11 Maresi 1981 gjere me 6 maes 1998
:: sport
Page 1 sur 1
11 Maresi 1981 gjere me 6 maes 1998
MARSI I KRENARISË KOMBËTARE SHQIPTARE!
Shkruajnë: Xhemil Zeqiri - Fadil SHYTI
Muaji mars, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, shkëlqen si muaj i krenarisë dhe rezistencës sonë kombëtare:
Më 11 Mars të vitit 1981, filluan demonstratat studentore në Prishtinë. Ku keto demostrata i nisi studenti i fakulltetit juridik Haxhi Latif Kuçi,te cilit populli nuk ja dine per nder!?
Kjo qe fillimi i rrënimit të themeleve të një shteti armik, siç ishte ish-Jugosllavia e Titos dhe ajo pas-titiste…
Në Mars të vitit 1998, krisi pushka e komandantit legjendar Adem Jashari.
Kjo pushkë, e cila pastaj jehoi në të gjitha territoret shqiptare se durimi i turpshëm përballë armiqve sllavo-pushtues ka marrë fund; se shqiptarët më nuk do ta presin lirinë deri në amshim, ata nuk do presin më tej se lirinë do t´ua sjellin të tjerët në pjata- siç thoshte, i madhi, Adem Demaçi. Pra, pushka e komandantit legjendar i bashkoi shqiptarët në Ballkan dhe në diasporë me një betim të madh për ribashkim kombëtar dhe e bëri sensibilizimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare dhe luftën në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare. Ky betim i luftëtarëve të lirisë do të ndalohej në Rambuje dhe prej aty do të fillonte shkelja famëkeqe e atij betimi të madh i trimave dhe ideal-realistëve të lirisë.
Gjithashtu, marsi i qëndresës dhe i besës shqiptare u përsëritë me guxim edhe në Kosovën Lindore. Atje ushtarët trima e hapën frontin në luftë kundër Serbisë pushtuese dhe në këtë mënyrë do sensibilizohet çështja shqiptare, u arrit ajo objektivë përballë opinionit botërorë, që shumë parti nuk e kishin bërë as me një përqindje të përafërt, sado të vogël për çështjen shqiptare në ato anë.
Gjithashtu, më 14 mars të vitit 2001 krisi pushka çlirimtare në Kala, të malit Sharr mbi qytetin shqiptar, Tetovë. Aty, disa ditë pati rezistencë të madhe nga një grup ushtarësh trima shokë të idealit të Adem Jasharit, të cilët i thanë JO robërisë, i thanë mjaft më mashtrimeve dhe shtypjes ndaj shqiptarëve në këto treva të banuara me shqiptarë, përjetësisht të lidhur si gjaku me zemrën në trojet e veta. Ashtu pra, u bë sensibilizimi i çështjes shqiptare të pazgjidhur, të cilën e kishin koklavitur me synime të caktuara titistët dhe shërbëtorë e mjerë të sllavëve pushtuesë, që herë në një emër të partisë e herë në emër tjetër i mashtronim shqiptarët pa mëshirë.
Pas tri luftërave e fituara në beteja, por të humbura në diplomaci (në tavolina, me dialogje) me armiqtë, tepër e natyrshme është kur lind pyetja: përse luftuan shqiptarët?!
- Përkujtojmë këtu me respekt faktin se kësaj pyetje më së miri me një mal fakte të pathyeshme i ka dhënë përgjigje shumë të saktë, pedagogu, veterani dhe intelektuali i madh i kombit shqiptar, tetovari Prof. Beqir Berisha; në Letrën e hapur - drejtuar diplomacisë ndërkombëtare me titull: “Përse luftuan shqiptarët”?!
Në këtë letër të botuar përafërsisht me 100 faqe, autori në mënyrë shkencore argumenton para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se: Përse luftuan shqiptarët. Por, ne do ta argumentonim në veçanti këtë: - tri lufta që u zhvilluan në territoret shqiptare nuk u bënë që sot dikush të rrah gjoks e të mashtrojë popullin me një retorikë shumë primitive se ja – ne shqiptarët ia arritëm qëllimit!
Qëllimi ynë nuk ka qenë të integrohemi në Evropë para se të integrohemi brenda trojeve tona etnike shqiptare, në një shtet dhe për atë u bë betimi i madh. Pra, as komandant Shpendi, as komandant Roki, apo komandant, Tahir Sinani e të tjerë, nuk u përleshën me armiqtë dhe nuk e dhanë jetën që Maqedonia të integrohet në BE dhe në NATO, ashtu siç po mashtron tani, Ali Ahmeti me atë retorikë cinike dhe të mjerë. Kur deklaron se: “UÇK-re, ia arriti qëllimin dhe se Maqedonia përfundimisht do bëhet anëtare e BE dhe NATO-së”!!!
Ndërsa, tani po dihet fakti që: shqiptaret edhe pas tri luftërave po trajtohen si të huaj në tokën e vet, bile këta miqtë” tanë, tani po ua ndalojnë madje dhe shqiptarëve të Kosovës që në Projektkushtetutën e tyre të ashtuquajtur demokratike të quhen shqiptarë!!!
Këtyre ekspertëve “modernistë” duhet t´u thuhet; Mjaft! Përndryshe, ndërgjegjja shqiptare na e thotë që: një Ditë Marsi të lavdishëm do të çohen heronjtë nga varret dhe do kërkojnë llogari nga ne të gjallët, përse po lejojmë kaq lehtë, të tradhtohen idealet kombëtare nga këta renegatët bukëshkalë.
Danimarkë - Suedi, më 14 Mars 2008

Sujets similaires
» Rasim Ljajiç antar i LPK ka qen gjere para luftes
» Avdi Ibrahimi nese ...te perkrahu gjere ne amshim
» Mazrekaj: Ramush lidhi zagarët e tu,ke afat gjere ora 20
» Kosova kerkon token e saj gjere tek veriu Mitrovices
» Marveshja Hollbruk Millosheviq,13 tetor 1998

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum