Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Riza GREIÇEVCI

 :: sport

Aller en bas

Riza GREIÇEVCI Empty Riza GREIÇEVCI

Message  Perparimi Mer 9 Sep - 6:08

http://www.kosova-sot.info/?p=47918#comment-17107I nderuar Riza




Kriminelët e luftuakan krimin?!
(Nuk mjafton të jesh ai që je: duhet të bëhesh ai që duhet të jesh. Të bëhesh njeri është art, kurse të bëhesh njeri i mirë është heroizëm. Në shtëpi – luan, jashtë shtëpisë – dhelpër) 8 Shtator, 2009


Riza GREIÇEVCI

Milicia serbe që bëri krime kundër njerëzimit dhe popullatës së Kosovës, e gatshme të luftojë krimin...?!
Një “selam” i këtyre ditëve, që dërgoi Evropa për shtetin më të ri të Kosovës, për krerët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe për tërë popullin Kosovës, që të pranojnë shembjen e Kushtetutës së shtetit sovran, përzierjen e duarve të kriminelëve në ndjekjen e përndjekjen e krimit të organizuar ekonomik, e të tjerë, ku?
Në vendin, sot në shtetin, ku ata bënë krime kundër njerëzimit, bënë gjenocid!
Kjo do të thotë kriminelëve të djeshëm u bëhet e mundur të përzihen në kompetenca të policisë së një shteti sovran, ata, që ende i kanë duart me gjakun e foshnjave, të fëmijëve, të pleqve,të djemve e të nënave shqiptare.
Një Evropë demokratike të përpiqet dhe bile edhe të pajtohet në sy të botës që të anashkalojë, të hedhë pas shpine dhe të mos e përfill Kushtetutën e shtetit sovran që u lind me luftën, gjakun e sakrificën mbinjerëzore të një populli të robëruar me shekuj dhe të trumbetojë zëshëm dhe publikisht se ajo bën atë që mundet dhe di, e kjo sipas EULEX-it të Evropës demokratike qenkësh e drejtë e tij, kompetencë e tij për të bërë nënshkrim marrëveshjesh pa praninë, pa lejen, pa pajtimin, pa nënshkrimin e Qeverisë së popullit të Kosovës.
Zoti Kermabo, të ne shqiptarët dendur lërohet urtia e lashtë:
Duke u përpjekur dikush të të puthë, t’i nxjerrë sytë!

Në cilin vend sovran demokratik thirret policia kriminele dhe gjenocidale për të luftuar krimin?
Në cilin shtet sovran të botës policia kriminele, me duar të përgjakura të popullit, me gjenocidin dhe masakrat e papara mbi rruzullin tokësor, të thirret,
po ajo polici të ndihmojë për të luftuat krimin dhe
gjëra të tjera.
Për të ndodhur një pajtueshmëri e Qeverisë së Kosovës për këtë protokoll me MUP-in e Serbisë, zotëri Kermabo, së pari një popull i tërë duhet të shpallet shurdhmemecë, i gjunjëzuar, jo sa për të bashkëpunuar me EULEX-in, por për të pranuar, ruana Zot, në pikëditë shkeljen e Kushtetutës së shtetit të Kosovës, për të shembur Planin e Ahtisarit (që vetë Evropa e ka pranuar) për t’ia bërë të mundshme shtetit fqinj të Serbisë, i zhytur deri në fyt me kriminelë dhe krim të organizuar ( keni dëgjuar, zoti Piter Fejt ju për kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviq, dhe për një zhgan të tërë bashkëpunëtorësh të tij kriminelë të njohur, që me vite janë duke u gjykuar në Hagë për gjenocid dhe për krime kundër njerëzimit!).

Kthimi i MUP-it të Serbisë në shtetin e lirë të Kosovës?
Ju nënshkruani, siç thoni ju, një protokoll bashkëpunimi, por a e dini me kë po nënshkruani?
Kush ka aq moral dhe shpirt prej njeriu që me një polici kriminele e gjenocidale të lidhë bashkëpunim teknik, siç thoni, prapë ju?
Një polici kriminele paska zhveshur rrobat me gjak të shqiptarëve dhe paska “nderin demokratik evropian” që të kthehet në Kosovë për të luftuar (ndihmuar) krimin (sic!)...?!
Këtë veprim filozofia popullore e shqiptarëve e quan:
Cjapi te kasapi!

Shteti i Kosovës ka Kushtetutën, sovranitetin, kufijtë dhe është i pranuar nga 63 shtete të Evropës e të botës!
Zotëri, Kermabo, nuk është më koha e Konferencës së Kombeve në Londër, as e Konferencës në Berlin,
kur fuqitë e ashtuquajturat mëdha të botës ua falën shumë troje etnike shqiptare shteteve hanedan kriminele, gjenocidale, territore etnike shqiptare, që sot akoma janë të pushtuara.
Zotëri Kermabo: Cilat janë ato troje shqiptare që ua dhuruan fuqitë e mëdha shteteve komshi për rreth Shqipërisë e Kosovës, e dini edhe ju, apo: pse jo, mund t’i mësoni tepër shpejt e të bindeni se ne kemi të drejtë.
A mos ky sihariq i kinse bashkëpunimit ndërrajonal
edhe e MUP-in e Serbisë, e nesër, flitet, edhe me gjyqin e doganat e Serbisë, është një lojë poker, lojë për hatër të djallit, e pakuptimtë, joracionale, jo demokratike dhe gjithsesi dikush po luan me zjarr.
Lojë me sovranitetin e një shteti legjitim, për hatër të kriminelëve, sepse, atyre iu dashka për të hyrë më lehtë në Bashkësinë Evropiane, kusht i parë, të cilët ju i thirrni dhe i pranoni për kinse bashkëpunim me shtetin e pavarur të Kosovës, që të ndihmojnë për të luftuar krimin, ruana Zot mendtë, për të cilën gjë populli i Kosovës është tepër i zhgënjyer, tepër i habitur me një personalitet madhor ushtarak e politik siç jeni Ju, zotëri, Kermabo, por edhe Ju, zotëri Piter Fejt, si klasë politike në ballë të një misioni me kompetenca të veçanta, por jo edhe për rrënimin e shtetit dhe Kushtetutën e tij.

A mos e keni për mahi, apo mendoni se populli i Kosovës është shurdhmemec?
Zotëri, Piter Fejt, a mos mendoni se Qeveria e Kosovës është aq e pa dinjitetshme dhe e padije, aq palaço dhe frikacake për të pranuar gjunjëzimin, cilësinë e robit, nënshtruarin për apetite të Serbisë dhe për hatër të Evropës?
Që shteti i sovran i popullit të Kosovës të rikthehet
(kurrë për të gjallë!) prapa në kohën kur ishte e pushtuar po nga këto forca serbe milicësh kriminelë e gjenocidalë të shtetit “demokratik” të Serbisë?
Ju në pikëditë lansoni nevojën e përzierjes së forcave të deridjeshme kriminele serbe për të luftuar krimin në tjetër, në shtetin e lirë e sovran të Kosovës? Sot kur Kosova ka policinë e popullit, e trajnuar dhe e dizajnuar po nga Evropa dhe Perëndimi demokratik për rendin dhe sigurinë e të gjithëve në Kosovës, por edhe për ruajtjen e sigurimin e kufijve të shtetit të lirë të Kosovës.
Ne, zotëri evropianë kemi polici moderne, demokratike, të aftë dhe të specializuar. A mos e keni për mahi, apo mendoni se populli i Kosovës është shurdhmemec, i verbër, i thyeshëm, i nënshtruar, i padijshëm dhe i paaftë për t’u sakrifikuar sa herë është nevoja e mbrojtjes së identitetit kombëtar, për të mbrojtur shtetin dhe Pavarësinë, që i fitoi dhe s’ia fali as Evropa, as bota.
Zotërinj, populli i Kosovës nuk beson kurrë se Ju të EULEX-it para syve të Qeverisë legjitime, të cilën me votën e lirë demokratike e zgjodhi popull i Kosovës, para syve të botës, para syve të Kushtetutës së shtetit sovran, para syve të Planit të Ahtisarit,
pata syve të popullit të Kosovës, që aq shumë ka besim dhe pret nga JU, të bëni nënshkrime, duke e lënë pas shpine, edhe Qeverinë e popullit të Kosovës, edhe Kushtetutën, edhe sovranitetin demokratik të shtetit të Kosovës. JO, populli i Kosovës nuk beson se EULEX-i paska të drejtë nënshkrimi marrëveshjesh të ndryshme, kurse Qeveria e një shteti të lirë jo!
Jo, jo, këtë EULEX-i s’do ta bëj... të cilët shekuj lanë me gjak e mbushen me varre trojet etnike dardane, të pranojnë, madje patjetër, protokollin për bashkëpunimin MUP-in e Serbisë, tronditi jo vetëm moralin dhe kontributin e Planit të presidentit Ahtisari, sakrificën dhe heroizmin e popullit të Kosovës për lirinë, por me duar e këmbë u përpoq, dhe si duket, po përpiqet akoma EULEX-i të fyejë e të shembë gjakun e dëshmorëve dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë që s’e kishte me shekuj, duke u dhënë legjitimitet dhe respekt më të madh kriminelëve se sa vendorëve të shtetit sovran, popullit dhe Qeverisë së tij legjitime.

Pergjigjet


Haxhi L Kuçi

Eulexi eshte duke e zbatue rezuluten 1244 qe ne Rambuje te frances
e nenshkruan kreret e udheheqjes se luftes çlirimtare !
Dhe kush tani duhet te shpallet tradhetar eulexi apo kjo qeveri ?
Serbija nuk e beri kete poshtersi edhe pse nderkombetaret iu kercnuan me sulme!
E tera kjo ka qen ne marveshje,shqiptaret le ta nenshkruain e ju jo!
Lufta e uçk qe betimi per nje bashkim trojesh e jo ne Kosove shpallen pavaresi
por pavaresi pa ushtri e cila qeveri e kosoves
e shperberi uçk ne TMK e me vone edhe FSK e cila
nuk duhet as te kerkoi ne te ardhmen nje ushtri te mirefillet!
FSK eshte nje force civile qe ka per detyre te intervenoi
vetem ne raste te vershimeve apo termeteve e kur eshte
fjala ne raste konflikti kjo force nuk ka te drejten e mbrojtjes se popullit shqiptar
pa prezencen e serbise!
Tani ka ardhur koha qe rezuluta 1244 te zbatohet ne tersi!
Dhe organet e qeverise se kosoves nuk kan te drejten e perzirjes se eullexit
kur duhet ta zabtoin gjashte pikshin e Ban Ki Monit

E qe thuani se si eshte e mundur qe ato forca qe banen krime te serbise ta luftoin
krimin
ne kosove ?Po sepse kriminelet i ke ne qeverine kosoves qe gjere ne ditet e fundit
ishin ne sherbim te serbise dhe behet pyetje kush na qen ata qe e udhehoqen luften
çlirimtare ?

Une sot boterisht po deklaroi se uçk nuk ka qen ajo e popullit,une nuk jam kundra atyre
qe luftuan per bashkimin e trojeve shqiptare.
Por po i beje pyetje popullit tim.;Per çka u betuan te uçk?Per bashkim,apo per nje
kosove te kesisoit multietnik ?
Per çka u betua komandanti Ali Ahmeti ?Per kesi maqedonie qe shqiptaret ti shtjen prape nen sllavo karpatet ?
Por po me qeshet more zotri,shqiptaret qen nen sllavomaqedonas!Pse keshtu ?
Psataj ne luginen e Presheves per çka dreqi u betuan ne lufte ?Per me hyre prape nen
serbi ?Por nen serbi
ata ken perpara e per çfare arsyrash prape ne roberi nen serbi?

Mitrovica e ndare ne dyshe eshte bere me qellime pervetsimi te parave te palara te
bisnesit te kesaj qeveri,
qe ka qen ne bashkpunim me serbet qysh para luftes sa zhvillohej lufta dhe tani!
Na myetn me kenge qe dhjet vjet Mitrovica eshte kosove,si kengetarja Shkurte Fejza e
Mihrije Braha e tjera nga shqiperia!

Me u kan aq lehte te behet bashkimi kombetar vetem me kenge,e kisha marr tan dynjan!

Pse ne kosove fitoin zgjedhjet pacifistet ?Sepse popullit u kendoin kenge qe vetem me
urtesi do i bejna bashkimet e trojeve!A ne esence
;Dita dites trojet shqiptare jo qe nuk do bashkohen,por po ndahen,dhe udheheqesat tan
per hire te foteleve nuk bejne za se mire per keta ne çdo aspekt!Keta duhet te na
qeverisin kur ne jemi nen serbi,
keta duhet te na udheheqin edhe luften si dojne vete,dhe ne paqe apo nen protektorat
i cilesdo forme keta duhet te na qverisin!

Dhe ma e keqja eshte se ;Populli shqiptar a ua jep votat ketyre,apo keta i pergadisin
votat dhe thoin se votimi u kry shume mire!
pa daljen e popullit ne vendvotime!!!

Sa per perfundim zotri;

Thoin nje fjale pleqet;Qeni keq ua bjen deleve ujkun ne kope!

Burri i poshter ja bjen gruas jaranin!

Dhe une po them me plote goje se;Tradhetaret po na udheheqin dhe ma lehte e kan here
me serbi e here me nderkombetar ta shtypin shqiptarin!!
Dhe fain kjo qeveri ja len here serbise e here nderkombetareve!Kjo forme e slloganit
nuk eshte e tanishme por qe dy mij vjet tradhetaret duke na shtyp bashk me armiq,dhe populli
si magar me samar qe duhet te punoi per zotrin dhe per gajen e vete!

Tjeter;
Si eshte e mundur qe keta dahinje ne emer te Adem Jasharit ta frigoin masen qe ata
qe flasin keq per tradhetar jan tradhetar!!

Si eshte e mundur qe Adem Jashari pa ushtri te beje rezistence,dhe ne fund mbas masakres se te ndjerit ,
tan bre u banen shok me Adem Jasharin ?

Lavdi Adem Jasharit a ata qe behen kinse e paten shok te jetes se meritoin veqse ti quai spiuna te shkaut!
Sa zhvillohej lufta iem qe te gjithe,dhe filloi bombardimi i NATOS,a nuk munden ti sulmoin serbet ?
Por ata qe i ipshin kordinantat NATOS ua jepnin ne civil shqiptar,kjo a nuk ka qen e vertete ?

Fehmi Lladrovci me te shoqen luftuan ne Kroaci dhe shpetuan si eshte ma mire dhe erdhen kinse ne kosove per nje qellim madhore dhe u vra!
Psataj komandant Kumanoven e vrajetn ne prite e shume e shume Ilir Konushevcin e tjere e tjere!
Nje fjale nuk ja harroi te ndjerit Faik Konices,Nolit,Gjergj Fishtes ku thone se ;Armiku ma i keq i shqiptareve esh
te shqiptari
Haxhi L KUçi!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Riza GREIÇEVCI Empty Re: Riza GREIÇEVCI

Message  Perparimi Mer 9 Sep - 10:10

Komenti juaj është në pritje për moderim.
Rizo Grejqevci

Kush te pyet ty qe shkruan kaq ashper ?
Kan e frigon?
Fajtorin e ke ne brendi te shqiptareve “Kuajt e trojes se Kosoves i ke shqiptaret mos fajso te tjeret ?????E din luga se çka ka ne vorber!!!!
Ti shkruan se qeveria e kosoves;

A mos e keni për mahi, apo mendoni se populli i Kosovës është shurdhmemec?
Zotëri, Piter Fejt, a mos mendoni se Qeveria e Kosovës është aq e pa dinjitetshme dhe e padije, aq palaço dhe frikacake për të pranuar gjunjëzimin, cilësinë e robit, nënshtruarin për apetite të Serbisë dhe për hatër të Evropës?
Që shteti i sovran i popullit të Kosovës të rikthehet
(kurrë për të gjallë!) prapa në kohën kur ishte e pushtuar po nga këto forca serbe milicësh kriminelë e gjenocidalë të shtetit “demokratik” të Serbisë?
Ju në pikëditë lansoni nevojën e përzierjes së forcave të deridjeshme kriminele serbe për të luftuar krimin në tjetër, në shtetin e lirë e sovran të Kosovës?!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ti o Riza kerko nga shqiptaret se çka lypen te ftuar e te paftuar te shkonin me vrape ne Rambuje e me nenshkrue dokumentin e roberise!A mendon se bota hane bari e talle e shqiptaret jan trima ne endrra!
Ti po ma qon mallin e rilindaseve ne kohen e tanzimateve,dhe kongreseve te botes !Qe fajet ua linin te huajve a tradhetaret i harroni dhe jo qe i harroni por ua jipni voten per me ju qeverisur!Ti na qenke ma i zoti se Mark Krasniqi!E Enver Hoxha!




Haxhi Lata
9 Shtator, 2009 më 18:09:25

Komenti juaj është në pritje për moderim.
Zotri Riza

Kjo qeveri eshte vetshpallur vetvetiu pa pelqimin e popullit,dhe kjo polici qe e keni sot ne kosove dje shumica e ketyre na rrehnin per dy germa KR apo pse qitshin plisa te bradhe ne koke djemt shqiptar !Dhe ne gjygjet e kosoves sote qe i keni ,dje a nuk ishin keta qe na denojshin ?Ti je nje komunist apo pro serb qe e mbrone se me çfare qellimesh mesiguri qe edhe nese serbija hyne ti neser te na shet menquri ne u munduam,por bota e europa nuk e hangri!Ti zotri keto shkrime ruai se ju vyn juve komunistave serb!!!Nje ta keni ne dieni mire;Se nese serbin e bijn ne kosove ,ta dini mire se na jemi ne rrjedha qe ma me serbin nuk kemi pune por tani u ndan dhent e dhite(thit)=tradhetaret dhe pushka ne ju do te kercet e jo ne shka,sepse na mashtruat dhe na coptuat pa deshiren e shkaut pos per interesa te tradhetareve shqiptar!Nese mendoni se ju prape do ta udheheqni luften per BK edhe ne gojen tone bane kaken!Cofen keto sllogane te tradhetareve mos harroni komunista e marksista!Per serb po shifet kjaret se nuk e paskemi armik pos qeveria dhe komandoset e qe dje ishin ne sherbim te JUGOSLLAVISE!!!!Qakanet e kan radhen do te dim edhe ne si ju si na drejtuat kurrizet me shekuj qe nga ramja e Teutes,e qe erdhe ne pushtet Zogu me ndihmen e belloruseve dhe kralit te serbise po ashtu edhe Enver Hoxha qe ne Belgjik e deklaruan si djal Te Zoget e qe erdhe ne pushtet me ndihmen e Mugoshave e titistave pa dallim si Fadil Hoxha e Rugova dhe se fundi na tundet kinse si çlirimtar!Mosni he zoti u vraft o tradhetar ju po na shkatrroni,ju nai vrat patriotet mbas shpines!Ju ne lufte te uçk nuk i keni lejue ti pranoni ata qe deshten ta deboin shkaun!!!E vertete eshte kjo qe ju djeg si zjarri gjehnemit!
Ma mire qen se shqiptar,tan spiuna bre zoti ua kallt shpirtin,po ua kalle por ju jeni sahanalipistragjinje dhe ka fryen era qanejna ja mbani e per popullin shqiptar as qe ja ka hanger e as qe ju hane pallazuza bre qena qenefa tradhetar qe na shiteni patriota e here si çlirimtar!
Pis miletin as zoti nuk e don me pare me sy!Na shtypni,na burgosni tani pa shkan !!Ah e dini e dini hani pini bani qef dhe behunu patriota e te na zgerdhini kur kerkojna drejtesi liri,apo BK!Ah lagoj te ndyre serbija nuk ka faj qe na shkerdhatet jeten edhe varret e stergjysherve,por tradhetaret jan ma te keqinje se sjkijet jo jo ma te keqinje se shkijet ,por ma te keqinje se qeni i flliqet!Juve populli duhet tju deboi nga trojet shqiptare,e pastaj shkau nuk ka vend ne trojet shqiptare!
Tri pyetje po ti beje;
1)Per çka u betuan te uçk ?
2)Per çka e nisen luften ne maéqedoni ?
3)Per çka e nisen luften ne luginen e
Presheves ?
…………….

Pse shqiptaret shkuan ne Rambuje dhe e nenshkruan rezuluten 1244 ?Qe kush jan fajtor e jo europes apo zuzes se shqiptareve more dajosh……………..


Pergjigju ?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum