostallari, leva e Enverit. Çabejn e kishin denuar me vdekje dhe pastaj ia kan falur jeten qe ti sherbente gjuhesise dhe albanologjise shqiptare.

Nuk e lidhte asgja Çabejn me kopukun komunist kriminel, as niveli kultural, as parimet, as jeta e as poshtersia.

Ndersa Çabej e nderon qytetin e vet te lindjes Gjirokastren, Enveri tend eshte turpi i familjes se vet, i Gjirokastres dhe i mbar popullit shqiptar.

Pose tjerash Enveri i persekutonte kosovart qe ikshin nga persekutimi serb dhe disa ua dorzonte serbve. Kulmi. Simbas zakonit shqiptar nuk dorzohet kush te bjen ne dere per nevoje, por Enveri ishte i pabese. Ai vetem nji pune te mire beri: qe eleminoi bashkepuntort e vet me qellim qe parat ne banken e Zvicrres ti gezoijshe ti Nexhi me bijt e tu.

Un kam patur ne gjimnazin e Shkodres nji profesor te mrekullueshem nga Gjirokastra.

Ai quhej Muhamet Hoxha.

Babai i tij dhe i Enverit ishin djem xhaxhallarsh. Muhameti ishte prototipi i zotnise, i njeriut te ndershem, i njeriut te zot dhe intelktual i afte me kulture europiane te marrun ne France. E kishin burgosur dhe torturuar aqe shume sa qe kish prer damart e durve per ti dhen fund jetes. I shkreti profesori jone i mire!!!! Sa kishte hequr e sa ka hequr edhe me vone.
Dhe kopuku tend Enveri, qe nuk mbaroi asnji shkolle, kishte paftyrsine ta shante Muhametin, kushririn e vet, ne te ashtuquejtunat "vepra te Enverit"!!!!
Veç tjerash ky qendrim i diktatorit ne shkrimet e tij bante qe te ishte ne pozite jashtzakonisht te zorshme, nji intelektual i zoti dhe i ndershem si gjirokastriti, kushriri i Enverit, Profesor Muhamet Hoxha.

Pse zotrote moj Nexhmije nuk na flet ma pare per kushrijt e nderuem te burrit tend !?!
Pse perpiqesh te vazhdoje mashtrimet rreth Enverit se na i paska vlersuar intelektualt e vertete!!???

Nuk hin minarja ne thes. Por falju nderes amerikanve qe nuk lejuan ne Shqipri te behej drejtesi ndaj krimeve tuaja, se ti sot nuk do te kishe mundur te kakarisje sot neper gazeta, sepse ta kishte bere populli drejtesine ashtu siç e meriton.


Paul Tedeschini | October 26, 2009 12:01 PM | Repliko
Nexhi,
sa mire qe na e kujtove Verin se, dreqi e mori, kishim harruar te mirat qe na solli: sidomos njeriun tone te ri, vepren me te shkelqyer te partise. Te gjithe hajdute te klasit te pare. Faleminderit Verit qe vrau te gjithe intelektualet, i beri qe te arratiseshin, kush mundi, i shkaterroi dinjitetin cdo njeriu qe kishte mendim te vetin. Nuk e di Gjirokastra a ka ruajtur ndonje tjeter intelektual si Veri?! Ju lutem merrni qiriun dhe kerkoni nje tjeter diktator, por kete rradhe do jete e veshtire te gjeni nje, kjo sepse ka shume me teper. Fara e keqe e Verit eshte mbjelle per shume vite dhe do jete shume e veshtire t'a heqim qafe.

Nexhi te fala dhe me shendet te plote rrushi!

henian | October 26, 2009 12:05 PM | Repliko
O miqësi e urryer e një dijetari, shkencëtari e eruditi me një palaqo si Enver Hoxha. Ti "diktatoreshë" primitive e ke më mirë të mbyllësh gojën dhe të mos përbaltësh tani ato pak figura që nuk ia keni arritur t'i përbaltni gjatë kohës suaj të shënuar në një dhunë primitive dhe të pashembullt në historinë botërore. Për shumë nga komentuesit mjeranë: Zgjohuni nga hipnoza që ua ka vrarë shpritin brenda jush dhe po u vret ende! Ndërsa ju të gazetës: bëni mirë që mos t'u jipni hapësirë dhunuesve 40 vjeçarë të çdo gjëje shqiptare!
Paçi shëndet në Shqipërinë që po rilind nga tmerri e lemeria staliniste!

Blerimi - Kosovë | October 26, 2009 12:18 PM | Repliko
Edhe per punen e gjuhes Nexhmija kerkon ti japi krdit Enverit duke e vjdhur nga meritat e Eqrem Cabej.Nexhmije akoma enderron komunizmin bolshevik kriminel te Burrit tend zoterote.Enverin e ka denuar kombi shqiptar dhe cdo perpjekeje per rihabilitimin e tij eshte njelloj sikur te rihabilitosh Esat Pashe Toptanin.

Moni | October 26, 2009 12:31 PM | Repliko
Mori shoqe e nderuar Nexhmije a te kujtohet ndonje ngjarje me rendesi na LNC dhe bashkepunimi i partizaneve shqiptar me ata Serb, kishit bashkunim te ngusht, formuat PPSH me ndihmen e Tempos Mugoshes Popoviqit e tj. qe juve i dini shume mire dhe sa duket ende edhe pse e shtyer ne mosh i mbani ment shume mire. Deshiroj qe te skjaroni mire sa partizan shqiptar te kosoves u nisen per Tivar dhe rrugen e bene neper shqiperi, si u trajtuan per rruge sa u likuiduan rruges, dhe sa arrijten te masakrohen ne portin e Tivarit. Nje argumentimi i kesaj ngjarje nga ju dhe Ramiz Alia do te kontribuonte mjaft ne zbardhjen e realitetit, ndihmen e vellazerve tuaj komunist partizan Serb, bashkpunimin ne mes te dy Partive te vellazeruara, sjelljet dhe trajtimin e partizaneve shqiptar te Kosoves, likuidimin edhe per nje fjale goje etj. Po te komentoja ma gjat besoj se do te pendohesh shume andaj nuk shkoi me tutje sepse ne kete futjen e Enverit dhe Qabejit me nje thes te kisha perkujtuar vajgjet e Hanko Halles: Fet e fet e mora nje kogjill nga zjarri, nxora nga xhepi nje xhardan nga ari , na i thash trazoj nuk trazohen kurr, njeri per ne gush e tjetri per ne furre. Ky do te ishte nje krahasim per dy atdhetaret versnik per te cilet shkruani.

partizani i kosoves | October 26, 2009 12:42 PM | Repliko
sh nexhmije.ju lutem mos krahasoni profesorin e nderuar Cabej me diktatorin Hoxha .Miqesite me shoket e tij i di gjithe populli shqiptar,ato u pushkatuan, duke ju mohuar edhe varri.fjalet e juaja jane vetem falsifikime te historise.

qemali | October 26, 2009 12:51 PM | Repliko
ajo qe do deshiroja nga nexhmija dhe ramizi;te kerkojne falje publike ne emer te sistemit komunist per krimet e kryera ndaj mijra familjeve ne shqiperi.mos valle shqiptare ishin vetem komunistet,pse nuk shkruani ndonje artikull per menyren se si u asgjesua e djathta the bashke me ta dhe endra e shqiptareve per te pasur nje sistem demokratik dhe jo diktature,apo me keto lloj shkrimesh kerkoni te mbani gjalle elektoratin komunist,te gjithe se bashku ta ndershkojme ate sistem qe nuk ishte gje tjeter vec kohe e humbur,,,,,,,

arti | October 26, 2009 1:02 PM | Repliko
shume e nderueshmja shoqja Nexhmije, se kush kje EQEREM ÇABEJ jo vetem bashkemoshataret por edhe te rinjt flasin per kntributin e tij. p.sh. mua me kujtohet kur, i madhi, Çabej gjente ndonji fjale ne veprat e fishtes dhe detyrohej t'i vente nen siglen "e popullit" sistemi s'i lejonte te shkonte ma andej...
persa i perket kongresit historik, ju, shkrueni qe enverit iu ngjall ajo deshira e perseritjes se 1908, edhe pse kryetari qe e udhehoqi kete kongres dergjej ne harrese (e kam fjalen per fishten), si valle nuk u kujtua qe ne 1916 ne shkodren "kryeneçe ishte bledhe "komisia letrare" per unifikimin e gjuhesh shqipe? pse nuk u çue ma tej ky projekt? (kujtoj qe nismetar ishin krenat ma te mdhaj te kultures se asaj kohe, dhe jo vetem nga shkodra).
pse valle iu "fale dreqit" kontributi i dom ndoc nikes ( shkroi te parin roman ne shqip dhe ju e arrestuet kur e kishte kalue moshen 80 vjaçare)
pse valle u zhduken punimet e Pater justin rrotes? (ne fakt dikush i perdori dhe, duhet te flasin...) pse u "syrgjynosen" ne agjitacjon e propagande veprat e mate mdhajve letrare veriore...?
pse iu dhane rrugat koliqit, rrepishtit, pipes, gjeçajt, camajt e mbi te gjitha bibliotekes se fretenve dhe asaj te jezuiteve...?
nese kishit me iu pergjigje ketyne pyetjeve atehere atehere kishit me kene shume ma interesante....
spse ne fund te fundit, sot, kete presim prej jush.... te mirat qe i bate ketij populli tashma i dime, "zeri i popullit" dhe vellimet e bashkeshortit tuej flisnin padà....
gilberti

gilbert velli | October 26, 2009 1:27 PM | Repliko
Me te vertete dy figura shume te medhaja te Gjirokastres por me kahje te kunderta.Prof Cabej ne fushen e linguistikes dhe Enveri te shokvrarjes.Te medhenj te dy,vertet.
Po Ismailin e ka harruar Nexhi?Apo po e shan Enverin Ismaili tani dhe nuk eshte me "i madi i Gjirokastres"

Arlind/Gjirokaster | October 26, 2009 1:28 PM | Repliko
Kjo eshte e temrrshme te shkruaj nje diktatore kujtime tia ze ne goej emrin Eqerem Cabej, nuk ka me te zeza sesa kjo qe ndodh ne Shqiperi. ende diktatoret gjejne hapesire per tu shprehur ne vend qe ti injorojme ti leme te vuajne vetem ashtu si e meritojne ata po na dalin neper ekrane e gazeta. eshte e papranueshme. a do te vije nje kohe qe keta vete te kene trup te flasin publikisht dhe ne qe u japim hapesire ta bejne kete, te mos harrojme kurre se cfare i kane bere shqiperse dhe shqitpareve kudo qe jane.

gresa | October 26, 2009 1:50 PM | Repliko
Zonja Nexhmije,

Gjirokastra ka nxjerre plot intelektuale te mencur, psh ndoshta te kujtohet Musine Kokalari qe e burgoset e qe ja vrate tere familjen?

Me vjen keq po krahasimi midis Cabejt te edukuar, te civilizuar dhe paqedashes dhe Enverit (qe s'mbaroi dot as fakultetin) gjakesor, qe s'la shoke pa vrare mbas shpine nuk ka vend fare!! Pati arritje komunizmi - plot dhe jo vetem ne Shqiperi po mos harroni qe keto nuk jane arritjet e Enverit po te atyre qe derdhen djersen e lane kockat e qe mezi ushqenin femijet me buke!


Dernière édition par Perparimi le Jeu 29 Oct - 4:46, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Mer 28 Oct - 3:39

Lila | October 26, 2009 1:56 PM | Repliko
NEXHMIJE KERKO FALJE NGA POPULLI.
S'ka njeri pa gabime,perjashto ZOTIN.
Nexmije Hoxha,ben dy here gabim kur del para shqiptareve,shkruan si di ajo dhe nuk ka pohon ende fjalet e shenjta:Popull shqiptar,na falni.
Ky fakt c'edukon shqiptaret,mbron mekataret qe i sherbyen te detyruar,ndalon purifikimin e ketij populli te mashtruar nga komunizmi kafsheror.R.Shyti.

R.Shyti | October 26, 2009 2:10 PM | Repliko

Keni patur ndonje njeri te shtepise suaj te denuar per agjitacion e propogande ju shoqa Nexhmie.A e dini ju cfar do te thote te flasesh te drejten e te vesh ne burg.Ne qofte se dikush kishte folur si ju ne kohen tuaj do te ishte denuar me 25 vjet burg Spaci.Faleminderit.

bedri | October 26, 2009 2:16 PM | Repliko
Shqiperia pas luftes, kishte diku rreth 800.000 banore. Sot po flitet per rreth 4 milone banore. Nuk ka nevoje te flitet se ne cfare prapambetje ishte atehere Shqiperia dhe si arriti t'i ushqeje deri vone keta njerez. Por e kam thene edhe njehere se pas te shtuquajtures demokraci Shqiperia do te duhej te kishte se paku 50-60 miliarde dollare GDP-ne e saj e ndoshta edhe me shume me pasurite perrallore te saj qe i ka, por per fatkeqesine e ketij kombi vedi u qeverise nga hajdute ordinere dhe nuk u respektua i ashtuquajturi zhvillim ne baze te ekonomise se tregut. Jane qesharake pohimet e qeveritareve shqipare per rritje ekonomike, kur dihet se rritje nuk ka. Ajo pak rritje qe eshte bere, ajo eshte e koncesioneve qe ne nuk i dime. Mjerimi e varferia tani ka arritur kulmin ne Shqiperi e ne Kosove.Jeta me te vertete e ka humbur plotesisht kuptimin. Nuk mund te merret me mend se me cfare cinizmi komentohen keto shifra te rritrjes ekonomike ne Shqiperi e ne Kosove nga qarqet shkencore te Evropes e me gjere.

Xhemajl | October 26, 2009 2:49 PM | Repliko
Nexhmia -le ti falenderohet sistemit Demokratik aktual sepse do te ishte varur, pushkatua dhe nuk do te dilte te shiste mende me" Demokracin"e asaj kohe qe na paska patur regjimi i Diktatorit Enver.Kete artikull nuk munde ta vleresoj as nje njeri perparimtare dhe demokret ,dhe asnje individe qe ka jetuar nen thundren dhe represaljet ,dhe teroret qe ka pare shoqeria Shqiptare ne ate kohe cdo gje i eshte imponuar te beje cka ka thene ai diktatore .Ajo Nexhmia mes te mendoj se me perallat e saje do ti genjej njerzit per te kaluaren e hidhur sepse hape plaget e vjetera te popullit te saje te cilet thelle ne mendjet e tyra ka mbetur dhe eshte vleresuar si Diktatura me e eger e Komunizmit te asaj kohe .Kush e verau Mehmet shehun ,Beqir Ballukun kush denoj njerezit e shkences se sipas atij Diktatori ne bashkepunim me Ramizin i denuan me 25vjet grupi e naftes se gjoja nuk po "cponin pust e Naftes ne Fier si Petraq xhacka e te tjre i cili u denu 25 vjte dhe nipi i tij u hoqe nga puna dhe nuk kishte as nje lidhje me te , se ai si shkenctere qe ishte nuk guxonte te kishte kontakt me motren e tij!Edhe ne fushen e kultures kompozitoret qe kishin talent internoheshin ,ose punonin ne kultur pa ju dale emri i kontributit te tyre ,sepse kishin lidhje krushqie me Hysni Kapon i cili ishte ne kundershtim me mendimet Diktatorit Enver.Aq e larege kishte shkuar perdjekja e tij deri te brezi i trete.Pra te jeme me te qarte denohej per dy fjale goje kunder regjimit .Kujt i trembej ai diktetor ?Duke perdorur Diktaturen nepermjet vegles qe e kishte ne dore luften e klasave .Ai gjeniu i Nexhmias kur fliste per luften e klasave ne frontin e brendeshem e kishte fjalen per zhdukjen e intelektualve qe nuk i pershtateshn.Ne te gjitha fushat.Dhe njerezit qe kishin dhene kontribut gjate gjithe jetes se tyre ne menyre te ndershme ne ekonomi ju servireshin njerze qe ishin ne burge si deshmitere me shpifje dhe i denonte si ;koco Ninin ku famila e tij perjetoj tete vjete reprezaljet internimet dhe perndjekjet edhe pse ishin te dy femijte e tij artiste dhe intelektual u internuan e bija ne Jug.dhe i biri ne veri .Mi hapi pelaget e vjetra ky shkrim i kesaj bashkepunetore te Diktatorit ju lutem mos perfitoni nga rasti ,se kriza ka perfshi gjithe vendet dhe jo vetem Shqiperine dhe te nxjerrni keto personazhe qe kane lene nje hije te errte ne te kaluaren e popullit shqiptare.Ajo ,sipas mendimit tim duhet derguar ne Gjygjin e Hages dhe atehere do ti nxierrte te gjitha krimet qe ka bere bashke me bashkeshortine saje ne regjimin me te eger te diktatuses qe ka patur njerzimi ne kohen e regjimit Enverist.Nuk e dij si mer guxim te dali dhe te tregoj per kulturen qe ka zhvilluar Enveri ku e mbajti popullin e vet 45 vjet te mbyllur ne kafaze.Vetem njetezit e sigurimit kishin te drejte te kishin pashaporta.Vetem ata kishin makina ,Asnje tjeter ,nuk guxoje te degjoje lajmet ,as muzike te asnje populli tjeter.Cka don te thot kjo cenzure Regresivitet mbrapambeturi Lenje e nje populli aqe te zgjuar dhet eetur per dije ne nje mbrapambeturi.Sepse gershetimi i kultures me vendet tjera sjelle largepamesi kulture dhe njohuri se si jetijne popujt tjere ?Duke thithur dije nga nje popull tjter ,dhe duke e pere se si jetojne ata atehere te zgjohet ideja dhe deshira te jesh me ta ,te zhvillohesh ,te marish nga popujt e zhvilluar .Dhe duke propaganduar kunder tyre si Diktatori ne fjale si p.shem.Kur ligjeronte ne Veprat e tij ,Imperializmi Amerikan ,ishte armiku i tij ,Ne kohen e Hrushovit i cili devijoj dhe nuk pajtohej me vijen Staliniste e quante armik,Esa per gjemanin ai e quante gjithmone armiq sepse ishin Demokret e kam harruar epitetin ,pore mbaj mende edhe Revizionistet Jugoslave te cilet ne ate kohe udhetonin pa viza ne evrope dhe kishin te drejte te benin emigrim ekonomik.Te gjitha vendet perparimtare ishin per Enverin armiq te Shqiperise.Kam shkruar shume pake sepse ky eshte nje arikull ku kisha per tu pergjigjur edhe me gjate me fakte te gjalla , dhe si une ka edhe qindra dhe mijra te tjere qe e kane perjetuar ete kohe .Pra nexhmija duke u mesheh mbrapa figures se Rqrem Cabejit deshiron te na paraqesi figuren e nje diktatori si ai i Enverit.Te falenderohet dhe ka shume fat ne vitet 90te nuk ka qene Enveri gjalle se do ta kishte vera populli si Causheskun ne Rumani,dhe do ta kishte terhequr trupin e tij ne Tirane zvare .Per krimet qe ka bere dhe sa e sa familje ka perndjekur sepse luftonin per perparim dhe Demokraci.

Tale.n | October 26, 2009 2:53 PM | Repliko
Turp te kini qe vini shenjen e barazimit midish shkencetarit te nderuar Eqerem Cabej dhe diktatorit gjakatar dhe pashkolle Enver Hoxha ......... qe ja nxiu jeten te shkretit Cabej sa ishte gjalle.

haki shpata | October 26, 2009 3:04 PM | Repliko
Moj Flutura po ka akoma si puna jote meoj.Na i thurke dhe lavderime zonjezes Nexhmije. Ate nuk e duan femijet e saj na e dashke ti.Na marke mend dhe nga ajo.
Po me I.Kadarene cpate moj.Po ti nuk i vjen as te maja e thoit, dhe kur te flasesh per I.Kadarene laj gojen perpara.I.Kadare nuk vrau njeri po Nexhmija me Enverin kane shume gjynafe per te lare.
Po su nuk u shua kjo fare komunistesh akoma.

Rea | October 26, 2009 3:09 PM | Repliko
Zonja e madhe Nexhmie Hoxha. je vertet epoke e gjalle, Te premtofte shendeti e te hedhish ne leter ngjarjet dhe faktet e se vertetes. Se maskarenje, qarallazet e langpqlleket e disave, po nervozojen perkohsisht njerezimin deshmitare te asaj epoke. Ju jeni deshmia qe flet, ecen dhe deshmon drejt. Dihet per shume personalitete, sie dhe per Profesor Qabejn, se Enveri ishte, jo vetem bashekombas e baskvendas, por edhe adhurues dhe shtytes i shkences shqiptare, identitetit tone kombetar. Ju falemnderit per te gjitha. Paqit shendet e jete, Ju Zonja e Madhe Shqiptare Nexhmie Hoxha.

Gege Kosova | October 26, 2009 3:11 PM | Repliko
Neo nazizmi e neo komunizmi jane binjake. Kush qan per te shkuaren e udheheqesve , u shkofte pas.

ed | October 26, 2009 3:53 PM | Repliko
Si sju vjen turp, ju Znj Hoxha dhe ju ithtare te saj, qe vazhdoni te flisni me po te njejten menyre "shprelarje truri" dhe pallavra qe keni bere per gjysme shekulli.
Qe nga Formula e Pagezimit qe eshte dokumenti i pare shqip, me "Mesharin" e te tjera vepra letrare e zyrtare pas tij deri ne 1972, gjuha Shqipe Letrare Zyrtare ka qene me baze Gegerishten. Dhe mos na permendni perçarjen apo anti kombetarizmin sepse jeni JU qe i keni ushqyer.
Turp dhe te gjithe ata qe bien pre e ketyre nxitjeve per ndjenja antikombetare.
Ne duhet te perdorim gjuhen zyrtare qe kemi, mos te bejme te njejten gje qe beri njeriu paranojak e i etur per pushtet: Çrrenjosjen e Vlerave dhe Lirise se Kombit.

dafi | October 26, 2009 3:57 PM | Repliko
Po cfare gege kosove je ti or lumemadh,ti duhet te kishe provuar njehere kohen e turpshme te Satrapit Hoxha dhe pastaj te llomotitesh

Arbri replike per komentin nga Gege Kosova | October 26, 2009 3:59 PM | Repliko
eh cfar behet , kush shan e kush munde te mburre njerezit e tij, une jam nje njeri ndoshta injorant nga historia e shqiperis , por me sa kam degjuar sa kam lexuar dhe qe mendoj dua te them , enver hoxha ka meritat e tia, ai nuk ishte diktator , apo kriminel , por ishte nje njeri qe i jepte te drejten nje njeriu te ndershem ashtu si njeriut ne usa.enveri ishte burri qe mbas skenderbeut bashkoj popullin dhe i dha shqiperis nje ember, i dha pavaresi dhe troje , dhe mos harroni se punoj per te gjith ,se vrau apo preu apo internoj mire beri se ata e meritonin , shikoni sot saliu dogji gjith shqiperin ka ven neper poste mafioze dhe njerez pa shkolle ne krye te detyres ,dhe perseri e vute kryeminister dhe ia dhane voten , o popull nuk e ka fajin enveri por ju , sepse nje popull i vogel me 1 milion vete nuk munde te caje dot boten , e shikoni si tallet greku , italiani amerikani , epo ne kohen e te madhit enver asnje nuk ia mbante , ia shtypi koken grekut , pse nuk doli ndonje burr tjeter ta bente shqiperin me mire , apo te gjith per te vjedhur dhe per te sherbyer shteteve te tjera,shqiperin nuk e la hapur qe te vinin te tjeret dhe te benin dasem ne vendin ton prandaj i mbylli kufijt, si tha fatos nano , italianit , ej nuk merren shqiptaret me droge se ne nuk e kemi njohur , por jeni ju qe e futet ne shqiperi dhe tani thoni ta lutojme ate , por shqiperi keshtu ka per te vuajtur brez pas brezi , dhe vetem 45 vjet te enverit do te mbahen mende qe ishim zot te vetes , vertet athere kishte tollona , por sot ka lista te gjata qe njerezit shenojne per dite nga moskamja, turp 2009 dhe vuajme, ja keni 20 vjet cfar ka bere demokracia , me fabrikat e enverit dhe hidrocentralet e tij po ushqehet.

teuta | October 26, 2009 3:59 PM | Repliko
Te lumte dora, me pelqen ky shkrim pasi pasqyron nje te vertete te madhe dhe pasionin per punen, shkencen dhe kujdesin qe tregonte populli dhe politika per t'i zhvilluar ato. Mbi kete baze ne vendin tone u ngriten dhe u zhvilluan shume shkenca dhe institucione shkencore ne te cilen punonin njerez te apasionuar per shkencen, kulturen dhe artin. Keta njerez te devotshem ne te gjitha fushat, krijuan dhe zhvilluan institucionet shkencore te ngjashme dhe te nje niveli me ato boterore. Iku ajo kohe, gjerat kane ndryshuar shume, por ajo qe eshte me e rendesishme ndryshuan ne aspektin negative duke i shkaterruar arritjet e tyre dhe vete ato institucione, te cilat bota e kulturuar demoratike i ruan dhe i zhvillon me fanatizem. Shkenca eshte shkence, i sherben njerezimit, dhe behet ne nje institucion shkencor dhe nga shkencetare dhe njerez te shkolluar. U prishen dhe u shkaterruan te gjitha ato arritje shkencore ne te gjitha fushat nen preteksin se ishin ndertuar nga sistemi komunist dhe diktatura. Kjo nuk u be pa qellim por me nje ide shume te qarte te politikaneve qe drejtuan dhe drejtojne ne kete te ashtuquajturen periudhe demokratike qe prej 20 vitesh. Qellimi i tyre ka qene dhe eshte zhdukja nga themeli i shkencave te verteta, institucioneve shkencore dhe nenvleresimi i shkencetareve ne menyre qe t'a kthejne kete popull ne nje erresire te plote, por duke e joshur me termin e demokracise dhe urrejtjen per komunizmin, ne menyre dhe qe t'a kene me te lehte per t'a mashtruar dhe per te vjedhur pasurine kombetare ashtu sic po bejne. C'do njeri nga ne po e shikon se c'po behet dhe dale ku do te perfundoj. Ne c'do sistem ekonomiko-shoqeror dhe ndryshimet qe ai peson me kohen nuk duhet te prek institucionet, shkencetaret dhe arritjet e shkences. Ato jane nje investim shume i madh i krijuar me djersen e popullit dhe duheshin ruajtur dhe trasheguar ne breza, pamvaresisht se ne cfare periudhe u krijuan, ne ate komuniste apo ne ate demokratike. Shkenca eshte shkence dhe i ka sherbyer njerezimit dhe zghidhjes se problemeve qe ka shtruar jeta dhe ekonomia per zhvillimin e tij. Ne ato institucione kane punuar ne radhe te pare njerez te ndershem dhe te apasionuar per shkencen, shkencetar te vertet dhe pjesa dermuese pa antaresi partiake, por dhe shkencetar partiak. Sikurse trajtova me larte sot ato institucione jane zhdukur plotesisht ose jane kthyer ne celula te vogla te PD te mbushur me injorante dhe dallkauk qe i thone krye-dallkaukut si e do zotrote dhe jo si e do shkenca dhe interesi kombetar. C'fare mund te presim prej tyre? Ndonje dite edhe gjuha jone shqipe mund te zevendesohet nga greqishtja, serbishtja, italishtja apo ndonje tjeter, kjo do te varet nga politika e sotme se ne cilen pjese te evropes do te n'a shes dhe kush ka nevoje per te n'a blere. I beje thirrje intelektualeve dhe shkencetareve te vertete, qe te mos druhen nga politika dhe te mos joshen prej saj me ndonje post te qelbur zyrtar qe i ka afruar ajo per qellimet e saj, por te shkruajne te verteten, te zhvillojne shkencen dhe te mbrojne ato qendra te paketa shkencore qe kane ngelur nga hajdutet, mafjozet dhe kriminelet e sotem te shtetit dhe politikes.

DP

D.P | October 26, 2009 4:02 PM | Repliko
Ju te gjithe sa po e shoh jeni deshmitare te nje periudhe kohore , ku disa i thurin himne lavdie e disa vjellin vrere.Ju qe villni vrere pse nuk ndaloheni pak dhe tethoni se ne me artkujt tane e helmojme nje brez tjeter qe mbase ka lindu r ne ate eopke. po jeta nuk ka lene asnje gjurme tek ata. Ju po mbillni urrejtje pa nevoje qe edhe sot si ju dikur e keni pare me bishtin e syrit njeri tjetrin. Prandaj ne emer te dashurise te niperve dhe mbesave tuaja ju qe mallkimen dhe urrejtjen e keni ne zemer, thuani asaja MJAFT se na ndihmoni ardhmerine tone.Teta Nexhmies i uroje jete te gjate qe edhe ne te ardhmen te shkruaj artikuj te ketille. Me respekt Flamur Struga usa
Flamur Struga | October 26, 2009 4:34 PM | Repliko
Ju te gjithe sa po e shoh jeni deshmitare te nje periudhe kohore , ku disa i thurin himne lavdie e disa vjellin vrere.Ju qe villni vrere pse nuk ndaloheni pak dhe tethoni se ne me artkujt tane e helmojme nje brez tjeter qe mbase ka lindu r ne ate eopke. po jeta nuk ka lene asnje gjurme tek ata. Ju po mbillni urrejtje pa nevoje qe edhe sot si ju dikur e keni pare me bishtin e syrit njeri tjetrin. Prandaj ne emer te dashurise te niperve dhe mbesave tuaja ju qe mallkimen dhe urrejtjen e keni ne zemer, thuani asaja MJAFT se na ndihmoni ardhmerine tone.Teta Nexhmies i uroje jete te gjate qe edhe ne te ardhmen te shkruaj artikuj te ketille. Me respekt Flamur Struga usa
Flamur Struga | October 26, 2009 4:38 PM | Repliko
Falenderoj gazetaret e gazetes shekulli se jane me te vertet gazete e idaleve tona/kur lexoj keto shkrime edhe trupi me rrethqethet dhe jame shume i bindur se stafi kesaj gazete perbehet nga bijte e bijat tona qe sakrifikuan jeten per idelet tona qe ishin fener ndricues dhe nuke ja shtrime doren kerkuj /jo si sot jemi bere servili i botes dhe bota po lote me neve/edhe nje here pergezime gazetes shekulli VF LP.

nipi SPIRO KOLEKES | October 26, 2009 4:38 PM | Repliko
Enveri nuk e kreu shkollen sepse nuk kishte kohe.
Atij ju desht ti dilte zot Atdheut ne kohen kur te gjithe tjeret e lane pisk.
Eshte merite e Enverit Europianizimi dhe Emancipimi i Shqiperise, ku me hater e ku me dhune.
Ne kohen kur Enveri e mori pushtetin ne dore, Shqiperia ishte me e prapambetur se Afganistani!
Shikoji filmat dokumentare te bera nga Gjermanet gjate luftes se dyte boterore dhe do te tmerrohesh nga prapambeturia e pafund e qyteterimit Shqiptar te asaj kohe.
Shiko daten e themelimit te Universitetit te Kabulit per tu bindur mbi superioritetin e Afganistanit te asaj kohe ndaj Shqiperise :

http://en.wikipedia.org/wiki/Kabul_University


Mendo pak me koke para se te folesh kot per viganin Enver.

Xyth Zdrali replike per komentin nga Paul Tedeschini | October 26, 2009 4:46 PM | Repliko
Partia dhe Enveri ia nxine jeten Çabejt. U bene gati ta pushkatonin fillimisht e ia hoqen emrin nga lista minuten e fundit! Ia pushkatuan nje pjese te miqve e kolegeve, s'e linin as t'ua citonte emrat e shkencetareve "armiq", permes Cerberit Kostallari. Ne Institut i kishin vene mbrapa nja dhjete spiune te Sigurimit qe bdiqnin ne pune e ne shtepi, i benin vazhdimisht mbledhje si "urrejtjet dyminuteshe" te 1984 te Orwellit, ia nxinin jeten derisa te botonte nje liber... Jo me kot se edhe sot gjysma e vepres se Çabejt eshte ende e pabotuar! Kurse paturpesisht shoqja Nexhmije del dhe na e nxjerr si mik te Enverit! Rrena qe te gjitha!

Fato | October 26, 2009 4:56 PM | Repliko
Ata Kosovare qe levdojne Enverin,Nexhmijen,me bishtat e tyre,do te thote qe mbrojne Sllobodanin per c'u ka bere ai.Enveri dhe Slloboja,jane ne nje liber me 101 monstrat e botes.
Zoterinj Kosovare,thirini mendjes se ju kane shkare trute ne se mbroni monstrat e botes,se pari ti Gege Kosova je i mallkuar per ate shkrim psikopati.Nexhmija eshte hipokrizija dhe jo e verteta e popullit shqiptar.Shqiptaret te vertete, cifti Hoxha i futi nen dhe pa faj,or torollaku Gege Kosova.
T.Tare.

T.Tare | October 26, 2009 5:15 PM | Repliko

Enveri mbetet gjithmon Nr-1.

"shpifjet zakonisht godasin njerezit e denje,ashtu si krimbat parapelqejn tu sulen kokrrave me te mira te pemes"

Kjo eshte e tera, ja ku e sollen Shqiperine keta sojzi,plaqke tregu per bandit dhe armiq, vertete si ka mbetur as emer as ndere.

abo | October 26, 2009 5:21 PM | Repliko
Kohet e fundit ve re te botohen ne gazeten shekulli personalitetet e dekraduara te rregjimit hoxhist, si Ramiz Alia, Nexhemie Hoxha etjer.

besoj se ata e kane vendin e tyre tek gazeta Zeri i Popullit, dhe jo Shekulli.

A mos kerkojne keto hije te poshtra te na zgjojne nostalgjine e mallkuar hoxhiste?

Enver Hoxha nuk krahasohet as me thonjte e profesor Qabej, ç'mesazh pretendon te na dergoje zonja Nexhmije? Qe Enveri paska kontribuar per mbarevajtjen e gjuhes shqipe?

o zot na ruaj prej te keqijve,

ju lutem, shekulli, te mos na acaroni me artikuj te tille hipokrite, tek e fundit mos na i sillni para syve fotografite e fantazmave hoxhiste,

Rezart Palluqi

Holande

rezart palluqi | October 26, 2009 5:31 PM | Repliko
Fotografija flet vete. Nuk kam pare asnjihere nji fotografi ma te bukur se kete!!!!

Enveri perpiqet te ia mbushe mendjen profesor Çabejt, ndersa profesor Çabej i thote Enverit: Dale Enver se ketu puna qendron ndryshe!

Foto e mrekullueshme. Si thua ti Nexhi?!?

Bravo gazeta SHEKULLI, qe e nxoret faqebardhe profesor Çabejn me kete fotografi!!!!!!!!!!!!!

Pose kesaje pergezoj perzemersisht gazeten SHEKULLI, sepse asht nder te paktat, per te mos thene e vetmja gazete, qe lejon shprehjen e lire te mendimit te lexuesve te saje.

Po te mos ishte kjo gazete, shtypi shqiptar do te ishte ne fund te listes, ne rrangun e Korese se Veriut, ne klasifikimin botnor te lirise se shprehjes se mendimit.


Paul Tedeschini | October 26, 2009 6:02 PM | Repliko
A i jane prekur kufijte Shqiperise kur ka drejtuar Enver Hoxha?

Jo, megjithe veshtiresit dhe rreziqet qe kaloi Shqiperia teper e varfer mbas luftes.
Ajo perballoi provokacionet greke e jugosllave.

Une i urrej diktaturat, une i denoj ata qe diktatura ka bere kunder njerezve me mendim ndryshe, diktaturat asnjehere s'jane te mira.

Por une urrej po ashtu pseudemocracine shqiptare qe ka instaluar Sali B, i cili po i fal teritoret grekut per servilizem mbasi asnje nuk po ja merr me lufte dhe e ka katandisur vendin tone ne nje gjendje pa rrugedalje.

Rrofte Shqiperia,
Poshte Berisha dhe sahanlepiresit qe e ndjekin


Arber, Canada

arber | October 26, 2009 6:16 PM | Repliko
Duke lexuar, mendoj vetem nje gje :
SA E VESHTIRE ESHTE LIRIA,NE NJERIN KRAH DIKUSH TREGON HISTORINE , DHE TJETRI HISTERINE, DHE NE FUND CFARE MBETEN FAKTET...
NE NJERIN KRAH JANE ATO QE BEN HISTORINE , DHE NE KRAHUN TJETER HISTERIKET QE KOMENTOJNE HISTORINE , DHE KANE PERFAQESUES PROFESOR TE TILLE SI BEQIR META !!!
...sa per ngjarjet e kosoves, me duhet vetem te kujtoj intervisten e Rahman Perllakut ( 90 vjec dhe me mendjen te kthjellet si nje 50 vjecar ) , ketij elementi historik dhe sa per ca kosovare qe rrenjet e tyre te cojne tek UDB-ja , te cilet edhe ketu prezantohen me shkrimete e tyre them se nuk ja vlen te merresh me ta !
" Eshte shume heret te flasesh per ngjarjen e Revolucionit Borgjez Frances "- tha kinezi qe ndryshoi Kinen - Ten Cia Pin , ndersa m.gj.s Cezari i Madh ka 1600 vjet qe ka vdekur , perseri nuk eshte definuar qe Ai ka qene demokrat apo diktator !
Por une mendoj se fati i figurave historike nuk ka ngelur as ne doren e Paulit dhe Saulit por ne doren e Kohes dhe te paraleleve !
Me respekt
Martini nga Berlini !

martin lena replike per komentin nga Paul Tedeschini | October 26, 2009 6:23 PM | Repliko
Prof.Qabej do kisht vashduar letersin per cfare kishte mbaruar ne Austri.
Vlersimi kritik ndaj Fishtes ne krahasim edhe me N.Frasherin nga Stambolli dhe me Deraden nga Arbereshet e Italise mbeti i vetmi shkrim i botuar ne Hylli i Drites te asaj kohe per te mos u marr kurr ma ma te nga friga e hijes se diktatorit.Keshtu qe iu kethye albanologjise ku nuk mund te gabohesh ne asnji veprim politike.
Po diktatori gjente mbeshtetje tek Qabej si perfitime hije demokracie.
Fotografia e paraqitun tregon masemiri permbajtjen e kujdeseshme te Qabejt ne divan tok me diktatorit.

Gjergj Mullaga | October 26, 2009 6:34 PM | Repliko
Eshte shendrruar ne fjal monotone,e sidomos kur perdoret per ta dinigruar figuren markante te Enver Hoxhes.Tek e fundit,fjala diktature nuk ka kuptimin qe neve na eshte servire,sepse edhe ne Shtetet me te zhvilluara ka ditakture,dhe do te kete diktatur.Ne fund te fundit Shiperia dhe Enver Hoxha kane hequr te zite e ullirit nga Diktatura perendimore,e cila ka hezituar ti afrohet Shgiperise,sepse nuk ka dashur ti prish timin e duhanit,BRSS(Rusis) e cila ne ate kohe ka peshuar shume dhe ka qene drejtuese dhe ka patur fjalen kryesore,tek Pakti i Vershaves.Enver Hoxha ka qene i rrethuar me Diktatur,dhe vetem ai ka ditur,ka mundur dhe ka arritu ta ruaj Shtetin Shqiptare.Kushdo tjeter,sikur te kishte qene ne vendin e Enverit,nuk do kishte perballuar presionin e fqinjeve te cilet kane patur pretendime karshi Shiperise.Sot,shif si eshte katandisur Shiperia.Ne krye te saj jane drejtuesit e Shtetit te cilet jane agjenta te Beogradit dhe punojne per dobi te Beogradit.
Qerim Kelmendi-Peje,Kosove | October 26, 2009 6:42 PM | Repliko
C'fare niveli komuntuesit! Futini nje kurs gjuhe pastaj dilni dhe jepini mend Nexhmijes. Popull bageti, keshtu do ju terhqin prej hunde gjithe jeten.

tani | October 26, 2009 6:53 PM | Repliko
Me cudit si nuk shoh nje firme kopetente te shprehet per epoken mbi 50 vjecare, qe mori emrin "epoka e Socializmit, me Enver Hoxhen ne krye?!
Kjo, sikur te kishte firma dhe nga tej kufijve, nuk do ishte keq.
Natyrisht jo firme e politizume.
Personalitei i tij duhet te dali me te tera, e kerkon koha.Jane 50 vite,nuk mund te injorohen 50 vitet e historise se nje kombi, lidhur me te.
Une jam ai qe jam,u rita e brymosa me ate kohe, qe kishte te mirat dhe te keqiat e saj ne ecje...Bej krahasimin sa dhe i jap vendin e merituar cdo ngjarje a personi,po;nuk mund ta "peshtyj", se me bie mbi vete.
Vete jeta zhvillohet mbi nje "site" dhe mire do ishte, qe sita te ishte e imet qe miellin ta nxirte vertet miell, po ja qe ka dhe "shoshe" qe nxjerr me mjell dhe ca krunde, po "krundet" krunde jane dhe i nxjere jashte organizmi...
Keshtu ndodh dhe me vendin e njerezve, qe futen apo jo ne historine e tij.
Ato vite nxoren "siten e mire", buken e se ciles po e shijojme sot te egjeruar. Kjo, se "sita" popull eshte carre...e uzurpuar kjo,jo nga shqiptare te vertete, fatkeqesi kjo.
E keqia qendron tek ato "duar" qe kane "siten" ne dore dhe lozin me te si me kungulleshka..dy here fatkeqesi.
Sa do vazhdojme keshtu?! Deri kur nuk do buzeqeshim ne ditet e festave tona KOMBETARE qe po na afrojne?!
Zoti na ruajte nga ca "sokellima" qe permendin --97 ten. Mos qofte e thene.
Ndoshta s'eshte vendi zgjedhur per keto fjale,po dhe eshte...ne ato vite enderruam per jo keto qe perjetojme.
Sa keq.Ne vend te festojme LOTOJME.
FZD

F Z D | October 26, 2009 7:01 PM | Repliko
Moj flutur i paske harruar radhet e qumeshtit me kanace dhe gure qjithe naten, akoma ske fluturuar nga kjo bote ti

lidia replike per komentin nga FLUTURA | October 26, 2009 7:02 PM | Repliko
Lexova artikullin edhe komentet dhe mendoj se nuk mund te behet nje shkalle krahasimi midis profesor Cabejt i cili i dha ketij kombi shume gjera me vlere me nje diktator i cili per te mbajtur nje karrike e shtypi dhe e sakatoj ate popull sa qe edhe sot e kesaj dite nuk po e merr dot veten.Historia ka treguar gjithmone se cdo forme regjimi ne nje periudhe te caktuar ka progres qofte edhe fashist apo ndonje emer tjeter.Pra konkluzioni diktatori yne ka shume fakte per te keqiat qe i ka sjelle familjeve dhe vendit ne teresi.
Me respekt pronari i vjeter

Pronari | October 26, 2009 7:05 PM | Repliko
Nastradin efendi me se u rrite zotrote kur s paske patur miell sheqer e shkrepse. Megjith ate tani ne kohen e Salidemokracis ke per te ngrene nga te tera llojet e te tera dimensionet se zoti Sali ju a ka krijuar mundesine te terve qe te hane e te ngopen.

Sonni replike per komentin nga Nastradini | October 26, 2009 7:10 PM | Repliko
o Gege Kosova po ku je bre burr si gjith kosovaret plera dhe ti je mrena berllokut
po ti je na i spiun i serbit se skamunci ndryshe Ti qe po na lavdron nje kriminele qe gjynofet e saj skon te pagu

Arben Sina | October 26, 2009 7:19 PM | Repliko
o popull shqipetar enver hoxha sa qe gjalle beri se e donte ate vend me shume se ne sot. profesor e. cabej arkitekti i akademise se shkencave dhe nje njeri i pa arritur. me me respeket per ate kohe se qe koha e ketij shteti qe ne gezojme sot. respeket per zonjen nexhmije hoxha dhe familjen e saj.

skrapalli, chelsea, london | October 26, 2009 7:32 PM | Repliko
ma VaFaCu

sam | October 26, 2009 7:44 PM | Repliko
Eshte e turpshme te krahasosh nje shkencetar e personalitet te nivelit te Profesor Eqrem Cabej me nje kriminel e vrases si Enveri. Eshte e turpshme te botohen artikuj te tille ne shtypin shqiptar, jane ofendues per ndergjegjen e kombit tone, per inteligjencen e kujtesen e popullit te thjeshte, te pakten per ate pjese te kombit qe di te dalloje te bardhen nga e zeza, driten nga erresira.

Hena | October 26, 2009 8:02 PM | Repliko
Eh,tall b....sh.Nexhmije,tall;ke para' te shkruash e te vulosesh si te te doje qejfi.
Po ju rikujtoj ketu ninullen e vitit 90-te,qe ne bashkemoshataret e Boit(sot zonja Valbona) ja kendonim pothuaj cdo dite:
Moj Vabona,moj Valbona
Ku i ka gjyshi paret tona
S'i ka gjyshi,i ka NONA
I ka fut ne arkat tona
pullumb shkalla | October 26, 2009 8:11 PM | Repliko
Të lumtë Nasredin shkrimi i ytë fortë i qëlluar.

shukri-limanipo i | October 26, 2009 8:14 PM | Repliko
Koment shume interesant! Jo vetem i vertete, por edhe me humor, gje qe na duhet pak ne shqiptareve.

Gjithe te mirat!!

Albiona replike per komentin nga henian | October 26, 2009 8:19 PM | Repliko
Nje komb shuhet ne qofte se nuk ka gjuhen e tije te unifikuar qe flitet dhe shkruhet.Kete kontribut te madh per kombin shqiptar e ka bere i madhi Cabej i cili meriton te jete ne piedestalin me te larte te kombit shqiptar.te tjerat pastaj jane sa te duash.

Burim Mesi | October 26, 2009 8:19 PM | Repliko
Shqiperia ne kohen e zotitEnver Hoxha ka qene dhe eshte me e kritikuara nga gjithe Shqiptaret por realiteti eshte ndryshe eshte e qarte jane bere krime per ta mbajtur kete regjim por Shqipria megjithse e varfer nga ana e ekonomise e shtetasve ajo ka pasur stabilitet ekonomik ka formuar nje brez i cili nuk ka pasur lirine e Evropes por nuk e ka njohur drogen korrupsionin papunsine degjenerimin kete varferi te tmershme ku njerez te pa priviligjuar germojne kazanet e plehrave vrasje cdo dite ose vetvrasje nga fukarralleku une nuk jam i fjales se komunizmi dhe diktatura jane njerzore por vetem sistemi social shendetsor centralizimi i shtetit ne komunizem kane qene me mire se sot ku per nje njeri nuk ekziston me respekti Shqipria eshte kthyer ne masaker humane

Dardani | October 26, 2009 8:33 PM | Repliko
turp i madh ke merremi akoma katilat e popullit shqiptar.
harruam kaq shpejte qe enveri me banden etij na lane 50 vjete ne erresire ?

rudi | October 26, 2009 8:36 PM | Repliko
ky lart me emrin Paul Tedeschini eshte Xhozefina Topalli nje Injorante qe doli nga Injoranca dhe per Injorance eshte bere Kryetare e Nje grupi Injorantesh qe quhen Deputete sa te Turp per ate komb nga kush Udhehiqen .Si ka mundesi keta te Vleresojne nje Njeri Madheshtor sic ishte Xhaxhi Enver Hoxha ,I paharruar qifte Ky Njeri madheshtor qe Na beri te flasim Shqip,RRofte Vepra e Enver Hoxhes

Naim Frasheri | October 26, 2009 8:45 PM | Repliko
Ca nostalgjike te Enverit ktu. Pathetik!

Purotirons replike per komentin nga Nastradini | October 26, 2009 8:54 PM | Repliko
Sigurisht se pa mendimin e Enverit nuk eshte bere asgje,per kete edhe jemi shume prapa.Per gjuhen e unifikuar sigurisht se jam,por do te duhej qe kjo gjuhe te pasurohet se paku gjdo dekad.Mua me vjen turp kur ende ndegjoj se perkrahet nje diktator si Enver Hoxha,dhe e shoqja sot ende shet kopalla.

prishtinalia | October 26, 2009 9:04 PM | Repliko
ka ardhur koha qe ne shqiptaret te bejme analizen dhe ti japim vendin qe meriton secilit.
sa per enver hoxhen, ai dhe regjimi i tij, per mendimin tim ishin fatekeqsia me e madhe e kombit tone, po ta analizojme thelle, ai ka bere me shume deme kombit shqiptar se turqia per 500 vjet.
ne kohen e turqise, me gjithe vuajtjet the mjerimin,dhe persequtimin, u ruajt dhe u mbajt gjalle elementi europian the themelet e popullit tone, u krijua nje brez intelectualesh qe megjithese ishin shkolluar si prifterinje, njohurite dhe dijet e tyre u bene baza e gjuhes, historis dhe encyclopedia, po ti marrim parasysh gjithe kete klase, qe ishte baza ne veri me qender shkodren, pa dyshim se ishin njerzit me intelectuale qe kishte balkani, shkodra u kthye padshim, ne embrionin e gjallerimit te kombit, poti shikojme ne fushen e ghuhes, letersis, historis ata themeluan bazen e kombit tone, ata ishin bijte tane, ishin prifterinje por mbi te ghitha ata ishin kombi yne, nuk po shkruaj emerat e tyre pse ata jane shume, bandad e enver hoxhes i shkaterruan totalisht, a ju kujtohet ipeshkvi i pare shqiptar, imzot koliqi kur i ngjiti shkallet e vaticanit. dhe komenti nga tv ishte, shikojine kete njeri qe vuajtjed e tij perfaqesonje shqiperine, e pra ate qe turqia nuk e beri per 500 vjet enver hoxha zhduku rrenjet tone, vrau preu trurin e kombit, ajken,shfarosi, njerzit mate zgjuar qe ka pase kombi jone per shekullin e kaluem.
tjeter shkaterrim, shqiptaret e jugut kane vuajtur per shekuj orthodoxismin grek, sipas fese ortodose ne qofte se je ortodox, je grek , jo shqiptar, ne kemi humbur, gjysmen e kombit nen influencen greke, ate qe shqiptared se arrien me shekuj ,por luftuan, earriten me nolin, krijuan kishen e pavarur, nder arritja me e madhe e kombit shqiptar, pse per here te pare ishim ne gjendje ti kundervihemi grekeve, enver hoxha e shkaterroi , ku jemi sot ?.

pal lekaj | October 26, 2009 9:20 PM | Repliko
A mund te me thoni nje gje,ju komentatore te zgjuar,me shkolle e pa shkolle,me tru e pa tru,kush tjeter perveç Enver Hoxhes,u shqetesua kaq shume per gjuhen shqipe,qe te jete ne nivele te larta shkencore,te jete e studiuar dhe e praktikuar nga te gjithe?Sot te vjen te qeshesh dhe njekohesisht te qash,kur shikon se si e shkruajne dhe e flasin gjuhen shqipe shqiptaret,duke filluar nga politikanet me ne krye Sali Berishen dhe deri te "gazetaret" qe shkruajne ne kete gazete.Per masat e gjera te popullit as qe duhet te bejme sondazh,sepse nuk do te gjendet nje njesi matese per t'a vleresuar.
Ishte merita e Enver Hoxhes qe arriti t'i vere ne sherbim te kombit shkencetare te tille si Profesor Cabej,t'u krijoje nje ambjent te pershtatshem per te zhvilluar studimet e tyre dhe t'i beje qe te ndjeheshin te vleresuar e te nderuar ne vendin e tyre.Dhe jo siç ndodh sot.Ku ndodhen studiuesit,ku punojne shkencetaret,çfare prodhojne ne sherbim te kombit?Shteti a i vlereson,a i stimulon,a i respekton,a i shperblen?Nuk duhet te merremi me dokrra,jo keshtu Enveri,jo keshtu Nexhmia.Sepse kam frike, se do te dale ndonje idiot dhe neser do te shkruaje ne histori,se Sali Berisha ka qene personalitet me i madh se Enver Hoxha.Atehere te gjitha tufat e dhive te Tropojes do te qeshin me te madhe...

Drin Arrnjeti | October 26, 2009 9:47 PM | Repliko
duke lexuarkomentete me siperme nje njeri normal dhe mepjekuri del me konkluzionin se akoma skemi marre vesh ngajeta si ti trajtojme gjerat ne jemi verbuar dhe nukdallojme asnji reffleks perveq bardh e zi. kemi then satroi zog dhe prap themi satrapi hoxha hade e bej dallime duke qene se si njeri dhe tjetri kan rdejtuar ket popull njeri 25 tjetri 50 dhe ne qe i kemi pershendet kemi ngel prap tek zero. jane 24 ngjyra ne njohim vetem 2. sa keq.

hydajeti | October 26, 2009 10:46 PM | Repliko
Epo per disa vite do te hedhin valle keto ide te intelektualeve te realizmit socialist deri sa gradualisht te zevendesohen nga ide te njerezve te lire. Tashme akomajemi ne periudhe tranzicioni por nuk do te mungoje dita kur gjuhetaret te mblidhen perseri dhe te shikojne mundesite e modernizimit te metejshem te shqipes. DHe kjo besoj do te shoqerohet me nje vendosje te ballances te dialektit veri-jug.
Sado qe mund tju duket e pamundur kjo do te vije vetvetiu.
Ne kohen e Zogut ishte dialekti Geg ndersa ne kohen e Enverit ai Toske.

Leon | October 26, 2009 11:10 PM | Repliko
FJALA


Fjala e atit fjalë e amës
Rrethuar me gjemba
Ku lulja e stinës
Mban rrënjët në pranga.

Narth me zjarrin në votër
Si Prometeu vuaj dënimin
Nga njeriu mediokër
Që si mushka e ka qëndrimin.

Si shtupë flokët mi kan’ përdredhur
Mua, të Bukurës së Dheut
Që sa zota i kam krehur
Në prehrin tim buz’ Mesdheut.

Nëpër letra kur t’më shtroni
Mos provoni me busull
Shpirtin tim ta kërkoni.

Ra dielli të masë kujtesën
Nëpër thinjat e historisë
Që koha të mundë harresën.
Agron Sela | October 26, 2009 11:18 PM | Repliko
Unisimi i gjuhës shqipe është puna më e madhe që e kemi arritur si Komb.Kombëtarja sot dhe Abetarja e përbashkët ndoshta rruga Durrës -Merdare dhe disa projekte tjera, qojnë në Bashkim Kombetar...

A.Vokshi | October 26, 2009 11:35 PM | Repliko
Ore copat a katunareve po pse ore gjuha e unifikuar ju ka prishur pune apo nje grua plake si Nexhmija shani se liroheni po mos harroni se kur te gdhiheni do gjendeni ne territor Grek se po Ju shet Sali Efendiu edhe shtepite e do ju shese edhe detin se grate ju jane shitur vete
Per sa kohe te mbizoteroje injoranca e malokeve kopukeve e hajduteve keto lloj idesh do degjoni ore te mjere

hasan prishtina | October 26, 2009 11:39 PM | Repliko
Nje gje me ka bere pershtypje - si ne intervisten e Ramiz Alise dhe te Nexhmije Hoxhes - asnjerit prej tyre as nuk i shkon ne mend te kerkoje te falur per cfare i kane bere ketij populli. Po njesoj edhe ju - nipi i Spiro Kolekes.

Akoma nuk e keni kuptuar se nese Shqiperia tani ka ngelur te drejtohet nga ata qe se kane per gje te te shesin per para eshte vepra e Enver Hoxhes me shoke. Ata u kujdesen ti prisnin ose ulnin koken kujtdo qe kishte mend,shkolle,pasuri, karakter, atdhedashuri, qe te mund ta kishin kollaj pastaj te drejtonin e benin si te donin me Shqiperine (kush kish ngelur t'ju dilte kunder?. Vepra me e shemtuar Enver Hoxhes dhe rregjimit te tij, qe do te vazhdoje te kete pasoja per kete komb eshte zhdukja e burrave e grave me mend dhe krijimi i "njeriut te ri" pa din e iman.

Sigurisht qe Enver Hoxha do ti ruante kufijte e Shqiperise sepse e kishte cifligun e tij dhe ishte mbreti i ketij cifligu. E si i zoti i cifligut kishte pastaj te drejtat te vriste e te priste kedo qe i vente kunder.

Zgjohu nga gjumi nipi i Spiro Kolekes. Sigurisht qe Ramizi e Nexhmija nuk mund te flasin ndryshe (c'te thone qe ishim pjese e atij rregjimi kriminal?); duhet te jesh nga tjeter brume qe te mund ta besh kete (ata jane brume i perzier me plehra e krime). Eshte miopi e madhe te fajesosh demokracine per cfare ndodh tani ne Shqiperi e te mos ta kuptosh qe farat e ketij pislleku qe ka mbuluar tani Shqiperine i hodhi rregjimi i Enver Hoxhes a shokeve te tij

pirro replike per komentin nga nipi SPIRO KOLEKES | October 27, 2009 12:08 AM | Repliko
Pa dyshim Eqrem Cabej eshte shkencetari me i madh shqiptar ne fushen e gjuhesise e albanologjise dhe do te jete nje gur kilometrik per brezat e ardhshem te shkencetareve ne kete fushe. Enver Hoxha eshte drejtuesi i shtetit shqiptar per 40 vjet ne sistemin mono partiak. Rastesia e solli qe keto dy figura te jene jo vetem bashkemoshatare dhe nga i njejti qytet, por te zhvillojne aktivitetin e tyre profesional ne te njejten periudhe, njeri ne fushen politike dhe tjetri ne ate filologjike. Nuk jam aspak dakord me ata qe thone se E.Cabej ndiqej, pergjohej, persekutohej nga njerez te vene nga E.Hoxha, apo ishte denuar me vdekje dhe ne momentin e fundit ju fal jeta. Keto jane thjesht pjelle e fantazise se çfrenuar shqiptare. Di me siguri qe E.Cabej studioi ne Viene dhe me siguri kishte simpati per te astuquajturen "Dojç Kultura", por gjate periudhes se pushtimit gjerman te Shqiperise ju ofrua posti i ministrit te arsimit, post te cilin ai e refuzoi me pretekstin "se ishte i prere per pune studimore dhe jo administrative". Mbas lufte, fakti qe ai kishte simpati per kulturen gjermane, sherbeu si "detonator" qe ne adrese te KQ. te P.P.Sh. te vinin rreth 3000 telegrame, ku kerkohej ndeshkimi i tij, gje qe nuk u perfill nga drejtuesit komuniste te shtetit.
Atij ju krijuan te gjitha mundesite, qe njohurite dhe talentin e tij, ti vinte sa me mire ne perdorim, ne studimet e tij shkencore.
Pershendetje

Heretiku | October 27, 2009 12:26 AM | Repliko
Dikur quhej demokraci,kur sundonte pakica mbi shumicen...Enveri te kunderten.Saliu ne te njejten teori me Enverin,vecse ne "vepra",pakica sundon shumicen.Dikur...Arkimedi "kerkoi" nje pike mbeshtetese qe te levizte globin...Ne kemi Salen [vepren]si pike te tille dhe vetevetiu ngrihet shume larte vepra e Enverit [ketu kapet dhe Nexhmia].Neser,mbase dikush tjeter behet ne rolin e "globit"[planetit]e mbase Enveri ,ajo pike mbeshtetese qe s'do gjendet kurre.[sa do rrojme...?]Po me kuptuat Ju faleminderit.

Sokrati | October 27, 2009 12:29 AM | Repliko
Mirenjohje dhe respek per shkrimin - kujtese te sh.Nexhmije!
Shekulli i 20-te do te kujtohet ne shekuj per epoken e sistemit te ri te Socializmit dhe Pushtetit Popullor, si edhe te reformeve te medha qe u kryen gjate ketyre 50 vjeteve te kesaj Epoke.
Nuk mund te besh krahasime midis Enver HOXHES dhe Eqrem CABEJT, nje cilesi kane te perbashket: te dy jane kolose qe emrin dhe veprat e tyre e skaliten ne trupin e Kombit shqiptar per te mos u fshire perjete shekujve.
LAVDI E MERITUAR VEPRES SE TYRE!

V.O. Ne kete periudhe te veshtire ne te cilen eshte kandisur Shqiperia, eshte e natyrshme qe te ringjallen kukuvajkat. Kur te mekembet Atdheu do te shtegetojne edhe kukute larg si ne 1944, per te shpetuar pendet e zeza.

Andrea | October 27, 2009 12:49 AM | Repliko
Jeta e njerzve qofshin te shquar apo te pa degjuar eshte e shkurter dhe shkon por historia mbetete dhe me kalimin e kohes i afrohet me teper te vertetes.T e flasesh per Enver Hoxhen do duhej te kishte aq vepra sa tejkalonin veprat qe ai la me te mirat dhe te keqijat e tij me aritjet dhe gabimet e tij.Te gjitha nuk mund te analizohen ne nje shkrim dashamires apo dashakeq sepse ishte nje figure poliedrike qe la gjurme ne 50 vitet e jetes se Shqiperise dhe popullit tone.prandaj duke ju permbajtur shkrimit te Nexhmije Hoxhes dhe temes qe shtjellon e quaj nisme te mire te gazetes shekulli per te ndricuar kete pjese te historise qe sot eshte e diskutushme dhe qe me pare ne keto 20 vitet e fundit konsiderohej si tabule e ndaluar si rezultat i zhvillimit te luftes se klasave ne kah te kundert nga udheheqesit qe uzurpuan shtetin dhe publicistiken ne emer te luftes se komunizmit qe u quajt si e keqja me e madhe,me shkatrimtare.Tani qe jepen ne klan apo Tv e tjera dokumentare te se kaluares megjithe perpjekjet propaganduse per te zbrazur dhe ate pak nostalgji tek populli dhe par ta mbushur trurin me idete e lirise absolute dhe endra per te aritur dhe ne ne jetese si popujt e tjere te evropes,del me ne pah se e verteta e komunizmit ne Shqiperi dhe e atij qe udhehoqi njerzit ne realizimin e nje perpjekje qe rrezultoj me arritje dhe disfata,Enver Hoxhes nuk jane kaq te zeza sa perpiqen ta bejne .Po ti krahasosh keto me humbjet kombetare dhe disfatat ne keto 20 vjet megjithe mbushjen e vitrinave por jo te nevojave te shumices se popullsise,duam apo nuk duam ne kandari anon per nga ana e Enver Hoxhes,prandaj dhe njerzit thone shpesh ishim me mire.po bejme krahasime te barabarta 20 vjetet e para te qeverise se Hoxhes me 20 vitet e demokracise pa thene qe jane te PD apo te PS keto vite.Ne vitet e Enverit Shqiperia u mor e shkatruar nga lufta me nje sasi te paket punishtesh, mjelli, makaronash ,trikosh,dhe duqane zejtaresh prodhus te vegjel per goshde kuajsh,robaqepes zduktare,kallanxhijsh dhe tregtaresh qe shisnin mallra me shume bujqesore dhe blegtorale.ekonomia ishte me e prapambetura ne Evrope dhe ndoshta ne mesdhe.shendetsia kishte ndonje spital ne qytet kryesore dhe disa dhjetra mjeke ,sistemi bankar i renuar dhe i grabitur nga zogu dhe pushtusit qe kaluan.ne keto kushte Enveri megjithe perpjekjet e jugosllavise dhe Greqise per ta gllaberuar Shqiperine ndermori reformen agrara qe e paisi bujkun me 20 ha toke dhe oslli te rritej prodhimi bujqesor.Ngriti fabrika te rreja dhe kombinate dhe ndermori ndertimin e nje sere hidrocentralesh per te siguruar qytetin dhe nje pjese fshatrash me drite. Po permend me te rendesishmet kanali Naum Panxhi,tharja e kenetes Maliq hekurudha Dures -Tirane dhe Elbasan -Dures,hidrocenteralet Lenin.Marks,Engels,Koman,etj,trikotashet Korce ,Yzberisht,Berat,uzina mekanike ne rrethe te ndryshme dhe SMT,parqe mallrash ne rrethet kryesore kombinate perpunimi druri etjSpitale ne cdo rreth dhe qytet kryesorstadiume kinema dhe shtepi kulture et ,me te cilat u punesuan njerzit ne pune.nuk permenden te gjitha se do kohe dhe keto per 20 vjet.ushtria u modernizua duke patur mrojtje toksore ajrore dhe detare dhe duke perballuar me sukses provokacionet e gushtit 48 nga Greket.Por keto perpjekje paten dhe gabimet qe rrodhen si rezultat i luftes se ftohte dhe ideologjizimit te tepruer qe shpuri ne burgimin vrasjen dhe e leminimin e njesere kundershtarve te vijes se Enverit midis te cilve armiq te shqiperise dhe agjente te vertetuar te sherbimeve te huaja por dhe te pafajshem qe i strehonin dhe mbronin keta.Kurse ne 20 vitet e demokracise pati mijra te vrare dhe te sakatuar si rezultat i paregullsise se ligjeve qe e kethyen vendin mbrapa dhe e demtuan fizikisht,vetem ne kulla te ngujuar nga gjakmarja e pa ndeshkuar dhe e nxitur nga konfliktet dhe urrejtja percarese jane mbi 8000 veta perdite vetvrasje dhe vdekje ne rruge ,pa permendur krimin e vrasjes qe shteti nuk jep ndonje statistike.Per sa i perket ekonomise papunesia ka goditur 80% te popullsise ne fillim dhe vertitet ne 60% sot.Nga 35 fabrika dhe kombinate, ndermarje me mbi 200 puntore qe kishte ne cdo rreth te cilat u shkatruan nga turma vjedhesish qe udhehiqte PD me "heroin e demokracise "Hazem Hajdari,ne baze te teorise 0 te fillimit te demokracise.Sot pas 20 vjetesh jane ngritur disa fabrika perpunuse dhe punishte prodhimi ushqimor dhe industrise se lehte me rruge te paqarta sigurimi kapitalesh dhe nga shitja per 5 lek te atyure te meparshme pasi u cveshen nga makinerite qe megjithse me te mira se ne Greqi dhe Mal te zi dergoheshin per skrap,njerzit jane bere me te varfer dhe blejne buken me lista dhe pengje,dhe vetem nje fakice njerzish intelektuale te korruptuar rrotull qeverise kane siguruar pasuri te patundeshme dhe vene miliona me pune te pista dhe mafjozlleqe si shitje femrash,droge ,femijesh,pasuri kombetare,rrushfet dhe grabitje.Shendetsia megjithe modernizimin te disa klinikave mbetet nje shendetsi per eliten se shumices se popullsise u duhet te shesin dhe lekuren per te pagusr rushfetet te mjekohen,Behen tek tuk per shou ndonje veper e vogel bamirsie ,per te hedhur hi syve dhe demagogji.Arsimi dhe sherbimi civil mbeten me te koruptuarit qe kane lene njerzit te jene dhe analfabete.por ka dhe ndonje shkolle private cilsore per eliten.Nga keto krahasime te pjeseshme del qarte qe Enver Hoxha ishte diktator per ata qe preknin interesat e e shumices se popullit dhe demokrat per ta shpene popullin ne perparim,por qe i vune pengesa rruges si nga brenda dhe nga jashte ,ata qe udhehoqen ne keto 20 vjet demokraci ne se meriton te quhet keshtu jane diktatoret me te eger qe po shfarosin kete popull me politiken perca dhe sundo dhe demokrate per nje pakice banditesh qe ju vine ps volles ne tere kete shkatrim qe po i bejne Shqiperise ne emer gjoja te lirise ,demokracise vlerave qytetare dhe Europiane.

Skender Beu | October 27, 2009 2:24 AM | Repliko
a ju kujtohet gazeta koha jone me rubriken njeriu me i shquar i kombit shqiptar ky ishte Enver Hoxha. votimet ishin te lira dhe nuk lejohej votimi anonim.

agron | October 27, 2009 2:40 AM | Repliko
Faleminderit qe shkruajte nje pjese te vogel historie Paul Tedeschini. Eshte shume interesante te degjosh histori te verteta ndryshe nga perrallat alla Nexhmije e kompani qe ja kane bere turli trute e nje pjese te njerezve. Ndoshta keto njerez jane pa shkollimin e duhur por mendoj se duhet te jene ne moshe te dallojne mashtrimin nga realiteti.

Faleminderit!

Ana replike per komentin nga Paul Tedeschini | October 27, 2009 3:40 AM | Repliko
Zonja Nexhmije,
ti po genjen. Ti shume mire e din se Enver Hoxha dhe prof Eqrem Cabej kane qene armiq te perbetuar ndaj njeri tjetrit. Shaqja e tyre e maskuar publike mund t'ia mjegulloje mendjen vetem atyre te cilet nuk e kane idene per projektet e Enver Hoxhes dhe te Cabejt. Enver Hoxha e ka shfrytezuar torine e Cabejt vetem per aq sa kishte nevoje projekti i tij politik per Shqiperine, i cili, duhet ta pranosh zonja Nexhmije, ishte projekt globalist, mos u ben qe nuk e di. Cabej , nga ana e tij kishte nje projekt antiglobalist dhe pro nacionalist me qellim per ta globalizuar ne drejtim tjeter, strikt pro-Europiuan. Enver Hoxha ishte kundershtari me i madh i europianizmit nder shqiptaret. I tille ishte edhe Zogu, i tille po na del Berishogllu. Andaj dora e zgjatur e Enver Hoxhes po vazhdon te marr harac nga ky popull, ne cdo sfere te jetes se tij, si ne ate materiale ashtu edhe ate shpirterore. Zonja Nexhmije, ti po shihet qe e ke rrethin tend sekret akoma shume te gjalle dhe shume te forte. Fatkeqesia eshte e kesaj bagetise sone qe te lidhin ty sot e atehere , dhe trashegimin e burrit tend me komunizem dhe diktature, ombrelle e mire kjo per tu fshehur apo jo? Nderkaq, keta mistrecat qe i keni lene nga pas (Sali Turku), po edhe ai nga i cili trasheguat (Zogu)dalin se kinse ishin dhe jane kundershtaret e projektit tuaj. Zogu mbyti idene nacionaliste dhe te vertete demokratike te prifterinjve shqiptar (Noli)si qeverine me demokratike te kohes ne mbare kontinentin europian. Enveri ekzekutoi me qindra prifterinje katolik dhe ortodoks dhe intelektual te kesaj kategorie dhe mase shqiptaresh, kurse Berishogllu solli prifterinj grek per ta shlyer punen e madhe , unikale te ancionalistit me te madh shqiptar, Fan Nolit, me krijimin e autoqefalise se kishes ortodokse shqiptare. C'i duhej autoqefalia Sali Rames kur e futi Shqiperine ne Konference Islamike? Ferkoj duart Nexhmije. As ti e Enveri nuk do te kishit mundur ta coni me mire dhe me perpara ceshtjen kombetare ne zbehje te shqiptareve sikur qe po e bejne Sala dhe Meta. E keni perkrahjen e atyre qe po na shpallin me cifra te larta mysliman, sipas projektit tuaj. Edhe u perfaqesuam ne Konferencen Islamike, po sipas projektit tuaj. Dhe c'ironi , bagetia jone akoma mendojne se Partia Socialiste eshtte dore e zgjatuir e komunizmit kurse Sali Turku na qenka demokrat. Kjo eshte hedhje hi syve opinionit te paedukuar dhe injorant publik shqiptar e ty te lumte, ty dhe rrethit tend qe qenka shume me i gjere se sa qe kam menduar. Publikimi i ketij komenti me siguron se Shekulli nuk eshte ne krah me te ngjashem me juve.

vani | October 27, 2009 4:55 AM | Repliko
Po te mos kish qene Enver Hoxha i ligu i kombit shqiperia do te ishte parajsa e europes,kurse sot krahasohet me shtetet afrikane.Nexhmija vazhdon te na tregoje brockulla sikur ai ka qene i ardhur nga Marsi,megjithate vazhdo Nexhmije vazhdo sepse po ju a tregon niperve mashtrimet atyre qe se njohen dhe se jetuan kohen kur ju komandonit dhe i mbajtet skllevrit te nenshtruar dhe te shtypur.Kurse brezat qe e jetuan kohen e burracit tend nuk mund ti mashtrosh lehte.Iken te vojturit e tu si psh i ndjeri PJETER ARBNORI etj,etj qe vuajten nen thundren tuaj kurse ti vazhdon te maresh furome dhe te tregosh ate kohe si koha me e mire.Ty te ka haruar zoti sepse ti i rendon dheut kot.
Kati

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Mer 28 Oct - 3:40

NaRdI | October 27, 2009 5:08 AM | Repliko
Eh i shkreti Cabej dhe familja e Tij e nderuar nuk e kane pasur te lehte ne regjimin e Hoxhes ndryshe nga ajo qe na paraqitet sot.Kam degjuar Brikenen te bijen e tij ne nje prononcim ne nje tv qe tha se ai nuk mund te hiqte dore nga zotnilleku,kjo ishte me fjale te tjera ajo qe e bija tha.Edhe kur ishin te detyruar ta dergonin jashte shtetit per perfaqesime, i vinin spiune nga pas.Edhe vellai i tij IHsan doktor i nderuar dhe po ashtu i zoti nuk i gjente derman shpirti sa ne Lushnje sa ne fshat po detyroheshin ta kthenin kur populli i qytetit e ndiqte edhe ne fshat dhe radha behej me keq se ne radhen e qumshtit ...

dorina | October 27, 2009 5:51 AM | Repliko

Ne SHBA nuk mund te gjesh dot qofte edhe nje gazete te vetme ku te mund te botosh nje artikull te tille. Ketu komunizmi si ideologji eshte i ndaluar me ligj dhe fatmiresisht i urryer nga qytetaret. Ashtu si edhe fashizmi dhe ideologjia e tij. Jo se nuk ka komuniste apo fashiste. Por ata jane te izoluar, te perbuzur e per pasoje te pafuqishem t'u imponohen qytetareve.

Enis Mataj | October 27, 2009 6:56 AM | Repliko
Z.(K)Nardi,kush po e pengon tani qe nuk eshte Enveri, Shqiperine te behet perla e Evropes?Ulu ne bythe,djale,shih realitetin,meso te lexosh e kuptosh kohen dhe bindu, se nje komb, ngrihet ose bie, vetem kur vlereson ose zhvereson veten e vet.

Drin Arrnjeti replike per komentin nga NaRdI | October 27, 2009 7:48 AM | Repliko
me ben pershtypje sa shum qekan pro nexhit.si mjaftuan 50 vjet pacavuret qe shkruante enveri po duan pprap ato te nexhit e ramizit.ku e gjen ajo kurajon te vazhdoj te na shesi sapunin per djath.fllucka sapuni esht dhe flutura,geg kosova ...

milo | October 27, 2009 8:59 AM | Repliko
"Enveri nje vigan" ??? vete emni yt Zdrala asht nji program i veçante, prandaj kur zdrala cakton rendin e viganeve punet ecin mbare.
Oso Kuka (Vranine)

Oso Kuka replike per komentin nga Xyth Zdrali | October 27, 2009 9:10 AM | Repliko
Keta dy bij te Gjirokastres kan bere epoke njeri te ndritshme e tjetri te shemtuar.
Tani eshte leht te thuash se beme kete apo ate per Eqrem Cabejn,kote arsytoheni
sistemi juaj vrau me qindra intelektual.
naimi | October 27, 2009 10:52 AM | Repliko
Beni mire qe shkruani por mbi tegjitha duhet te flisni edhe per fakte te tjera historike. Keto deshmi do jene vlera te pa zevendesueshme per historine e Shqiperise por jo per ate qe shkruan Beqiri.
Sot nje pjese e mire e politikes dhe medjas po sulmmon Enverin dhe bashkepunetoret e tij dhe po mundohet te ngrej lart A.Zogun e E.P.Toptanin
Por koha do te tregoj te verteten dhe ajo flet tju tregoj atyre se Enveri dhe bashkepunetoret e tij e moren kete vend ne kohen me te veshtire nuki sodhi ne pushtet Serbi e Greku por ngriten masat e popullsis dhe ju thane se lirija fitohet dhe nuk te falet dhe e rradhiten kete komb ne rredhen e fituesve.

edi | October 27, 2009 10:57 AM | Repliko
Kur qenté lehin karvani shkon pérpara.Juve komentues té mjeré,injoranté e drité shkurtér qé me guximin tuaj té çmendur kurré mos mendoni se me mllefin qé nxirni nga ato gojé té félliqura do té nxini sado pak figurat e shquara té kombit shqipétaré.E.Hoxha qe dhe do té mbetet ndér shekuj mé i madhi ndér mé té médhenjté. Shkoni e punoni mos e vrisni kohén kot, jeni jashtéqitja e kombit. Kurré nuk péshtyhet lart se té bie né fytyré. Ne duke nderuar até nderojmé té qénit shqipétaré,rrisim krenariné toné si bijté e shqipes qé do té ngrihet pérséri té fluturojé lart e mé lart.

Duz çibuku i Riu. | October 27, 2009 11:03 AM | Repliko
Znj. Nexhmije na knaqe me keto shkrime
qe mundohesh akoma te bejsh veten dhe enverin qe ase shkollen pere Dr. Hajvan nuk muajt ta kryen.
Historin tende e te shokut enver e kena mesuar lexuar degjuar me mija her por nje tjeter Histori jo.
Do ishte interesant te shkruash si e njofte dushan mukoshen e sa dushana tjer sa koh kalove me ta para se te martohesh me enverin kjo do ishte interesant pere ne disave te dime.
Redaktor i nderuar te lutem lejoma ket.
Comment.

Dobroshi | October 27, 2009 11:12 AM | Repliko
Ana, vani, dorina, nardi e te tjere qe villni vrere ne komentet tuaja!
Do t'ju kerkoja ta lexonit ate qe ju me pas komentoni. Lexojeni dhe komentoni mbi permbajtjen dhe mbresat qe ju lene kujtesat mesiper. Nuk besoj qe jeni ne gen vjellvrreres. Ne rast se po ndaloni te shkruani atehere!

Andi | October 27, 2009 11:40 AM | Repliko
Të jemi seriozë të pakten. Ç’hyn Enveri me Çabejn! Enveri edhe me njeqind redaktore mbi krye bante njemije gabime. Lexoni pjesë të telegramit që i paska derguar Çabejt në Itali:

“…Ju uroj, gjithashtu shërim të shpejtë e të na kthehesh me shëndet të plotë.”

Kulmi! I drejtohet me “Ju”* (Ju uroj) dhe pas tre fjalësh i flet me “ti”: “..të na kthehesh” (e jo; të na ktheheni, si duhet të vazhdonte).

Enveri kishte ku të merrte shembull: kishte Stalinin që u perzie në Çeshtjet e gjuhësisë…

Tashti Nexhmia (më falni por nuk më vjen ta quaj "zonjë"), nga “kroniste a deshmitare", kthehet të japë mësime e bile të hedhë anatema për ata që mendojnë se 1972 –shi ishte një imponim për gjuhen dhe një varfërim i saj.
I kujtojmë Nexhnijes – dhe pse jo edhe ndonjërit si ajo – se Çabej e Domi, vetëm pak vite ma parë se 1968 kishin thenë se gegnishtja dhe toskrishtja duhet të liheshin të zhvilloheshin të lira edhe për shunmë vite dhe vetëm pastaj mund të mendohej për një gjuhë letrare kombëtare. Kaq është e vertetë kjo sa në ato vite vetëm Androkli Kostallarit i ndjehej zëri.

Albert Prendi
Albert Prendi | October 27, 2009 12:03 PM | Repliko

kur nje personazh shkruhan kujtime eshte gjithnje nje gje pozitive per brezat qe vine .por kur keto kujtime qe shkruhan kane gjithnje te njejtin drejtim nuk kan shume vlere , sepse shume gjera i dine dhe te tjeret.
z.nexhmije bene mire qe shkruan por te shkruaj dhe te flas jo vetem per ato qe i interesojn asaj .se ne brezi i ri kemi nevoj te njohim mire te kaluaren ne te mirat e ne te keqiat e saj.qe shkruan dhe si shkruan me sa shohe nuk e ndalon asnje , ndryshe kur nje person do sido nuk mund te shkruhante ne kohen e diktatures se imponuar nga enveri.
une z. nezhmije kerkoj nga ju nje gje :
mire se vini me kujtimet pozitive .
por me kujtimet negative kur do shkruhani ?
a e dini ju z.nexhmije se midis popullit tone ka shume persona qe kan nevoje te madhe qe ju te shkruani kujtimet tuaja dhe tu jepni mundesi atyre personave ( nga keta dhe une jam nje prej tyre )te gjejn e eshtrat , varret , te dine per torturat , ndjekjet , plaçkitjet e pasurive te tyre .koseguenca qe nje pjese te mire te popullit tone ndoqen shume .
kam shkruajtur dhe here te tjera por nuk me eshte botuar komenti , nuk e di perse .une personalishte kerkoj nje ndihme njerezore nga z.nexhmije .
kerkoj te di ku jane eshtrat e gjyshit dhe te xhaxhajit tim ekzekutuar ne 1947 ,te lutem me ndihmo po qe se di diçka .
me shprese se munde te me ndihmosh , ju uroj ju z. nexhmije dhe gjithe familjes suaj gjithe te mirat ne jete.
me shprese se do ma botoj redaksia e gazetes shekulli :
faleminderit .

GIMI | October 27, 2009 12:28 PM | Repliko
Shoqja Nexhmije Hoxha!

Nderim per te pavdekshmin shokun EnverHoxha,
Nderim per ju qe edhe ne kete moshe te shtyr i kontribuoni Shqiperise dhe kombit Shqipetare me teper se te gjitha "udheheqjet" e instaluara ne tokat shqipetare, qe veq te te zezave,shitjes se copave te atedheut dhe tradhetive te pa nderprera ndaj popullit dhe vendit, asgje te bardhe nuk sollen.
Nderim per te gjithe te renet per liri dhe atedhe ne tokat tona,qe vetem nen udheheqjen e Legjendarit Enver Hoxha,sakrifica e tyre mori kuptimin e plot.
Respekt per te gjithe patriotet e vertete qe qeshtjen e kombit dhe atedheut e kan mbi interesat e veta.

Ju or mjeran qe jargisni duke share Enverin! qe te pakten ju mesoi te shkruani, ndaluni per nje moment, shikojeni poziten tuaj personale te familjeve tuaja,te Shqiperise dhe mbar kombit shqipetar , ku eshte katandisur sote !nga "Demokracia" , vetem ateher mund te nxirrni konkluzione.
Silleni rrugeve te "dynjase" pa emer pa ndere,ku s'ju njefe kushi, vetem kur i duheni per te lare pjata,pastruar wc,apo per te fshire rruget,nuk keni tjeter vlere.


abo | October 27, 2009 12:31 PM | Repliko
turp i madh thote njeri ketu me lart per enver hoxhen. por dua ti them atyre qe e shajne se ashtu si po kerkohen eshtrat e ahmet zogut nga ku ai vdiq do i kerkojme edhe eshtrat e enverit . ne fund te fundit ata ishin shqiptare pavarsisht se kishin polemika te kunderta eshte e njesoj si keto partite tani ? pse kur te na vdes nanua me berishen si do tu a bejme atyre eshtrat me nder keta nuk e meritojne ti vendosesh as ne nje hale shqiptare.vetem kaq beni bilancin sa ka vrare enveri per 50 vjet nanua dhe berisha i vrane vetem per nje vit. dhe ai eshte 1997 qe nuk do te harrohet kurre.

cane | October 27, 2009 12:55 PM | Repliko
Kjo Nexhmija qenka me e paturpshme sesa e mendonim, madje me e paskrupullte dhe gjaketare sesa Enveri. Nuk ka turp fare kur flet per "lotet" e tyre. kush e di kur kane qare per here te fundit keta diktatore Enveri, Nexhmija dhe Ramizi se me siguri kane qeshur tere jeten e tyre me fatkeqesite dhe dhimbjet e popullit shqiptar. I lutem Zotit qe kurre me mos te dlain tua shohim fytyrat dhe me pak kujtimet e tyre.
Ilirida | October 27, 2009 1:33 PM | Repliko
Baskohem me idete e Gjergj Mullages dhe P. TEDESCHINIT.FOTOGRAFIA E MESIPERME FLET ME SHUME SE FJALET E NEXHIT

PJETER QEPA replike per komentin nga Gjergj Mullaga | October 27, 2009 2:06 PM | Repliko
Enver Hoxha per te mbajtur pushtetin e tij vrau pa meshire shume shoke,miq te ngushte dhe bashkepunetore te afert.Emocionimi dhe lotet e tij kur fliste ne telefon me profesorin e nderuar,nuk jane gje tjeter vecse shprehje te nje ndergjegjeje te renduar dhe te nje shpirti te trazuar,te cilit nuk i kane mbetur shoke e miq,por eshte i rethuar nga njerez servile dhe frikacake.Gjithmone vjen nje moment per secilin qe t'i beje gjyqin vetes dhe te pendohet per fajet dhe gabimet qe ka bere..Por sado qe te jete penduar Enver Hoxha ,ai eshte diktator dhe kriminel.

Gregori | October 27, 2009 2:11 PM | Repliko
U kane plasur syte ketyre qe shajne. Dhe te mendosh qe dhe sote ne, ne SHQIPERI furnizohemi me energji elektrike vetem nga hidrocentralet qe beri ENVER HOXHA. Njerez pa din dhe iman, mosmirnjohesa deri ne kulm. Askush nuk thot dote qe nuk kish te keqijat e veta dhe ai. ENVER HOXHA ZOTRINJ NUK PASKA QEN I TE MANJTEVE, POR I SHQIPTARVE QE E DUAN SHQIPERIN. E KAM THEN DHE DO E THEM SA TE JEM GJALL. FALEMINDERIT ENVER HOXHA! AH ZOT I MADH TE NGJALLESH DHE NJEHER. RROFTE SHQIPERIA E SHQIPTARVE. ME MIR BUKE E KRIP, SE TE DEGJENERUAR DHE HAJDUTER. NA KA VEN PARA EVGJITERIA DHE JU TREGONI PRRALLA. JASHTE NGA SHQIPERIA KUSH ESHTE ME NGJYR.

valona albania replike per komentin nga abo | October 27, 2009 3:00 PM | Repliko
Ah mor Naim sa i vobeket qenke ta gjykosh ti Zonjen Topalli sikur Naimi, origjinal te ishte Gjalle do ti shkruante Poezi Zojes Topalli.

seferi | October 27, 2009 3:14 PM | Repliko
I ndjeri Cabej dhe Kadarea nuk u vrane nga dora e Hoxhes vetem se ishin Gjirokastrit.

Hektor | October 27, 2009 3:23 PM | Repliko
Nexhmija eshte kthyer ne nje papagall. Persa i perket Intelektualve shqipetare Enveri jo vetem qe nuk i vlersoi po i pushkatoi dhe i persekutoi.E beri kete se nuk i pelqente mendimi intelektual se vete nuk ishte intelektual. Enver Hoxha e trajtonte veten si profesor i liceut te Korces dhe qe kishte mbaruar ne France. Asnje lloi dekumenti nuk existon per kete kriminel se ka bere shkolle kur dihet se franca ka dekumenta shume te sakta.
Enveri pushkatoi Qelibashin me shoke pa ligje dhe ne kete moment ai u kthye ne nje kriminel. Pushkatoi deputetet qe kerkonin pluralizem politik dhe ideja e tyre u arrit ne vitin 1990 , me kete veprim Enveri e la shqiperine 50 vjet pas moj Nexhmije. Ata ishin me te ditur se Enveri prandaj ideja e tyre triumfoi ndera Enveri e la popullin ne kater rrruget. Une jam rrit me nje pale brek moj Nexhmije se parat e babait tim shkonin per Partite Marksiste-Leniniste.
Enveri s'qe politikan por kriminel. Enveri ja kishtte ndaluar sejcilit te komunikonte me te huajt dhe kush kapej denohej ose pushkatohej nders vete ishte agjent Ruso-Serb dhe punonte sipas porosive te tyre. Posta sekrete qe kontrollohej nga dora e Enverit sillte udhzime se si te punonte per te persekutuar shqipetaret burri jot moj Nexhmije.
Me thuaj se pervec shqipetarve dhe kosovarve kush i huaj eshte vra ne kufi.
Mbylle gojen moj Nexhmije se po ben poshtersi duke mbrojtur Enverin.
Enveri ne kohen e diktatures dhe ti Nexhmije keni bere krime. Vrave Mehmet Shehun te doje te kontrolloje politiken shqipetare me Ramiz Aline mbas vdekjes se Enverit. Populli s'ha bare.
Ne qofte se duhet te punojme sipas llogjikes se Enverit ti duhet te ishe pushkatuar 20 vjet perpara. Ti kerkon dhe te jeshe e lire dhe te kakarisesh per Enverin Tend kriminel. Beach!

tonny | October 27, 2009 3:54 PM | Repliko
Per thiken me dy teha,as kush nuk e thote te verteten.
Nexhmija, te vertetave te saja nji pjese i hedhin posht.
Une do te shkruaj, Enveri me te vertete u tregue diktator.Po me shume u be nga ato qe sot vete prendimi ka hapur arkivat dhe tregon dokumentet sekrete te agjenteve te tyre per te krijue sa ma shume pakenaqesi ne vend,ndryshej nuk rrezohej komunizmi.Keto agjente ishin me pergjegjesi partie dhe qeverie ne kupolen e Byrose politike.Duke filluar qe heret me Koci Xoxen dhe duke perfunduar me M.Shehun dhe K.Hazbiun.Argumentimi i ketyre eshte shembulli i vrasjes nga vet sigurimi i shteti,Pal Mleyshi hero i popullit.I cili kishte zbuluar qe ne byro politike ka agjente ne sherbim te prendimit.
Enveri nuk mund ti thoshte M.Shehut te zvoglojne prodhimin e Bunkereve e jo ma ta nderpresin.Sepse mbrojtja ishte detyre mbi te gjitha detyrat.E nese behesh keshtu agjentura vashdonte vprimtari me variant tjeter.E mora kete shembull se,pikrisht Shehu kish deklarue kohe me pare se vendi i yne nga vete natyra paraqitet me terren te thyer c'ka nuk ka nevoj per fortifikime.Ky zoteri te vjedhat i kethen ne stomak dhe jepe orjentim te behen pellemb e bunkere.Prendimi e dinte rendesin e buxheti ndaj duhet te shkojne per dhjame qeni djersa dhe mundi i popullit qe te ndihen mungesat ne ushqime,per Bunkeret e Shehut.
E njejta ide qendron edhe me besimin fetar.Ne ate kohe vetem plaka dhe pleq si dhe sot frekuentoheshin falltoret.Nesa sot nuk e praktikojne.Ne ate kohe te rinjet ia falnin njeri tjetrit ne gare Priftin apo Hoxhen se kush grumbullonte pike me shume.Me shuarjen e tempujve te rinjet iu kethyne gomerve dhe atyre me te meta fizike.Ishte inisiativa e rinise se Durresit piknisja,te luftohet Feja dhe te mbyllen Kisha dhe Xhamia.Kete nuk mund ta kundershtonte Hoxha per ma teper e ardhur nga masat.Keshtu qe kjo si dhe ajo e para nxitesh edhe me shume nga vete sherbimi sekrete agjenturore ne rritjen e pakenaqesise.Nji bunker kushtonte me shume se nji apartament dy dhoma me nji kuzhine.Kaq mjafton qe parat e popullit u bene rrush e kumbulla.Nga strateg Akademiku Shehu.
Ndersa persa i takon zbatimit te diktatures nuk duhet te konfundoheni.Pse nuk ka shtet ne bote qe ekzistencen e vet nuk e mbeshtet ne forcen e ligjit,Kapitalizmi dhe te diktatures(brenda ka ligjin),komunizmi.
Me vjen sinqerisht keq per ate vend ku populli si nji ortek qe fillon nga nji grusht bore dhe perfundon me nji rrokullisje marramendse.Hedhin poshte nga kjo supergjiro e rrokollisje qetesin e pa perseritshme ne te gjithe globin.Dhe ndijne kenaqesi me krismat e krimeve 24 orshe ne te gjithe vendin.Ku gjakmarrja e shuar u ringjall nga lideri Berisha me shperberjen e municioneve ushtarake ne duart e cdo kriminelit.Periudhen postkomuniste e quajne demokraci ku cdo dit konstaton veteflijime ne masen e gjere te popullates.C'ka ne ate kohe nuk ekzistonin edhe pse jetonim ne nji diktature.C'ka me te shkue mendja se mos kishin frige te mbytnin vetveten nga heqja e keqe dhunuese e diktatures.Permendin disa, mungesen e ushqimeve(shkaku i sherbimit poliagjentve te me siperm)dhe harrojne statistikat e rregjistrat sot nga gjendja civile te kaluara ne dyqane qe i quajne shopinge.
Se sa serioze dhe largpamse po na sherben kjo demokraci kuptohet qe ne nisej(moti i mire duket qe ne mengjez)me parudhat:"O filani o shkerdhat nuk e ke jeten e gjate".Si dhe iden filozofike e ish ekonomiste me cekun e bardhe.G.Pashko:"Te shkterrojme cdo gje komuniste".Krejte e kunderta me ate te para 1944.Ku i madh dhe i voge perkrahu levizjen:"Lufte per liri demokraci,pa dallim feje krahine dhe ideje."Me nji disiplin korrekte te jashtezakonshme.
Per 50 vjet askush nuk kercnoi si Berisha me ligje nder duar ne kuvendin e popullit :Shkerdhat,me moter gru vajze me liber shtepie dhe ne fune:Do te vras.Prane gjindej tifozja politikane,Topalli:”Nxirreni jasht ate Zhelanin”.Dhe po ky qifte shteti politikanesh na tronditi Shkodren ne maje te tribunes duke spjeguar rendsin se kush eshte:Tru tredhun
Komentatori | October 27, 2009 4:12 PM | Repliko
ZNJ. Nexhmije
Jam nga Kosova e lexova me endje artikullin tuaj qe shkrujshe fjal te bukura me te vertet per te madhin Qabej ashtu eshte por bashkeshorti juaj dhe ish diktatori i shqipetarve ka vend tjetr, prej kureshtjes do tju tregoj se qka me kishte then babai im per Enverin sidomos kur ishin demostratat studentore ne Kosove te vitit 1981,* biri im tha pasluftes 1941-1945 Shum shqiptar nga Kosova shkuen te shpetojn veten ne shtetin shqiptar nenen Shqiperi, por diktatori Enver i kthente mbrapa per ne Jugosllavi te lidhur duarsh ku lidhsat ju kishin hyr ne mish te duarve dhe ju thonte ju vini ketu dhe i tradhtoni vllezerit serb dhe malazez * merreni me mend qka ishte dikatatori , por edhe ai qe jeton me dikattorin eshet po si ai. Ju Faleminderit

KELMENDI | October 27, 2009 4:20 PM | Repliko
skender beu, nga historia e shqiperise pare 90tes na i ke ncjere gjithe ato te dhena per aritjet e medha te shqiperise nen udheheqjen e diktatorit hoxha,kur po lexoja komentin tend mu duk sikur po lexoja historine e shqiperise ne kohen e qofte largut,akoma ju kumunistet e bijte e tyre keni nostalgji per ate kohe kur per nje fjale goje kalbeshe, ne burg kur duhet te ngriheshe ne oren 3 te mengjezit per nje liter qumesht,kur njerezit punonin nga mengjezi deri ne mbremje per nje cope buke,kur duhet te ishe bir komunisti qe te vazhdoje arsimin e larte,e ku kane te numuruara bemat e sistemit komunist ne shqiperi,sistemi me i eger ne te gjithe europen lindore,ku u vrane e u internuan mijera e mijera njeres per hic mos gje,e ca tipa si puna jote akoma na permendeni akoma te mirat e sistemit te diktatorit hoxha,te keni turp qe akoma doni e enderoni akoma ate sistem ne shqiperi,qe akoma e sot shqiptaret po vuajne pasojat e tij.

berti ny replike per komentin nga Skender Beu | October 27, 2009 4:26 PM | Repliko
Nuk mbetet tjeter te thoni dhe te konstatoni se Enver Hogja diktatori i te gjitha kohrave shqiptare beri:Mbajti ne kafez Shqiperin mbylli syt shqiptareve mos te shofin jasht teritorit te Shqiperis,vrau dhe masakroi me urdher te vet gjith te shkolluarit dhe ata qe kishin per qellim qe kombi te shkoj perpara si prifterinj dhe njerez te lapsit dhe pendes.Enveri beri aq shum keq sa qe lidhjet e tij ishin Miloshoqiviane.Ai beri shum keq sa qe la Shqiperin si Afganistanin e sotem.

Krist Prenaj | October 27, 2009 4:35 PM | Repliko
Doni me per Enverin? Shikoni ketu:
www.youtube.com/watch?v=oLFVhOPHYys

pullumb shkalla | October 27, 2009 4:42 PM | Repliko
Shikojeni dhe nje here fantazmen ne foto, a nuk duket tamam fantazme? Sa shume jane mobilizuar krimbat e kalemxhijte lloj soji rreth kryekrimbeshes per te vazhduar akoma te gerryjne ne trungun e kombit, ne ferr do te shkoni sidoqofte. keni ne agoni te pakyhyeshme.

Agim | October 27, 2009 4:57 PM | Repliko
Andi me vie keq kur dikush bezdiset nga fjalet e mia, apo nga kjo vjellje imja e vrerit. Nuk e kam qellim te vjelle vrere. Qellimi im eshte ndergjegjesimi i atyre te cilet mendojne shume siperfaqesisht duke i klasifikuar njerezit ashtu sic jane te dirigjuar nga trendi i opinionit publik. Shqiptare jam, gjuhe , atdhe, histori, trashegimi alternative as nuk kam e as nuk dua megjithese i kam mundesite e pafundme per gjera te tilla. Qellimi im nuk eshte vjellja e vrerit, por puro shqiptaria. Jo shqiptaria e fshehur pas apo e mbrojtur prej komunizmit, kapitalizmit apo demokracise, e lere me qe te jete pas Enverit, pas Sali Berishogllut, apo edhe ndonje lideri opozitar, qofte ai Edi Rama, apo cilido tjeter. Kemi krijuar shume paragjykime dhe bestytni politike , kulturore, fetare, nacionalizem te pavlere dhe joracional, zotohemi per gjera te kota qe nuk e kane me as vleren siperfaqesore. Enveri e perdori Skenderbeun per efektet e tija nacionale te cilat reflektuan shume pozitiv, por nga ana tjeter Enveri nuk ishte konsekuent ta pranoj se Skwenderbeu jetonte dhe vepronte pertej nacionalizmit shqiptar. Per me shume koha e Skenderbeut bashke me trimerine e tij ishin shume vizionare per te na dhene sot shpjegimin se qe atehere ata punuan per nje Europe per te cilen Skenderbeu luftoi dhe e meritoi duke e shpallur Europen Shqiperi, Europen truall te mbrojtur nga nje bastion i vogel i saj, Shqiperia, e jo sikur sot qe Europa na ka mbyllur dyert pikerisht per shkak te trashegimise se imponuar nga jashte dhe te veteushqyer nga brenda. Enver Hoxha ishte anti-europian. Enver Hoxha e lavderoi Skenderbeun per aq sa i sherbeu Skenderbeu atij. Nuk te duket i ngjashem konstelacioni me kerkesen e Sali Berishes per t'ja kthyer eshtrat Nene terezes ne Shqiperi. Per Nene Terezen thua e ka ai injorant? Kurren e kurres> Nene Tereza i nevojitet Saliut per t'i plotesuar poena ne opinionin publik mire te derrmuar. Enver Hoxha ekzekutoi parine e klerit te te dy konfesioneve megjithese e dinte se te ky kler ka nje qerdhe dhe burim te pashterrshem atdhetarizmi puro shqiptar, lere anash grekun , turkun , italianin. Asnjehere nuk i beri ftese a kerkese Fan Nolit per ta vizituar Shqiperine megjithe pershendetjet e panumerta qe here pas here, permes delegacioneve shqiptare qe zyrtarisht vizitonin Ameriken, i mirrte nga Fan Noli. Nene Tereza, e cila ne rrafshin kombetar nuk ishte hiq me pak se nje vlere shume e denje dhe analoge me Skenderbeun u shpall e padeshiruar ne Shqiperi. Ambasadori i shqiperise ne Kombet e Bashkuara del ne menyre protestuese nga salla ne te cilen hyne bashkekombesja e tij Nene Tereza. Hoxha nuk e ndaloi fene ne Shiperi per shkak te komunizmit, sepse nje gje te tille nuk e beri asnje shtet tjeter komunist ne biote, pastaj edhe nuk ishte e demshme per komunizmin. Komunizmi bile e cmonte si nje opium per masen te cilen duhej mbajtur te hutuar. Enveri i jone jo, ai e hoq te teren sepse e dinte se ne emer te kesaj ndalese do te shkaterronte qindra klerike , ku e kishte vene syrin e qellimeve te tij destruktive. Dhe kete e bente megjithe pranimin e tij se kleriket shqiptar jane shume me te ngritur nga pikpamja intelektuale se sa ata mysliman, Por Enverit nuk i nevojitej niveli intelektual, atij i nevojitej degjueshmeria. Nuk e kam fjalen te diktatura, komunizmi dhe brockullat e ngjashme. Enveri ishte mysliman, gje qe tani se voni me shume mburrje e potencon edhe vete zonja Nexhmije, ne nje interviste permes ne televizioni kombetar. Une vetem them se dihet mire, por jo nga burimet shume te siperfaqshme, nga te cilat informohet opinioni i thjeshte publik, se Hoxha dhe Cabej kane qene kundershtar, jo ideologjik, por qyteterues ne imponimin secili qasjen e vet qyteteruese kombit. Njeri lindore, islame, te mbeshtjellur nen masken e komunizmit e tjetri perendimore, proeuropiane te mbeshtjellur me realitetin dhe meritat e historise, gjuhes , trashegimise dhe gjeografise se nje kombi. Andi, dallimi eshte i madh ketu, nuk eshte pune vjellje vreri, as ideologjie politike apo partiake, por pertej ketyre. Akoma thua vjellje vreri?

vani replike per komentin nga Andi | October 27, 2009 5:39 PM | Repliko
Shume e eresoni ate kohe, more njerz te zotit.Po nuk e dise cfare moshe kenise do tu kishja kthyer nje pergjigje me ndryshe.Enveri ka merita qe e beri vendin nje shtet modern,se ishim si fshatrat e Avganistanit.Kishim universitet pa pagese, mjekesi pa pagese,pune te garantuar , shtepi me qera simbolikedhe mbi te gjitha kishte rendin ne lartsinee duhur.Po ju nuk doni keto gjera te funksionoin prandaj shkruani keshtu.Juvej ju pelqeka kejo kohe qe vret vellai ,vellain per 500 lek, ju doni qe tju rrembejin femijen ne mes te dites e te mos pergjigjet njeri.Ju doni qe tju marin vajzen, gruan e tjua coin per prostitucion,se keshtu e doni shtetin te hapur si dyert e hanit. Ne nuk kemi pasur siden, nuk kemi pasur te droguar si jane tani nje pjese e riniseqe ri gjithe diten trotuareve.tTe vjen turp ti shkosh nje miku ne shtepi ,se do shikosh gruan apo vajzen me kofshe per jashta, e shume gjera te tjera pa mbarim qe si shkruaj dot se skam kohe.

Bilbili | October 27, 2009 6:01 PM | Repliko
Je shoqja e denje e krye kriminelit.para tij edhe djallivete do dukej engjell.Eshte turpi i gjirokastres qe e lindi nga teto gjulua dhe bimbash i i turqise, i korces qe e edukoje me veset me te keqija dhe ne fund e Tiranes qe i dha mundesine te behet ai qe u be.
po sa bij te shkelqyer ka lindur gjirokastra moj shtrige ! Sa shoke te tij zhduku ai vetem se dinin jeten e ij te nje te riu te degjeneruar.
Mbylle gojen moj e mallkuar se ferri te pret ti me e keqja vajze e dibres.
MALLKUAR QOFSH.

mitro manxo | October 27, 2009 7:01 PM | Repliko
Bashkeshoqerimi i dijetarit me te madh te kombit shqiptar, prof. Eqrem Cabejt, me kriminelin eshte nje provokim per vetedijen kombetare shqiptare...Enver Hoxha ka qenë një lider i tillë: një kombinim i kapedanit tribal me atë të burokratit bolshevik, dogmatik e mizor, stalinist i kategorisë më të ashpër, maniak i spastrimeve e vrasjeve pa ngopje. Ky themelues i sulltanizmit totaliatar komunist, nuk do te lejonte qe i fort i nderuari dhe i ndjeri prof Cabej te lihej ne kthinat e Institutit te Gjuhesise, nen presionin e flete-rrufeve kineze dhe te drejtueseve masovike me studime sovjetike. Jane dy bote paralele. Cabej eshte simbol i Perendimit, Enveri i Lindjes, ne variantin me te shemtuar te saj. Enveri katili, profesori Cabej viktima. Shprehjet se Hoxha e Cabej jane figurat e Gjirokastres eshte nje cinizem komunist te mos permendesh Kadarene!!!??? Pervec neverise dhe irritimit, keto palo shkrime nuk besoj se shkaktojne tjeter gje. Fosilet e diktatures me te ashper ne bote vazhdojne te shkruajne. Eshte demokraci!!! liri shtypi!!! apo shpergorim dhe cinizem kundra popullit shqiptar.

Gjuhetari | October 27, 2009 7:24 PM | Repliko
o albert flamuri ç`far ngjyre ka? un them te kuqe po ti? per ty me duket se ka nxhyr te kuçe.

valona albania replike per komentin nga Albert Prendi | October 27, 2009 7:45 PM | Repliko
Po edhe ti ama, se qenke analfabet fare... Ble nje gramatike te ghihes shqipe...m.q.s po flasim dhe per gjuhesine!

Berlin replike per komentin nga tani | October 27, 2009 7:48 PM | Repliko
Medet.....Akoma gjall eshte Nexhmija?!
Nuk e gjen gjo gjone e keqe.
"S'bjen rrufeja..."

VISI | October 27, 2009 7:58 PM | Repliko
Tregohu e ndershme dhe thuaju njerezve se ke qene e FEJUAR me Qemal Stafen perpara se ta spiunonit se bashku me perbindeshin Hoxha. U betohem miq, ka qene e FEJUAR, jo e dashuruar, E FEJUAR me QEMAL STAFEN. Pyesni cdo historian serioz dhe bashkohes te tyre (ata qe nuk arriti t'i vriste) dhe ka per t'ua konfirmuar kete fakt.

Nje mesazh per redaksine tuaj:
Ne te persekutuarit indinjohemi thellesisht qe ju i kushtoni vemendje nje zonje te zeze si e veja e diktatorit, dhe genjeshtrave qe ajo servir per publikun per te ngritur ne pjedestal vlerat e nje te pa-shkolluari si Enver Hoxha. Nuk mund te besohet kurre qe nje perbindesh si Enveri te kete pasur miqesi xhenuine me nje intelektual dhe dijetar si Cabej. Enveri ishte mohimi i te gjitha vlerave intelektuale dhe akademike te marra se bashku. Profesori shkonte ta takonte ndonje here me siguri se kishte frike se mos e vriste.

dor | October 27, 2009 8:09 PM | Repliko
Enver hoxha i futi shqiperise semundjen e virusit te quajtur komunizem dhe ky virus nuk do sherohet kurre,sepse shumimi i tije ka marre permasa shume te medha.

NIKO | October 27, 2009 8:41 PM | Repliko
Po more cane po, akoma nuk e di se Saliu asht pjell e Ramizit dhe Tosi pjell e Nexhmijes.
Ne 1990 Tosi ishte zv. i Nexhmijes.
Po Saliu si erdhi tek studentet! A nuk e di se e solli Ramizi. Saliu nuk qe as antare i byros politike as minister ishte nje Sekretare partie tek spitali.
SI mund te ngjitesh Saliu ne tribune me Gjinushin ate dite dhe tu benin thirrj studentve te mbeshteteshin tek mesimet e partise dhe porosite e shokut Enver.Ej babe merre vesh politiken?
Saliu e Fatosi jane nxenes te Enverit dhe se mos e ndriti Enveri dhe do ndrisin dhe keto. Keshtu i mesoi Enveri dhe keshtu bejne.A po shikon se si po shkon shqiperija.
PS eshte partia Komuniste parti e krimit dhe PD 50% e P.Socialste.
Bire Selman i nanes ke te qaj me pare hajdut,bakobant, kriminela,felliqesira batakcilere i nje bota keto qe udheheqin shqiperine.
Jane gati te shesin dhe grate vetem tu japin te huajte doren.
Ka qene nje Zef Bushati kur shkonte ne Zvicer e vishte gruan me Minifun. per tu prish mendjen kosovarve qe jetoni jashte dhe qe ti jepnin pak para gjoja per partine.

Tonny replike per komentin nga cane | October 27, 2009 8:46 PM | Repliko
DRIN ARNJETI,shqiperine po e pengojne ata qe e mbajten te pushtuar per 50-vjet,sepse eshte SALIU ME KOMPANI qe quhet opozite dhe pozite gjoja qe po ecin ne rrugen e ENVERIT qe NEXHMIJA NA TREGON PERALLA.DRIN ANJERI kujdes kur shkruan.

NaRdI replike per komentin nga Drin Arrnjeti | October 27, 2009 9:02 PM | Repliko
pote fisje ne kohen tende te mallkuar jo kaq sa ke shkruar ti shoqja nexhmije duke u tallur perseri ,por vetem te thoshe nuk ka presh ne dyqan perfundoje ne brgjet tuaja te ndyra

roby | October 27, 2009 9:39 PM | Repliko
E nderuar redaksi e "Shekullit"! Fotoja që keni botuar nuk është e plotë, asaj i është hequr pjesa djathtas, ku në krahun e majtë të Enver Hoxhës ka qenë i ulur Aleks Buda. Kjo foto është nxjerrë ditën e themelimit të Akademisë së Shkencave, në fillim të vitit 1973, kur pas mbledhjes solemne E. Hoxha takoi gjithë anëtarët themelues të saj. Çabejn në atë mbledhje e vunë me mbajtë fjalën e hapjes: tha vetëm dy fraza të shkurtra përshëndetëse "në emër të më të vjetërve". Në sallë ishin gjithë krerët e PPSH dhe qeveria. Çabej nuk u hodhi sytë e nuk përshëndeti as Partinë e as Enverin, rast unik ky në një mbledhje të tillë solemne gjatë asaj kohe, kur sipas adetit njerëzit që mbanin, fjalime në çfarëdo fushe qoftë, gjysmën e kohës bënin vetëm elozhe të mjerët.
I lutem redaksisë, po qe e zonja, të gjejë qoftë edhe një foto tjetër të vetme ku të jenë bashkë Enveri me "mikun" e tij Çabej! Do të ishte vërtet një zbulim i madh!
K. C. | October 27, 2009 9:53 PM | Repliko

ju heq kapelen, redaksia e shekullit:

tani po! Enverin e quajtet Diktator, ne kete rast jeni treguar mjaft objektive,
sa per perrallat e Nexhmijes, ajo, si çdo qytetarE tjeter ka te drejte te thote fjalen e saj, populli eshte ai qe do te gjykoje besueshmerine e thenieve te saj,

edhe nje here ju lumte kesa here. Enver Hoxha ishte diktator dhe shqiptaret bunkeri i tij...

pershendetje nga holanda,

rezart palluQI

R Palluqi | October 27, 2009 10:17 PM | Repliko
ore shokë, po nuk e ndiqte Sigurimi Eqrem Çabejn? Apo e ndiqte nga "dashuria" e madhe që kishte Enveri për të. Po Sabiha Kasimati pse u pushkatua? Le te thotë Nexhoja këto....

arben koli | October 27, 2009 10:51 PM | Repliko
nje gje kemi ne shqiptaret qe kur vdes njeriu e bejme hero OSE armik,ENVER HOXHA

ISHTE AI BURR QE KUR VDIQ QAU PERENDIA DHE E GJITH SHQIPERIA,kush e ka jetuar ate kohe le te thot qe nuk ka qar edhe koha,qane shqiptaret se ia pan te mirat, pse nuk kan njeri per berishen, si nuk thate njeher, ore shqiptar ne kohen e enverit 45 vjet jetuam mire dhe e cuam shqiperin deri diku , tani o burra ta cojme me perpara, po late ate injorant BERISHE qe na coj perseri ne kohen e fashizmit.qorra jeni nuk shikoni , beni krahasimin , enveri shqiperi nga keneta e beri me fabrika , uzina , hidroccentrale, hekurrulla spitale pa para, e cme duhet mua ca ka qen cabej , apo enver hoxha , shikoni mo te mjer cfar eshte bere,une jetoj ne usa , ika jo si tradhtar i vendit por nuk duroja dot kryetari e kshillit te lagjes sepse sa here shkoja per te sqaruar problemet me komshin prisnim djalin e tij qe lexonte letrat se ai nuk dinte , pra sali berisha ka vene ne fier nje njeri te perndjekur ( gjoja) dhe ai do na mbante keshillin e lagjes , por ai person ishte hajdut pulash dhe thoshte me ka internuar enveri, dhe berisha i tha post, o popull o popull cfar po behet , shani enverin shani nexhmien, turp per ju turp, lere ate figur te lart, se po tretet ne dhe , lereni ato kohe te bukura dhe ndertimi i shqiperis qe lulezonte , lereni pra , por ktheuni ne ditet e sotme , ku greku po na merr kufijte , ku bota po na perdor si kafshe , ku berisha po na vjeth , e po na mashtron cdo dite, ashtu si dikur ne kohen e ismail qemalit qe bota na donte qorre, kush eshte ai pronar qe e do ysmeqarin me shkolle , he me thoni.pse nuk thoni ju qe shqiptaret kan shkruar ne greqi dhe kur vijne ne shqiperi thon jemi greke, na shani enverin apo nexhmijen, namin bente enveri , te gjall i dogji greket ne ato vite kur na provokuan, ja pra ky ishte enveri si sot OBAMA, ejani ne usa dhe shikoni jan ligjet e ENVERIT apo jo, neqoftesi enveri te internonte e bente hapur dhe te jepte ato qe te takonin ashtu si ne usa , te beje ndonje shqiptare si mafioze , po ta shkrurtojne gjuhen keta. ku te len keta te prekesh interesat e tyre , ashtu si enveri interesat e shqiperis , prandaj o popull rrini urte , dhe lexoni librat e te madhit enver, se ne kohen e enverit duhej munde e djerse te shkoje ne universitete , dhe ata qe dilnin ishin njesha , shikoni mo doktorat , profesorat a jan nga brezi i enverit , shikoni mo sot qe ne shkolle shkojne vetem kriminelat se ata kan para e pista, turp kush u degjon name kemi lene neper bot, e shikoj edhe ketu ne usa qe shqiptari nuk do shqiptarin, te shikosh greket ketu , italianet , spanjollet te vrasin per rracen e tyre , kurse ne zihemi si derrat , turp, turp, kete shikoni , po lereni enveri, dhe eqeremin , shikoni te ardhmen , mirni shembull nga bota , bashkohuni , dhe jetoni ne shtepit e tuaja , dhe mos rrini neper rruget e europes dhe prisni te na japin nje cop buke si qen.tiku usa

teuta | October 27, 2009 11:14 PM | Repliko
REPLILE ME F L U T U R E N!

Moj Flutur, a te kujtohet ty,qe Shqiperia e E.Hoxhes,per me pak se 30 vjet,kapercej shekuj.Nuk di a po te kujtohet zhdukja e analfabetizmit,e malarjes,(si pasoje e tharjeve te kenetave).Zhvillimi i arsimit ne nje shkalle te jashtezakonshme(nuk e di a po te kujtohet).A te kujtohet kur Shqiperia e E.Hoxhes me nje popullsi fare te vogel i dha shqelmin superfuqive si Bashkimit Sovjetik,Kines, Jugosllavise. Nuk di a po te kujtohet zonja FLUTUR,sherbimin shendetesor falas per gjithe popullsine.Nuk e di a po te kujtohet se ne çpermasa u ngrit vetedia qytetare e popullit shqiptar per ta mbrojtur,dashur dhe zhvilluar Shqiperine e prapambetur.Nuk e di..... armaten e pafund te arsimtareve,profesoreve,akademikeve,ushtarakeve,mjekeve e...pra nuk e di a po te kujtohet. Sa i takon asaj qe thua eshte koha kur Ramiz Alia sundonte(antipodi i E. Hoxhes)qe kishte marre detyre nga padronet e tij qe ta shkaterronte gradualisht Shqiperine,gje qe edhe ja arriti.Shiheni sot se ku ka arrite Shqiperia e sotme.E cila ISHTE NJE ZONJE E RANDE dhe BURRAT E DHEUT E THIRRSHIN NANE,. ... pO SOT sHQYPNI PA ME THUJ SI JE? PORSI LISI I RREZUM PER DHE,.SHKON BOTA SIPER ME KAMB TE SHKLET E ASNJI FJALE TE AMBEL KERKUSH STA FLET etj e tj.

arbri | October 27, 2009 11:18 PM | Repliko
cilin intelektual te shquar oj nexh e nxorret ju nga burgu dhe e moret ndonje dite te relaksohet me ju ne vil te vlores apo poradecit?
asnjerin.
ju e trajtuat shqiperine si prone private qe ju a kish lene gjyshi.
ju u tallet me fukarallikun e shqiptarit oj nexh.
i futet njerzit ne biruca nga 15 vjet pse than, ska djath.
pse harron o nexhmije.

krenari | October 28, 2009 12:35 AM | Repliko
Enver Hoxha ishte nje fetyre e mrekullueshme qe erdhi ne pushtet me ndihmen e serbeve!Nexhmija as qe e ka dashur ndonjehere Enverin por me dhune dihet !Enver Hoxha vrau e preu njerez shqiptar qe ishin per bashkimin e trojeve dhe Qamerin ,Kosove ,e vise te tjera ua la ne prone private sllaveve shokeve serb!Dhe tani e ngrisni aq larte kete qen tradhetar qe ne Belgjike para se te zgjidhet ne shqiperi e deklaroin si birin e Ahmet Zogut!Tradhetar dhe tradhetari la pas vetes tradhetar antishqiptar qe edhe sot bejne pazarlleqe me trojet shqiptare dhe me kete trrolle te paket qe na ka mbetur kjo shqiperi e mjeraaaaa!

Kasim Mehmeti ingjinjer i aviacionit ne Londer

Kasimi replike per komentin nga Toni | October 28, 2009 1:11 AM | Repliko
shume persona kane dhene opinionin e ture per kete shkrim por nje gje me bene shume pershtypje se shumica e atyre qe nuk u perqen shkruajne me gabime shqipen nese jane shqiptar keta lloj njerzish qe thone se ju shkaterua gjuha ata e kane te shkateruar cdo gje keta njerz cojne material tek ata qe ne menyre cinike thone se shqiptaret kane ardhur nga malet por eshte gabim nje pjese si keta jane akoma ne mal.

malesori | October 28, 2009 1:32 AM | Repliko
Është e njohur që ai, që në ditën e parë të hyrjes së qeverisë së re në Tiranë i premtoi popullit: "Më shumë bukë, më shumë kulturë!".

Ana | October 28, 2009 3:33 AM | Repliko
Nexhmija shkruan:
Është e njohur që ai (Enveri), që në ditën e parë të hyrjes së qeverisë së re në Tiranë i premtoi popullit: "Më shumë bukë, më shumë kulturë!".

Sa kam qesh! Mos e ka per tallonat dhe profesoret tape topi qe mbushen shkollat vetem se kishin biografine e mire? Po na shton jeten me perralla Nexhmije, na shkrive! Cfare fantazie dhe humori qe ka kjo grua, te shkrin fare! Te lutem vazho te shkruash dhe te botosh cfare te mundesh se nuk duam vetem te lexojme shkrime serioze, duam dhe perralla e humore. Rrofsh!

Ana | October 28, 2009 3:39 AM | Repliko
Me kete rast dua te pyes "Qendren e Studimeve Albanologjike" te Sali Berishes: "A do te botohet ndonjehere "Vepra 5" e studimeve etimologjike te profesorit te madh Eqrem Cabej?

arjushka | October 28, 2009 4:53 AM | Repliko
''Po humbasim nje njeri me vlera te vecanta...''Sa qesharake , e pa cipe.
Sa intelektuale pushkatuat , internuat , etj.Dhe asnjeri prej tyre nuk ju dhimbs.Sa shoqe more ne qafe , moj (k), sepse ti dinjin pislleqet qe beje me ''shoket'' e tu?Sa vajza mori me qafe burikriminel, sepse nuk e pranuan?
Haram gjuha SHQIPE,qe ti e flet.
Fare e ndyre.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Mer 28 Oct - 3:40

Do te vazhdoje deri sa te jete gjalle me genjeshtra dhe mashtrime Nexhmia.

Po si mund te ishin shoke dhe shoke shkolle i riu Eqerem Çabej me nji kopuk si Enveri jot qe u ba ma vone krimineli i shqiptarve !!!

Asht krejte logjike qe profesor Eqerem Çabej të qëndrojë i mbyllur në punën e vet, i mënjanuar nga Lufta Nacionalçlirimtare.

Eqrem Çabej dhe babai i im dr.jur.Emid Tedeschini (nji nder juristet ma te mire shqiptar i lane ne hije nga komunizmi) qe te dy kishin dojçe kulture, qe te dy ishin intelktual me kulture te vertete europiane dhe qe te dy ishin kundra çdo ekstremizmi, qofte te djatht si nazizmi kriminal e qofte te majte si komunizmi i juej kriminal. Prandaj ata nuk u perzien as me njerin e as me tjetrin dhe mbeten moralisht te paster ndaj popullit te tyre.

Babai im ishte mik me Çabej dhe shpesh kan patur takime per probleme kulturore-shkencore ne Tirane, prandaj e dij mire se ç'ka hequr Çabej kur e keqtrajtonte Androkli Kostallari, leva e Enverit. Çabejn e kishin denuar me vdekje dhe pastaj ia kan falur jeten qe ti sherbente gjuhesise dhe albanologjise shqiptare.

Nuk e lidhte asgja Çabejn me kopukun komunist kriminel, as niveli kultural, as parimet, as jeta e as poshtersia.

Ndersa Çabej e nderon qytetin e vet te lindjes Gjirokastren, Enveri tend eshte turpi i familjes se vet, i Gjirokastres dhe i mbar popullit shqiptar.

Pose tjerash Enveri i persekutonte kosovart qe ikshin nga persekutimi serb dhe disa ua dorzonte serbve. Kulmi. Simbas zakonit shqiptar nuk dorzohet kush te bjen ne dere per nevoje, por Enveri ishte i pabese. Ai vetem nji pune te mire beri: qe eleminoi bashkepuntort e vet me qellim qe parat ne banken e Zvicrres ti gezoijshe ti Nexhi me bijt e tu.

Un kam patur ne gjimnazin e Shkodres nji profesor te mrekullueshem nga Gjirokastra.

Ai quhej Muhamet Hoxha.

Babai i tij dhe i Enverit ishin djem xhaxhallarsh. Muhameti ishte prototipi i zotnise, i njeriut te ndershem, i njeriut te zot dhe intelktual i afte me kulture europiane te marrun ne France. E kishin burgosur dhe torturuar aqe shume sa qe kish prer damart e durve per ti dhen fund jetes. I shkreti profesori jone i mire!!!! Sa kishte hequr e sa ka hequr edhe me vone.
Dhe kopuku tend Enveri, qe nuk mbaroi asnji shkolle, kishte paftyrsine ta shante Muhametin, kushririn e vet, ne te ashtuquejtunat "vepra te Enverit"!!!!
Veç tjerash ky qendrim i diktatorit ne shkrimet e tij bante qe te ishte ne pozite jashtzakonisht te zorshme, nji intelektual i zoti dhe i ndershem si gjirokastriti, kushriri i Enverit, Profesor Muhamet Hoxha.

Pse zotrote moj Nexhmije nuk na flet ma pare per kushrijt e nderuem te burrit tend !?!
Pse perpiqesh te vazhdoje mashtrimet rreth Enverit se na i paska vlersuar intelektualt e vertete!!???



Nuk hin minarja ne thes. Por falju nderes amerikanve qe nuk lejuan ne Shqipri te behej drejtesi ndaj krimeve tuaja, se ti sot nuk do te kishe mundur te kakarisje sot neper gazeta, sepse ta kishte bere populli drejtesine ashtu siç e meriton.

http://www.shekulli.com.al/2009/10/27/nexhmije-hoxha-miqesia-e-enverit-me-eqerem-cabejn.html#comment-110548

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Mer 28 Oct - 4:01

Eqrem Çabej dhe babai i im dr.jur.Emid Tedeschini (nji nder juristet ma te mire shqiptar i lane ne hije nga komunizmi)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Jeu 29 Oct - 10:09

Enveri pyet Qebain


Kur ia thamë këtë preokupim Enverit, si autor që ishte, ai nuk u nxitua të përgjigjej, por iu drejtua Cabejt, të cilit ia pozoi problemin dhe e pyeste: "Si thua duhet t'i unifikojmë?".
"Jo iu përgjigj shkencëtari, shkrimet të ruajnë origjinalitetin e kohës kur janë krijuar...
".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Perparimi Jeu 29 Oct - 10:38

bashkpuntoret e Mehmet shehut;
Kadri Azbiu (Beirusha)njeri bukel,mundohet ta bindi Enverin se tradhetija e tije nuk eshte tradheti !
Oligarkia e politikes se Sali Berishes dhe Fatos Nanos shkatrruan shqiperine!

https://www.youtube.com/watch?v=oLFVhOPHYys

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin Empty Re: Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum