Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Më 17. 09.2007 nderroi jete Akademik Prof.dr. Musa A.Haxhiu

 :: shoqeria

Aller en bas

Më 17. 09.2007 nderroi jete Akademik Prof.dr. Musa A.Haxhiu Empty Më 17. 09.2007 nderroi jete Akademik Prof.dr. Musa A.Haxhiu

Message  Gega Ven 3 Oct - 15:57

Se cili ishte eruditi i shkencave mjekësore të Kosovës, mund ta lexoni në një shkrim të botuar në shtypin ditor të Kosovës me rastin e vdekjes së Akademik Musa A. Haxhiut përgatitur nga Prof.dr. Isuf Dedushaj dhe Prof. Ass dr.Avdyl Krasniqi

In Memoriam
Akademik MUSA A. HAXHIU
Doktor i shkencave të Mjekësisë – Patofiziolog


Më datën 17 09.2007 morëm lajmin e hidhur se në OHIO të Amerikës, pushoi së rrahuri zemra e të ndriturit, shkencëtarit, fisnikut dhe atdhetarit të devotshëm Akademik Prof. dr. Musa A. Haxhiu.
Musa Haxhiu u lind me 15 mars 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1963. Gjatë viteve 1964/67 punoi në Spitalin për mjekim të tuberkulozit “Ali KELMENDI” në Pejë. Specializoi në Beograd në lëmin Sëmundjet e mushkërive në vitin 1968. Studimet pasdiplomike në lëmin e Kardiologjisë i përfundoi në Beograd më 1971. Në vitin 1973 në Universitetin e Zagrebit e mbrojti tezën e doktoratës dhe promovohet Doktor i Shkencave të Mjekësisë.
Po këtë vit Dr. Haxhiu vazhdoi edhe 6 muaj specializimin dhe studimet plotësuese në Postgraduate Medical School në Londër, Britani e Madhe.
Gjatë viteve 1973/75 emërohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe kjo periudhë ishte periudha më e ndritur e këtij Fakulteti. Prof.dr M. Haxhiu bëhet emër i ndier i shkencave mjekësore, prandaj gjatë viteve 1975/76 qëndroi në Pennsylvania University, Philadelphia, USA. Në vitin 1978 ftohet në një Qendër tjetër të fuqishme shkencore në Silikose-Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum, RF. e Gjermanisë.
Në vitin 1977 emërohet Profesor inordinar i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë për lëndën Fiziologjia Patologjike.
Në vitin 1979 duke u bazuar në të arriturat profesionale dhe shkencore emërohet Anëtar me korrespondencë i ASHA të Kosovës.
Në një mandat 1978/79 emërohet Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të ish-Jugosllavisë, ishte Anëtar i disa asociacioneve profesionale dhe shkencore në vend dhe jasht vendit. Në vitin 1980 Akademik M. Haxhiu sërish qëndroi në Institutin Silikose Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum – Gjermani. Në vitin 1982 ftohet në Case Western Reserve Universiry, Cleveland, Ohio, USA.
Në vitin 1983 emërohet Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1990 Zgjedhet Kryetar i ASHA – s të Kosovës;
Gjatë këtyre viteve Prof.dr M. Haxhiu formoi Institutin e Fiziologjisë Patologjike. Në këtë Institut për herë të parë filluan punën eksperimentale kirurgët, gastroenterologët dhe specialistët e degëve tjera të Mjekësisë Interne. Prof.dr Musa Haxhiu dha kontribut të çmuar në zhvillimin e resurseve humane dhe për një periudhë të shkurtër u ngritën pedagog dhe asistent që bënë emër në shkencat mjekësore në Kosovë dhe jashtë saj.
Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër, që mendoj se ka peshë të madhe historike. Pas demostratave demokratike dhe antikomuniste të vitit 1981, në Kosovë kur fillon ndjekja e ”shtrigave” nga pushteti serb në luftë kundër inteligjencës shqiptare të Kosovës, në diferencimin ideopolitik në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, Akademik Musa Haxhiu me guximin e Intelektualit të kalibrit më të lartë, me qëndrim prej fisniku dhe atdhetari të devotshëm u tha në fytyrë komunistëve, se e kundërshton këtë politikë shfaruese antishqiptare të udhëhequr nga pushteti serb. Gjithashtu, e ngriti në piedestalin më të lartë kontributin e profesorëve vëllezër nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Qëndrimet e Prof. Haxhiut, në ato vite të ekzistimit apo mosekzistimit të Qënies shqiptare dhe Arsimit shqip në Kosovë, ishin një stimul për intelektualët e rinjë që të rreshtohen në vijën e mbrojtjes së qenies kombëtare.
Prej vitit shkollor1991/92 kur përjashtohet nga puna, Prof. Haxhiu jetoi dhe veproi në Ohajo të SHBA – ve, por pa u ndarë asnjëherë nga Kosova dhe përkrahja e shkencëtarëve të rinjë, të cilëve iu mundësoi përfundimin e tezave të Doktoraturave në Amerikë.
Akademik Musa Haxhiu pa dyshim është ekperti më i cituar në literaturën shkencore botërore jo vetëm ndër mjekët shqiptar por edhe atyre Evropian.
Ka botuar disa tekste Universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjerime shkencore në të gjitha revistat me renome botërore.
Dhe si përfundim mund të themi këtë se:
Akademik Musa Haxhiu është NDERI I KOMBIT Shqiptar.

Prishtinë 18, shtator 2007


Per diskutime-shqiptare: Drita Lulaj Berisha

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum