Idriz Ajeti pse e urrene gjuhen shqipe
:: kulture
Page 1 sur 1
Re: Idriz Ajeti pse e urrene gjuhen shqipe
Kultura E Update'ueme: Apr 27th, 2008 - 15:00:22
SA SHUMË E URREN GJUHËN SHQIPE IDRIZ AJETI! SI MUNDET NJI GJUHTAR ME URREJT NJI GJUHE?
Nga Gjoke Vata, Shkoder
Apr 27, 2008, 14:21
Email'o
Print'o
Idriz Ajeti dhe Androklli Kostallari, Tirane 1972
MAHIR DOMI në raportin e tij politikogjuhsor mbajt në kët kongres përpiqet me e zhvleftsue etimologjinë si të mos kishte kurrfar randsije për gjuhën. Tue e quejt arkaike ndaj edhe të panevojshme.
Kumtesa e art e gjuhtarit të madh EQREM ÇABEJ mbajtun në kët kongres, asht pasqyra ma e lakmueshme e kulturës gjuhsore dhe e sedrës së nji personaliteti të madh që edhe në ato kushte aq imponuese të diktaturës ma t’egër, me nji mençuni thellsisht t’admirueshme, dijti me gjet rrugdaljen ma t’arsyeshme, tue nxjerr në pah të vërtetat ma të padiskutueshme gjuhsore, pa pranue me mohue kurrsesi vlerat gjuhsore që në rrethanaat politike të 1972 e detyruen me i kalue në heshtje deri edhe kongresin e Manastirit e idhullin e tij, At Gjergj Fishtën.
Ai nuk pranoi me lejue të cenohen përmasat e figurës së tij me asnji fjalë që do të mund ta politizonte edhe në mënyrën ma të pandishme kumtesën e tij. Tue e tregue veten gjuhtar i paanshëm. Në kumtesën e tij lexojm: ”Gjurmët e përbashkta të shkrimit e të literaturës zakonisht ndërtohen në nji bazë dialektore të caktuar Në te ndikon ku epërsia kulturore e sociale e nji krahine të vendit, ku pozita qëndrore e nji dialektit, ku egzistenca e traditës letrare të formuar që nëpërmes të nji shkrimtari, apo të disa shkrimtarve, arrin në nji formë të përpunuar të gjuhës dhe arrin kështu të bëhet model për të tjerët, sikundër ndodhi për shembull n’Itali. Por, shpesh vihet re ndërkaq se kanë çuar peshë si faktorë vendimtarë prestixhi i nji epërsije politike e të tjera arsye jashtgjusore.Gjuha e larguar nga masat popullore rrezikon të bëhet nji gjuhë letre, gjuhë artificiale. Për disa arsye sociallinguistike, për të cilat nuk asht vendi të shtjellohen këtu, edhe kalimi nga dialektet teritoriale në gjuhën e shkrimit duhet të jetë i ngadalt e i harmonishëm. Edhe kur të kenë gjetur zgjidhje shumica e çështjeve të kësaj fushe, puna e drejtshkrimit ndërkaq nuk ka mbaruar. Nuk jemi në mbarim, por jemi në mes të rrugës. Randësi e dorës së parë asht ma në fund puna e përdorimit të visarit të fjalëve. Aty shtrohet detyra dyfishe e pasurimit dhe e pastrimit. Pasurim me leksemat e gjuhës popullore pastrim nga elementat e huaj që po vërshojnë në gjuhë prej të gjitha anëve.”
Vlerën e vertetë të nji shkrimi e japin vetëm ata që din me u kredh në thellsin e asaj vlere e me eksplorue si meriton. Kët vlerë e ka kumtesa e gjuhtarit Eqrem Çabej e mbajtun në Kongresin e Drejtshkrimit të 1972. Kjo kumtesë asht sfida kundra antivlerave të paraqituna n’ate kongres. Për sa i përket bazës së nji gjuhe letrare a ka shembull ma domethanës se shembulli i marrun prej këtij gjuhtari nga dialektië i Toskanës së Italis, në dialektin e së cilës shkruen poetët e shkrimtarët ma të mëdhej të vendit. Si ai të gjithë e dijnë edhe ata që nuk duen me e thanë cilët e përbajnë Korabin e letërsis shqiptare.
IDRIZ AJETI thotë n’Kosovë teza mbi themelimin e gjuhës letrare të gegnishtes nuk gjet mbështetje, as nuk u kuptue nga shkrimtarët tanë. Teza e pangegnishtes i binte ndesh prirjes së përgjithshme konverguese të varianteve letrare të shqipes si ç’asht pjesorja e adjektivueme me fjalët” i lani e i pa lani, i shkrueni e i punueni.” Duke arritë në përfundimin fatalist se sikur flamurin e kemi me shkaben me dy krena, kështu edhe gjuhen e kombit ta kemi me dy dialekte”.
Si mundet me tingëllue e besueshme kjo gja kur në vitet 50 të shekullit të kaluem, të gjithë shkrimtarët kosovarë shkruenin Gegnisht?!
Si asht e mundun të mos kuptohet nji tezë e cila qëndron në themelin e kulturës së nji shkrimtari, apo gjuhtari?! Variantet po të jenë konverguese s’kanë si me qenë ma variante, mbasi konverguese asht vetëm ujdisja. Zotni Ajeti e din se varianti rrjedh nga folja variare, pastaj nji gjuhtarit të shqipes do t’i shkonte ma përshtati në vend të konvergojnë të përputhen, ose ujdisen. Zotni Ajeti për me e paraqit sa ma të domosdoshme nevojen dhe epërsinë e gjuhës sonë të sotme letrare, merr shembujt si thotë ai të pjesoreve të adjektivuara lani, i pa lani e tjera këso dore. A nuk e din z. Ajeti se këto zhumile gjuhsore nuk i përkasin Gegnishtes, e nëse po, nga cila vepër letrare e shkrueme Gegnisht i ka shkëput këta shembuj?!
Gegnishtja nuk asht as shkodranishtja as e foluna e ndonji vendit të veçant, por asht e Anzave të Parnasit, Mrizit të Zanave, e të gjitha veprave të shkrueme në Gegnisht përveç Lahutës së Malcis, që në nderim të personazheve të saj, u shkrue në gjuhën e të folunit të herojve t’asaj kryevepre që me të drejt quhet Epope Kombtare. E këte e kundërshtojnë vetëm ata që nuk duen me e pa kombin tonë frymzues të nji EPOPEJE aq të lavdishme si nga arti e nga përmbajtja.
E Gegnishtja e kohve tona asht e trashigimtarve të denj të paraardhsave të madhështis letrare si Martin Camaj, Ernest Koliqi, Arshi Pipa e të tjerve, që shkruejnë në kët gjuhë kristalore. Asht krejtsisht e pakuptueshme pse z. Ajeti e quen fatalizëm pasjen e dy dialekteve si dy krenat e shqipes së flamurit tonë.
Kur u dashka me e pas gjuhën me bazë të nji dialekti, çka i mungon Gegnishtes me qenë baza e shqipes standarte?!
Si mund të nxirren jasht ligjit pa kurrfar akuze konkrete?!
Si mund të konsiderohet akuza shembujt broçkullor si “ mbiemnat e adjektivuem të z. Ajeti?!
E megjithkët z. Ajeti vazhdon me shembujt e cilsis së maparshme:” jam shkue, jam ardh po vika, po shkojka ardhka, shkueka,bleka”. Në cilin fshat të Kosoves janë gjet këta shembuj?!
A kaq e urren Gegnishten sa përpiqet me gjet edhe ksi halash në përpeq?!
Por edhe sikur të ishte kështu, nuk ka përse të konsiderohet mëkat gjuhsor nëse Sono venuto, sono andato.
Idriz ajeti s’e duron paskajoren. E urren!
E pyes z.Ajeti, me çka zavendson standarti po vika, po shkoka?!
Nëse nuk zavendsohet, përse të mos egzistojnë?!
Mbasandej, z. Ajeti e quen gabim njanën prej kohve të së ardhmës së foljeve së Gegnishtes : Un kam me pas e çfar damit i ban gjuhës kjo kohë mënyr e formimit të kohës së ardhme, kur dihet se sa ma të shumta ti ket mënyrat e formimit të kohve nji gjuhë, aq ma e pasun asht.
Por Ajeti e quen të damshme ngase formohet me paskajore të cilën ai si gjuhtar nuk po mund e durueka. Sipas Ajetit edhe anglishtes iu dashka heq njanën mënyre kur ka dy të tilla për formimin e së njajtës koh folje.. Për me heq, zoti Ajeti, asht krejt e thjesht, por ku je me vu çka duhet.
Gegnishtja, si e dijmë, ka dy përcjedhore, “Çka je kah ban, jam tue punue”. Po të ishte se njana duhet heq, atehere për shembull edhe italishtja u dahska me i heq, “ Sta cominciando, sta per cominciare”. Kjo tregon se popujt tjerë duhet me i quejt fatbardhë që gjuhtarët e tyne nuk i kanë lexue e ngja gjuhtarëve tanë.
E pa zane
Gjuhtari REMZI MESIMI ankohet se shkronjën Ë e kanë quejt gjysëm zanore, zanore e turbullt, zanore e paqëndrueshme, E pa zane. E pra, thotë ai, unë mendoj se pikërisht ky tingull ban që të folmet jugore, përkatsisht gjuha e sotme e njësuar, të cilsohet si gjuhë melodike e kumbuese. Kjo a nuk do të thotë përpjekje me na mbush mendjen që lejleku këndon si bilbili?! Ky zotni duhet ta dijë se në qoftë melodike asht domosdo kumbuese. Sipas tij, gjuhët që u mungon kjo shkronjë nuk kanë si me qenë as melodike, as kumbuese.
Gegnishtja kët germ e ka quejt E pa zane. Duke ba të njajtin gabim me frangjishten që e quen E memece. Kurse në standart shkronja Ë asht zanorja kryesore si në të shkrueme, si në të shqiptueme. Gegnishtja kësaj germe i ka dhan vetëm rolin e domosdoshëm në gjuhën shqipe. Edhe kaq asht tepër, mbasi n’alfabetet tjera nuk e kanë përfshi fare. Në standart deri ndajfolja shum e përemni un shkruhen me Ë!
Kështu, ndajfolja shum e fjala shum munden me u dallue vetëm nga shqiptimi.
Dhe un zjarri e un përemen. Fjala un zjarri asht heq si fjal dialektore e asht zavendsue me fjalën ur, tue krijue kështu nji homonim të panevojshëm me ura e zjarrit me ura e lumit. Po si homonimi tjetër po kaq i panevojshëm, vera stin e vera që pihet.
JORGJI GJINARI thotë si Kostollari, “dialektet vijnë si mbeturina të atalave të ma parshme të zhvillimit të gjuhës”. Dialektet janë ashtu si i përcakton gjuhtari i nderuem Eqrem Çabej, “Prroje që furnizojnë lumin gjuhë.” Dialektet jo vetëm nuk janë mbeturina, por jeta dëshmon se bashkjetojnë me gjuhët e sa gjuhët. E shum shkrimtarë të mëdhej shkruejnë edhe në dialektet e tyne. Ndër ata që po më kujtohet asht edhe komediografi i famshëm Eduardo De Filipo.
Asnji dialekti në botë nuk i asht privue e drejta si Gegnishtes
SHABAN DEMIRAJ e qorton Fishtën nga se nuk shkroi n’elbasanishte mbas Komisis Letrare. Lind pyetja: Kur dihet se Shkodra asht kryeqyteti i humorit, si do të mund t’i shmangej Fishta ksaj tradite kaq të shkëlqyeshme për me shkrue Anzat e Parnasit e Gomarin e Babatasit?!
Asnji dialekti në botë nuk i asht privue e drejta si Gegnishtes. Rrall e tek mundesh me pa në shtyp shkrime gegnisht e botuesi i atij shkrim han qortime të randa. Natyrisht, për kët denim kapital të Gegnishtes nga Kongresi i 1972, pas komunizmi fajson shum ma shum gegët, sepse kaluen 17 vjet që nuk u apelue e drejta e saj, përkundrazi, shumica e shkrimtarve dhe e gjuhtarve geg kërkojn përshpejtimin e varrimit të gegnishtes, pa dasht me dit se varri i gegnishtes bahet edhe varri i Gjuhës Shqipe.
Ma tutje Gjinari thotë në sistemin morfologjik nuk ka hy trajta e paskajores. “Në vend të nuk ka hy, do të duhej me thanë: nuk e kemi shti, e të spjegoheshin sa ma bindshëm shkaqet e mospranimit të paskajores në shqipen standarte. Trajta e paskajores në gjuhët ma kryesore të botës, asht themeli që mban ndërtesën e gjuhës. Ngase, vlera e saj asht vet paskajore, si infiniti.
Tosknishtja asht Standarti, e Standarti asht Tosknishtja
Ma tutje në kët kumtes lexojmë:” Gjuhtarët e panë me vend t’i kundërvihen dyzanorshit verior “ue” me “ua”. Lind pyetja: Çka pat ma pozitive dyzanorshi “ua” se “ue”?! E kur iu desht tosknishtes prapashtesa ueshem, pse u pranue ky dyzanorsh?!
Dy variantet dialektore letrare, thot J.Gjinari, tashma janë kalu. Kjo e pavëretet nuk ka si me bind askend se tosknishtja asht standarti, e standarti asht tosknishtja. Në gjuhët e ashtuquejtuna standarte vërejmë vetëm katër grimca të marruna nga gegnishtja, parashtesen “ster”, prapashtesat “ueshm” e “ues” (i mrekullueshëm e mësues), dhe prindët në vend prindërit. I ftuemi nga ky kongres, arbreshi Josif Ferrari, me kumtesen e tij u tërheq vrejtje gjuhtarve tanë: ”Nga entuziazmi i njësimit të gjuhës të mos mbyten dialektet tona të mëdha, sepse ky do të ishte nji rrezik i fort të varfrohet gjuha duke u shkëputur nga të folurit e popullit e do të shihej nji flet e historis ton gjuhsore. Për kët arsye dhe për të kuptuar më mir shkrimtarët e vjetër”
Për mënyren paskajore dhe përcjedhore, pse nuk ruhen të dy format?
(Fundi i pjesës së dytë. Vazhdon në numrin e ardhshëm)
© by Gazetajava.com
Dernière édition par Perparimi le Mer 28 Aoû - 18:18, édité 1 fois
Planeti X
Vetem dy gjera nuk kane kufi :Gjithesia dhe budallakija e njeriut moduf
Per gjithesin nuk jam i sigurt !
Asteroid udheton me nje shpejtesi preje 12,7 kilometara ne sekunde, nese i meshon marsiti ka me qen si nje eksplodim nuklear ne bombe prej 15 megatona.
Multimediat pershperisin se m ane te opservat. ne La Silla, dijel Evropa jugore dhe qendra santjagut. Astronomet me 24. prill treguan se zbuluan super tokeni', Larg nesh 20,5 vite drite,Planeta 581 cka madhesi sa 5 here toka gjindet ka ylli PESHORJA
Eshte zbulue qe rrethe yllit Giles 581 sillet planeti i madhe sikurse Neptuni akullnaje e divit ne qiellin e diellit.Pla,eti 581 c eshte 14 here galeksise se sa toka afer diellit.
Per gjithesin nuk jam i sigurt !
Asteroid udheton me nje shpejtesi preje 12,7 kilometara ne sekunde, nese i meshon marsiti ka me qen si nje eksplodim nuklear ne bombe prej 15 megatona.
Multimediat pershperisin se m ane te opservat. ne La Silla, dijel Evropa jugore dhe qendra santjagut. Astronomet me 24. prill treguan se zbuluan super tokeni', Larg nesh 20,5 vite drite,Planeta 581 cka madhesi sa 5 here toka gjindet ka ylli PESHORJA
Eshte zbulue qe rrethe yllit Giles 581 sillet planeti i madhe sikurse Neptuni akullnaje e divit ne qiellin e diellit.Pla,eti 581 c eshte 14 here galeksise se sa toka afer diellit.
Re: Idriz Ajeti pse e urrene gjuhen shqipe
Origjina e gjuhes shqipe rrjedhe nga nje familje Shipuderit qe gjendet ne Drishtin e sotem
Sujets similaires
» Idriz Ajeti ngushllon
» Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket
» Asistent ne beograd Idriz Ajeti e A.Qet mesim .Latif Berisha
» Shkolla e pare ne gjuhen shqipe
» Naim Frasheri standardizoi gjuhen persishte te Iranit e gjuh
» Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket
» Asistent ne beograd Idriz Ajeti e A.Qet mesim .Latif Berisha
» Shkolla e pare ne gjuhen shqipe
» Naim Frasheri standardizoi gjuhen persishte te Iranit e gjuh
:: kulture
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum