[b]Pse nuk duhet të privatizohet “Kosova B”![/b]
:: shoqeria
Page 1 sur 1

Pse nuk duhet të privatizohet “Kosova B”!
Shkruan: Ethem Çeku
Konferenca për investime në sektorin e energjisë që u mbajt në Prishtinë javën e kaluar nuk solli ndonjë risi për këtë sektor. Kjo ngjarje kaloi pa pjesëmarrjen e kompanive prestigjioze në fushën e gjenerimit të energjisë elektrike nga linjiti. Kompanitë prestigjioze si RWE nga Gjermania, Washignton Group nga SHBA, EDF nga Franca, dhe disa të tjera nuk erdhën më në Kosovë. Ky është indikatorë i qartë së çfarë politike të keqe është duke bërë qeveria e Kosovës së bashku me disa institucione tjera në këtë sektor.
Pas dy vite të stagnimeve , keq menaxhimit, inateve politike, dhe interesave tregtare, vendi i ynë po e humb shansin për zhvillim ekonomik. Qeveritë e rajonit shfrytëzuan në maksimum hapësirën që patën për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Serbia është duke i përdor në maksimum minierat, dhe lumenjtë e saj për të ndërtuar blloqet e reja. Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia kanë hartuar strategjitë energjetike dhe janë duke përdorur të gjitha burimet e tyre për ti mbuluar nevojat energjetike. Ndërsa, qeveria e Kosovës në mungesë të vizionit, mos realizimit të objektivave nga Stragjia e Energjisë, zvogëloi projektin dhe mundësitë e shfrytëzimit të burimeve natyrore për zhvillim ekonomik. Kosovën, një nga vendet më të pasura me burime energjetike në lignite kjo kastë qeverisëse po e lë në duar të mafisë energjetike. Pakoja energjetike që ju ofrua investitorëve, ne mendojmë se nuk shkon në favorin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Zvogëlimi i kapaciteteve gjeneruese nuk është bërë në harmoni me bilancin energjetik të Kosovës. Studimet e bëra nga Banka Botërore, vjetrësia e kapaciteve ekzistuese për prodhimit të energjisë elektrike, zvogëlimi importit, strategjia e aprovuar nga parlamenti i Kosovës treguan qartë se ekonomia kosovare, dhe shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e re dhe rritjen e prodhimit të energjisë. Prandaj ne mendojmë se kjo konferencë nuk identifikoj dhe nuk i ndihmoi sektorit energjetik në Kosovë, por më tepër ishte tendencë për ta mbuluar kohën e humbur nga kjo qeveri.
Ne mbështesim çdo hap që qytetarët dhe ekonomia e jonë të kenë energji të mjaftueshme, por ne kemi frikë se gjërat që po ndodhin do ta lënë vendin edhe për shumë kohë të varur nga kompanitë e jashtme energjetike. Roli i shtetit tonë në këtë projekt pothuajse është minimizuar apo është bërë i papërfillshëm. Vendosja e Kosovës B në pakon e këtij projekti, dhe privatizimi i saj, duke dashur ta shndërroj shtetin e Kosovës në një aksionar përmes blloqeve të B-së siç është deklaruar me pjesëmarrje 20 % – 25 %, për ne kjo është përqindje e papërfillshme karshi vlerës që kanë këto blloqe. Qeveria e jonë nuk duhet në asnjë mënyrë të vendosë Kosovën B në këtë pako energjetike, ajo nuk duhet ta privatizojë Kosovën B dhe duhej të mbaj në kuadër kompanisë nacionale. Ajo duhet ti mbajë në pronësinë e saj këto dy blloqe dhe të bëjë investime të duhura për vazhdimkin e punës së tyre për të siguruar që energjia e prodhuar nga këto dy blloqe të jetë konform kërkesave të BE-së për mbrojtjen e ambientit nga ndotja. Kosova B prodhon rreth 3,200,000 MWh në vit, që do të thotë se vlera e energjisë së prodhuar në tregun tonë është rreth 160 milion € në vit. Prandaj ky është një aset i fuqishëm që shteti i Kosovës duhet ta ketë në pronësinë e tij. Kosova B do të mbante në balancë çështjet sociale dhe ekonomike të vendit tonë, ajo do të ishte një mekanizëm i fuqishëm kundër monopolit që mund të vijë nga sektori privat. Të gjithë ne e dimë se blloqet e Kosovës B janë të riparuar, Bashkimi Evropian para disa viteve kishte investuar rreth 240 milion € për rehabilitim e plotë të këtyre blloqeve. Tani dëgjohet nga këshilltarët e huaj se vlera e blloqeve të Kosovës B është disa dhjetëra miliona €. Kjo duhet të jetë e papranueshme për qeverinë e Kosovës. Ky vlerësim siç po trumbetohet, dhe pjesëmarrja e shtetit të Kosovës si aksionar me atë përqindje të ulët nuk do të ndihmojë në ngritjen e progresit ekonomik të vendit tonë. Përkundrazi, kompania e cila do të merr projektin do të mundohet që t’i maksimalizojë investimet e saja, dhe të ketë periudhë sa më të shkurtë për kthimin e investimeve. Përderisa e gjithë kjo barrë duhet të paguhet nga konsumatori i ynë dhe nga shteti i Kosovës. Përvojat e vendeve të rajonit tregojnë qartë se ne duhet të jemi tepër të kujdesshëm dhe shumë të përgatitur që të arrijmë të finalizojmë kontratë të mirë financiare me fituesin e projektit. Ndërtimi i pakos tenderuese që duhet të vjen së shpejti është sprova më e rëndësishme për të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo qeveri duhet të jetë tepër e kujdesshme që ta ofrojë një pako e cila i përgjigjet nevojave energjetike të vendit tonë. Për fazën e parë, pakoja duhet të përmbajë kërkesën për ndërtimin e dy blloqeve nga 500 MW, dhe përgatitja sa më e shpejtë e minierës së Sibovcit për furnizimin me thëngjill të blloqeve aktuale. Po ashtu qeveria e Kosovës duhet t’i ruan kriteret e mëparshme para kualifikuese që ishin për projektin Kosova C.
Çdo zhvillim i ardhshëm që do të bëhet rreth projektit “Kosova e Re” i cili nuk do të merr për bazë në radhë të parë interesin ekonomik të Kosovës do të jetë i përcaktuar që të dështojë. Ne do të bëjmë përpjekje që parlamenti i Kosovës të hapë debatin për pakon që duhet të përfshinë “Kosova e Re”, për kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë konkurruese, dhe për madhësinë e kapaciteteve që i nevojiten Kosovës. Parlamenti duhet të jetë institucioni sovran që duhet të thotë fjalën e tij rreth këtij projekti, siç e ka thënë. E ardhmja e Kosovës duhet të kalojë caqet e inateve politike, ajo duhet të kalojë rubikonin pozitë – opozitë dhe duhet të shndërrohet në një përpjekje të përbashkët e të gjitha institucioneve të Kosovës.
(Autori është deputet nga AAK dhe nën/kryetar i komisionit të Kuvendit të Kosovës për energji)

Gega- Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007
Sujets similaires
» Sorosi,nese duhet me çfaros islamin duhet me fillue nga turq
» Pse nuk duhet feja
» Film i profetit Muhamed
» Pija që duhet ta konsumoni çdo mëngjes
» PAVARËSIA“ e rrejshme nuk i duhet Kosoves as shqiptareve!
» Pse nuk duhet feja
» Film i profetit Muhamed
» Pija që duhet ta konsumoni çdo mëngjes
» PAVARËSIA“ e rrejshme nuk i duhet Kosoves as shqiptareve!
:: shoqeria
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum