Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ

 :: shoqeria

Aller en bas

Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ Empty Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ

Message  Perparimi Dim 29 Juin - 17:55

Intervistë ekskluzive e Fadil Tolajt me rastin e njëvjetorit të vrasjes së kolonel Tahir Zemës, birit të tij Enisit dhe kushëririt të tyre Hasanit

HERONJTË SALIH ÇEKAJ DHE TAHIR ZEMAJ USHTRINË E ORGANIZUAN PROFESIONALISHT

( dëshmi dhe fotografi me rëndësi )


--------------------------------------------------------------------------------

Thotë Fadil Tolaj, në intervistën e tij ekskluzive, me rastin e njëvjetorit të vrasjes së kolonel Tahir Zemës, bashkë me të birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasanin. Në këtë intervistë, ka folur edhe për figurën e heroit Salih Çekaj,bashkëluftëtar i të cilit ka qenë, dhe për lidhjet e tij dhe të kolonel Zemajt me të. Detajisht ka folur edhe për organizimet e para ushtarake që janë bërë në Rrafshin e Dukagjinit, dhe më gjerë. Fadil Tolaj flet edhe për peripecitë që ka pasur familja e tij, kur ky ndiqej nga policia serbe, për shkak se ishte inkuadruar në grupin e komandant Salih Çekajt. Ndër të tjera, ka shfaqur edhe opinionin e tij për atë organizim ushtarak, për përplasjet mes grupit të Salih Çekut dhe të Xhavit Halitit me shokë, për shkaqet e krimit pas përfundimit të luftës etj…
3 janar 2004 / TN

Biseduan : Sefedin KRASNIQI dhe Nazmi LUKAJ

PYETJE : Zotëri Fadil, si bashkëveprimtar i Salih Çekajt, pastaj dhëndërr i kolonel Tahir Zemajt, duke qenë afër tyre, sigurisht keni shumë gjëra për të thënë që lexuesit është me interes t’i dinë. Do të fillonim së pari me kontaktet që ke pasur me Salih Çekajn. Na trego kur jeni njohur me të?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ Empty Re: Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ

Message  Perparimi Dim 29 Juin - 17:58

Salih Çekaj ishte me ne. Ai i përkrahte këkesat e popullit

PYETJE : Thuhet se kur minatorët e Trepçës u futën në grevë urie nëpër zgafella, Salih Çekaj i ka përkrahur haptas, edhe pse ishte zyrtar i lartë në komunën e Deçanit. Di gjë të thuash për këtë?

Fadil Tolaj : Gjatë atyre ditëve të vështira, për Salih Çekaj të gjithë e dinë sa ka pasur qëndrimin konstruktiv dhe patrotik. Ky qëndrim ia rriti autoritetin, si te punëtorët, ashtu edhe te mbarë popullata e komunës së Dreçanit. Në fund të shkurtit të vitit 1989, minatorët e Trepçës u hedhën në grevë urie në zgafellat e minierës, gjithnjë me këkesa tashmë të njohura për opinionin. Duke mos pasur mundësi t’u bashkëngjiteshim, posa u informuam, ditën e dytë të grevës, u solidarizuam me ta. Me ne u solidarizuan punëtorët e Gjeravicës, me përjashtim të disa serbëve që punonin nëpër sektorë të ndryshëm të kësaj ndërmarrjeje. Kërkesat tonë kanë qenë të hapura dhe identike me ato të minatorëve. Kërkonim të mos bëhen ndyshimet kushtetuese, ku humbej Autonomia e Kosovës. Kërkonim edhe dorëheqjen e disa politikanëve shqiptarë, që i përkrahnin këto ndryshime. Salih Çekaj ishte me ne. Ai i përkrahte këkesat tona, kërkesat e popullit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ Empty Re: Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ

Message  Perparimi Sam 5 Juil - 17:09

Deti1229.01.2003, 13:25:00
Pyetje : A ka Gomar që i qon në samar gënjeshtrën si kjo ??

Në librin e dytë me përralla të treguara nga Tahir Zemaj dhe të shkruara nga disa kalemgji është edhe një sihariq shum interesant !!!

Kta oficerat profesionalista me shkollnga ish Armata Popullore e Jugosllavisë si Tahir Zemaj, Ahnmet Krasniqi, Nazif Ramabaja, Shpend Shala, Agim Mehmeti, Fatmir Nikoliqi ... e Titista tjerë e kan kthye Flotën Ruse në Grykën e Bosforit !!!

Derisa zhvilloheshin luftimet në Kosovë kta oficera të dresuar në Armatën Popullore të Jugosllavis gjezdisshin nëpër shtete europiane Gjermani, Zvicër, Shqipëri e deri në Turqi!! Atje gjenden edhe sot e ksaj dite !!!??

E pasi ktyre "luftarve" si Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi, Nazif Ramabaja, Shpend Shala, Agim Mehmeti, Fatmir Nikoliqi... ju mungonin heroizmat e treguar në Kosovë kan shpifur se si kan ndalur Flotën Ruse në Bosfor ???

A ka Gomar që ende bartë këto gënjeshtra mbi Samar ???
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kush po rren ma shume;
A: a e din ti kush e ka zbulu Ameriken?
B: Jo. Kush e ka zbulu tregom.
A: Baba jem...
B: Aha! E a ke ndi ti per lumin e vdekur???
A: Jo.
B: Baba jem e ka vra...

Qashtu edhe Tahir Zemaj e ka ndal Rusinë në Bosfor.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
Aiii përpak ka dashë edhe "AMERIKANËT" mi heqë nga Shqipëria, por për fat të keq e kishte harruar praçken në bazë, se ke ka i bon llomë..heee...

Frashër Oseku
http://home.bip.net/frasher

--------------------------------------------------------------------------------

Jezerci30.01.2003, 22:21:00
I paten vjedh disa raketa në një bazë të USH. por nga profesionalizmi nuk iu kish kujtua tëmarrin edhe ndezësit dhe kështu iu dështoi plani i dëbimit të ameriokanëve nga Shqiperija.

--------------------------------------------------------------------------------

Gentil31.01.2003, 11:00:00
Ndoshta ka pas mundesi qe nese do te luftonin edhe pak krejtesishte edhe per te marr nen kontroll floten Ruse , bile e kishin rrit dhe pasuruar arsenalin luftarak per lufte natyrishte!, por ja qe nuk ju kish be pune per lufte se nuk ju desh fare.
dokrra heu jete moj jete!!!
--------------------------------------------------------------------------------
GETI_PE31.01.2003, 16:30:00
ju pershendes!!!!

me te vertet une hala nuk pasna ndegju per keta rast, edhe pse i njoh keta persona shum mir.............dhe keta persona ndoshta ket rast nuk e kan bo, ose nuk jam i informuar per ket................por keta persona si Tahir Zemaj, Shpen Shala, Ahmet Krasniqi, Agim Mehmeti ket jan qi e kan themelu UQK-en, keta jan qi kan luftu per kosoven, keta jan qe luftuan ne koshare dhe ne dukagjin, qe ja khyn pushken armikut....................e jo sikur keta te tjeret, se gjat luftes kan flejt ne hotela te tiranes.....................e mos u boni idiota me fol pa lidhje....ok.si ti jam magar dhe genjeje duke i mbrohtur trafhetaret

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ Empty Re: Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum