Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket

Aller en bas

Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket Empty Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket

Message  Perparimi Lun 27 Aoû - 12:21

PASIVITETI I IBRAHIM RUGOVËS


Delegacioni shqiptarë, pa dallim, të gjithë ishin aktivë dhe të angazhuar në grupe të ndryshme. I vetmi njeri nga delegacioni, i cili fare nuk interesohej, se çfarë po ngjetë ishte IBRAHIM RUGOVA.

Ky njeri, që nga dita e parë iu ishte nënshtrua pijeve alkolike, dhe dehjeve të tija, tash më të njohura. Ai dhe Idriz Ajeti, i cili për shkak të moshës, kohën më shumë e kalonte në gjumë se sa që dinte në realitet se çfarë po ngjante aty...
ËSHTË e çuditshme se pse IBRAHIM RUGOVA në byfenë e Kështjelles ishte takuar për pak kohë me kriminelin serbë NIKOLLA SHAINOVIQ me të cilin kishin ngritur dolli. Se çfarë u bisedua, do të ishte mirë, të referonte aso kohe njeriu më i afertë i tij Adnan Merovci...


KONFLIKTI I PARË RUGOVA - AGANI

Duhet theksuar, se profesor Agani, gjatë konferences së Rambujesë, kishte qenë shumë aktivë dhe teper konstruktiv. Ai ishte caktuar që të jetë në grupin që do të diskutonte modalitetet rreth " Pushtetit në Kosovë". Fehmi Agani kishte sjellë që, Pushteti I Kosovës të ishte më shumë i përqendruar në Kuvendë me kompetenca të mirëfillta... Aty është hera e parë që Rugova interesohet dhe i kërkon profesor Aganit që:

Rugova: profesor Agani, ju lutem do të ishte mirë që të insistohet që pushteti të jetë në duartë e presdidentit..

Agani: Një gjë e tillë nuk mundë të bëhet. Predidenti duhet të ketë më shumë një rol protokolar dhe si duket Ty më shumë të intereson pushteti se ajo që po bëjmë ne këtu...

Rugova pas kësaj largohet dhe vetum disa qaste më vonë i vjen Profesor Aganit, Adnan Merovci " për ta përpunuar" dhe për ta bërë për vete. Ai, i deleguari i Rugovës i kërkon Aganit që ky të përkrah variantin që sistemi në Kosovë të jetë presidencial e jo parlamentar.

Fehmi Agani ishte i bindur që Kosovës nuk i duhej një maje e tillë pushtetore e perqendruar në doren e një njeriu të vetum dhe i thotë në mënyrë decidive " emisarit të Rugoves:

- " Përvoja e keqe me Sali Berishen e edhe hiq ma pak me Ibrahim Rugoven nuk na lejon që të kemi sistem presidencial por parlamentar..
Duhet theksuar edhe këtë se që; nga Kuvendi i Tretë i Turpit i LDK-ës mardheniet Rugova - Agani ishin të ngrira...
I gjalli - i vdekur I. Rugova nuk luante as edhe një rol me rendesi gjatë konferences së Rambujesë sepse për të gjithë ishte e qartë se ai ishte, aso kohe, një hiq një baras me zero...



UÇK-ja dhe RAMBUJEJA

Në dokumentin e Rambujesë nuk ishte precizuar se çfarë do të ndodhte me UÇK-ën. Luftëtarë numeroheshin me mijera ( mendohej se ishin afro 18.700 veta nën armë). Nuk precizohej se çfarë do të ndodhte me ta dhe se lideret politikë të saj si do të kyqeshin në procesin politik të Kosovës ,pas luftës. Të gjitha këto ishin barrë e rëndë për shefin e delegacionit shqiptarë, z. Hashim Thaqi..



HASHIM THAÇI

shef i delegacionit shqiptar në Rambuje, ishte zgjedhur më i riu nga delegacioni, por një herit edhe më i guximshmi, Hashim Thaçi. Siç kemi thënë edhe më herët; IBRAHIM RUGOVA QË NË DITEN E PARË TË KONFERENCES ISHTE TREGUAR I GATSHEM QFARDO DOKUMENTI TË NENSHKRUHEJ teksa Hashimi mendonte tri herë për secilën gjë.

U sfidonte me të madhe, i paperkulur, me guxim të pashoq të gjitha presioneve. Të kujtojmë se brenda në kështjellë këtë vazhdimisht e kercenonin serbët me likuidim teksa ky ato kërcenime të tyre i kapercente me të qeshura.

E po s'kishte ardhur ky në Rambuje nga luksi i Velanisë ( si Rugovë pakurrizori) por direkt nga malet e Kosoves...

Hashimi ka pas, hiq ma shumë a ma pak, aso kohe takime me zonjen Ollbrajtë( kater sy) se 13 herë, për ta bindurajo, atë, që të nënshkruhej dokumenti. Por Hashimi nuk mund ta bënte një gjë të tillë sepse para i dilnin pamjet nga, Likoshani,Obria, vëllezrit Sejdiu, Jasharajtë, familja Ahmeti...
Pra deri sa në njeren anë Ibrahim Rugova kishte goten e wiskit para, Hashimit i dilni para shokët e luftës...
Pra e tërë diplomacia nderkombetare ishte perqendruar për të nxjerë një " PO" nga shefi i delegacionit shqiptarë...



AMERIKANET SIGUROJNË AEROPLANIN PËR HASHIMIN


Duke e parë që Hashimi nuk do të lëshonte fare pe në atë drejtim, të nënshkrimit të dokumentit, i cili ishte fare i disfavorshum për palen shqiptare, amerikanet Hashim Thaçit i sigurojnë aeroplanin special me të cilin ai kërkon që të shkojë në Lubjanë për t'u takuar me Adem Demaçin.

Pra, ata amerikanët, edhe pse e kishin Rugoven në kështjellë, në Rambuje, fare nuk ju interesonte që të konsultoheshin me të. Në faktë edhe s'kishen se pse:Ai Rugova ishte shendrruar në njeri të vdekur për së gjalli..
Një ditë më herët edhe Adem Demaçi ishte nisur për në Lubjanë me arsyetimin se " do të duhet t'i nënshtrohet, një "intervenimi kirurgjikal".

Po ashtu dihet se delegacione të njëpasnjëshme flutoronin për Beograd që ta bindnin Millosheviqin që të pranonte marrëveshjen si:Çernomirdini,Primakovi, Hollbruku,Hilli, Kllarku, Solana, Ahtisari, Vedrini.

Por ai nuk e kishte ndermjet të pranonte marreveshjen. Pak kohë më parë Millosheviqi i kishte dhënë një intervistë një gazete amerikane ku theksonte se në" Kosovë nuk jetojnë më shumë se 40% të shqiptarëve..Ishte e qartë se ai donte të luante me karten e " Tokës së djegur"...

Po atë ditë kur edhe kishte shkuar Hashimi për t'u takuar në Lubjanë ishte kthyer në Rambuje, në mbrëmje vonë dhe delegacionit shqiptarë u kishte komunikuar mendimin e Demaçit se; nënshkrimi i dokumentit të Rambujesë do të thotë baras me tradhti Kombëtare!onferenca duhej të përfundonte punimet më 20 shkurtë por ajo u shtye edhe për 72 orë sepse nuk mundë të nxirrej " PO-ja" e Hashimit...

Për nderkombëtaret me rendesi ishte nenshkrimi i pales ushtarake të delegacionit tonë e jo i asaj politike.

Deri sa delegacioni shqiptarë ishte mbledhur për të diskutuar edhe një herë, pro dhe kundër marrëveshjes, si gjithherë pa Rugoven, papritmas kishte hyrë aty zonja Ollbrajt dhe u kishte premtuar delegacionit tonë: se nëse e pranoni marrevshjen ju japim fjalën se" Kurrë nuk do ju lajmë vetum"!

Këtë që e kishte thënë Zonja Ollbrajt edhe e kishte mbajtur ma vonë.. Ajo nder të tjera u premton se: nëse do të pranonin marreveshjen, amerikanet janë të gatshëm që një pjesë të delegacionit shqiptarë ta pranonin për vizitë në stejt department, në Washington ne selin e shtepisë së bardhe etj... Por të gjitha këto aso kohe per Hashimin nuk ishin të rëndësishme...

Hashimi ishte plot nerva dhe tension. terë pesha dhe barra kishte rënë mbi shpatullat e tij. Në një rastë ai duke mos mundur të durojë Bukoshin e hedh një taketuke në drejtim të tij( per fat të keq se godet)sepse ai, Hashimi e dinte; që ai me bllokimin e mejeteve të dedikuara per luftë po ndihmonte në faktë serbët...

Edhe prononcimet e shtetit shqiptarë: Mejdanit, Majkos si dhe letra e Ismail kadaresë dhe ardhje e Paskal Milos në Kështjellë ( ishte minister i Punëve të jashtme) nuk e kishin thyer luftetarin e lirisë: Hashim Thaçin.
Duhet cekur edhe këtë. se edhe Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi për një moment kishin treguar lëkundje para gjithë kësaj.
Hashim Thaçi kishte vendosur të lëshoj pe vetum para një njeriu e ky ishte: Adem Demaçi!

Marrëveshja në Rambuje nuk u nënshkrua.


DELEGACIONI SHQIPTAR BRAKTIS PER PAK ÇASTE KËSHTJELLEN

I tërë delegacioni shqiptarë,me 23 shkurtë, për pak çaste, braktisin kështjellën e Rambujesë, për të shkuar në takim me Paskal Milon dhe Sabri Godon( deshmon Godo për këtë) përpos Ibrahim Rugoves.

Pse Ibrahim Rugova nuk shkoi në këtë takim mbetet enigmë kohe sikurse edhe ajo se ç'beri ai aty mbrenda i vetum së bashku me prof. Idrioz Ajetin dhe delegacionin ose më mirë me thanë me palen serbe?

Kjo mbetet enigmë kohe ani pse Edita Tahiri ( këshilltar e e Rugoves per politikë të jashtme në atë kohë) do të mundë të thoshte diçka më shumë po e pati kurajon të flasë për këtë... Por ajo dhe Fehmi Agani prej Kuvendit të Tretë të LDK-ës ishin në mardhanje të ngrira me " Ivanin e tmerrshum".


UÇK-ja ME KOMANDANT

Të gjithë pyeteshin aso kohe se: kush është Komandant i përgjithshum i Ushtris Çlirimtare të Kosovës. papritmas diten e fundit të Konferences, ditë kur pritej nënshkrimi i dokumentit, në Prishtinë njoftohet se Shtabi i Përgjithshum i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bënë të njohur emrin e Komandantit të Përgjithshum të UÇK-ës e që ishte Sulejman Selimi, njeri prej komandanteve më të njohur të UÇK-ës ndersa si shef i UÇK-ës ishte Adem Demaçi..

Unë mendojë që ky vendim ishte edhe për shpetim për Hashim Thaçin, i cili tani do të mundë të arsyetohej për mos nënshkrimin e dokumentit pa konsultimin,e kësaj force e cila ishte deklaruar përmes faksit dhe mjeteve të informimit. Pra, me një fjalë vihej në pyetje, legjitimiteti i pales ushtarake në Rambuje...

Nga ana tjeter, edhe po tu nënshtrohej presioneve Hashimi ,dhe të nënshkruhej dokumenti, që i garantonte serbisë, sovranitetin mbi kosovën, Shatbi i UÇK-ës tani më me Komandant të bërë Publik lehtë shumë-lehtë do të mundë të hudhnin poshtë atë dokumentë, me arsyetimin se Ata nuk kanë deleguar askë që t'i përfaqeson Ata. Pra me një fjalë PLANI B...

Falë zotit, ngjarjet do të rjedhin, më vonë ashti siç kanë rrjedhë, si më së miri për ne dhe ky farë Plani s'ka pasur kurrë nevojë të vëhet në jetë...


Dernière édition par Perparimi le Jeu 14 Fév - 13:59, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket Empty Re: Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket

Message  Perparimi Lun 27 Aoû - 12:21

[color:5663=white:5663]IBRAHIM RUGOVA TENTON EDHE NJE HERË TË BËJË PËRQARJEN


Në kulminacionin e bisedave, Ibrahim Rugova bënë tentimin e tij të fundit të qyqes për të përçarë delegacionin shqiptarë. Ai propozon që pala shqiptare e sidomos ata të LDk-ës të nënshkruajnë dokumentin, duke u bërë thirrje edhe Veton Surroit dhe Blerim Shales me arsyetimin se; pala ushtarake po deshen mundë ta nënshkruajnë dokumentin ma vonë. Pra perpjekja e tij ishte që të ndante palen politke prej asaj ushtarake.me këtë ai donte të bënte opinionin të besonte se ndryshe mendonte Prishtina dhe ndryshe Likoci. Por në faktë delegacioni shqiptarë ishte kompakt, e edhe Edita Tahiri e Fehmi Agani, në krahasim me Rugoven.



MARREVESHJA PËR QEVERINË E RE

Të gjithë në parim ishin pajtuar që të formohej një qeveri e re nga pala ushtarake e delegacionit shqiptarë por në këtë pajtim mungonte Rugova si gjithnjë që kush e di se ku fshihej në Kështjellë dhe shpesh herë edhe e kishin të vështirë, edhe për ta gjetur.

Por roli i tij në Rambuje ishte baras me zero kështu që edhe nuk ishte e domosdoshme prania e tij...



HASTA LA VISTA RAMBUJE


Na ishte një herë e një kohë në Rambuje. U takuam biseduam por asgjë për fat nuk nënshkruam... Hashimi si shef i delegacionit kishte kërkuar kohë që të kthehej në kosovë, të takonte komandantet e Zonave, të konsultohej me ta dhe tek pastaj do të jipte një përgjigje. E po nuk mundë të vepronte ndryshe luftetari i lirisë.
Por kontaktet me zonjen Ollbrajt nuk ishin ndërprerë.



UÇK-ja pranon marrëveshjen.


Tërë mediat lajmëruan se Hashim Thaçi ishte nisur për Amerikë për t'u takuar me zonjën Ollbrajtë. Në faktë, Ai Hashimi pergaditej për të hyrë në Kosovë, por kjo gjë ishte bërë për të hutuar sherbimet sekrete serbe. kështu që ai më 11 dhe 12 mars takohet me komandantet e zonave...
Nga aty ai autorizohet, që në emër të UÇK-ës të nënshkruhej marrëveshja aq më parë pasi që kishte sinjale se pala serbe nuk do ta bënte një gjë të tillë. Pra Millosheviqi kishte vendosur të mos e pranonte marrëveshjen ndersa diplomatin Hill as që kishte dashur ta takojë...
Megjithatë Hashimi bënë nje deklaratë permjet televizionit të Tiranes ku thuhej se do të ketë marrëveshje per të cilën do të bisedohet edhe një herë...



EDHE NJË HERË FRANCA POR TASH PARISI

Delegacioni u vendos në hotelin " Sofitel".


IBRAHIM ROGOVA EDHE NJË HERË LUAN LOJEN E TIJ


Me të mbërritur delegacioni shqiptar kush më shumë e kush ma pak u leshuan për të bërë jeten e tyre të shthurrur. Ishte e veshtirë për të mbledhë tërë delegacionin për një takim të përbashkët e sidomos Ibrahim Rugoven me suiten e tij i cili thoshte se" s'kemi se për se të bisedojmë.

Situata është e qartë duhet të nënshkruajmë dhe u krye puna.
POR DELEGACIONI shqiptar takohet dhe mirren vesh për formimin e qeverisë por Rugova dredhë bishtë me arsyetimin se; nuk e ka konsultuar Kryesinë e LDk-ës. këtu ndërhyn profesor Agani duke i thënë:

" Se prej kur ti e konsulton Kryesin kur dihet se Ti nuk pyet asnjeri? dhe ky e kapercen këtë me një të qeshur: " ju lutem preof..Agani ju lutem...



AGANI RUGOVES: Ti nuk e meriton me kanë president!

Ibrahim Rugova në një momentë në prezencë të Aganit, Edita Tahirit, Blerim Shalës, Veton Surroit dhe Idriz Ajetit thotë se:
" Kur të nënshkruhet dokumenti përseri gjerat do të kthehen në vendin e vet dhe se keta ( duke aluduar në delegacionin e UÇK-ës) do të duhej të binin nga skena politike, ata të cilët erdhen në politikë në kohë lufte nëpërmjet krismave të pushkëve. Pra ai shpresonte se politika tani do të udhehiqet prapë prej atyre që bënin politikë në kohë paqeje..


Fehmi Agani duke mos mundur ta durojë i thotë:

" zaten Ty vetum kjo gjatë tërë kohës të ka interesuuar...Ty Ibrahim të intereson vetum një gjë: kryetarllaku! Por ti se meriton as Kryetar i LDK-ës me kanë!..
Ibrahim Rugova nderhyn me pyetjen:
- A je ti Fehmi anetar i LDK-ës a i ketyre..
profesor Agani i përgjigjet: Prej Kuvendit të Tretë të LDk.ës unë nuk e ndjejë më veten anëtar të këtij subjekti..

Kjo ka qenë hera e fundit që prof Agani ka ndrruar ndonjë fjalë me Ibrahim Rugovën...



MARREVESHJA U NËNSHKRUA

Më 18 mars u nënshkrua marëveshja. Nga pala shqiptare nënshkruan: Hashim Thaçi, Rexhep Qosja, veton Surroi dhe Ibrahim Rugova...
Pas kësaj delegacioni shqiptar me aeroplan u kthyen në kosovë përmes aeroportit të Shkupit ndersa delegacioni i UÇK-ës zbarkoi në Tiranë dhe që nga atje malit e drejt në malet e kosovës..


MË 24 MARS KRISEN BOMBAT E PARA TË NATOS

Luftë, bombardime, vdekje,gjak, lot, britma: kushtrimi dhe vajtimi!
Eksod biblik i popullates. Qëndrim heroik dhe i pashqo i luftetareve të lirisë. Luftë fyt për fyt e dhëmbë për dhëmbë me armikun...



NË VELANI JETOHEJ MIRË


Më 1 shtator të vitit 1997 Rugova nënshkruan me ndermejtsimin e komunitetit ST'Egidio marrveshjen me Millosheviqin ky si qytetar i Serbisë dhe ai Millosheviqi si president i saj..


Më 15 maj të vitit 1998 takohet me të në Beograd.

Në momentin kur Nato sulmon, sigurimi shtetror i Serbisë merr nën mbrojtje tërë residencen e Ibrahim Rugoves siç u tha më vonë nga frika se do të mundë të sulmohej nga pjestarë të UÇK-ës apo edhe nga ndonjë polic i papergjeshum serbë.. Njëherë u mendua se do të ishte mirë që ky , Rugova të mundesohet të dalë në Shkup, por nga frika se, mundë të hasnin në barrikada të UÇK-ës, vendosin që rruga më e sigurtë, për të mbrojtur Rugoven qonte kah beogradi.
Dhe në faktë kështu edhe u veprua.

Dihet se Ibrahim Rugova kishte kërkuar që mundësisht të gjithë bashkëpunëtoret e tij, po të jetë e mundur të ja dergonin atje ku qendronte ai, kështu që të ketë mundësi konsultimi me ta...
Për ato çka ndodhi më vonë me shkuarjen e tij në Beograd veq dihet...



ARRESTIMI I BLERIM SHALES

Në han të Elezit gjindet edhe Blerim shala si shumë të tjerë që tentonin të kalonin kufirin. Pasi e legjitimiton një polic, shikon në disa letra dhe i thotë: kemi urdhër që asnjerin nga ju që keni qenë në Rambuje të mos e lejojmë të largohet". Kur e fusin në një atacion të policis një epror serbë menjeherë merr dikendë në telefon dhe i komunikon lajmin se" filasn filani gjendet këtu te ne".. Blerimi dëshmon që ka degjuar vetum këtë përgjigje që i jep eprori serbë atij me të cilin po bisedonte: " aha dmth ky nuk qenka bashkëpunëtor i tina"...

Pas kësaj lirohet dhe lejohet të dalë në anën tjeter të Maqedonisë..



VRASJA E FEHMI AGANIT.

fEHMI aGANI KISHTE QËNDRUAR PËR SHUMË KOHË NË PRISHTINË I STREHUAR. Dihet po ashtu që, shtëpin e tij e kanë gjuajtur me automatik, policët serbë por per fat nga familjaret aty s'ka qenë asnjeri..

DIHET EDHE AJO SE FEHMIA AGANI ËSHTË VRA NJË DITË PASI IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LARGUAR NGA BEOGRADI PER NË ITALI...
A thua është rastësi kjo apo ka diçka në të gjithë këtë mister?
Unë dyshojë që dikush ka dorë në vrasjen e prof. Aganit.
Ajo që dua të themë është që; asnjë nga anëtaret e familjes së Fehmi Aganit nuk kanë qenë anëtar të LDk-ës dhe se një nip i tij ( Feridi ) është në Partin e Drejtsisë teksa Mentori( djali i Profesorit) qe anëtarsuar në Aleancen Demokratike me Edita Tahirin, por që tani ka dalë edhe nga ajo Parti.. Shpresojmë që koha do të jetë ajo që do të zbardhë më shumë dëshmi rreth kësaj vrasjeje...
__________________

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket Empty Re: Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket

Message  Perparimi Lun 27 Aoû - 12:34


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket Empty Re: Idriz Ajeti ne Rambuje me shoket

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum