Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Noli Isrealitet dhe filistinet

 :: sport

Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Perparimi Dim 24 Fév - 2:41

Sot Kosoven pavaresuan
por roberija dot s'na hiqet
shkau prape komandon
qeverija duke na shkele!

Mitrovicen e veriut
serbet prape me flamur
aty ma ska Sheremeta
iken pa plisa!

Pavaresija tri dite qudira
me shqiptar keshtu
se kengen dhe rrospillanun
ne zemrat e qeveritareve!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Re: Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Perparimi Dim 24 Fév - 2:46

JETA E TIJ (PJESA I)
1882
6 janar
Lindi në ngulimin shqiptar të Ibrik-Tepese (Qytezë) në kazanë e Uzun Qoprys të Turqisë evropiane, Fan S. Noli. Ai u edukua në një familje me ndjenja atdhetare e që ruanin me fanatizem gjuhën, traditat e zakonet shqiptare.
1890
Noli ndjek shkollen gjashtëvjeçare greke te fshatit, të cilen e mbaron në katër vjet, ndërsa klasën e shtatë në qytetin Keshan.
1896
Fillon mesimet në gjimnazin grek të Edrenesë. Krahas tyre merr mësime private për muziken bizantine. Gjatë pushimeve verore kthehet në Ibrik-Tepe, ku merret me punët e «rëndomta» të bujqësise. Ne vjeshtën e vitit 1900 mbaron gjimnazin.
1900
Noli largohet përfundimisht nga vendlindja. Shkon në Athine për të vijuar studimet e larta, ,po nuk ia arrin qëllimit. Provon gjatë kësaj kohe disa punë, si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler, aktor. Pati rast të interpretojë edhe Hamletin.
1903
Mars
Fillon punën si mesues në shkollën fillore greke te Shibin-el-Komit (Egjipt). Këtu pati rast të mësoje arabishten e të njihet me Spiro Dinën, «pionier aktiv i Rilindjes», që i vuri në dispozicion biblioteken e tij të pasur. Në moshën njëzetenjëvjecare, Fan Noli u njoh me perpjekjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për clirimin nga zgjedha osmane e problemet, që e shqetësonin atë.
Korrik-Gusht
Noli boton të parat skica letrare në revisten demokratike greke «Numas» me emrin e mbiemrin e tij të hershem Theofan Mavromati.
1905
Mars
Një kërkesë më e leverdisshme e bën Nolin të largohet nga Shibin-el-Komi në Fajum (Egjipt) me të njëjrtën. detyrë.
15 Shtator
I lidhur me rrethet atdhetare shqiptare dhe nën ndikimin e tyre, Noli nis bashkepunimin me gazetën «Drita»- të Shahin Kolonjës, në të cilën boton një numër artikujsh polemizues greqisht në pergjigje te sulmeve të shtypit reaksionar grek. Këta artikuj si «Budallallëqe turko-greke», «Çetat e andarteve», «Mendime të kripura», «Budallallëqe» etj. ngjallën reaksion të fortë në qarqet shoviniste greke. Bashkëpunon me gazetën «Drita» deri në fillim të vitit 1908
1906
Prill
Në Fajum ai u njoh e u miqesua me Thanas Tashkon e Jani Vruhon, atdhetarë të njohur të Lëvizjes Kombëtare. Ai pranon propozimin e tyre të shkojë, si organizator për themelimin e shoqerive atdhetare në SHBA. Perkthen këtu greqisht veprën e Sami Frashërit. «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç’do të bëhet ?»
31 Maj
Noli arrin në Nju-Jork e prej këndej shkon ne Bufalë, qëndër e shoqerise atdhetare «Mall' i mëmëdheut», e themeluar prej Petro Nini Luarasit. Punon përkohësisht punëtor në një sharrë.
4 Korrik
Përpara bashkatdhetarëve të kësaj shoqerie mban ligjeratën e parë të zjarrtë e shfaq besimin se populli shqiptar ka mjaft fuqi sa të heqe nga qafa zgjedhën e turqëve e të fanariotëve. Ligjeratën e boton gazeta «Kombi», që porsa kishte filluar të botohej në Boston, Mass. Ajo ishte e para gazetë e atdhetarëve shqiptarë në SHBA.
Korrik
Ftohet të punojë si redaktori i gazetes «Kombi» nga drejtori i saj, Sotir Peci. Punon në këtë gazetë deri në maj të vitit 1907. Artikujt e tij të shumtë nënshkruhen me pseudonimet Ali Baba Qyteza, ABQ etj.
4 dhe 11 Gusht
Noli boton dy artikuj radhazi në «Kombi» («Detyra e parë» e «Populli dhe udheheqësi»).
18 Gusht
Në artikullin «Hannibal ante portas» botuar në «Kombi», Noli u bën thirrje atdhetarëve shqiptarë që të bashkohen përpara rreziqeve të shumta që i kanosen atdheut.
29 Gusht
Boton një artikull me rëndësi në faqet e «Kombit», me anën e të cilit shtron probleme të mprehta që shqetësonin Lëvizjen Kombëtare, si mungesën e një programi të njësuar e të veprimeve te bashkërenduara të të gjitha forcave atdhetare. Ai fton atdhetarët e njohur që të bashkojne përpjekjet e tyre për krijimin e një alfabeti të njësuar.
Shtator
Në artikullin «Jo lundrethyerit» («Albania», nr.9), Noli shpreh pakënaqësine e tij për të metat që viheshin re në Lëvizjen Kombëtare dhe bën thirrje për kryengritje të armatosur kundër pushtuesit osman.
1907
Noli boton dramën ne tri akte «Israilitë dhe filistinë».
6 Janar
Në Boston themelohet prej Fan S. Nolit shoqeria atdhetare «Besa-Besen».
25 Janar
Boton në «Kombi» poezinë e parë «Fryn, moj erë».
10 Shkurt
Në vazhdim të turneut për të ngritur degët e shoqerisë «Besa-Besen», Noli flet përpara punëtoreve të Natikut e mban një nga ligjeratat e tij panegjirike më të frymëzuara, që përshkohet nga patosi për atdheun, gjuhën e kombin shqiptar.
28 Shkurt – 7 Mars
Me artikullin «Grekët dhe shqiptarët» - «Ali Pasha dhe Thermopylet», nënshkruar me gërmat e para të pseudonimit Ali Baba Qyteza (ABQ) dhe botuar në dy numra të gazetës «Kombi», Noli i jep fund karrierës së mirefilltë gazetareske dhe jep doreheqjen si redaktor i saj.
Korrik
Shoqeron për afro tre muaj atdhetarin e shquar Bajo Topullin të ardhur në SHBA për të mbledhur ndihma për kryengritjen e armatosur që kishte filluar në Jug të Shqipërisë.
1908
9 Shkurt
Dëshira e lufta e atdhetarëve shqiptarë në SHBA për të krijuar një shtet të pavarur ngjalli një reaksion të fortë tek shovinistët grekë. Kisha greke në SHBA për të gjunjëzuar shqiptarët ortodoksë, nuk pranoi të kryente ç’do lloj riti fetar për ta. Ne këto rrethana politike, Fan Noli mori përsiper misionin për themelimin e Kishës Shqiptare në SHBA.
22 Mars
Noli jep meshën e parë në gjuhën shqipe në Boston e themelon Kishën Ortodokse Shqipe, ngjarje politike me rendësi kombëtare, që ai e perdori si tribunë për bashkimin dhe edukimin atdhetar të shqiptarëve.
Mars
Shtypi shqiptar («Kombi», «Drita», «Albania») botojnë një «Lajmërim» të Fan S. Nolit në emër të Kishës Shqipe. Në këte thirrje, ai tregonte udhët e bashkimit të popullit shqiptar, dënonte dasitë fetare e ndërhyrjen e krerëve fetare të huaj, që ishin armiq të betuar të popullit shqiptar.
6 Maj
Mban një Ligjeratë mbi Skënderbeun (botuar në «Albania», 1907, nr. 3.)
21, 28 Gusht
Me fitoren e revolucionit xhonturk, boton në «Kombi» artikullin «Vigjëloni», nënshkruar me pseudonimin «Pesimisti». Këtu ai parashtron të varin program që njohim prej tij, program që kërkonte autonominë e Shqipërise.
13 Tetor
Noli përshëndet drejtuesit e klubit «Bashkimi» të Manastirit që e ftojnë të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Manastirit, si de1egat i shqiptarëve të Amerikës. Për arsye të justifikueshme, ai nuk mundi të thotë fjalën e tij në këtë kongres.
27 Tetor
Në një letër drejtuar klubit «Bashkimi» Fan Noli shfaqte dëshiren që në pranverën e 1909-ës të vendosej në Shqipëri, në rast se xhonturqit do të pajtoheshin me themelimin e një kishe kombëtare.
Dhjetor
Nis botimin për nevojat e Kishës Shqipe te librave me karakter fetar, si «Shërbesat e javës së madhe» (Boston, 1908) «Libra e sherbesave të shenjta» (Brukse1, 1909), .«Libra e të kremteve të mëdha» (Brukse1, 1911) etj. M'u nxi shpirti nga këto kthime, shkruante Noli me 1908, se janë jo vetëm të vështira e të zorshme, po edhe të merzitura fort».
1909
15 Shkurt
Boton numrin e parë të gazetës «Dielli», si organ i shoqërise «Besa-Besen», që më 1912 kthehet në organ i Federatës Panshqiptare «Vatra». Noli e drejtoi dhe e redaktoi «Diellin» nga 15 shkurti 1909 deri 22 tetor 1909; nga tetori 1910 deri në korrik të vitit 1911 dhe nga dhjetori 1915 deri në korrik 1916, kohë në të cilën «Dielli» ishte bëre gazetë e përditshme.
1910
Maj
Në një fjalim politik të mbajtur në shoqerine «Besa- -Besen» e të botuar në «Dielli» (20 e 27 maj, Noli fton bashkatdhetarët që të përkrahin kryengritjen e Kosovës dhe u bën homazhe 1uftëtarëve të Isa Bo1etinit e të Idriz Seferit, për guximin e treguar në betejat e Cernalevës e në grykën e Kaçanikut.
1911
4 Qershor
Në mitingun e madh të organizuar nga shoqeria «Besa--Besen» për të përkrahur kryengritjen e vitit 1911, mban një fjalim tjetër të rëndësishëm (botuar në «Die1li» me 16 qershor) të frymëzuar nga vrulli revolucionar që kishte shperthyer në Shqipëri dhe shfaq mendimin se shqiptarët duhej t'u benin ballë vetëm për vetëm të gjith armiqve të tyre.
10 Gusht
Noli niset për një turne të gjatë në disa vende te Evropës. Ai viziton me radhe kolonitë shqiptare të Kishinievit e të Odeses, të Bukureshtit e të Brailes, si dhe të Sofjes. Meshat në gjuhën shqipe e predikimet politike u pritën me një gezim të papershkueshëm. Kthehet në SHBA me 15 dhjetor.
*1912*
31 Mars
Noli punoi pa ndërprerje për të bashkuar të gjitha shoqeritë atdhetare në një federatë të vetme gjatë më shumë se pesë vjetëve. Ne kete ditë themelohet në Boston, Federata Panshqiptare «Vatra» që do të luante një rol me rëndesi para dhe pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore për mbrojtjen e interesave e të pavarësisë së Shqipërisë.
Qershor
Pas disa vjet përpjekjesh, pa u shkëputur nga puna, mbaron shkëlqyeshëm Universitetin e Harvardit në Boston, Massachusetts.
Nëntor
Duke parë rrezikun që i kërcënohej Shqipërise nga vazhdimi i Luftes I Ballkanike, «Vatra» e nis me mision Nolin në Evropë.
6 Dhjetor
Nga Londra, Fan Noli përshendet Ismail Qemalin, kryetarin e qeverisë së përkohshme të Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë së Shqiperisë: «Ju përgëzoj për veprën tuaj patriotike. Rroftë Shqiperia! Rroftë kabineti i ri».
vazhdon...

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Re: Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Perparimi Dim 24 Fév - 2:57

Fan Stilian Noli dhe jeta e tij.
Fan S. Noli
(1882-1965)

Fan Noli ishte artist dhe dijetar, perfaqesues e shquar i letersise demokratike, qe u zhvillua ne shqiperi fill pas Rilindjes.
Fan Noli lindi me 6 Janar 1882 ne fshatin Ibrik Tepe, fshat shqiptar ne Thrake, jo shume large nga Ederneja.
Si disa fshatra te tjere te asaj krahine te banuar nga shqiptare, fshati kishte ruajtur gjuhen dhe zakonet e te pareve. Noli prejardhjen e tij fisnore e kishte nga Kolonja. I ati, Stiljani, ndonse trashgoj nje cope toke, nuk u mor kur me punet e bujqesise, po sherbeu si psalt ne kishen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Familja u shtua shume dhe jetesa u veshtirsua per te.
Sa qe i mitur Noli kaloi semundje te medha dhe kjo qe dhe arsya qe e filloi shkollen me vonese.
Filloren dhe te mesmen e beri greqisht. Por me shume tek ai ndikoj dashuria per gjuhen shqipe.
Qe ne bankat e shkolles u shfaq krenaria e pavarur dhe fryma e revoltes. Per kete shkak nuk ju dha diploma ne kohen e duhur.
Me 1900 vajti ne greqi qe te nxirte jetesen dhe te vazhdonte fakultetin e filozofise. Ne Athine u lidhe me nje shoqeri belgjiane, e cila zotronte tranvajet me kuaj. Nuk i eci mbare me kete shoqeri dhe shkollen nuk e beri. Filloj te bente pune te tjera si: kopist, sufler dhe aktor prane nje trupe teatri greke. Atje ju ngjall deshira per tu mare me dramaturgji. Me 1903 shkoi ne Egjipt, ku zuri pune si mesues i greqishtes. Nderkoh njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriot, nisi veprimtarine politike dhe letrare.
Me 1906, i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet, Noli u nis per ne SHBA, me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkepunimin e shqiptareve te merguar, qe kercenoheshim nga reziku i percarjes, per shkak te veprimeve te shovinisteve greke.
Beri pune krahu si puntor ne nje fabrik share, si pjatalares etj. Megjithese nuk kishte bindje te forta fetare u be prift me 1908 dhe filloj luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga ajo greke, duke bere sherbesa shqip, duke perkethyer ne shqip librat fetar etj. Nderkohe bashkepunonte me gazeta, mbante ligjerata, organizonte shoqeri patriotike, te cilat, me 1912, u bashkuan ne federaten pan-shqiptare "Vatra". Ate vit kreu studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.
Pas shpalljes se pavarsise, Noli perkrahu qeverine e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi ne Shqiperi per te paren here me 1913. Pastaj shkoj perseri ne ShBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Ne kete kohe ai shkroi vjershat e tij te para, qe ishin dhe shqiperimet e para artistike.
Me 1921 doli vepra e tij madheshtore ne proze "Historia e Skenderbeut" .Ne Shqiperi erdhi serisht ne fillim te viteve 1920. Gjeti nje levizje mjafte te gjere per sigurimin e pavarsise kombetare. Si deputet ne Keshillin Kombetar, mbrojti platformen e Kongresit te Lushnjes dhe u be udheheqsi i krahut demokratik kunder feudaleve, qe kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti nje rol te dores se pare ne organizimin dhe drejtimin e Revolucionit Demokratik te Qershorit me 1924, pas ngadhnjimit ne te cilin u caktua kryetar i qeverise. Por revolucioni nuk u cua deri ne fund per arsye se Noli me shoke u treguan shume te bute
. Revolucioni u thye nga bashkeveprimi i reaksionit te brendshem dhe me forca te huaja.
Me 24 Dhjetor 1924 Noli mori rugen e mergimit politik dhe nuk u kthye me ne Shqiperi.
U vendos perkohesisht ne Vjene. Regjimi zogist e denoj me vdekje ne mungese.
Ne periudhen 1925-1930, krahas veprimtaris politike, zhvilloi nje pune te dendur krijuese: shkroi vjersha, perktheu ne shqip disa kryevepra te letersise botrore, botoj artikuj te mprehte per mbrojtjen e Revolucjonit Demokratik te Qershorit per denoncimin e regjimit zogist dhe te reaksionit nderkombetar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos perfundimisht ne ShBA. Aty ushtroj profesionin e peshkopit te kishes ortodokse Shqiptare.
Me 1947 botoi perpunimin qe i beri "Historise se Skenderbeut", nxori ne drite nje botim anglisht dhe me 1949 nje variant te dyte shqip te saj.
Me1948 botoj vellimin me vjersha "Album".
Me 1960 dha nje "Autobiografi" ne anglisht, mjaft terheqese.
Me 1961-1963 botoj dy vjershat e fundit dhe perketheu ne shqip disa vjersha te poeteve te njohur.
Me 20 Nentor 1963 vajti ne Florida.
Me 13Mars 1965 Fan Noli vdiq, ne Fort Lauderdel, larg atdheut te tij te dashur, qe e deshi me zjar te pashuar.
Fan Noli eshte varosur ne Forest Hill Cemetiry, ne Boston.
__________________

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Re: Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Perparimi Dim 24 Fév - 3:12


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Re: Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Perparimi Dim 24 Fév - 3:20


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Re: Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Perparimi Dim 24 Fév - 3:22

Zogu Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Pati
funksione te ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim si
minister i Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emerua
kryeminister i vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhur
rrotull priftit e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashte
muaj me vone, gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,
pabesite reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit dhe
rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur me
Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste autoritetin
e do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij vendimi do
ta kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne perendim
ai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te Savojes, ne
juge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri po ashtu
gjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e rumune
mbreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e monarkise se
fundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund nje
gjendjeje "anormale". Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do te
qendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te vitit
1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashist

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Noli Isrealitet dhe filistinet Empty Re: Noli Isrealitet dhe filistinet

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum