Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Perseritje e Intervistes se Prof. Myqerem Tafaj

 :: kulture

Aller en bas

Perseritje e Intervistes se Prof. Myqerem Tafaj Empty Perseritje e Intervistes se Prof. Myqerem Tafaj

Message  Gega Mer 2 Jan - 7:56

BASHKEPUNIMI ME UNIVERSITETET E PERENDIMIT DOMOSDOSHMERI

Tema: Intervista

Intervistë me Profesor Myqerem Tafaj, aktualisht lektor dhe kërkues shkencor në Universitetin e Stuttgart-Hohenheimit.

Bashkëpunimi i ngushtë me universitetet e Perëndimit jep shpresë për një zhvillim të shpejtë dhe cilësor të arsimimit në trojet shqiptare



Ura:
Profesor përpara disa ditësh në Universitetin e Stuttgart-Hohenheimit u zhvillua një seminar në kuadrin e një projekti të Bashkimit Evropian (BE) me pjesëmarrje të disa universitetete perëndimore dhe të përfaqësuesve të universiteteve shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës. Ju jeni ndër ideatorët e këtij projekti. A mund të na shpjegoni më gjërë së pari qëllimin e këtij projekti.

Profesor Tafaj:
Projekti në fjalë titullohet „Reforma e studimeve në shkencat bujqësore në fakultetet e bujqësise të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai është një projekt i përbashkët evropian (Joint European Project) në kuadrin e programi TEMPUS-PHARE të BE-se. Projekti drejtohet nga Universiteti i Stuttgart-Hohenheimit në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave Bujqësore të Vjenës në Austri dhe Universitetin e Lleidës në Spanjë.
Qëllimi i këtij projekti është të ndihmoj në ristrukturimin e studimeve në shkencat bujqësore shqiptare për të arritur një ditë nivelin e duhur cilësor që të jenë të njohura edhe nga vendet evropiane perëndimore.
Projektin e kemi ideuar së bashku me profesorët e këtij univeristeti, profesor Volker Kottke dhe profesor Erëin Reisch, të dy janë doktor nderi në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kuptohet janë miq tanë që prej rreth 12 vjetësh në një bashkëpunim intensiv.

Ura:
Cili ishte qëllimin i këtij seminari dhe kush merrte pjesë ?

Profesor Tafaj:
Ky ishte një seminar i zgjeruar ku përveç universiteteve partnere në projekt, ishin ftuar edhe insituticione të rëndësishme gjermane që mbështesin arsimin, si Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik më Jashtë (Deutscher Akademischer Austausch Dienst – DAAD), Agjencia Gjermane e Bashkëpunimit Teknik (Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit), si dhe profesorë nga universitete të tjera në Gjermani që bashkëpunojnë me universitetet shqiptare në kuadër të projekteve të tjera, si nga Universiteti i Lirë i Berlinit dhe Shkolla e Lartë Teknike në Ebersëald. Universiteti i Prishtinës përfaqësohej nga dekani i Fakultetit, Prof. Xhevdet Elezi dhe katër kolegë të tjerë që punojnë aktualisht në fakultet. Ndërkohë ishin ftuar edhe Dr. Bajram Berisha, akualisht lektor dhe kërkues shkencor në Universitetin Teknik të Münihut si dhe disa kolegë të rinj që aktualisht janë duke kryer studimet e doktoraturës në Gjermani dhe Austri. Fakulteti i Bujqësisë i Tiranës ishte përfaqësuar nga dekani, Prof. Fatos Harizaj dhe zv.dekani Prof. asoc. Ardian Maçi.

Qëllimi dhe objekti i këtij seminari dyditor ishte të diskutohej rreth dy çështjeve kryesore:
-Strategjia e zhvillimit të Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë;
-Ristrukturimi i planeve mësimore të studimeve në të dy fakultetet.

Ura:
Çfarë përfaqëson bujqësia dhe arsimimi bujqësor për trojet shqiptare dhe cila duhet të jetë strategjia e reformës së studimeve dhe kërkimit shkencor në këtë fushë?

Profesor Tafaj:
Trojet shqiptare janë kryesisht agrare, pra bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë për ne. Aktualisht ju e dini që zhvillimi i bujqësisë lë shumë për të dëshiruar. Të gjithë e dimë se më shumë se 60 % e produkteve importohen, ndërkohë që trojet tona mund të prodhojnë çdo prodhim bujqësor dhe blegtoral, madje edhe me një cilësi dhe shije shumë të mirë. Dhurata e madhe që na ka dhënë natyra duhet të shfrytëzohet shumë më mirë. Por për këtë lypset së pari një politkë largpamëse dhe e përgjegjshme për të cilën fatkeqësisht vuajnë dhe me sa duket do të vuajnë gjatë trojet tona. Por këtë duhet ta ndryshojnë votuesit nëse dëshirojnë të jetojnë me shpresë në vendin e tyre. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë është të mendojmë dhe hedhim në letër mendime profesionale se si duhet të jetë strukura institucionale dhe arsimimi.
Seminari doli me konkluzionin që Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë të reformohet për t’u bërë e vetmja qendër e bujqësisë kosovare me tre funksione kryesore:
-të arsimoj dhe kualifikoj të rinjtë dhe specialistët,
-të kryej hulumtime shkencore dhe zhvilluese në fushat e bujqësisë, blegtorisë dhe pyjeve,
-të kryej shërbime dhe këshillim për bujqësinë, blegtorinë dhe pyjet.

Seminari ishte i mendimit unanim që për këtë duhet së pari një mbështetje e plotë politike.

Ura:
Ju përmendët mbështetjen politike, e keni fjalën për politikën kosovare apo edhe për UNMIK-un ?

Profesor Tafaj:
Shumë e drejtë është pyetja Juaj. Aktualisht në Kosovë UNMIK-u po zhvillon një strategji jo fort të përshtashme dhe të studjuar mirë. Kam përshtypjen se po krijohen ndoshta struktura të panevojshme dhe nuk po i kushton aq vemendje fakultetit. Ndoshta shumë ekspertë të huaj që punojnë atje nuk e kanë përgatitjen e mjaftueshme për të kuptuar se sa i rëndësishëm është përqëndrimi i investimeve në një qendër, të mos përmendim rastin kur disa janë të interesuar për strukura të shpërndara ose „skuta“ ku lehtësisht mund të shpërdorohen fonde madje të mëdha. Një përvojë më negative se sa ajo e jona në Shqipëri me rrjetin e kalbur të instituteve të bujqësisë nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër. Unë mendoj se politika kosovare duhet ta kuptoj mirë rëndësinë dhe t’a mbështesë këtë strategji për ta kthyer fakultetin e Prishtinës në një qendër të vetme të arsimit, kërkimit dhe këshillimit të bujqësisë kosovare.

Ura:
Çfarë synon reforma e planeve mësimore ?

Profesor Tafaj:
Projekti synon që të mbështesë zhvillimin e planeve mësimore për studimet e nivelit të parë (Bachelor) dhe dytë (Master ose Magjistër). Qëllimi është që këto studime të jenë të tilla më përmbajtje dhe në nivelin e zhvillimit ose realizimit që të mundësojnë njohjen e tyre nga universitet evropiane.

Ura:
Ju jeni njëherazi edhe profesor honorar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pra jeni në kontakte të përhershme me zhvillimin e shkollës atje. Si e vlerësoni ecurinë e zhvillimit dhe si e shihni të ardhmen e shkollimit?

Profesor Tafaj:
Ka një përparim por është ende shumë pak. Realisht niveli i shkollimit është ende shumë i ulët. Duhet ndryshuar së pari mentaliteti jo vetëm tek studentët por më së pari të pedagogët. Kemi akoma një fiktivitet të madh të diplomave. Na duhet shumë punë për të fituar besimin e shqiptarëve dhe të botës se diplomat merren me djersë. Kjo nuk është thjeshtë çështje fondesh por më së pari çështje e politikës dhe e mentalitetit. Unë mendoj se shkollat tona e kanë të domosdoshme të hyjnë në bashkëpunim të ngushtë partneriteti ne universitete perëndimore në mënyrë që të rrisin nivelin, seriozitetin dhe një ditë, pas disa vjetësh, të fitojnë vërtet barazinë me homologët e tyre në vendet e Evropës Perëndimore.

Ura:
Shumë pedagogë dhe shkencëtarë shqiptarë janë larguar nga trojet shqiptare dhe disa prej tyre po bëjnë karrirerë shumë dinjitoze akademike-shkencore në Perëndim. Si e shihni Ju nga përvoja juaj rolin e tyre dhe a mund të përfitojnë trojet shqiptare prej këtij grupi elitar ?

Profesor Tafaj:
Largimi i trurit është një humbje për trojet tona dhe po të shohësh se sa e papërgjegjshme është politika që zhvillohet atje, nuk është vështirë të kuptosh se pse po ikin intelektualët. Por për fat të mirë politikanët nuk janë të përjetshëm dhe shpresojmë që një ditë edhe politika të jetë e përgjegjshme. Ne që jemi në pozicione dinjitoze akademike në Perëndim duhet të përpiqemi të afrojmë shkollat tona në bashkëpunim të ngushtë me universitetet ku aktualisht punojmë, pra të shërbejmë si “ura lidhëse”. Nga ana tjetër ne mund të japim kurse të shkurtëra leksionesh atje si dhe të udhëheqim të rinjtë në kërkimi shkencor në kuadrin e studimeve të diplomave apo doktoratave. Të gjitha këto forma të kontributit tonë janë të mundura kur strukturat drejtuese të universiteteve shqiptare e dëshirojnë një gjë të tillë. E them këtë se ndodh jo rrallë që një gjë e tillë nuk është e pëlqyeshme. Një ndër arsyet më kryesore është se shkencëtarë kaq të kualifikuar në auditor bëjnë një kontrast të madh në atë gjendje të zymtë atje ku shpesh pedagogët bëjnë sikur jënë pedagogë dhe studentët sikur janë vërtet studëntë. Pikërisht në këtë rast mund të zgjohen “shejtanët” në gjumi dhe të fillojnë të lëvizin, p.sh studentët e talentuar dhe shumë të interesuar dhe të kuptojnë se shkolla e tyre është, për fat të keq, pothuasje një “flluskë sapuni” dhe jashtë kufive të trojeve tona nuk ka vlerë.

Ura:
I nderuari profesor Ju falemnderoj ne emerin tim personal ne emer te revistes sone dhe te te gjithe lexuesve për mendimet dhe kohën qe na i vute ne dispozicion..

Profesor Tafaj:
Edhe unë ju falendëroj për interesin.



Intervistoi: Drita Lulaj Berisha

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum