[b]A do të dështojë Kosova e Re?[/b]
:: shoqeria
Page 1 sur 1
[b]A do të dështojë Kosova e Re?[/b]
A do të dështojë Kosova e Re?
Shkruan: Ethem Çeku
Projekti Kosova e Re ka nxitur dhe ende po nxit debate në shoqërinë kosovare mbi efektshmërinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përfitimet që mund t'i sjellë shtetit dhe qytetarit të tij. Debatet e tilla në shtetet e zhvilluara janë më se normale dhe me qëllime të mira. Këto opinione të ngritura tek ne tregojnë se shoqëria kosovare është duke e ndier peshën e këtij projekti dhe ndikimet e tij në ekonominë tonë. Resurset tona natyrore edhe në të kaluarën ishin pjesë e luftërave të ashpra mes pushtetit jugosllav dhe lëvizjes demokratike shqiptare rreth mënyrës së shfrytëzimit të tyre dhe të drejtës së posedimit.Tani gjërat kanë lëvizur në drejtimin tonë, prandaj në këtë kohë nuk mund të tërheqim një paralele në mes të këtyre dy koncepteve rreth shfrytëzimit të resurseve natyrore. Debatet që po ngritën ndihmojnë që vendimmarrësit të minimizojnë mundësitë e gabimeve në këtë projekt. Shoqëria civile bëri hap të qëlluar kur hapi debatin rreth modaliteteve të shfrytëzimit të resurseve natyrore në Kosovë.
Qeveria nuk duhet të frikohet nga këto debate, përkundrazi ajo duhet t'i përdor si instrumente korrigjuese për veprimet e tyre. Historiku i zhvillimit ekonomik të vendeve të ndryshme tregon qartazi se nevojitet një bashkëveprim i të gjithë aktorëve që zhvillimi i vendit të jetë objektiv i gjithë shoqërisë dhe institucioneve të saj. SHBA-të janë rast tipik që nga një vend me kundërthënie politike dhe ekonomike u bë vend i idealeve dhe idhull i ndërmarrësisë për qytetarët. Norvegjia tregoi se si mund të përdoren në mënyrë të mençur resurset natyrore për zhvillimin e saj ekonomik. Prandaj, ne mendojmë se duke i gërshetuar përvojat e mira dhe duke i parë edhe përvojat e këqija Kosova mund të ndërtojë një model të mirë për zhvillimin e saj ekonomik.
Koncepti politik se "unë jam shteti për të qeverisur vendin" nuk rezulton efikas për Kosovën. Qeveria jonë është treguar e ngathtë, joinventive dhe pa vizion, për të ndërtuar një konsensus politik të domosdoshëm për projekte madhore. Gjuha e ashpër e të parit e ekzekutivit tonë bëri që shumë institucione shkencore të heshtin. Sovrani i ynë parlamenti, gjithashtu nuk arriti të bëhet aktori kryesor vendimmarrës, prandaj kemi aq shumë kontradikta dhe pakënaqësi të mëdha të brendshme rreth këtyre projekteve kapitale. Institucionet ndërkombëtare ndihmuan rrugëtimin e suksesshëm të Kosovës në disa fusha. Qeveria amerikane përmes mekanizmave të saj duhet të jetë aktori kryesor për të ndihmuar qeverinë tonë që të marrë vendime të drejta. Ajo përmes këshilltarëve të saj duhet të jetë pjesëmarrëse në Komitetin Drejtues të projektit dhe të kthejë pozitën e mëparshme që e kishte në kuadër të këtij projekti. Qeveria e Kosovës së bashku me institucionet profesionale duhet të vendosë kriteret për përcaktimin e fituesit dhe së bashku me ekspertët amerikanë të arrijë të negociojë dhe të përmbyllin me sukses kontratën financiare, e cila duhet të ishte në favorin e shtetit tonë. Pakoja që tani është propozuar nga kryeministri i Kosovës ka rreziqe të mëdha për buxhetin e Kosovës dhe për maksimalizimin e resurseve tona natyrore. Anashkalimi i vendimit mbi themelimin e kompanisë se re Sibovcit është i gabuar. Vendimi për t'i hequr blloqet e Kosovës A nga pakoja e projektit Kosova e Re është i kushtueshëm financiarisht për buxhetin tonë. Kush do të financojë mirëmbajtjen e këtyre blloqeve deri në vitin 2015 apo 2017, kur dihet se këto blloqe vetëm për mirëmbajtje kushtojnë disa miliona euro në vit? A duhet qeveria e Kosovës tani të marrë kredi nga institucionet ndërkombëtare financiare (Banka Botërore etj.) me kamata të shtrenjta për t'i mbajtur këto njësi në prodhim? Sa miliona euro duhet të investohen për blerjen e energjisë brenda një viti?! Kush pret që do të kemi donacione për të blerë energji ku inkasimi dhe faturimi pothuajse janë në nivel të njëjtë si në vitet paraprake. A mund të presim që në kohën e krizës globale taksapaguesit evropianë dhe amerikanë të na japin grante për blerjen e energjisë. Ky koncept i mbështetur nga qeveria jonë është miopizëm politik.
Ne e ftojmë qeverinë dhe Komitetin Drejtues të projektit Kosova e Re, që të jetë profesional në vendimmarrje dhe t'i analizojë në detaje këto veprime.
Vonesa disavjeçare që bëri Komiteti Drejtues për projektin Kosova A i ka kushtuar shumë zhvillimit ekonomik të Kosovës. Nga të gjitha analizat e bëra ekonomia kosovare drejtpërdrejt apo tërthorazi ka humbur nga rreth 500 milion euro në vit. Kjo vonesë ndikoi në mosngritjen e të hyrave buxhetore, në moshapjen e vendeve të reja të punës dhe mbi të gjitha ndikoi në krijimin e një imazhë të një vendi pa qëndrueshmëri institucionale në projektet kapitale. Përkundër kërkesave të vazhdueshme që projekti të ecën me trendët e planifikuara ai stagnoi dhe këta anëtarët e Komitetit Drejtues mendonin që bota energjetike po sillet rreth tyre. Qeveria jonë mendonte që kompanitë që kishin garuar do të kenë durimin e pashtershëm. Tërheqja e njërës nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e energjisë nga linjiti, siç është RWE, është humbje e madhe për ne dhe për ruajtjen e konkurrencës në këtë projekt. Kjo tërheqje bartë mesazhin më të keq për investitorët e huaj që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, prandaj qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të bëjë ç'është e munduar të ruajë në garë edhe tri konzorciumet e fuqishme që kanë mbetur dhe të arrijë të përmbyll procesin e përzgjedhjes së investitorit dhe kontratën financiare. Veprimet, jo të mençura të Komitetit Drejtues do të sjellin në pikëpyetje të gjithë projektin dhe do të bëjë që vendi i ynë të hiqet nga objektivat e kompanive prestigjioze për të investuar në fushën e energjetikes. Prandaj, e thërrasim qeverinë që menjëherë të marrë veprime adekuate në mënyrë që të ruhet gara për këtë projekti dhe të mos kemi tërheqje të investitorëve të tjerë. Çdo veprim i paanalizuar mire, i pambështetur në ekspertizën e ekspertëve do të jetë një vendim i dëmshëm dhe jo fitimprurës për shtetin e Kosovës.

Gega- Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007
Sujets similaires
» Kosova sot
» Kosova e pavarure ku je uçk ?
» [b]Pse nuk duhet të privatizohet “Kosova B”![/b]
» ZEUSI ,djemt dhe TROJA
» Troya via Kosova
» Kosova e pavarure ku je uçk ?
» [b]Pse nuk duhet të privatizohet “Kosova B”![/b]
» ZEUSI ,djemt dhe TROJA
» Troya via Kosova
:: shoqeria
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum