Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Një teori konspirative për Agim Zatriqin

 :: sport

Aller en bas

Një teori konspirative për Agim Zatriqin Empty Një teori konspirative për Agim Zatriqin

Message  Perparimi Ven 2 Oct - 15:21

Një teori konspirative për Agim Zatriqin Data?pid=avimage&iid=iUedNjq604n8


Komente/debate
Një teori konspirative për Agim Zatriqin

2 Tetor 2009

Javorja PROFIL, Prishtine

Kur më 20 korrik të këtij viti Peter Feith e kishte pyetur Agim Zatriqin pse nuk jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ai ishte përgjigjur se asnjëherë nuk kishte dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë, sepse dorëheqjen e konsideronte si pjesë të mentalitetit të humbësit. Feith i kishte thënë se dorëheqja do t’iu hapte rrugë hetimeve të mundshme në televizionin publik. Dy muaj më vonë, Zatriqi megjithatë u pajtua me mentalitetin e humbësit dhe dha dorëheqje. Por, si dhe pse ky vendim erdhi pikërisht tash?
Pavarësisht se akti i tij u tentua të paraqitet si dorëheqje nga presioni politik, burime të gazetës “Profil” spekulojnë se shumë arsye të tjera qëndrojnë prapa saj. Sipas këtyre spekulimeve, Zatriqi së bashku me disa të tjerë shumë shpejt do të fillojnë projektin televiziv Boom TV. Në këtë projekt janë të përfshirë edhe Naim Abazi, Liridon Cahani e Ilir Tafa, ndërsa spekulohet se aty do të jetë edhe slloveni Uros Lipuscek, mik i mirë i Zatriqit dhe anëtar i Bordit të RTK-së. Po ashtu, spekulohet se edhe biznesmeni Ekrem Lluka do të jetë pjesë e projektit.
Ky projekt televiziv është në përfundim të përgatitjeve për fillim transmetimi dhe pritet të nisë në muajin tetor. Televizioni do të operojë nga objektet e kolegjit AAB.

Strategjia

Prej fillimit të këtij viti, zhvillimet në RTK nuk janë të rastësishme. Në fund të vitit 2008, drejtori i Televizionit, Liridon Cahani, jep dorëheqje dhe pozicionohet si menaxher i projekteve në RTK. Pas më shumë se tre muajsh, në vend të Cahanit vjen Antonio Gashi, deri atëherë producent i programeve argëtuese. Zatriqi, Cahani dhe Gashi janë trioja që ka funksionuar shumë e lidhur për shumë vjet në RTK.
Burime të gazetës spekulojnë se, duke ditur se zgjedhja e bordit të ri të RTK-së ishte vetëm çështje kohe, Zatriqi nis “betejën”. Fillimisht futet një konflikt ndërmjet punëtorëve të RTK-së, në mënyrë që ata të mos jenë të organizuar dhe në Sindikatën e RTK-së infiltrohen njerëz të tij. Në kohën kur Komisioni i Pavarur i Mediave diskutonte mundësinë e reduktimit të reklamave në RTK, nëpërmjet lajmeve qendrore sulmohet kryetarja e këtij komisioni, Argjentina Grazhdani. Ajo akuzohet se po e keqpërdor detyrën e saj, duke mbajtur dy pozita - një në Sudan e tjetrën në Prishtinë. Kjo e zemëron Grazhdanin dhe e detyron atë që gjatë një pushimi, kur kishte ardhur në Prishtinë, të marrë vendim për ndalim të reklamave në RTK. Spekulimet thonë se kështu arrihet qëllimi i parë.
Por, pse nevojitej ndërpreja e reklamave në RTK? Sipas burimeve të gazetës, mosemetimi i reklamave në RTK ua rrit të hyrat nga marketingu televizioneve tjera edhe për së paku 3 milionë euro në vit. Dhe, në këtë rast, shfrytëzohen lidhjet e mira me pronarët e kompanive që kanë reklamuar në RTK, në mënyrë që reklamat të barten në projektin e ri.
Në të njëjtën kohë, spekulohet se disa gazetarëve edhe punëtorëve tjerë u është premtuar se do të jenë pjesë e projektit të ri, por së pari ata duhet të krijojnë “tollovi” në RTK, në mënyrë që të krijohet përshtypja se pas zhvillimeve të fundit, ky medium do të shkatërrohet. Dhe, skenari ka nisur së realizuari. Tashmë disa punëtorë kanë filluar të shkaktojnë telashe në RTK dhe kanë nisur të propagandojnë edhe jashtë, se në mediumin publik grushtohen punëtorët çdo ditë dhe se kanë filluar të ikin gazetarët.
Ndërkohë, burime të gazetës spekulojnë se Zatriqi “kishte në dorë” edhe anëtarët e Bordit të RTK-së dhe ishte ai që e udhëhiqte bordin, e jo bordi atë. Spekulohet, po ashtu, se ai ka arritur që të ketë ndikim edhe në komisionin “ad-hoc” për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe në listën prej 18 anëtarëve të dorëzuar në Kuvend, shumica e të propozuarve janë pjesë e planit të Zatriqit dhe grupit të tij. Por, çka i duhen atij anëtarët e bordit, nëse më nuk është drejtor i RTK-së dhe nëse nuk e ka ndërmend të rikandidojë për këtë pozitë? Përgjigjja spekulative është bordi i ri do të zgjedh një drejtor të ri të përgjithshëm nga grupi i njerëzve të projektit të ri televiziv ose të afërt me të, i cili do të bllokonte çdo përpjekje për t’i kthyer reklamat ose për ta vazhduar kontratën me KEK-un, e cila skadon këtë nëntor. Drejtorit të ri, sipas ligjit, i takon një mandat prej tre vjetësh dhe gjatë kësaj periudhe mendohet se projekti i ri do të forcohej, ndërsa RTK do të dobësohej krejtësisht.
“Profil” dëshiron të besojë se spekulimet do të mbesin spekulime dhe se kjo është vetëm një teori konspiracioni e asgjë më shumë. Sido që të jetë, të shohim çfarë do të sjellin zhvillimet ditëve të ardhshme.

BOX

Fakte

RTK-së i skadon kontrata me KEK-un në nëntor të këtij viti.

Askush nga RTK nuk është duke u interesuar rreth negociatave me KEK-un, për vazhdimin e kontratës

Reklamat ndalen prej 28 nëntorit

Nëse kjo situatë vazhdon, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet ta gjejë një zgjidhje nga buxheti i Kosovës

Kjo zgjidhje do t’i kushtonte shumë RTK-së, pasi që atëherë vërtet do të futej nën kontroll të shtetit

Nëse vjen deri te kjo situatë, atëherë më mirë është që Kuvendi, me ligj, servisin publik që është mëse i domosdoshëm për Kosovën, ta shndërrojë në servis shtetëror
Gjatë një takimi me shefin e ICO/EUSR-së, Peter Feith, para dy muajsh, Agim Zatriqi kishte refuzuar të jep dorëheqje (Faksimil i një raporti të përgatitur nga ICR/EUSR për përdorim të brendshëm)

kthehu prapa
Komentet (3)

* Dukagjini 02 Tetor 2009 RTK. nje program \\\"publik\\\", duhet sa ma pare me u mbylle krejte , sepse udheheqjes se ketij mediumi nuk i lejohet te redaktojne ne menyre te pavarur, sepse ky medium eshte okupuar nga mafia politike komuniste e qeverise se Kosoves. Per ta kuptuar kete te vertet, ishte sjellja primitive e atij deputeti te PDK-s, ne emisionin e fundit, JETA NE KOSOVE. Ai \\\"zoteri\\\"kishte sjelle tipike enveriste.
* lumi 02 Tetor 2009 me duhet me e demantu ketfar javoren Profil menihere se eshte e vertete qe ekziston projekti BoomTV por asesei agimi edhe ai slloveni edhe ekrem lluka nuk kane te bejne me kete projekt hiq, kete po jau them se e di sakt kush eshte pjese e projektit, keshtu qe kjo far javore ja paska fut krej KOT

* Haxhi Kuçi 02 Tetor 2009 Shkarkimi i Agim Zatriqit beri te mundur qe stafi i RTK eshte staf antikombetar,dhe rrjeti mafiozesh!Dhe me kete mbreme ne emisionin \\\"Jeta ne Kosove\\\" qe u be nje debat aq i ashper antaret e RTK,si Halil Matoshi ,Berat Buzhala e tjeret bashk me Jeten treguan aq agresivitet ndaj deputetit te LDK sa qe nuk e perbinden se gjalli! Halil Matoshi deklaroi se stafi i gazetareve nuk ka lirin e shprehjes se vete,dhe shqiperia nuk i intereson as BK,dhe me te keqen e shprehjes e deklaroi Agim Zatriqin \\\"Patriot\\\'Njeriun qe e burgosi patriotin Ukshin Hotin ! Dhe te tjeret antar te RTK iu kercnuan deputetit te PDK qe paska qen i manipuluar nga njerezit qe ta shkarkoi Agim Zatriqin me çdo kusht,njeriun e titos qe ne kohen e Molloshit qoi gishtat per suprimimin e kushtetutes se kosoves dhe autonomin !Keta do te shpurdhin si magari para cofjes sepse e dijn mire se kush kan qen krimbat! Tani e shoh te arsyshme se ne çfare gjendje gjindet kryeministri Hashim Thaqi ?Ne zjarrin e dyfisht serbo-LDK ista! Edhe nenshkrimin ne rambuje te rezulutes 1244 e paskan shti me dhune keta serbofil qe ta nenshkruaj me manipulime te zymta! Zot ndihmoi shqiptaret!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Një teori konspirative për Agim Zatriqin Empty Re: Një teori konspirative për Agim Zatriqin

Message  Perparimi Ven 2 Oct - 15:26


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum