Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Deklarat nga perfaqesuesi i SHAIBK Haxhi L Kuçi

 :: sport

Aller en bas

Deklarat nga perfaqesuesi i SHAIBK Haxhi L Kuçi Empty Deklarat nga perfaqesuesi i SHAIBK Haxhi L Kuçi

Message  Perparimi Lun 26 Oct - 4:06

Deklarate

Kush i dërgoi në lum?
25/10/2009 09:44:00
Madhesia e shkronjave:


Policia i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
Nëntë ditë pas zhdukjes së 19 kosovarëve, policia e Hungarisë intensivisht po vazhdon kërkimet për gjetjen e ndonjë trupi të pajetë.

Policia jonë planifikon të nisë një ekip në Hungari.

S. H. nga Podujeva, është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.

Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.

Por meqë S. H. atë ditë nuk ka qenë në shtëpi, pesë policët, i kanë lënë atij porosinë që t’u lajmërohet menjëherë organeve të rendit në Podujevë.
Megjithëkëtë, burime të sigurta të Expressit nga policia në Prishtinë sqarojnë se ky person, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga momenti kur i është lënë thirrja për t’u paraqitur në stacion, ende nuk është lajmëruar.

“Ai ende nuk është lajmëruar në polici”, thotë ky zyrtar për Express, pa qenë në gjendje të sqarojë se çfarë procedurash do të ndiqen më tej në lidhje me këtë person.

Vizitën e policisë në shtëpinë e tyre, e pohon për Express edhe gruaja e të kërkuarit, SH. H., e cila megjithatë, e kundërshton mundësinë që burri i saj të ketë lidhje me këtë tragjedi. “Kam tridhjetë vjet e martuar me S., e njoh mirë. Ai nuk ka lidhje me këtë për çka ju po thoni”, thotë bashkëshortja e tij për Express.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk shpjegon se ku mund të gjendet burri i saj, duke thënë se “atë e gjeni gjithë ditën në rrugën Podujevë-Prishtinë”.
Vesel Jahaj, është babai i Elvira Jahës, trupin e pajetë të së cilës policia hungareze e ka gjetur në bregun e lumit Tisa, dhe sipas tyre, e njëjta është identifikuar nga burri i saj Blerim Rama.

“Unë e kam përfunduar punën me policinë. Atyre u kam treguar krejt çfarë di. Edhe për personin që ka organizuar këtë udhëtim”, thotë shkurt Veseli për Express.

Ai dhe familja e tij janë më shumë të shqetësuar, ngase nuk e dinë se si të veprojnë në këtë rast, të udhëtojnë privatisht drejt Suboticës apo të presin ndonjë udhëzim nga shteti.

Deri të shtunën pasdite, atyre nuk ka shkuar askush nga organet përkatëse që t’u japë ndonjë shpjegim.

Por përmasat e Tragjedisë së Tisës, e cila ende zyrtarisht nuk vërtetohet si e tillë, pritet të jenë më të mëdha se sa që janë menduar deri më tash.
Në varkën e përmbysur në natën e 15 tetorit të këtij viti, në lumin që ndan Serbinë dhe Hungarinë, dyshohet se kanë qenë gjithsej 19 persona.
Kështu së paku u ka deklaruar të afërmeve të tij, Blerim Rama, i cili së bashku me dy fëmijët e tij 1 dhe 3 vjeç, deri më tash janë të vetmit të mbijetuar.
Sipas Blerimit, në varkën e përmbysur ka pasur fëmijë, burra dhe gra të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, në përpjekje për të shkuar në shtete të ndryshme të perëndimit.

Deri të shtunën pasdite, Policia e Kosovës, në lidhje me këtë tragjedi, së paku zyrtarisht, nuk ka arrestuar askënd dhe nuk ka lëshuar asnjë fletarrest.
Por sipas tyre, një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë drejt Hungarisë, për të hetuar rastin e mbytjes së shtetasve kosovarë në lumin Tisa.

“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka sqaruar se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Në çështjen e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.

“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, është shprehur Nocholas Hoten, një nga zyrtarët e këtij misioni.

Ndërkohë, Policia e Hungarisë nga ana e saj ka vazhduar kërkimet për gjetjen e ndonjë trupi të pajetë edhe gjatë ditës së shtunë.
Szaeolcs Szendi, zëdhënës i policisë së këtij shteti sqaron se kërkimet janë intensifikuar me ardhjen e një njësie të veçantë nga kryeqyteti i hungarez, Budapest.

“Gjatë ditës së shtunë nuk kemi gjetur ndonjë trup tjetër të pajetë. Kërkimet ende do të vazhdojnë. Gjatë ditës së shtunë janë angazhuar 5 anije, policë me 4 qenë, si dhe zhytës të tjerë”, thotë zyrtari i policisë hungareze për Express.

Përveç dy kufomave të identifikuara, një mashkulli të gjetur në territorin hungarez dhe një femre të gjetur në territorin serb, zëdhënësi i policisë së Hungarisë tha se është bërë identifikimi edhe i femrës së dytë të gjetur në bregun lumit në pjesën serbe.

“Nuk mund ët them emrin e saj ngase nuk e di, pasi ajo është gjetur ne territorin e një shteti tjetër”, thotë Szaeolcs Szendi. /express/

Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (1 publikuar):
Haxhi Kuçi në 25/10/2009 20:30:46

Une them me gjithe pergjegjesin time se qe te gjitha agjencionet turistike te KOSOVES kan bashkpunue me pushtetin serb dhe tani me kete qeveri te qelbur!!!!



Dhe çka eshte ma me randesi se edhe ata qe kan ushtrue funkcione te larta ne kohen e milloshit e rugoves kan qite shqiptar pertaje kosoves qe ne kosoven shqiptare te mbesin vetem tradhetaret siq i kemi sot!
Ne emer timin personal si antar i SHAIBK per france leshoi kete kerkese;
Qe te formohet nje komision hetues nga ana e KS te OKB qe keto agjencione te ndeshkohen dhe tu konfiskohet çdo pasur e tyre dhe do te dalin ne shesh shume padrejtesira qe shqiptaro shqipfolesat kan bere krim njesoj pa dallim nga soldateska sebe!
Por nje bese po ua japi se besoj qe masa e popullit te me kerkoj qe tju behem udheheqes i shqiptareve ne pergjithesi dhe tju nxjerri nga ferri nje here e pergjithemon!

Drejtesia arrihet kur populli ngritet ne kembe dhe e rrenon kete qeveri serbofile!

Ka edhe deputet ne kosove dhe kryetar te partive te ndyta qe bejne pazare me njerez shqiptar si me shtazet!Nuk eshte e vertete qe populli shqiptar te konsiderohet si shtaze,mbane ne mend o ju shpirtshitur ?!

Ftoi edhe shoqatat e tjera qe sa ma pare ta mbajna nje kongres ne mesin e Tiranes per qeshtjen e kombit
Haxhi L Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum