WikpadUdhetimi nepermjet vijes se krimbit,shkruan Haxhi Kuçi
:: sport
Page 3 sur 3
Page 3 sur 3 • 1, 2, 3
Re: WikpadUdhetimi nepermjet vijes se krimbit,shkruan Haxhi Kuçi
Udhëtimi për në kohë të ndryshme është bërë një ndër temat më të përhapura të trillimeve shkencore që nga koha kur H. G. Wells (Uells) shkroi novelën e tij me famë The Time Machine (Makina e Kohës) në vitin 1895. Por a mund të ndërtohet me të vërtetë një makinë që do të tejmbartëte një njeri për në të shkuarën apo të ardhmen ? S´do të ishte e lehtë por do të ishte e mundur.
Ajo që e shpjegon kohën më së miri është teoria e relativitetit e Einstein'it (Ajnshtajnit). Përpara daljes së saj, koha konsiderohej si diçka absolute dhe e përgjithëvlefshme, e njëjtë për këdo pa përfillur rrethanat e tij fizike.
Në teorinë e tij Einstein'i hodhi mendimin se ndërkoha e matur midis dy ngjarjeve varet nga se si po lëviz ai që i vëzhgon ato. Kështu, dy vëzhgues që nuk lëvizin njësoj do të përjetojnë zgjatje të ndryshme kohe midis dy ngjarjeve të njëjta.
Ky efekt shpjegohet shpesh duke marrë për shembull "paradoksin e binjakëve". Ta zëmë sikur kemi dy binjakë Zanën dhe Sajmirin. Sajmiri hypën në një anije kozmike dhe udhëton me shpejtësinë e dritës për tek një yll i afërt, pastaj kthehet përsëri në Tokë, ndërkohë që Zana qëndron në shtëpi. Për Sajmirin udhëtimi ka marrë, le të themi, një vit, por kur ai ka zbritur në Tokë vën re se këtu kanë kaluar 10 vjet. Motra e tij është tashmë 9 vjet më e madhe në moshë se ai. Sajmiri me Zanën nuk janë më moshatarë, megjithëse kanë lindur në të njëjtën ditë. Ky shembull shpjegon një lloj të caktuar udhëtimi kohor. Në të vërtetë, Sajmiri ka kërcyer nëntë vjet në të ardhmen e Tokës.
Shtrembërimet e çuditshme të kohës neve nuk na bien në sy në jetën e përditshme, kjo sepse efektet bëhen dramatike vetëm kur lëvizja ndodh me një shpejtësi pranë asaj të dritës. Edhe kur je duke udhëtuar me aeroplan, që është një nga mjetet më të shpejta, shtrembërimi i kohës është vetëm prej disa nanosekondash. Por ama, përmes matjes me orëra atomike është provuar se koha me të vërtetë shtrembërohet përmes lëvizjes. Kështu që udhëtimi kohor për në të ardhmen është fakt i provuar, ndonëse deri tani ka ndodhur me sasi jopërshtypjelënëse.
Ato që me të vërtetë u nënshtrohen shtrembërimesh të mahnitshme kohe janë disa rreze kozmike që lëvizin me një shpejtësi afër asaj të dritës dhe të cilat, parë nga këndvështrimi i tyre, e përshkojnë galaksinë brenda disa minutave, ndonëse në kornizën referuese të Tokës duket sikur rruga e tyre merr mijëra vjet. Nëse nuk do të kishte shtrembërim kohe, këto grimca nuk do të arrinin kurrë deri këtu
Udhëtim në kohë përmes gravitacionit
Përveç përmes shpejtësisë, një mënyrë tjetër për të udhëtuar përpara në kohë është edhe përmes gravitacionit (forca e rëndesës). Në teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit Einstein'i parashikoi se forca e rëndesës ngadalëson kohën. Orërat rrahin pak më shpejtë në dhomën nën çati sesa në qilar, i cili është pranë qendrës së Tokës duke qenë kështu i futur më thellë brenda fushës së rëndesës. Në mënyrë të ngjashme, orërat rrahin më shpejtë në hapësirë sesa në tokë. Përsëri kemi të bëjmë me efekte tepër të vogla, por të cilat kanë qenë të mundura të maten me orëra të përsosura. Patjetër që këto efekte kohështrembëruese duhet të mirren parasysh në Sistemin Botëror të Vendndodhjes (Global Positioning System). Përndryshe detarët, taksistët dhe predhat udhëtuese mund ta gjejnë veten shumë kilometra jashtë kursit
Në sipërfaqen e një ylli neutronesh, graviteti është kaq i madh saqë koha shkon 30 përqind më ngadalë sesa në Tokë. Parë nga këndvështrimi i këtij ylli, ngjarjet këtu do t'i përngjanin një video të xhiruar me shpejtësi përpara. Një Gropë e Zezë përfaqëson shtrembërimin më të skajshëm të kohës; në sipërfaqen e gropës, koha qëndron palëvizur në lidhje me Tokën. Kjo do të thotë se nëse bjen brenda një Grope të Zezë nga afërsia, në ndërkohën e shkurtër që të mori për të arritur në sipërfaqe, një pafundësi e tërë kalon në gjithësinë e mëtejshme. Prandaj rajoni përbrenda Gropës së Zezë është përtej fundit të kohës, për gjithësinë e jashtme. Nëse një astronaut do të arrinte të kalonte si shigjetë tepër afër një Grope të Zezë dhe të kthehej i palënduar--pa dyshim një këndshikim imagjinar, për të mos thënë kokëkrisur--ai do të kërcente shumë larg në të ardhmen.

Është vërtetuar se në kornizën e Teorisë së Relativitetit dhe pa qenë nevoja për të sjellë në përdorim krimbvrimat, është e mundur të shtrembërosh kohë-hapësirën në atë mënyrë që një anije kozmike të mundet të udhëtojë me cilën shpejtësi të madhe të duash", sipas profesorit meksikan të fizikës Miguel Alcubierre i Institutit për Fizikën Gravitacionale Max Planck në Potsdam të Gjermanisë.
Anija kozmike nuk fluturon aspak me shpejtësi më të madhe se të dritës, por ndryshon kohë-hapësirën përreth vetes. Hapësira përpara anijes kozmike mblidhet gjë që sjell që hapësira pas anijes të zgjerohet. Do të mjaftonte, që kjo të ndodhte vetëm përbrenda një mbështjelljeje të hollë përreth anijes. Edhe ekspertët e Nasa's merrem me shtytjen apo fuqinë e shtrembërimit të hapësirës (warp-power).
Ajo që ia prish bukurinë kësaj: Nevojitet energji negative. Ka pasur disa diskutime të nxehta të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite mbi se sa energji të tillë është e nevojshme dhe ku mutin mund të gjehet kjo.
Energji negative - të mos ngatërrohet me antimaterien, e cila për më tepër ka energji pozitive - ka me të vërtetë. Ajo është vërtetuar përmes Efektit Casimir (Kazimir). Në boshllëk (vakuum) lind ndërmjet dy pllakave të vendosura tepër pranë njëra-tjetrës një vorbull thithëse - një energji negative.
Sqarimi është mekaniko-kuantik: Boshllëku nuk është krejt bosh. Vetvetiu krijohen grimca të mundshme dhe kundërgrimcat e tyre të cilat asgjësojnë njëra-tjetrën përsëri aty për aty. Këtu nuk kemi të bëjmë me krijimin e materies nga asgjëja: Energjia vetëm sa "huazohet" dhe menjëherë "kthehet mbrapsht" sërisht. Parimi i Marrëdhënieve të Paqarta i Heisenberg'ut (Hajzenbergut) e lejon këtë gjë. Hapësira midis të dy pllakave është kaq e ngushtë: Vetëm grimcat me gjatësi valësh tepër të vogla "zënë vend" midis tyre, "më të mëdhajat" jo - ashtu si në rastin e shtypjes së ulët atmosferike, boshllëku shkakton një vorbull thithëse.
Pra aty duhet të ketë më pak "shtypje", më pak energji sesa në boshllëkun që e rrethon - meqënëse energjia e boshllëkut është e barabartë me zero atëherë duhet që energjia atje të jetë më e vogël se zero, pra negative. Nëse do të mund ta mbërthenim këtë energji negative atëherë do të mund të ndërtonim krimbvrima. Vetëm kjo formë tepër e rrallë materieje do të mund të bënte të qëndrueshme murin e një krimbvrime.
Por një udhëtim mespërmes saj do të ishte i vështirë sepse "materia normale" me energji pozitive do ta shthurte këtë gjeratore. Përveç kësaj; "Ashtu si borxhet janë para negative që duhet të kthehen mbrapsh ashtu edhe energjia negative është deficit energjie. Sa më e madhe të jetë huaja, aq më e vogël është kohëzgjatja më e madhe e lejueshme e huasë", shkruajnë Lawrence H. Ford dhe Thomas A. Roman, profesorë fizike, i pari në "Tufts University" në Massachusetts dhe i dyti në "Central Connecticut State University".

Astronomi: Të udhëtosh për në anën tjetër të Gjithësisë
Data e botimit: E enjte , 06 qershor 2002
Lënda: Më shpejtë se drita
Për të llogaritur kohën e nevojshme që i merr një mjeti hapësire për të përshkuar rrugën midis dy trupave qiellore, nuk flitet për shpejtësi por për nxitim (përshpejtim). Kjo pasi në hapësirë nuk ka fërkim. Nëse do të arrihej të ndërtohej një mjet hapësire që do të përshpejtonte shpejtësinë tërë kohës me 2, 3 herë më tepër se automjeti më i shpejtë që gjendet sot, atëherë pas një viti udhëtimi mjeti do të arrinte shpejtësinë e dritës.
Këtë trupi i njeriut e përballon pa vështirësi.
Nëse do të vazhdohej të ecej me të njëjtin nxitim me qëllim që të mbërrihej në anën tjetër të Gjithësisë dhe të ndalohej në mes të rrugës për të frenuar pastaj me të njëjtin përshpejtim, atëherë njeriut brenda kësaj anije hapësire do t´i duheshin 45 vjet për të mbërritur në anën tjetër të Gjithësisë.
Pra rruga shkuarje-kthim do të merrte po aq kohë sa e gjatë është përafërsisht jeta e njeriut. Kjo ka të bëjë me atë që koha shkon shumë ngadalë në anije hapësire që udhëtojnë me shpejtësi tepër të mëdha.

Udhëtim përpara në kohë ?
Data e botimit: E shtunë , 06 maj 2000
Lënda: Më shpejtë se drita
Kufiri i fundit i shpejtësisë është tejkaluar. Dr. Lijun Wang i qendrës së studimeve NEC në Princeton thotë të ketë arritur të dërgojë një puls drite me një shpejtësi 300 herë më të madhe se ajo e dritës përmes një dhomëze të mbushur me gaz ceziumi të trajtuar. Përpara se pulsi të hynte plotësisht në dhomëz e kishte tejkaluar atë si dhe kishte ecur shumë metra më tutje. Mund të thuhej se gjendej në dy vende në të njëjtën kohë.
Disa prej fizikantëve e pranojnë këtë gjë por pjesa më e madhe janë akoma skeptikë. Që diçka të ndodhë me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës do të thotë që ngjarja të ndodhë përpara shkakut që do ta bënte atë të ndodhë. Kjo është të udhëtosh përpara në kohë, pra të shkosh në të ardhmen. Këtu bihet ndesh me një nga parimet themelore të fizikës, atij të Shkakësisë që thotë se shkaku duhet të vijë përpara se të ndodhë ngjarja.
Kjo gjë nuk është e parashikuar as në Teorinë e relativitetit të Einstein-it, ose më mirë të thuhet se sipas asaj teorie është e pamundur të bësh një grimcë të ecë me shpejtësi më të madhe se të dritës sepse për këtë gjë do të nevojitej një sasi e pafundtë energjie.
Ndërkohë edhe në Itali një trupë tjetër fizikantësh ka arritur të kalojë kufirin e dritës me 25 % nëpërmjet mikrovalësh të trajtuara dhe thotë se mund të bëhet e mundur të transportohen të dhëna me shpejtësi më të madhe se të dritës.

Llogaritjet më të reja të bëra sugjerojnë se mund të ketë vërtetë të ashtuquajtura krimbvrima aq të gjëra dhe të qëndrueshme sa mund të shfrytëzoheshin për udhëtime ndërgalaktike.
Krimbvrimë quhet ai kanal kohor që mund lidhë dy pika të Gjithësisë. Për ta kuptuar më mirë këtë parim duhet përfytyruar Gjithësia si një top. Dritës i duhet të shkojë përgjatë sipërfaqes së topit për të arritur në pikën tjetër, ndërsa krimbvrima do të ishte vrima mes përmes topit. Kështu mund të ia kalohet dritës dhe të jipet përshtypja e një udhëtimi me shpejtësi më të madhe se të saj.
Që në 1935 Einstein dhe Nathan Rosen treguan sesi sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit mund të jetë e mundur prania e të ashtuquajturave ura kohore, të cilat teorikisht mund të të kthenin prapa në të kaluarën por praktikisht kjo gjë nuk mund të ishte e mundur sepse ato do të mbylleshin sapo t´u afrohej një anije kozmike.
Modelet e deritanishme sugjeronin se mund të ketë vetëm vrima të tilla të përmasave të kokrrizave të vockla të ngarkuara.
Këto vrima mbahen të hapura nga një lloj mbushje energjie negative që njihet si "lëndë e huaj"(exotic matter). Kjo mbushje është tepër e vështirë të prodhohet prandaj dhe gjërësia e krimbvrimës është ajo e madhësisë së atomeve.
Tani shkenctari rus Sergei Krasnikov i institutit Vëzhguesi Pulkovo të Shën Petersburgut ka dalur me disa formula - të bazuara po në teorinë e Einstein-it - që llogarisin një krimbvrimë të gjërë, të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjet e fizikës. Kjo vrimë është në gjendje të prodhojë vetë lëndën e huaj që i nevojitet. Kjo lëndë e huaj është e panjohur por sipas teorisë së shkenctarit rus ajo mund të krijohet nga asgjëja kur hapësira dhe koha puthiten ashtu si duhet.
Kështu "vrima e krimbit" mund të ishte aq e madhe dhe të rrinte e hapur aq gjatë sa të përdorej nga njerëzit për transport.
Një krimbvrimë e tillë nuk mund të krijohet akoma me teknologjinë e sotme.
Sidoqoftë, ka mundësi që krimbvrima të tilla të mund të kenë mbetur që nga koha e Bumit të Madh (Big Bang) dhe nëse do të gjehej një e tillë do të bënte të mundur udhëtimin ndëryjor.

Teorija e Ainstanit
www.biznesi.com.al/news/120/ARTICLE/4137/2007-11-22.html+relativiteti&hl=fr&ct=clnk&cd=10&gl=fr" target="_blank" rel="nofollow">http://209.85.135.104/search?q=cache:1zA8s4WUbpsJ:www.biznesi.com.al/news/120/ARTICLE/4137/2007-11-22.html+relativiteti&hl=fr&ct=clnk&cd=10&gl=fr

Kështu sa më shpejt të ecni, aq më të dobët bëheni. Kjo është pasojë e teorisë ‘speciale’ të relativitetit, e publikuar në vitin 1905 nga Anjshtajni.
Ai zbuloi se ngadalësimi i kohës nuk ndodh vetëm për trupat të cilët lëvizin shumë shpejt por edhe për trupat të cilët ndodhen nën gravitet të lartë.
Kjo është pasoja se pse ju plakeni më ngadalë në katin e parë të një shtëpie se sa në katin e dytë të saj. Pse?
Pasi në katin përdhes, ju jeni më afër qendrës së Tokës, kështu që graviteti është më i madh se në katin e dytë.
Sigurisht që në jetën e përditshme, ky është një efekt shumë shumë i vogël.
Megjithatë, afër trupave me gravitet të madh, si vrimat e zeza, ky dallim bëhet shumë i madh. Kështu nëse ndodhemi afër një vrime të zezë, koha do të ngadalësohej kaq shumë, sa që do të shikonim të gjithë të ardhmen e universit të kalonte me shpejtësi.
Duke u nisur nga ky efekt i mistershëm, teoria më e madhe e relativiteti është se universi e ka një fillim
Mikrovalët janë një formë drite, dhe janë bërë nga pjesë të quajtura fotone. 99% e fotoneve në univers nuk janë rezultat i dritës së yjeve, por janë lidhur gjatë kohës së nxehtësisë së Big Bangut.
Nëse do të shiheshin mikrovalët, atëherë qielli gjatë natës do të dukej si një klub i ndriçuar nga të gjitha anët me drita.
Tani në botën e sotme çdo gjë është e mundur dhe Teoria kuantike është një nga teoritë e të ardhmes që do të ndryshojë edhe njëherë teknologjinë dhe jetët tona

www.cyberbook.pl/sq/wiki/Shqip+haxhi+l.ku%C3%A7i&hl=fr&ct=clnk&cd=12&gl=fr" target="_blank" rel="nofollow">http://209.85.135.104/search?q=cache:vZTgfLs0hnoJ:www.cyberbook.pl/sq/wiki/Shqip+haxhi+l.ku%C3%A7i&hl=fr&ct=clnk&cd=12&gl=fr
Page 3 sur 3 • 1, 2, 3
Sujets similaires
» haxhi kuçi
» Haxhi Kuçi shkruan per fashizmin apo nacionalizmin 2008
» Kuçi Kuçi Haxhi Smajl Gashi
» Krijimet e mia;Haxhi Kuçi
» çdo gje per jeten e njeriut shkruan Haxhi Lata
» Haxhi Kuçi shkruan per fashizmin apo nacionalizmin 2008
» Kuçi Kuçi Haxhi Smajl Gashi
» Krijimet e mia;Haxhi Kuçi
» çdo gje per jeten e njeriut shkruan Haxhi Lata
:: sport
Page 3 sur 3
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum