Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

[b]PROFESOR ZYMER NEZIRI[/b]

 :: kulture

Aller en bas

[b]PROFESOR ZYMER NEZIRI[/b] Empty [b]PROFESOR ZYMER NEZIRI[/b]

Message  Gega Sam 27 Déc - 4:49

Intervista e botuar me 21.12.08 ne gaz. Kosova sot‏

PROFESOR ZYMER NEZIRI, STUDIUESI I PARË SHQIPTAR QË HAPI KOLEKSIONIN E MADH TË EPIKËS GOJORE TË HARVARDIT
Intervistoi: Isa Statovci

Prof. Neziri, ju jeni ndër të vetmit studiues shqiptarë që keni hyrë në Harvard, në koleksionin e epikës gojore

Po, fatmirësisht, më 2002, mbërrita për herë të parë në Harvard, por edhe fatkeqësisht, sepse për shqiptarët është dashur të shkojnë 70 vjet për të kaluar Atllantikun, dhe për të hyrë në koleksionin e madh të epikës gojore të Harvardit. Atje kam pasur ndihmë të gjithanshme nga prof. Dejvid Ellmer (David Elmer), me të cilin edhe tash bashkëpunoj në projektin për këngët shqipe të A. Llordit (Albert Lord), në emër të Institutit Albanologjik. Ky koleksion është i njohur me emrin Koleksioni i Millmen Perit (The Milman Parry Colection of Oral Literature). Është koleksioni më i madh në botë i Ballkanit. Ai është krijuar në vitet ‘30 të shekullit të kaluar (1934-1935). Quhet, gabimisht, koleksion serbokroat, por presim që ky gabim të mënjanohet nga përgjegjësit e këtij universiteti, më të mirit në SHBA dhe në botë. Aty kanë hise të madhe boshnjakët dhe shqiptarët. Kjo hise e tyre është me rëndësi të veçantë. Dy lahutarët më të mirë të këtij koleksioni i takojnë zonës së Sanxhakut të Pazarit, që më herët ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Në literaturë janë të njohur me emrat Salih Uglanin dhe Avdo Megjedoviq, e në të vërtetë ata janë Salih Uglla dhe Avdullah Zeneli. Repertori i tyre epik ka vlera evropiane dhe botërore. Për lexuesit është me rëndësi e dhëna se në këtë koleksion të Harvardit, më 1967, është mbrojtur një disertacion doktorate nga studiuesi shqiptar i Universitetit të Teksasit në Ostin, Gjon Kolsti, përkatësisht Gjon Koleci, i lindur në SHBA, me prejardhje nga rrethi i Korçës.

Mund të na thoni se çfarë ka të rëndësishme aty për shqiptarët, konkretisht për kulturën tonë?
Koleksioni i Millmen Perit, që ruhet në Bibliotekën e Uajdenerit në Harvard, me peshë etnokulturore botërore, ka rëndësi të madhe për shqiptarët, sidomos për kulturën e tyre, për vlerat e mëdha poetike të këngëve epike të Eposit të Kreshnikëve, por edhe për epikën historike, që nga cikli i Betejës së Kosovës e deri në ciklin e këngëve të Lidhjes së Prizrenit. Këto këngë janë të incizuara, e kjo ndodh për herë të parë në historinë e mbledhjes së epikës sonë, sidomos të Eposit, të këtij lloji të këngëve legjendare të kundërvënies ndaj ardhjes së sllavëve të jugut në Iliri, nga gjysma e dytë e mijëvjeçarit të parë dhe të fillimit të mijëvjeçarit të dytë të kësaj epoke, afërsisht deri te Beteja e Kosovës, më 1389. Ky koleksion ka rëndësi edhe për historinë tonë, që ishte tragjike pas vitit 1878 për Shqipërinë, për Vilajetin e saj të Kosovës, e sidomos për dy
sanxhaqet e tij, Sanxhakun e Nishit, po edhe për Sanxhakun e Pazarit. Tragjikja dëshmohet me tërë pamjen e shëmtuar të sotme etnike. Dihet se sanxhaku i parë, Sanxhaku e Nishit, u shpërla dhunshëm dhe me masakra mbi shqiptarët, kurse i dyti, Sanxhaku i Pazarit, tash, pas 130 vjetësh, po shuhet përfundimisht, fillimisht nga dyndjet ne Turqi dhe nga boshnajkizimi vijues i pasardhësve të lahutarëve Salih Uglla dhe Avdullah Zeneli. Kjo do të thotë mjëkohësisht se në këto vise të Kosovës po vdes edhe lahuta dhe bashkë me të edhe epika shqiptare, dikur aq e fuqishme dhe ndër më të mirat në Ballkan. Vala e boshnjakizimit po përfundon edhe në Rozhajë me rrethinë, kurse në krahinën e Plavës e të Gucisë flet shqip vetëm një e katërta e popullsisë.

Cila është e veçanta e Koleksionit të Millmen Perit?
Aty, në kuadër të Koleksionit të Millmen Perit, përveç këngëve shqipe, ruhet edhe koleksioni i veçantë i këngëve shqipe i Allbert Llordit, i mbledhur më 1937, dy vjet pas vdekjes se M. Perit. Ka rreth 20 mijë vargje të Eposit të Kreshnikëve. Është koleksioni më i madh i këtij lloji në botë i mbledhur nga një i huaj. Ka edhe rreth dy mijë vargje epike historike. Saktësisht, më 1937, A. Llord vjen në Shqipërinë e Veriut. Punoi me lahutarë të shumicës së zonave tona epike. Për fat, aty përfaqësohen edhe tri zona të mëdha epike, që u pushtuan më 1912: Plava e Gucia, Rugova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Ali Meta i Isniqit, Rizë Zymeri i Koshutanit dhe Adem Brahimi i Vuthajve, janë ndër lahutarët më të dalluar të këtij koleksioni të Allbert Llordit. Ata ishin lahutarë të ikur andej kufirit nga pushteti jugosllav. Ky koleksion, me vargje të përzgjedhura edhe të përkthyera edhe anglisht, po përgatitet për botim në Harvard.

]Sa është e njohur epika jonë heroike në caqet shkencore botërore?
Epika heroike e shqiptarëve është e njohur që dy shekuj për opinionin shkencor, që nga Ballkani e Evropa Perëndimore e deri në Amerikë. Eposi i Kreshnikëve, siç dihet, filloi shumë vonë të mblidhet, atëherë kur të tjerët e kishin përfunduar punën, madhje deri në Finlandë. Këtu ende nuk ka përfunduar, sepse ai ende bën jetë aktive në disa zona epike të Shqipërisë së Veriut. Nga të merituarit e jashtëm, duhet përmendur emrin e albanologut të madh austriak Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz), që me Epsin e Kreshnikëve u mor mbi një gjysmë shekulli. Tash edhe studiuesi Robert Elsie, emër i njohur në albanologji, ka merita të mëdha për popullarizimin e Eposit të Kreshnikëve në qarqet shkencore botërore. Ai ka merita të veçanta sidomos për antologjinë e këtij lloji të këngëve shqiptare, të përkthyer anglisht dhe të botuar shqip e anglisht. Kjo është antologjia më plotë e botuar deri më sot. Ajo mund të shërbejë si model edhe për përkthime në gjuhë të tjera, në të cilat Eposi është përfaqësuar pjesërisht gjatë shekullit të kaluar.
]
Çka mund të thoni pas deklarimeve befasuese të Robert Elsit për epikën boshnjake, serbe dhe shqiptare?
Fillimisht dua të them se epika e shqiptarëve është vazhdimësi e një epike paraardhëse, që nga periudha ilire. Ilirët kanë pasur jetë epike, pra ata kanë pasur edhe valle epike. Ilirët edhe fëmijëve u vinin emra epikë, siç thotë prof. Katiçiq. Pra, ata edhe këngë epike kanë pasur për trimat që e donin tokën, që flijoheshin për atë tokë dhe që fitonin famë e nam nga ai flijim. Dihet se deri më sot nuk kemi gjetur këngë të tilla, por dëshmi të mjaftueshme ka për një supozim të tillë. Prandaj, mund të thuhet se këtu ka ekzistuar kënga epike edhe para ardhjes së sllavëve në Iliri. Po ashtu, deri më sot, nuk është dëshmuar se ardhësit kanë sjellë këtu këngë epike. Përkundrazi, shtresësimet epike ilire janë të pranishme në epikën e tyre në Ballkan. Eposi i Kreshnikëve është hallkë vazhdimësie e kësaj epike. Shkolla serbe dhe shkolla shqipe, tashme dihet, per Eposin e Kreshnikëve nuk pajtohen. Po ashtu dihet se shkolla serbe, pa fare të drejtë, e konteston Eposin e Kreshnikëve në dy pika: moshën e tij dhe origjinalitetin. Këto dy shkolla janë në luftë dhe kjo luftë vazhdon. Është ndër luftërat më të gjata në fushën e etnokulturës, sado që të tilla ka edhe gjetiu te popujt evropianë. Edhe ky kontestim është në vazhdën e planeve kundërshqiptare të Garashaninit, të Çubrilloviqit dhe të Akademisë Serbe. Fatkeqësisht, disa dijetarë nga Franca, Gjermania etj. ia kanë dhënë krahun shkollës serbe, nga gjysma e dytë të shekullit XIX deri në gjysmën e parë të shekullit XX, kur shkolla shqiptare bëhet e zonja e vetes dhe e mbron shkecërisht këtë vlerë jashtëzakonisht të madhe poetike, që është ndër perlat e poezisë gojore botërore. Asaj i bëhen krah edhe diijetarë të formatit të madh, siç ishte Maksimilian Lambertzi. Dija botërore duhet ta pranojë pa dilema moshën paraosmane të Eposit të Kreshnikëve, ku fatkeqësisht ka ende dilema studiuesi Robert Elsie, e pastaj bie poshtë, vetëvetiu, çështja e diskutueshme e origjinalitetit të tij.

Si një epikolog me përvojë që keni ndjekur këtë gjini jo vetëm nga kabinetet por edhe nga terreni sa ka bazë shkencore ky pohim i Elsit?
Fillimisht dua të them se dija shqiptare tashme e ka tejkaluar çështjen e moshës së Eposit të Kreshnikëve, si problem të cilin e shkaktoi qëllimisht shkolla serbe dhe ndihmësit e saj të jashtëm, ndonëse ai është problemi më i rëndësishëm. Tashmë e kanë të qartë edhe studentët tanë të kësaj lënde, disa qindra sish në Prishtinë, po edhe nxënësit e shkollave të mesme se nuk qëndron shekulli XVII si kohë për moshën e Eposit. Dija shqiptare e refuzon kategorikisht këtë konstatim kundërshkencor, sepse në atë shekull nuk kishte konflikt shqiptar-serb. Përkundrazi, në shekullin XVII kishte përpjekje per miqësi ndërmjet këtyre dy popujve. Është e njohur historikisht përpjekja e Pjetër Budit ne vitet ‘10 e ‘20 të atij shekulli. Madje edhe vdekja e tij e dhunshme nga osmanët lidhet me ato përpjekje të tij. Edhe Pjetër Bogdani i vazhdoi dhe i realizoi ato nisma. Dëshmi është kryengritja e përbashkët e vitit 1689.

Pra, nëse nuk ka pasur konflikt në shek. XVII, si bën t’i referohemi historikisht këtij shekulli, të cilin duhet ta pranojë pa kurrfarë dileme, për të mirën e dijes botërore për epikologjinë, edhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Elsie, për të cilin kam respekt të veçantë për kontributin e tij të çmuar në albanologji.
Konflikti shqiptar-serb, që kishte filluar në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë dhe që kishte përfunduar pak para vitit 1389, ose para Betejës së Kosovës, shënon një periudhë pushimi prej pesë shekujsh. Pra, kishte konflikt vetëm pas pesë shekujsh, në kohën e Rilindjes Kombëtare, dhe ky konflikt vazhdoi deri në luftën e fundit të vitit 1997. Dua të shtoj se edhe në shekullin XVII vazhdonte jetën e vet Eposi, si lloj i epikës sonë legjendare dhe se deri atëherë ndër shqiptarë ishin krijuar tri cikle të epikës historike: cikli i Betejës së Kosovës (XIV), cikli i Skënderbeut (XV) dhe cikli i këngëve të shekullit XVI. Pra, është anakronike të flitet për krijimin e epikës legjendare në shekullin XVII, në kundërshtim me të gjitha ligjësitë e folkloristikës, derisa ajo ishte krijuar para pushtimit osman, pra para se të fillonin të krijoheshin ciklet epike historike. Fatkeqësisht, këto probleme e qesin këtu në plan të dytë poetikën e e Eposit dhe vlerat e tij letrare të shkallës botërore.

Në korrik të këtij viti keni marrë pjesë në konferencë ndërkombëtare për folklorin ballkanik të mbajtur në Tuzull të Bosnjës. Sa është e rëndësishme pjesëmarrja e studiuesve tanë në konferenca të tilla?
Konferenca shkencore ndërkombëtare për Koleksionin e M. Perit u mbajt në Universitetin e Tuzllës, në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit. U lexuan dyzet kumtesa nga studiues të Bosnjës e të Ballkanit, të Evropës, të Azisë dhe të Amerikës. Madje, një e katërta e tyre qenë nga SHBA, emra eminentë, Dejvid Ellmer, Aida Vidan etj. Kumtesa ime për lahutarët e A. Llordit nga Shqipëria e Veriut është pritur mirë. Natyrisht, pjesëmarrjet tona në tubime të këtilla shkencore kanë shumë rëndësi, ndonëse, për çudi, ftesat nuk janë të shpeshta. Po edhe kur i marrim, këtu shpesh trajtohen si çështje personale, prandaj edhe bëhen ngarkesë e buxhetit familjar.

Sivjet keni mbatur një ligjëratë edhe në Universitetin e Vjenës për Eposin dhe atje keni prezentuar edhe lahutarin Isë Elezi.
Po, në qershor mbajta një ligjëratë në Universitetin e Vjenës, për Eposin e Kreshnikëve, në bazë të ftesë që mora në vjeshtë 2007, nga prof. Eichner dhe lektorja Ina Arapi. Paraprakisht këtë ligjëratë e mbajta në Qendrën Lalish. Për studentët dhe profesorët e pranishëm ishte atraktive edhe paraqitja e lahutarit Isë Elezi, në pjesën e dytë të ligjëratës, me lahutë, i veshur kombëtarisht. Ai këndoi shqip me lahutë një fragment kënge të kreshnikëve, të përkthyer në gjermanisht nga prof. Eichner. Në Vjenë dëshmuam se Eposi ynë jeton dhe si tillë është ndër të fundit në Evropë, që bën jetë aktive dhe duhet të konsiderohet një ndër vlerat e mëdha të trashëgimisë së njerëzimit dhe duhet të merret në mbrojtje nga UNESCO.


Per Lexuesit: Drita Lulaj Berisha

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum