Me Referendum u shpallen ish republikat e jugosllavise
:: bota
Page 1 sur 1

Si e kanë fituar pavarësinë ish-Republikat Jugosllave?
Version i printueshëm
Komento këtë lajm:
15.02.2008
Pavarësia e Kosovës, që është gati të shpallet të dielën ose të hënën, do të jetë faza e fundit e shpërbërjes së Jugosllavisë, e cila filloi në vitet '90 në luftërat që u bënë në Ballkan. Ja si e kanë fituar pavarësinë ish-republikat jugosllave:
Kosova nuk ka pasur kurrë statusin e republikës në gjirin e Jugosllavisë, një arsye më shumë për Serbinë që kundërshton pavarësinë e saj, duke e konsideruar atë si djepin e historisë dhe të kulturës së saj.
Ja si e kanë fituar pavarësinë ish-republikat jugosllave:
SLLOVENIA:
Republika e parë që u shkëput nga Federata Jugosllave dhe e fitoi pavarësinë, relativisht në mënyrë paqësore. Më 23 dhjetor 1990, 88 përqind e sllovenëve u shprehën pro referendumit për pavarësinë, e cila u shpall më 25 qershor 1991.
Pas 10 ditësh (nga 27 qershor deri në 6 korrik) përpjekjesh me forcat sllovene, Armata Popullore jugosllave u tërhoq nga Sllovenia.
Ajo u njoh nga Tregu i Përbashkët Evropian (TPE) dhe më shumë se 30 vende më 15 janar 1992, më pas nga SHBA-ja më 7 prill.
KROACIA:
Ardhja në krye të shtetit e Franjo Tugjmanit, më 30 maj 1990, u shoqërua me ndryshime të mëdha kushtetuese, të cilat ngjallën pakënaqësi të mëdha në Serbi. Krahinat kroate të populluara me serbë shpallën autonominë e tyre më 21 dhjetor 1990. Me referendumin e 19 majit 1991, që u bojkotua nga serbët, të cilët përbënin 12,6 përqind të popullsisë, pavarësia mori 92 përqind të votave. Ajo u njoftua të njëjtën ditë me atë të Sllovenisë (25 qershor 1991) dhe u bë zyrtare më 7 tetor.
Konfliktet e armatosura mes forcave kroate dhe Armatës Jugosllave, u shdërruan në luftë të gjerë, që zgjati deri në vitin 1995.
TPE-ja, SHBA-ja dhe më shumë se 30 vende e njohën pavarësinë e Kroacisë. Kroacia dhe Republika Federale e Jugoslavisë e njohën njëra-tjetrën në gusht 1996.
BOSNJE-HERCEGOVINA:
Parlamenti boshnjak shpalli pavarësinë më 15 tetor 1991. Më 1992, pas bisedimeve në Lisbonë nën drejtimin e bashkësisë ndërkombëtare, boshnjakët, kroatët dhe serbët nënshkruan një marrëveshje, që ndante Bosnje-Hercegovinën në tri kantone.
Pas dy ditësh, presidenti boshniak Alija Izetbegoviç tërhoqi nënshkrimin e tij dhe organizoi një referendum më 29 shkurt 1992. Serbët e bojkotuan, por pavarësia u miratua me 62,8 përqind të votave. Ajo u shpall më 5 prill 1992 pas fillimit të konflikteve të armatosura.
Bosnje-Hercegovina u njoh të nesërmen nga 12 vende evropiane dhe më 7 prill nga SHBA-ja. Por, më 6 prill u vendos gjendja e shtetrrethimit në Sarajevë, që zgjati deri në mbarim të luftës më 1995.
Beogradi e njohu Bosnjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqës në Dejton, që i dha fund luftës më 21 nëntor 1995.
MAQEDONIA:
Maqedonia e fitoi pavarësinë pa derdhur asnjë pikë gjak. Pavarësia u miratua në referendumin e 8 shtatorit 1991 me 95 përqind të votave dhe u shpall më 15 shtator.
MALI I ZI:
Mali i Zi ishte republika e fundit e mbetur nën Serbi, aleatja e hershme e saj, pas luftrave të viteve '90. Në prill 1992 dy vendet formuan Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ), që në shkurt 2003 u emërtua Shteti Serbi-Mali i Zi. Por, ndjenja e pavarësisë u rrit në Mal të Zi dhe u konkretizua në referendumin e 21 majit 2006 në të cilin pavarësia u miratua me 55,5 përqind të votave. Pavarësia u shpall më 3 qershor 2006.

Sujets similaires
» Ja muslimant e jugosllavise si e kan perkrahur titon
» Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo
» LPK,per nje republike brenda jugosllavise,shpiuna
» Avdi Ibrahimi;ke punue ne MPP te jugosllavise si iredentist
» LDK e dalure nga lidhja e komunstave te jugosllavise eshte p

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum