PAVARËSIA“ e rrejshme nuk i duhet Kosoves as shqiptareve!
:: sport
Page 1 sur 1

Dërgoja një miku
Version i printueshëm
Komento këtë lajm:
Komentuar 41 herë.
Emri Mbiemri:
E-maili:
Më kujto | Më Harro
P u b l i c i t e t
24.02.2008
„E mira dhe e keqja, kur rrinë bashkë, i japin diçka njëra tjetrës" (Jakov Xoxa)
Këtë lloj “ pavarësie “ e ka pasur dikur vetëm Çeçenia, por dihet si rrodhën ngjarjet atje, pastaj: ajo pavarësi „me kusht“ u mor dhe u shpartallua si një groshë djathi dhe u shkelë pa mëshirë nga fashizmi rus! Ngjau kështu vetëm për faktin se Çeçenia nuk e parapërgatiti fillimisht terrenin e mbrojtjes së atdheu, aq sa duhej dhe si e kërkonte situata e krijuar...Ushtria e saj qe jo e ngritur në atë nivel që t ia thyente turinjtë fashizmit rus. Ajo, u përballë me Rusinë kur Ingushetia një republikë simotër e saj u konfrontua me okupatorët rusomëdhenj; pastaj bota “demokratike, ia mori këtë të drejtë legjitime për të pasur shtetin e saj Çeçenisë heroike.
Shkruan: Fadil SHYTI
Me këtë rast mund të bëjmë një analogji brenda shqiptare: pra sikur të ndeshej Presheva apo Tetova për jetë o vdekje me fashizmin serbo-maqedon në Ballkan, Kosova nuk do të mund të bënte sehir, por do të ngritej si kurdoherë në mbrojtje të vëllezërve e motrave të tyre shqiptarë. Ose në rastin më të keq: tani, si po sillet „falli“ serbët kolonë janë ngritur në revolta dhe ato po zgjerohen çdo ditë, prandaj, Shqipëria administrative as, Kosova e saj nuk mund t´ia lejojnë luksin vetes e të bëjnë sehire kur po rrezikohet vet qenia e një pjese të atdheut, Mitrovica dhe rrethina e saj, pa harruar faktin e enklavizimit të Kosovës.
Nga këto argumente mund të konstatoj që:
kjo lloj “pavarësie” me pelerina të kaltra e të zeza, dhe me ndërkëmbëza të pista minjsh; derisa ishte ende pa u shpallur, mbulohej me zhurma kalamajsh politikë për „fitoren e madhe të pas „pavarësisë“, faktori politik shqiptar gabohej rëndë kur nuk denjoi të bënte një analizë të duhur për përmbajtjen e saj, dhe të shtronte alternativa të tjera pe¨r veprim në rast se ne shqiptarët nuk do të kishim pavarësi të plotë; ashtu siç bëri me kohë Lëvizja Vetëvendosje me në krye, politologun e shquar Albin Kurtin, i cili nuk po ra as po bie pre e mashtrimeve të politikave të huaja kundër shqiptare.
Dihet mirëfilli nga të gjithë se, para se të bëhej kjo shpallje „e famshme“, paraprakisht me serbët dhe ndërkombëtarët janë bërë sa e sa Marrëveshje tejet fatkobe për popullin shqiptar, marrëveshje, këto që aspak nuk do ta çojnë përpara ardhmërinë tonë të ndritur, përkundrazi ato marrëveshje do ta nxijë këtë të ardhme si mos më keq Kujtoj këtu: decentralizimin,këtë thikë prapa shpine që iu ngul Kosovës nga „miqtë“ ndërkombëtarë!
Kujtoj këtu, eksterritorialitetin që u ofrua si kompromis nga „miqtë „ ndërkombëtarë!
Kujtoj këtu heqjen e flamurit shqiptar dhe vendosjen e një flamuri me karakteristika (ngjyra) të huaja ku Kosova paraqitet kinse qielli i saj shkëlqen, kinse Kosova qenka e pritur krahëhapur nga „Nëna“ Evropë, ndërsa, e harruar apo më saktë askund në sfondet e këtij flamuri nuk shihet shqiponja dykrenore, simboli shekullor i dhuruar nga natyra dhe e mbrojtur heroikisht nga Nëna Shqipëri,; ajo që ua dha në shekuj rritën, zhvillimin dhe përparimin në gjuhë, art, kulturë, në ushtri dhe në te¨gjitha fushat e tjera të jetës,shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera të cilat u okupuan padrejtësisht për më tepër se një shekull nga shovinistët e Ballkanit.
Elemente të Jo pavarësisë së Kosovës:
kujtoj këtu,projektin famëkeq që po bëhet për shpartallimin e dytë të UÇK-së,:sepse herën e parë kjo ushtri famëmadhe u shpartallua pas luftës çlirimtare dhe kjo për fatin e zi të shqiptarëve u bë ende pa u zgjidhur drejt çështja shqiptare në ish-Jugosllavi, ende pa u ribashkuar Mitrovica, ende pa u de-kantonizuar Kosova, ende pa u zgjidhur drejt statusi i saj, kjo ushtri u „transformua“ në TMK,- për të mbijetuar disi si në mes kullës dhe çekanit, e kthyer në një forcë civile për t´i ndërtuar pastaj, shtëpitë e „engjëjve“ kolonë serbë, të cilët tani po qanin për ato që po heqin pas luftës në Kosovë!!!
Harruan shpejt “urtakët“ dinakë se ishin ata që: sa e sa herë kishin klithur me thirrjet e tmerrshme deri në qiell, rrugëve të Kosovës:“vrasje shqiptarëve“ „kosovarët, përtej bjeshkëve të nëmura“ „shqiptarët t´i ndjekim nga Kosova“ e të tjera parulla çetnike të Millosheviqit, Arkanit dhe Sheshelit.
Harruan, gjithashtu se ishin po këta kolonë të cilët kishin luftuar me armë në duar kundër shqiptarëve liridashës!
Kjo qe e kaluara e tyre e paraluftës; mirëpo, nëse ia bëjmë një vështrim realist, po aq të krisur dhe të pa afrueshëm dhe mos mirënjohës këta cinikë të paraqitur si mjeranë apo viktima; u treguan dhe pas luftës!
Përkundër, lëshimeve tejet kundër-demokratike që ju bëri faktori ndërkombëtar dhe politika e kompromisaxhinjve në Prishtinë, ata prapë se prapë mbetën si kërmij të mbyllur në guaskat e tyre që presin të dalin gjatë ditëve me shi!…
Por gjeni i tyre i zi e donë ëndrrën shekullore shoviniste: që papritur të rikthehen nga kërmij në gjarpërinj, kundër shqiptarëve. Mjerisht, ngjarjet që po ndodhin këto ditë po i tregojnë qartë objektivat e tyre e tyre të errëta.
Pra, pas goditjeve të para TMK-ja, po pëson goditjen tjetër: - po reduktohet në një të ashtuquajtur“ Forcë e Sigurisë së Kosovës“ (FSK) e cila do t´i ketë 2500 veta e cila do ta luan rolin e një xhandarmërie për ruajtjen e rendit, ndërsa për mbrojtjen e kufijve as të mos flasim. Kosova, do të ketë kufij të hapur sipas parimit allë rugovistë: “e hapur ndaj Serbisë dhe ndaj Shqipërisë“!!!
Kujtoj këtu, pastaj „mbikëqyrjen“ apo më saktë kontrollin e rreptë evropian të EULEX-it, mbi institucionet tona "shtetërore", të gjitha këto e përbëjnë një bagazh të hidhur që asnjë shqiptar me mend në kokë që sadopak mund të logjikoj,, nuk mund të jetë i kënaqur!
Të kënaqur nga kjo „fitore“ mund të jenë vetëm fanatikët politikë të Grupit të Unitetit“ dhe ata që nuk shohin përtej hundës, se çfarë pasojash do të ketë kjo „pavarësi me pyka“ e dhuruar nga të huajt me në krye Marti Ahtisarin, i cili me Paktën e tij, ia ka vënë Kosovës hiq më pak se „kurorën e mashtrimit“ e cila së shpejti do t´i vyshken ato lulet “ demokratike“ evropiane.
Ndërsa, shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera ua ka vënë të dy këmbët në një këpucë, duke ua bërë një mal me pengesa të cilat shpien drejt rreziqeve të reja...
Tani, të gjithë po e shohim dhe këtë qorrat politikë do ta shohin edhe më mirë se: Kosova së shpejti do të kthehet në Palestinë e Ballkanit.
Nuk mendoj këtu se do të dalin pengesa aq serioze nga Serbia dhe aleatët e saj, për ta bërë dhe de fakto pavarësinë e vërtetë, por do të dalin pengesa serioze, kur Kosova do të ndeshet me prangat ”e reja“ evropiane për realizimin e asaj Pakete famëkeqe...
Me siguri kjo do të jetë tepër e dhimbshme për shqiptarët e Kosovës, e cila do të sjellë ende shumë lot e gjak!
Prandaj, çdo shqiptar/e, duhet ta kuptoj që tani me kohë dhe qartë:
Kjo, nuk është përfundimi me sukses, kjo nuk është fitorja e shumëpritur në shekuj.!
Kjo, është fillimi për përpjekjet tona,, për të ecur drejt fitoreve të reja!
Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, nuk i duhet pavarësia me pyka e bishta, por i duhet një alternativë krejt tjetër: i duhet VETËVENDOSJA e cila do të shpinte drejt ribashkimit kombëtar sipas parimit: „një komb një shtet“.
Përndryshe, nuk do të ketë as sot as mot, paqe dhe përparim në trojet e Shqipërisë Natyrale, por, natyrisht kjo do të reflektojë edhe në rajon!
Kjo, qe njëra anë e medaljes së kësaj „fitoreje“ të shpallur me qa bujë e tra-la-la…
Por, nëse i rikthehemi përmbajtjes organizative (paraqitjes së saj) në Deklaratë, dhe si u zhvilluan ngjarjet në parlamentin „kosovar“, ca faqe të zeza dalin sheshit si mos më keq!
Pse u harrua Ramush Haradinaj dhe u proklamua me aq bujë të një fanatizmi partiak, Ibrahim Rugova?!
Pas legjendarit Adem Jashari, qëndron madhështore heroizmi i papërshkruar i Ramush Haradinajt dhe i familjes së tij kreshnike!
Këto, dy figura emblematike: Adem Jashari dhe Ramush Haradinaj ia kanë hapur shtigjet luftës çlirimtare të Kosovës Kreshnike.
Këto dy figura legjendare ia kanë ndritur e zbardhur fytyrën mbarë shqiptarisë në trojet e Shqipërisë Natyrale.!
Prandaj, është hiq më pak se verbëri dhe poshtërsi politike dhe njerëzore që t´i ndajmë këta burra të mëdhenj të kombit. I pari tani po prehet, por jo në qetësi, i dyti po dergjet burgjeve “demokratike” për të paguar haraçin e madh, për “fajin” e madh se luftoi për lirinë e vendit të tij.
Pavarësisht, se ”dikushët ” kopukë mundohen ta harrojnë organizimin e artit ushtarak popullor të vëllezërve haradinaj dhe gjakun e derdhur për Shqipërinë Natyrale, këtë se lejon dot malet as toka shqiptare,se lejojnë dot deti shqiptar as qielli shqiptar!
Nga të gjithë kombi shqiptar i Shqipërisë Natyrale,njihet familja atdhetare Haradinaj, që nga i pari i tyre, atdhetari i madh, Ismajl Haradinaj, i cili është xhaxhai i Ramushit, ishte ai që në vitet e errëta të titizmit, bashkë me djaloshin e tij, Nasimin, dergjeshin shumë vite burgjeve jugosllave për lirinë Kosovës duke vepruar në grupet ilegale…
Pastaj, gjatë luftës Nasimi atdhetari trim e lë Suedinë dhe kthehet të luftojë përkrahë vëllezërve të UÇK-së, në Kosovën Kreshnike.
Po këtë hap guximtar a ka bërë dhe vëllai i tij Agroni, i cili luftoi trimërisht përballë forcave çetnike. Nga të gjitha këto dihet mirëfilli se për familjen haradinaj alfa dhe omega nuk ishin përpjekjet të fitojnë pasuri, pozita pushteti e të tjera, por ta bëjnë Kosovën lule, ta bëjnë Kosovën Shqipëri. Kurrsesi nuk e arsyeton faktin që Ibrahim Rugova të ngrihet në zenit për "qëndresën" e tij të ashtuquajtur ”paqësore”, …kur dihet se sa tragjedi të pafundme i solli ajo politikë qyqare që e bëri në ato vite të zeza, të "pushtetit" të tij, si "themelues" i shtetit të Kosovës. Dhe, krejt paarsyeshëm të “harrohet” kjo familje legjendare. Opinioni botëror e dëgjoi Kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, kur në mes tjerash gjatë fjalimit festiv deklaroi: “Ibrahim Rugova, është themeluesi i shtetit të Kosovës”! Dhe kjo nuk është hiq e vërtetë!
Nëse, dikujt i takon titulli i famshëm, themelues i shtetit të Kosovës, ky titull i takon të madhit veprimtar Adem Demaçit.
Kujtoj këtu faktin se kur u rrethuan për herë të parë më 31 janar 1991, celula luftarake e UÇK-së, në Prekaz, që në atë kohë quhej: "Grupi i Drenicës", pas shpartallimit të forcave çetnike aty, legjendari Adem Jashari dhe trimat e tij e gjetën strehimin e sigurt tek familja e babait të Ramushit, Hilmi Haradinaj, pra në odën e mikpritjes së trimërisë e bujarisë shqiptare, sipas motos popullore:”miku dihet se është mik,në kohë të vështirë dhe në rrezik"!
PSE NUK IU DËRGUA HEROIT TË PAKTËN NJË TELEGRAM URIMI?!
Bile, nga shokët dhe shoqet e luftës, tani politikanë të „zgjuar“, do të duhej t´i dërgohej heroit të gjallë Ramushit, bile, një telegram përshëndetës; dhe, aty të shprehej bindja se së shpejti do të lirohet i pafajshëm bashkë me shokët e tij...
Ramush Haradinaj, përkundër ca gabimeve, të cilat na kushtuan jo pak në prapakthimin historik të Kosovës që i bëri në jetën e tij politike; qëndresa e tij luftarake, do të shkëlqejë në shekuj!
Prandaj, kur shkrova më lart idenë e njohur filozofike të shkrimtarit të madh, Jakov Xoxa: „E mira dhe e keqja, kur rrinë bashkë, i japin diçka njëra tjetrës", desha ta përkujtoj me nderim idenë e tij madhore, e cila tani u forcua më tej nga mosnderimi dhe injorimi që iu bë Viganit të luftës çlirimtare, komandantit legjendar, Ramush Haradinaj, nga ish-bashkëpunëtorët e tij në politikë, por më tepër revolton fakti se kjo u bë dhe nga bashkëluftëtarët e tij!!!
Gjithashtu, desha të përkujtoj me keqardhje se: ”dikur jemi tallur jo pak me popullin serb, i cili e festonte humbjen e tij në Gazimestan në vitin 1389, në betejën e Kosovës; kurse tani populli im i mashtruar dhe i shurdhuar nga rrapëllimat e daulleve politike ”kosovare”, po e feston humbjen që e mor nga Rambueja, Parisi, Vjena e gjetiu, për të pasur një përfundim tejet tragjikomik si fitore e ”pavarësisë” së Kosovës!!!
O populli im kthjellohu! Shkuli e flaki nga truri yt mashtrimet dinake të Evropës Plakë, e stolisur me rrobe të reja ”demokratike”!
Mos u beso të pabesëve që janë bërë servilë të mjerë të kësaj Evrope, e cila sot pamëshirë po guxon me na e shkelë: flamurin e shenjtë me shqiponjën dykrenore, e cila me ”pambuk”, e pilaf po e ndanë kombin tonë në dy gjuhë, përkrah me pinjollët e saj titistët e djeshëm gjakatarë dhe në ndihmë të pakursyer të renegatëve të tri luftërave çlirimtare!
Kthjellimi, pra, do të jetë ndarja jote nga kjo politikë tradhtare, do të ishte hapi i parë yti për ta bërë copë-copë bllokadën e egër të mashtrimeve politike, pastaj për të dalë nga terri në dritë, drejt ribashkimit, lirisë dhe përparimit gjithëkombëtar!
Për atë fitore luftuan, e pritën, brezni të tëra shqiptarësh, dhe jam thellësisht i bindur që pas shumë e shumë këtyre përpjekjeve mbinjerëzore; me siguri së shpejti; do ta gëzojmë Shqipërinë Natyrale.

Sujets similaires
» Film i profetit Muhamed
» Ja pavaresia e shqiptareve me teater dhe kenge e valle
» Lufta ndermjet shqiptareve ortodox kundra shqiptareve muslim
» Serbija duhet tja pranoi Kosoves pavaresin si Malit te zi
» Ali Ahmeti , liria e shqiptareve t'ilirides , kosoves e L .P

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum