Xhavit Haliti,ja kush e vrau Tahir Zemen
:: sport
Page 1 sur 1
Xhavit Haliti,ja kush e vrau Tahir Zemen
[size=36]http://www.shqiptari.eu/xhavit-haliti-te-rrefeje-kush-e-vrau-tahir-zemen-ilir-konushecin-ali-uken-dhe-pasurin/[/size]
[size=36]Xhavit Haliti të rrëfejë kush e vrau Tahir Zemën, Ilir Konushecin, Ali Ukën… dhe pasurin[/size]
[size=36]Xhavit Haliti të rrëfejë kush e vrau Tahir Zemën, Ilir Konushecin, Ali Ukën… dhe pasurin[/size]
Nga Relacioni sekret i KFOR-it amerikan dhe NATO-s
Ai ishte këshilltar i liderit të PDK-së, anëtar i kryesisë së PDK-së (është edhe aktualisht) dhe njihet si koordinator shntazhues.
Pse nuk hetohet dhe konfiskohet pasuria e Xhavit Halitit
Xhavit Haliti për herë të parë këtë vit ka deklaruar një pasuri prej afërsisht një milion euro. Por, sa në të vërtetë është pasuria e tij, dhe pse ai ka guxim ta fshehë, dhe pse institucionet si Antikorrupsioni nuk guxojnë ta hetojnë pasurinë e tij, dhe as policia e prokuroria nuk guxojnë ta hetojnë. Gazeta Shqiptari.eu, ua sjellë këtu lexuesve të përkthyer një pjesë të dosjes sekrete të KFOR-it amerikan dhe NATO-s të bërë publike vite më parë, dhe që në gjuhën angleze gjendet në google. Kjo dosje shpjegon jo pak edhe skemën aktuale të krimit dhe të gjendjes së status kuos dhe dështimit të qëllimshëm të qeverisjes në Kosovë.
Lexojeni më tej dosjen e përkthyer nga Gazeta SHQIPTARI.eu
Relacion sekret i KFOR-it amerikan dhe NATO-s
I lindur në Novo Sellë në mars të vitit 1956.
Me adresë banimi në atë kohë, rruga e Dardanisë, dhe që raportohej se atëherë kishte një banesë afër ndërtesës së SHIK-ut. Ai gjithashtu raportohej se kishte në pronësi disa shtëpi në Kosovë, në Vitomiricë, Pejë, në zonën e Mitrovicës, dhe gjithashtu në Shqipëri dhe në Zvicër.
Ai vazhdimisht shihej në kafe Dubrovnik, Dardani- Prishtinë, hotel Theranda Prizren, lidhjet e tij me një grup që takohet në restorant Thana që ndodhet ndërmjet Pejës dhe Prishtinës.
Kishte një Rangrover 4, i vitit 1997 me targa 125KS 220, dhe një Landr rover të zi me targa 131KS733; Po ashtu një arm WAC dhe një revole 9mm prodhim çek.
1.5 Funksione (Zyrtare/të dyshuara)
Anëtar i kryesisë së Kuvendit
Anëtart i bordit të Asamblesë së naftëtarëve.
Ai është udhëheqës i grupit më të madh kriminal në Kosovë.
Ai është pronar i shumë dyçaneve (depo) dhe restoranteve në Pejë.
Ai është raportuar se ka qenë anëtar i SHIK-ut apo të KSHIK-ut (SHIK-ut Kosovës).
Ai di shqip, serbisht dhe nga pak gjermanisht.
Ai ka qenë shef i financave dhe udhëheqës i drejtorisë së logjistikës të stafit gjeneral të UÇK-së.
Thuhet se ka indikacione që ai ka bashkëpunuar me UDB-në. Ka informuar Serbët për dërgesat e armëve të destinuara për FARK-un (i njohur si i afërt me z.Rugova), i cii kishte luftë të ashpër me UÇK-në.
Ai kishte lidhje me dhunën e rritur ndaj anëtarëve të LDK-së nga ana e (nëpërmjet) SHIK-ut.
Ai ishte këshilltar i liderit të PDK-së, anëtar i kryesisë së PDK-së (është edhe aktualisht) dhe njihet si koordinator shntazhues.
Ai është fuqia prapa Thaçit dhe kontrollon politikën e PDK-së nëpërmjet financave.
Xhavit Haliti ka një pasaportë të Shqipërisë me emrin Xhavit Hajdaraj, me të cilin udhëton jashtë Shqipërisë.
Kontakti i KFOR-it dhe NATO-s, për atentatin ndaj Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasanit, deklaront: Jam 90% i sigurtë se SHIK-ut qëndron prapa vrasjeve dhe se ai është udhëhequr nga Tirana (GRNK). … Askush në Kosovë nuk ka kapacitete që ta organizojë dhe kryejë një vrasje të këtillë pa mbështetjen e jashtme profesionale. Unë gjithashtu besoj se Xhavit Haliti është përfshirë në këtë incident me Hilmi Rexica (Reçicën), nga Ferizaji.
Komenti përcjellës i FHT thotë: (NS rel Aut/Fin/Sëe) (OrKFOR), se raportet e FHT theksojnë që Rexhep Selimi, i shkarkuar nga udhëheqësia e Akademisë së TMK-së, mund të jetë nxitës i vrasjes, dhe kjo tregon që SHISH ishte i përfshirë në disa rrugë. (SHISH është emri i i ri i SHIK-ut të Shqipërisë).
Fuqia aktuale e SHIK-ut (viti 2002/2003) llogaritet të jetë prej 3 mijë operativëve. Nga këta 300-500 kanë qenë në TMK.
Po ashtu Haliti ka lidhje të fuqishme me grupin Devolli.
2.5 Sfondi kriminal
Ai është i përfshirë thellë në prostitucion, kontrabandë të armëve, drogës dhe po ashtu të naftës, i lidhur me trafikim armësh me Fatos Nanon. Ai ka raporte të mira me familjen Elshani.
Ai dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Xhemail Mustafës, anëtar i LDK-së dhe këshilltar i Rugovës.
Po ashtu ai dyshohet se është i lidhur edhe me dy vrasje të tjera, të Ilir Konushecit me 1198 dhe Ali Ukës me 1997. Iiri kishte bërë një raport 6 faqësh për aktivitetet ilegale që kishte kryer Xhaviti. Ai ka qenë i arretuar për posedim droge dhe të 500 mijë markave. / Vijon/ SHQIPTARI.eu
Foto ilustruese e bërë nga vet raporti i KFOR-it dhe NATO-s.
Sujets similaires
» Ja kush e ngrit Tahir Zemen me SALIH ÇEKAJ
» Xhavit Haliti,AA me ka pergadite atentat
» XHAVIT HALITI “KAPO” I KRIMIT NË KOSOVË
» Xhavit Haliti me sekrete polici shqiptare
» Xhavit Haliti e Milaim Zeka
» Xhavit Haliti,AA me ka pergadite atentat
» XHAVIT HALITI “KAPO” I KRIMIT NË KOSOVË
» Xhavit Haliti me sekrete polici shqiptare
» Xhavit Haliti e Milaim Zeka
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum