Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Magjia e qeverive shqiptare

2 participants

 :: sport

Aller en bas

Magjia e qeverive shqiptare Empty Magjia e qeverive shqiptare

Message  Perparimi Mer 23 Jan - 1:34


Magjia e qeverive shqiptare
CONSENSUS VS CONSTITUTION

MUSTAFA NANO

Ka ndodhur shpesh që marrëveshjet midis palëve në politikën shqiptare të kalërojnë mbi shpinën e ligjeve e të kushtetutës. Këto marrëveshje kanë qenë shumë të rralla, e mbi këtë fakt është ndërtuar përveç të tjerash miti e magjia e konsensusit në politikën shqiptare. Ky mit e kjo magji ka shkuar deri atje sa, përballë shën konsensusit, kushtetuta të duket si një leckë. Në më shumë se një rast, edhe pse udhëzuesit kushtetuesë apo ligjorë kanë ofruar zgjidhjen e detyrueshme, palët kanë rënë dakord të rendin drejt marrëveshjeve prej gentlemen-ësh. Përfundimi? Është injoruar zgjidhja ligjore e kushtetuese e një situate dhe është adoptuar zgjidhja që kënaq të dyja palët (me palë po kuptoj më së pari PS-në e PD-në). Ky është atentati më spektakolar që i është bërë e i bëhet shtetit të së drejtës dhe dëshmia më e qartë e sistemit partitokratik shqiptar. Një pjesë e madhe e opinionit publik, edhe prej lodhjes nga sherrnaja e politikës shqiptare, edhe ngaqë nuk është shquar kushedi se çfarë për kulturën e respektimit të ligjeve, nuk e ka parë me sy të keq zgjidhjen konsensuale jo e anti kushtetuese; përkundrazi, e ka parë me gëzim. Ata që e kanë ngritur zërin në favor të mbrojtjes së kushtetutës e në favor të zgjidhjeve që ofron kushtetuta, janë parë si ca palo pedantë. Kanë qenë aq të paktë këta të fundit (ndër qindra juristë që ka Shqipëria nuk më kujtohet të kem dëgjuar zë tjetër, përveç atij të Njazi Jahos), sa ka qenë shumë e lehtë për t’i shpërfillur. Për ç’dreqin vlen kushtetuta, mund të kenë pyetur shumë njerëz me sy të lëbyrur prej shën konsensusit, nëse nuk ofron zgjidhje që të kënaqë të dy palët? Dhe këta njerëz harrojnë të bëjnë një pyetje, e cila është shumë normale për një njeri të familjarizuar me shtetin e së drejtës: Për ç’dreqin vlen një parti, së cilës i shkon në mendje të vërë në diskutim kushtetutën, sa herë që zgjidhja e pafajshme dhe e ftohtë e ofruar prej kësaj të fundit nuk çon ujë në mullirin e interesave të saj? Harrojnë gjithashtu këta njerëz se kushtetuta nuk bëhet për të kënaqur palët. Ajo bëhet për t’u respektuar, dhe pikë.

Po tentojnë ta përsërisin këtë histori edhe këto ditë, ndërsa po diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve. A mos vallë korpusi ligjor i shtetit shqiptar lejon të bëhen shumë interpretime lidhur me këtë çështje, e në këtë rrethanë nuk dinë cilin të adoptojnë? Absolutisht jo. Kushtetuta jonë, e cila tek-tuk është e epshme si një copë dylli, në këtë rast ta jep zgjidhjen në pjatë si një biftek. Neni 65, pika 2, thotë gërmë për gërmë: Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit. Një dorë e kujdesshme, për të mos lejuar askënd të lozë me përkufizimin e mandatit të Kuvendit, ka shkruar e zeza mbi të bardhë në kodin zgjedhor (neni 7, pika 2): mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij. Më qartë se kaq nuk mund të flitet. Personalisht, nuk e kam ditur se kemi juristë, të cilët mund të bëjnë formulime juridike me një elegancë e saktësi gjuhësore të tillë.

Në situatën konkrete, kur dihet se mbledhja e parë e këtij Kuvendi është bërë më datën 3 shtator të vitit 2001, i bie që data e zgjedhjeve të këtij viti (sipas nenit 65 të kushtetutës) të gjurmohet mes të dielave në harkun kohor 3 korrik 2005 3 gusht 2005. Është periudhë vape, thonë, dhe në këtë periudhë, shtetasit e qytetarët janë më shumë pushues se sa votues. Po mirë, ta zëmë se është kështu, e pastaj? Kushtetuta nuk ka ndonjë nen, i cili ta lidhë vlefshmërinë e rezultatit me numrin e votuesve. Presidenti, në respekt të këtij shqetësimi, mund të zgjedhë fare mirë ditën më pak të nxehtë, 3 korrik, dhe historia mbyllet gjithë lezet. Në fund të fundit nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse vapa na penalizoka më shumë njërën apo tjetrën palë (këtë sendërgjí kanë filluar të rrëfejnë marifetçinjë mistrecë të politikës), në vend që të tallen me kushtetutën, le të shpikin mekanizma për të mobilizuar votuesit e tyre.

Për ata që janë të merakosur mbi vapën votëvrasëse, teknikisht ka një rrugëdalje megjithatë. Kjo rrugëdalje nuk është në dorë të Presidentit (ky i fundit e hapi këtë lojë kot së koti), i cili nuk ka se nga të lëvizë; është në dorë të këtij kuvendi, të cilin askush nuk e ndalon të mblidhet për të ripërkufizuar përfundimin e mandatit të një kuvendi. Mund të ndryshojnë pra nenin 7, pikën 2, të kodit zgjedhor, ku të thonë se si fillim i mandatit konsiderohet, jo data e mbledhjes së parë të tij, por data e shpalljes së së rezultatit nga KQZ-ja. Kjo do të ishte e vetmja mënyrë që do të legjitimonte afrimin e datës së zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë duhet thënë kjo gjë do të ishte një nismë tekanjoze, e panevojshme, e tepërt, e sforcuar. Do të ishte një precedent më tepër në vargun e precedentëve, ku ligji është parë lehtësisht i ndryshueshëm nën presionin e tekave të njërit politikan apo të njërës parti.

Marrë nga Shekulli

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Magjia e qeverive shqiptare Empty kush din dikush pereth magjive

Message  amin Dim 7 Juin - 6:10

Eselamun alejkum
MOTRA DHE VELLEZER TE FORUMIT NESE DINI DICKA PERETH MAGJIS JU LUTEM NA TREGONI.Esht pak veshtir deri sa me e msu ta perdor [o ishalla zoti me ndihmon.Ju lutem nese mundet deni emen i moderuesve .
Zoti ju shperbleft.

amin

Numri i postimeve : 2
Localisation : g.b
Registration date : 07/06/2009

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum