Nexhmije Hoxha gruaja e djallit
:: sport
Page 1 sur 1
Nexhmije Hoxha gruaja e djallit
Liri Belishova: Nexhmije Hoxha e meriton të quhet Gruaja e Djallit ...
gazeta55.al/liri-belishova-nexhmije-hoxha-e-meriton-te-quhet-gru...[list="margin-right: 0px; margin-left: 0px; padding-right: 0px; padding-left: 0px; border: 0px;"]
[*]
[*]
[/list]
[size]
Traduire cette page
31 mars 2009 - Mendoj ashtu si të gjithë shqiptarët, se është një ngjarje e një rëndësie historike të jashtëzakonshme. Shqipëria po hyn në familjen e shteteve ...
[/size]
Re: Nexhmije Hoxha gruaja e djallit
[size=42]Liri Belishova: Nexhmije Hoxha e meriton të quhet Gruaja e Djallit
Nga Intervistoi: Flori Slatina më 31/03/2009[/size]
[size=14]Në një intervistë të posaçme për gazetën, ish-anëtarja e Byrosë Politike të PPSH-së, më pas e përndjekur prej kësaj partie prej 30 vjetësh, komenton deklaratat e fundit të bashkëshortes dhe ortakes së diktatorit komunist. Si njohëse e vjetër e gruas së diktatorit, Belishova thotë se botuesit francezë kanë plotësisht të drejtë kur librin “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” e kanë titulluar “Gruaja e Djallit”, pasi ata janë plotësisht të informuar për rolin e rëndësishëm që ajo luajti në ashpërsimin e regjimit më të egër komunist të Evropës
-Ne jemi përballë një ngjarjeje shumë të rëndësishme dhe historike, pranimin e Shqipërisë në NATO. Cili është komenti juaj?
- Mendoj ashtu si të gjithë shqiptarët, se është një ngjarje e një rëndësie historike të jashtëzakonshme. Shqipëria po hyn në familjen e shteteve më demokratike, më të qytetëruara të botës. Dhe ky është një shans i jashtëzakonshëm për kombin shqiptar. Shqipëria, duke u bërë anëtare e NATO-s, për herë të parë gjatë gjithë historisë së tij, populli ynë garanton pavarësinë e vet, prej aleancës politike ushtarake më të fortë të botës. Po të hedhim një vështrim pas, gjatë gjithë historisë sonë, del se pikërisht kjo gjë na ka munguar dhe ky ka qenë shkaku i shumë fatkeqësive që ka pësuar populli shqiptar. Po të marrin ngjarjet e shekullit të XX, siç ishte p.sh. copëtimi i territoreve shqiptare. Po të kishim pasur mbështetjen e një aleati të fuqishëm, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur kurrë. Po të marrim pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, ku populli ynë i vogël, u gjend krejtësisht pa një aleat, pa një mbrojtje, pa një mbështetje. E kështu me radhë, edhe në shumë raste të tjera. Sondazhet që janë bërë, për futjen e Shqipërisë së NATO, kanë treguar se 90 e ca % i ka thënë “po”. Në vende të tjera, kjo shifër, me sa kam lexuar në gazeta, është tek 50-60%, në mos më pak. Pra, është nevoja historike e madhe, që shqiptarët i thonë “po” NATO-s.
- Këto ditë, në shtyp, është botuar edhe një replikë e Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit. Cili është mendimi juaj për këtë replikë të saj?
- Në këtë situatë gëzimi, përpara kësaj ngjarjeje të madhe, të jashtëzakonshme, historike, është mëkat të merresh me Nexhmije Hoxhën. E kam thënë dhe e përsëris se kjo grua ka degjeneruar, ka falimentuar plotësisht. Gjatë këtyre 20 vjetëve kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha në Evropën Lindore e atë Juglindore, sikurse edhe në Shqipëri. Diktaturat komuniste dështuan, falimentuan, u përmbysën nga vetë popujt e tyre. Nexhmije Hoxha vazhdon të flasë sikur jeton në një planet tjetër, jo në ish-pularinë e Tiranës. Ajo ka një perceptim shumë të deformuar të realitetit, ose bën sikur nuk e shikon këtë realitet. Më kujtohet se në vjeshtën e 45-s kam qenë në Itali e kam parë një komedi që ishte shumë popullore atëherë. Flitej për një hierark të lartë fashist, i cili kishte rënë në gjumë letargjik në kohën kur fashizmi ishte në kulmin e fitoreve të tij, dhe pas shumë kohëve ai zgjohet, por fashizmi kishte rënë dhe në Itali kishin zbarkuar aleatët, pra kishte ndryshuar krejtësisht situata. Dhe ishte shumë komike, shumë për të qeshur, sidomos mënyra se si ai fliste e se si sillej, pa e ditur se ç’kishte ndodhur, derisa më në fund e kuptoi realitetin.
Kështu edhe znj. Hoxha e vë veten në një pozitë shumë qesharake, sidomos në atë të ashtuquajturën “replikë”. Ajo foli me një ton shumë agresiv, si “mytebere” mund të them. Më kujtohet se në prag të çlirimit të Shqipërisë, gjatë një mbledhje të KQ të Rinisë, Nexhmija u largua e para. Atëherë Nako Spiro tha: “Kjo grua ka marrë fund. Për këtë mbi gjithçka, e para dhe e fundit është karriera e të shoqit”. Me inteligjencën e tij, Nako Spiro e parashikoi të ardhmen e saj. Që atëherë kanë kaluar 65 vjet dhe gjatë këtyre vjetëve kjo grua nuk ka bërë gjë tjetër veçse është preokupuar për karrierën e të shoqit. Dhe këtë gjë po bën edhe tani. Sa herë që flet atë nuk e preokupon asnjë problem i popullit shqiptar, nuk e preokupon as historia e tij, as e sotmja dhe as e ardhmja e tij. I ka vënë detyrë vetes të mbrojë Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij. Diçka e pamundur!
- Në këtë replikë që Ju përmendët, ajo flet se gjoja po bëhen shpifje ndaj Enverit dhe kohës së tij, por thotë se për të duhet të flitet me objektivitet, me fakte. Si mendoni Ju?
- Ato që janë thënë deri më tani për Enver Hoxhën, për diktatorin më të egër të Lindjes, që me të drejtë është quajtur përbindësh, nuk janë gjithë e vërteta. Diktatura dhe diktatorët bëjnë çmos që të mos lënë pas gjurmë të krimeve të tyre. Megjithatë sa dokumente ka sot që flasin për këto krime, në Arkivin e Shtetit, në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në dosjet hetimore, në dosjet gjyqësore, etj. Duhet të kemi parasysh se edhe ato dokumente nuk janë të plota se – siç ka dalë edhe në shtyp – një pjesë e tyre edhe janë zhdukur, në kohën kur u përmbys diktatura nga vetë njerëzit enveristë. Sidomos ato dosje të Sigurimit, apo të Ministrisë së Brendshme. Nexhmija e quan Enver Hoxhën “personalitet të madh”, i cili si politikan, si diplomat, ishte një nga figurat më të larta ndërkombëtare, që mbajti gjithë jetën interesat e popullit të Shqipërisë, bile edhe të shqiptarëve të trevave që mbetën jashtë kufijve të saj”. Madje ajo thotë se gjatë 25 viteve, pas vdekjes së tij, nuk ka një personalitet që mund të krahasohet me të. Ky është absurditet. Enver Hoxha krahasohet me kolegët e tij, me diktatorët e tjerë, dhe në këtë rast mund të themi se Çaushesku nuk ka qenë kaq gjakësor sa Enver Hoxha, por ai ka qenë më pak gjakësor se Pol Poti. Mos të preokupohet zonja Hoxha, se Enver Hoxha do të mbetet në histori, mos t’i prishet gjumi. Ka mbetur në histori edhe Neroni. Edhe Enver Hoxha do mbetet, krahas Hitlerit, Stalinit, Pol Potit etj. Po se çfarë ka bërë Enver Hoxha për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar, këtë e di vetë populli shqiptar, i cili e përmbysi diktaturën e tij, e hoqi zvarrë monumentin e tij nëpër rrugët e Tiranës dhe do ta kishte hequr zvarrë edhe Enver Hoxhën, po të ishte gjallë. Studentët që ishin në ballë të kësaj lëvizjeje, ishin njerëz të zgjedhur, nuk pranoheshin në universitet fëmijët e familjeve me biografi të keqe. Dhe megjithatë këta studentë e hoqën zvarrë Enver Hoxhën. Ishin me qindra, me mijëra të rinj që mësynë ambasadat e huaja, ishte gjithë populli shqiptar që u ngrit në këmbë. Kurse zonja Hoxha thotë “i adhuruar prej popullit të tij”!!!
Mjafton të përmendim këtu edhe këtë fakt, që shteti modern, që thotë zonja Hoxha, ishte ai aparat shtetëror i përgjakshëm, policor, që shkaktoi vrasjen me gjyq e pa gjyq të qindra e mijërave shqiptarëve. Torturimin mizor, burgosjen, internimin, persekutimin në format nga më të ndryshmet, të mijëra e dhjetëra mijëra njerëzve. Nuk i mjaftojnë këto fakte zonjës? Nuk i lexon gazetat që shkruajnë pothuajse çdo ditë për kujtimet e njerëzve që kanë vuajtur?!!. Le të përmendim së fundi botimin e kujtimeve të klerikut Zef Pllumi, ku dëshmonte me emra, me data se si janë torturuar priftërinjtë katolikë, si janë pushkatuar krejt të pafajshëm, apo se si janë mbytur, duke u mbajtur kokën në gropat e nevojtoreve?!!!
E gjithë rinia shqiptare ka qenë nën kontrollin policor, nën kontrollin e Sigurimit Shqiptar, ku njeriu nuk kishte besim jo te shoku i i afërm, duke menduar se ai mund të ishte i lidhur me Sigurimin, por nuk kishte besim babai te fëmija, burri te gruaja, vëllai te vëllai. Më kujtohet në Shtëpinë e Partisë, që kishim atëherë, duke ndenjur pranë zjarrit, Kadri Hazbiu tha: “Përsa i përket Tiranës, ne i kemi në grusht. Ne dimë sa lugë e sa pirunj ka çdo njeri në shtëpi”. Dhe Enver Hoxha i kënaqur, qeshi dhe i rrahu krahët. Ky ishte shteti “modern” që krijoi ai, ku frika paralizonte një komb të tërë. Sa intelektualë shqiptarë u vranë, vetëm për faktin se nuk ishin komunistë, ose dyshoheshin se nuk e donin komunizmin, vetëm për faktin se kishin studiuar në SHBA, në Francë, në Itali etj. Pastaj filloi drapri edhe mbi intelektualët që u përgatitën nga vetë ky shtet, nëpër vendet socialiste të Evropës Lindore. Filloi kosa brenda Partisë. Në Ushtri, nuk mbeti oficer i dalë nga lufta, oficerë që u përgatitën në akademira e shkolla ushtarake. U vranë, u burgosën, u degraduan ose u poshtëruan. Njerëzit e ekonomisë, të naftës, të kulturës e të artit, u dënuan pa mëshirë
- Përse Nexhmije Hoxha revoltohet kaq shumë nga thënia e Dr. Berishës se “ajo ka drejtuar në fakt Shqipërinë 15 vitet e fundit, pasi Enver Hoxha nuk ka qenë në gjendje për shkak të sëmundjeve?
- Unë jam ndarë jo vetëm shpirtërisht, por edhe zyrtarisht prej tyre 49 vjet më parë, në 1960. Nuk e kam ndjekur nga afër sëmundjen e Enver Hoxhës, por e dija që ishte diabetik dhe kam lexuar e dëgjuar për këtë sëmundje dhe mund të përmend rastin e Naserit të Egjiptit, se diabeti shoqërohet edhe me turbullime psikike. Kam lexuar gjithashtu, më duket nga një mjek që ka kuruar E. Hoxhën, se ai vitet e fundit vuante edhe nga parkinsoni dhe dihet se parkinsoni gjithashtu është shumë i influencuar nga këto gjëra. Mbaj mend shumë mirë se mbasi na u hoq dënimi dhe erdhëm në Tiranë, korrespondentë të huaj, gazetarë, dhe kanë qenë jo pak, ose kur kam qenë unë jashtë shtetit, në Holandë, në Belgjikë, në Gjermani, në Itali, etj, shumë vetë më kanë bërë pyetjen që ato që ka bërë Enver Hoxha në Shqipëri tregojnë se ai nuk ka qenë një njeri normal dhe sidomos kur këta udhëheqës të vendeve të tjera të Lindjes, pas vdekjes së Stalinit, dhe pas Kongresit të XX, filluan të bëjnë disa reforma, ndryshime, drejt një zbutjeje, një liberalizimi, drejt një politike hapjeje më paqësore me Perëndimin, ky bëri të kundërtën. Ai mori flamurin e stalinizmit dhe për 30 vjet në Shqipëri shtypja dhe persekutimi arriti kulmin. Mendoj se jo çdo njeri normal bëhet diktator. Për t’u bërë diktator njeriu duhet të ketë disa “cilësi”, duhet të ketë diçka nga djalli për t’u bërë diktator, por jo nga njeriu. Por aq më tepër gjatë jetës si diktator, duke qenë përgjegjës për gjithë këto krime, gjithë këto vrasje, a mundet psikika e njeriut të jetë normale, truri i tij të jetë normal?!!
Zonja Hoxha e thotë vetë se ka qenë jo vetëm bashkëshortja e Enver Hoxhës, por bashkëpunëtorja e tij gjatë gjithë jetës. Këtë gjë e ka thënë edhe vetë ai në përvjetorin e lindjes së Nexhmijes, kur ajo mbushi 60 vjeç dhe e dekoruan me këtë rast se “Nexhimja ka qenë jo vetëm bashkëshortja ime, por edhe bashkëpunëtorja ime e ngushtë që nga viti 1941”. Dhe është e kuptueshme dhe e natyrshme se ajo ka bashkëqeverisur me Enver Hoxhën dhe kur ai nuk ka qenë fizikisht në mundësi për të drejtuar, ka drejtuar ajo. Ajo thotë se kishte një shtet e një parti shumë të fuqishme dhe nuk mund të drejtoja unë. Por ai ishte një shtet dhe një parti-diktaturë dhe diktaturë e egër staliniste, ku njëshi kishte në dorë të gjithë pushtetin e piramidës. Përgjegjësia e saj është e madhe dhe ajo është me gjithë mend në pozita qesharake, absurde, kur flet për persekutimin e saj. Është në mes të Tiranës, fëmijët e saj janë po ashtu në mes të Tiranës, pension merr nga shteti, bile merr pension edhe si veterane! Po i bëjmë një pyetje zonjës Hoxha: “Sikur ky pushtet të zbatonte ato parime, sikur prokuroria, hetuesia, gjykatat e këtij shteti të vepronin si ato të shtetit “modern” të Enver Hoxhës, atëherë ku do ishte zonja, ku do ishin fëmijët e saj, nipërit dhe mbesat? Mendoj se francezët, të cilët shquhen për shprehjet e bukura, e kanë përcaktuar më mirë se kushdo tjetër se kush është Nexhmje Hoxha: Gruaja e Djallit!
A e di zonja Hoxha se si është pritur ai libër në Francë, si e ka pritur publiku dhe shtypi francez? 50 vjet kaluam në rrugë të gabuar dhe sot e kësaj dite pengohet nga mbeturinat e së kaluarës zhvillimi i popullit shqiptar. Dhe kjo zonjë vazhdon akoma të përpiqet t’i bëjë dëm popullit shqiptar. Të them të drejtën kur lexoj kujtimet e atyre njerëzve që kanë vuajtur nuk më zë gjumi natën. Po ajo nuk ka një brerje ndërgjegjeje xhanëm? Por zaten, duhet të kesh ndërgjegje që të të brejë![/size]

Sujets similaires
» Dekorohet gruaja e djallit
» Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin
» Gruaja e Albin Kurtit
» Nexhmije Hoxha duke ja mbajt kaili Dushan Mugoshes
» Qerim Kel.gruaja e Jusufit ka banue te udbashi
» Nexhmije Hoxha mundohet ta ndryshoi tradhetin
» Gruaja e Albin Kurtit
» Nexhmije Hoxha duke ja mbajt kaili Dushan Mugoshes
» Qerim Kel.gruaja e Jusufit ka banue te udbashi
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum