Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Noli gjate nje deklarates ne Kombete bashkuara

 :: sport

Aller en bas

Noli gjate nje deklarates ne Kombete bashkuara Empty Noli gjate nje deklarates ne Kombete bashkuara

Message  Perparimi Ven 22 Jan - 11:12

Nofta Sekretari i Përgjithshëm kish në mend të thotë që nuk kish dëshoron të hyjë në marveshje për hua me një guvernë kryengritëse, pa një parlament si atë që kryesohet prek të përunjurit prift. Po e dini se ç’është parlamenti? Pa fjalë e dini. Po do të kuptohet më mirë kur tju yjem, se çmendoj për të. Parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shport që bënë prova operate në trupin e gjallë të racës së vetë. Një sallë plotë me gaz të helmuar. Gazi mbytës, gazi që sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithë gazet e tjerë me të cilët u lëftua luft e fundit që t’u jepte fund tërë luftrave dhe të vendoste paqë, paqen për të cilën bëjmë fjalë.


“Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve në pesë vjetët e fundit?”.
Munt të vij në çështjen e dytë dhe të fundit: Ç’po bëjmë tani në këtë asamble? Përgjigja është fare e lehtë. Do ta gjeni te Shekspeare-i. “Fjalë, fjalë, fjalë” domethënë në inglishten popullore erë të nxehtë. 

Është fort e koklavitur kjo punë. Mund ti shigurojë ndo një fron nënkryetari auktorit të shënuar po kam frikë se do të sjellë vetëm disa miliardë çpagime për Francën dhe për Belgjikën. Këta të dy shtete shpresojnë të nxierrin me anën e tij disa miliardë dhe miliardë. Unë uroj që të munden t’i marrin, po është një fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s’ka veç të referohet Lidhja e Kombeve.
I dashuri im Sekretar i Përgjithshëm, Ju lutem gatuani një vënt të thatë, fort të thatë, në dosjet t’uaj të vdekura se si dini, mr Dawes është Amerikan dhe Amerika është një vend i thatë (pa të pira) qoftë se prej kohe në kohë, me mënyra të nëndheshme, njomet, njomet me të vërtet shumë, vetëm me shaka… . Me përpjekjet mirëdashëse të çizme sjellësve (kontrabandistëve).Duke folur për fuska përsëri më vjen në mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 për të cilat kryetari i nderuar i kësaj Asambleje dhe Sekretari i Përgjithshëm i dashur m’u zotuan të më japin për Shqipërinë disa minuta më parë. Tani kjo hua është një fuskë paqeje, një fuskë paqeje fort e shëndoshë. Jo nuk është fuskë aspak. Atë që desha të thosha ish: Do të forcojë paqen në Ballkan. Mund të gatisë udhën për të realizuar Konfederatën Ballkanike, Po nuk ka një dobi të flasim për të.
Zoti Sekretar i Përgjithshëm, merre në dosjet e pashpirt të mekropolit t’uaj.Pasi u përgjigja të dy pyetjeve që më ishin bërë më mbetet tani të nxjerr përfundimin të cilin do ta bisedoj në formën e dy pyetjeve të reja. Pikësëpari, nga çkoqitjet që u dhanë më parë, a e vlen barra qeranë që të kemi një shoqëri të kombeve? E dyta, në rast që e vlen, cila do të jetë methoda për t’i arrirë qëllimit që është paq e përbotshme? Pyetjes së parë do ti përgjigjem: Po. Edhe Shoqëria e Kombeve të jetë një ëndër, një utopi që i bën skeptikët të buzëqeshin dhe të shtrembërojnë buzët, kjo (Shoqëria e Kombeve) duhet të qëndrojë atje si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Kjo duhet të qëndrojë atje si një vërtetim solemn i dëshirës së përbotshme për paqe. Kjo duhet të qëndrojë atje gjer sa bukuria e sajë, fisnikëria e sajë, shpirita njerëzore e sajë, nevoja e domosdoshme e qënies së sajë të kuptohen nga gjithë bota. Pse fundi i fundit me gjithë mungesat që ka sot për sot, kjo meriton të pritet me këto fjalë.”Verreite Doch. Du bist so choen!” Oh! Qëndro, ti je kaq e bukur!Pse të jemi kaq pesimistë? Aspirata për paqe, janë kudo, kjo është e padyshimshme, ndryshe nuk do të kishim komedin e fuskave dhe superfuskave të paqes që na kanë mbuluar. Kjo vjen nga shkaku që popujt dëshirojnë paqen. Që burrat e shtetit, politikanët e servirin kohë pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska çarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpërblimi.”Po paqia nuk do të vijë prej traktateve, këto janë të destinuara të hidhen shpejt a von në shportë. Paia do vijë nga shkollat. Duhet t’u mësojmë fëmijve që vrasja toptan është po ashtu një gjë kriminale sa edhe vrasja e veçantë.
Duhet t’u mësojmë se perënditë t’ona të bajrakeve janë burimi i gjithë të këqijave, të cilat shekuj me radhë po e mundojnë njerëzinë. Duhet tu mësojmë se ka veç një perëndi të vërtetë, që duhet ti shërbejmë. Perëndia e njerëzisë, Perëndia e të gjitha tribuve. Duhet tu mësojmë të bëhen anëtarë të nderçmë të super-shtetit që duhet të përmbledhë të gjitha tributë. Të bëhen qytetarë fisnikë të federatës së përbotshme e cila është në realizim e sipër, e cila do të realizohet me doemos. Kur djemtë tanë do të kenë mësuar këto të vërteta, atëhere do të kemi vetëm çarmatosjen morale e cila duhet të bëhet më parë nga çarmatosja matëriale, po do të kemi bashkëpunimin e vërtetë e të gjithë fiseve të botës për paqen, përparimin dhe mbarë vajtjen ndërkombëtare, të cilat s’janë tjetër veç sende që vijnë rrotull subjektit.”Po para se të vijnë atje, le ta njohim një herë se jemi që të gjithë bajrak të egër sa kohë që i bëjmë kurbane njerëzish Moloh-ut të tribusë. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini në të katër anët e botës këto perëndira barbare dhe anthropofage që kanë mbushur historinë e njerëzisë me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrënime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikë. Ah! Do ti kapim gjakatëratë e vjetër!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum