Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ngrirunu ne kemb e demostroni per liri o shqiptar

 :: sport

Aller en bas

Ngrirunu ne kemb e demostroni per liri o shqiptar Empty Ngrirunu ne kemb e demostroni per liri o shqiptar

Message  Perparimi Dim 13 Sep - 0:41

http://lajmpress.com/lajme/kosove/1164.html


Protesta kundër protokollit mbahet të hënën
12/09/2009 15:37:00
Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Protesta kundër protokollit për bashkëpunim policor EULEX- Serbi do të mbahet këtë të hënë, dhe jo të mërkurën sikur ishte paralajmëruar dje, kanë vendosur përfaqësuesit e 22 organizatave joqeveritare.

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tha se plani i protestës ka ndryshuar, pasi që dje pas konferencës u mor vesh se protokolli tashmë veç është nënshkruar.

Protesta do të mbahet të hënën, me fillim në ora 12, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në numër sa më të madh për të kundërshtuar marrëveshjen që e dëmton Kosovën.

“EULEX nuk do të ndalet veç me nënshkrimin e këtij protokolli që ka të bëjë me bashkëpunim policor Eulex - Serbi. Pas këtij do të vijnë edhe dy nënshkrime tjera, ai për gjykata dhe ai për dogana”, tha Kurti.

Me këtë nënshkrim, sipas tij, Kosova do të humbë shumë, sepse përveç tjerash, të gjitha informatat policore të Kosovës, EULEX-i do t’ia përcjellë Serbisë.

Megjithatë, do të protestohet

Pas vetëm disa orësh që organizatat joqeveritare të Kosovës lajmëruan për organizimin e një proteste masive kundër nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim policor mes Serbisë dhe Eulex-it, erdhi konfirmimi se ky protokoll u nënshkrua.

Nënshkrimi u bë të premten dhe u kuptua pas konferencës që organizatat treguan për protestë. Mirëpo, sipas liderëve të këtyre organizatave, protesta prapëseprapë do të mbahet ashtu siq është thënë.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tha se nënshkrimi i Protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë është shumë i padrejtë dhe shumë i dëmshëm për Kosovën.
“EULEX-i është bërë agjent i shtimit dhe i trashjes së lidhjeve të varësisë së Kosovës me Serbinë”, tha Kurti për Express, pas lajmit se EULEX-i ka nënshkruar protokollin.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të organizohen e të mobilizohen kundër EULEX-it dhe protokolleve të tij, të cilat sipas tij, nuk do të ndalen vetëm me këtë bashkëpunimin policor.

“Është e qartë se nuk mund të llogarisim në qeverinë, e cila duket që më të rëndësishme e konsideron vetveten sesa shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.
Kurti shtoi se 22 organizata u bashkuan për kundërshtimin e këtyre protokolleve dhe hipokrizisë së krerëve institucionalë.

Këto organizata po këtë ditë bënë thirrje që të mërkurën, më 16 shtator, të dalin sa më shumë qytetarë për të protestuar këtë protokoll dhe protokollet tjera që Eulex po i nënshkruan me Serbinë.

Protesta do të jetë e ngjashme me atë të 2 dhjetorit të vitit 2008, ku rreth 40 mijë qytetarë të Kosovës dolën për të protestuar kundër 6 pikëshit, e që edhe tani pritet të ketë edhe më shumë njerëz për të protestuar protokollin Eulex – Serbi.

“Vitin e kaluar më 2 dhjetor qytetarët dolën në rrugë dhe aty i thanë jo 6 pikëshit. I thanë jo cenimit të sovranitetit, jo pazarllëqeve të Eulex-it me Serbinë, por nuk i thanë jo Bashkimit Evropian edhe integrimit të Kosovës si shtet sovran. Kështu edhe të mërkurën, më 16 shtator në orën 12, do të tubohemi përsëri para Bibliotekës Kombëtare, përsëri do të dalim të demonstrojmë kundër protokolleve të Eulexit me Serbinë”, u shpreh Igballe Rugova, pjesë e rrjetit të grave të Kosovës, në këtë konferencë.

Serbët janë ata që kanë vrarë me mijëra qytetarë, kanë dhunuar me mijëra femra, kanë dëbuar rreth 1 milion kosovarë prej vendit si dhe kanë kallë e shkatërruar 120 mijë shtëpi, tha Visar Ymeri nga organizata Vetëvendosje.

Sipas tij, ky është krimi më i freskët i Serbisë që ka pas ndaj Kosovës dhe për këtë nuk duhen lejuar nënshkrime të protokolleve të tilla.

”Serbia përveç të kaluarës kriminale, e ka edhe të tashmen kriminale për shkak se edhe sot ajo ka në Kosovë strukturat e saj paralele, të cilat përveç që po e cenojnë dhe minojnë sovranitetin e Kosovës po përfshihen edhe drejtpërdrejt në krime kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha Ymeri.

Ai përmendi disa prej krimeve të tyre të bëra edhe tani nga strukturat paralele serbe, si pengimi i ndërtimit të shqiptarëve te Kroi i Vitakut, përfshirja e tyre në djegien e dy pikave doganore në veri të Kosovës.. Pastaj uzurpimi i gjykatës në veri, që u pat bërë nga ata. “Këto struktura përveç këtyre krimeve janë edhe duke e dëmtuar çdo ditë buxhetin e Kosovës, në veri të Kosovës për çdo ditë hyjnë nga Serbia në Kosovë nga 300 maune me mall serb pa kurrfarë tatimi e taksë doganore, e cila gjë dëmton buxhetin e Kosovës”, tha Ymeri.

Këto janë vetëm disa prej krimeve që serbët janë të përfshirë tani, tha ai, duke shtuar se secili politikan serb e ka për qëllim kthimin e Kosovës nën sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. “Po i përmendi këto krime për ta bërë sa më të qartë se sa i padrejtë është nënshkrimi i këtij protokolli”, u shpreh ai.

Ndërsa për drejtuesit e organizatës Çohu, asnjë deklaratë serioze nga qeveritarët tanë nuk ka ardh për të kundërshtuar këtë protokoll. Sipas tyre, ata e kanë thënë vetëm një JO sa për të fituar kohë që në fund t’i qesin qytetarët e vet, para aktit të kryer.

Në konferencë u tha se EULEX po vazhdon me nënshkrimin e protokolleve të njëpasnjëshme, të cilat çdo ditë e më shumë po e mohojnë pavarësinë e Kosovës./express/
Shto tek: Add to Facebook Facebook | Furl this! Furl | Digg this story Digg | Post to Myspace Myspace | Add to Windows Live Windows Live | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb |
Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):
ken30 në 12/09/2009 22:47:45
avatar
PROTOKOLLI SHUAN MARRVESHJEN E KUMANOVES.

Serbija nuk po e nje kufirin e Kosovës dhe me resoluten 1244 të OKB-së dhe marrveshjen e Kumanoves Kosova është pjesë e Serbies , dhe nënshkrimi i protokollit është përfundimi i gjashtë pikëshit që është votuar nga OKB-ja nën resoluten 1244 dhe juridikishtë kufiri KOSOV-SERBI është administrative e jo shtetëror dhe e gjith kjo po ndodhë nën resoluten 1244 të OKB-së .

Kufiri i Maqedonis, Shqipris,dhe Malit të Zi janë kufij shtetëror kurse kufiri me Sërbien është kufi administrative.pse?
Marrëveshja EULEX-SERBI është nënshkru në bazë të kufirit administrative e jo shtetëror që do të thotë rifillimi ndërkombëtarë i masnjohjes të kufirit shtetëror dhe rifillimi i implementimit ose shuarjen e marrveshjes së Kumanoves ndërmjet NATOS dhe Serbies që Kosova nuk është palë e marrveshjes.

Marrveshja e Kumanoves e pengon Serbien të integrohet në BE dhe NATO dhe është e domosdoshme që kjo marrveshje të shuhet ndërmjet Serbies dhe NATOS. Dafakto Kosova. me shuarjen e marrveshje së Kumanovës sipas resolutes 1244 mbetet prap pjes e Sërbies .( fillon me protokolla e mbaron me marrveshjen e Kumanovës)

Shqipria dhe Kosova vendosen kufij ndërshtetror dhe e festonin me shampanjë kurse kyfirin me Serbien e lam të qetë dhe lejuam që të mbetet kufi administrativë sikurse ndërmjet Republika Serbska në Bosnje që ka kufij administrative në shtetin e Bosnjes., poashtu Kosova tani ka kufij administrative me Serbien dhe protokollat e tanishëm EULEX - SERBI e parandalon që kufiri KOSOV-SERBI të jetë shtetëror në të ardhmen .
Gjithmon do të jemi me kufij administrative SHTET MBI SHTET.
1
kurrizi në 12/09/2009 18:27:31

BILE BILE EDHE TE PARALIZUARIT NE KARROCAT E VETA DO TE ISHTE MIRE QE TE MARRIN PJESE NE KETE DEMOSTREATE E LERE MA SHIPTARET E SHENDOSH QE DUHET GJITHSESI TE JEN ATY TE HANEN PARA BIBLIOTEKES KOMBETARE. tI THUHET EULEXIT NJE 'JO' E PLOT MARRVESHTEJES ME SERBIN. pLOTE4SISHT KA TE DREJT KOIMENTATORI NGA SUHAREKA HAQXHI KUQI PER TER ATE QE E CEK NE KOMENTIN E TIJE

januzi në 12/09/2009 18:25:11

I nderuar Albin te nderuar shqiptar qe po ju kalo koha ne gjum dhe duke e pritur qeverit dej sa te krijojn pasuri qe dhe qfar do regjimi me ardh nuk dojn me ni se me para dhe ktu ne zvicer e blen shtetsin dhe jeton.popopudhi duhet te mos pres me te dal ne rrug dhe ne mnyr ma brutale tua rrenoj pasurit qe i krijuan duke i grabitur nga taksat e fukarave qe jan mbet ne mshiren e zotit...protestoni se me ket mentalitet te qeverisjes ne kosov qdo dit jan duke u nenshkru protokolle e dhe ma te rrezikshem se ky e udheheqja e kosoves po i mshef ato per mos me humb poziten e vet marri.marri ,,,dikush duhet te del dhe ti thot stop stop ksaj katastrofe ...jo makinat me ju permbys po pallatet me jau shkatrru dhe ata me i vu para sheshit ne konop...qendro Albin ,vetvendosje se ne do te perkrahim mos ju frigo burgjeve se mamir te jetosh ne burg se te pash si dhe ku po shkon kosova ne kto dita ...qendroni ju lumt
..............................................................................................................................................
Haxhi Kuçi nga suhareka në 12/09/2009 16:41:46

I nderuar Vella Albin

Neqoftese nuk ju bashkangjitet edhe QEVERIA e Kosoves bashk me policin e Sheremetit,e bashk me ta edhe i tere populli shqiptar i shqiperise e ma gjere na ka hanger dreqi i ZI!

Nese mendon kjo qeveri ish komuniste qe edhe me serbin munden me mbete ne qeveri le ta shlyejn nga truri i qelbur,se KS nuk ka kohe te humbe me nje kesi qeverie servile antikombetare!Pra keta po mendojn qe do fitoin ne emer tend te Vetvendosjes po kote ka me qen per ta edhe per te gjithe shqiptarin edehe per ata qe grat i kan shkina!

O shqiptar nuk keni se çka me humbe se ashtue e keshtu jeni ne humneren e pa fundshme!perpara zoti koft me popullin shqiptar!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ngrirunu ne kemb e demostroni per liri o shqiptar Empty Re: Ngrirunu ne kemb e demostroni per liri o shqiptar

Message  Perparimi Dim 13 Sep - 0:41


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum