Kush e vrau Sali Qekun ,beteja e koshares
:: politika
Page 1 sur 1

[size=38]PSE PO FALSIFIKOHET BETEJA E KOSHARËS?!
[/size]
Shkruar nga Shefqet Jashari-Strofci – 2013
Fatkeqësisht shumë ngjarrje të historisë sonë më të re, jo vetëm që po shpjegohen në mënyra të njëanshme, por edhe po falsifikohen siç po bëhet me Betejen e Kosharës. Shumica e autorëve të shkrimeve për Betejën e Kosharës, që i botoi ’’Bota sot’’ prej 8-24 maj 2000, kanë rënë (me vetëdije apo pa vetëdije) në grackën e komplotistëve të UÇK-ës, përpos Dr.Fazli Shalës dhe Kadri Metajt. Siç dihet thyerjen e kufirit e bëri njësia me emrin “Grupi i Tretë Operativ” ( GO-3), në gjirin e së cilës bënin pjesë Brigada 131 që komandohej nga Rrustem Berisha, Brigada 134 që komandohej nga Salih Çeku dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues ’’ Delta’’ që komandohej nga Anton Quni. Agim Ramadani ishte zëvendës komandant i Brigadës 131 (që nga formimi i saj nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ahmet Krasniqi në qershor 1998) dhe Kryeshef i Shtabit të njësisë ushtarake GO-3. Ndërsa Salih Çeku ishte zëvendëskomandant për moral dhe çështje politike të Brigadës 134, komandant i së cilës ishte ushtaraku madhor Tahir Zemaj gjatë kohës sa i kreu detyrat ushtarake në Kosovë. Brigada 134, bërthamat e brigadave 131 dhe 133 patën hyrë në Kosovë në mënyrë të organizuar në qershor të vitit 1998 pas arrijtjes së Marrëveshjes për bashkimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe UÇK-ës, që e arritën Adem Demaçi dhe Ahmet Krasniqi në Osllo të Norvegjisë. Siç dihet komandanti i këtyre njësive operative të UÇK-së ishte ushtaraku madhor Tahir Zemaj i cili, edhe pse u pengua shumë nga Ramush Hajradinaj dhe argatët e tij, arriti suksese të pamohueshme në disa beteja që i kreu kundër ushtrisë dhe policisë së shkaut në Dukagjin. Pas ofensivës së ushtrisë serbe gjatë veres së vitit 1998 njësitë e UÇK-së në Dukagjin u detyruan të tërhiqen në forma të ndryshme në Shqipëri, ndërsa grupe të vogla ushtarësh mbetën të izoluar në zona malore, pa ushqim dhe pa materjale ushtarake. Ushtarakët dhe ushtarët e njësive ushtarake që udhëheqeshin nga ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes pas vështirësive të shumta arritën të tubohen në ’’Qendrën Ushtarako-Stërvitore’’ në Papaj, për të vazhduar me stërvitje fizike dhe përgaditje ushtarake për beteja të reja.
Me vrasjen e Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes ndryshuan gjërat. Emisarët e dërguar në Ministri nga LPK-ja dhe LBDK-ja e muarën “kalanë nga mbrenda” pa zhurmë. Ministria, edhe më tutje ishte zyrtarisht subjekt ushtarak i Republikës së Kosovës, por faktikisht kishte rënë në duar të komplotistëve, qëllimi i të cilëve ishte të dëmtohej sa më tepër Ministria duke e penguar në realizimin e detyrave ushtarake. Me këtë gjendje nuk u pajtuan një pjesë e oficerëve atdhetar, të departizuar, që çështjen kombërare e venin mbi interesat partiake, grupore dhe personale, siç ishin Salih Çeku, Agim Ramadani, Anton Quni, Tahir Zemaj, Sylejman Kollçaku, Nazif Ramabaja, Xhafer Gashi, Bashkim Kalaveshi, Sadri Lokaj, Fadil Hadërgjonaj, Gjon Gjuka, Skënder Rexhahmetaj, Hysen Berisha e shumë tjerë, emrat e të cilëve nuk po më kujtohen momentalisht, të cilët bënë çfarë ishte e mundur për kryerjen e detyrave që kishte Ministria ndaj Kosovës dhe kombit. Edhe pse ushtarakët dhe ushtarët e Brigadës 134 e kërkonin komandantin e tyre kolonel Tahir Zemën të vinte në Papaj, Halil Bicaj, i cili u zgjodh Ministër i Mbrojtjes në vend të Ahmet Krasniqit nga Bujar Bukoshi, nuk e lejonte atë të shkonte tek ushtarët dhe ushtarakët e Brigadës së tij, por i jepte detyra tjera, të cilat Zemaj sipas rregullave ushtarake ishte i detyruar t’i kryente. Pasi që Salih Çeku kishte qenë zëvendës komandant për moral dhe çështje politike i Brigadës 134, që nga formimi i saj me rregullat ushtarake i takonte ta komandonte deri sa të vinte Komandanti i saj Tahir Zemaj. Edhe pse Salih Çeku ka kërkuar disa herë të vinte Tahir Zema, apo edhe ndonjë tjetër me grada më të larta se të tijat, Ministria e Mbrojtjes mbeti e shurdhër në kërkesën e tij. Vetëm pas vdekjes së Salih Çekut erdhi Fadil Hadërgjonaj për ta komanduar Brigadën 134, pasi edhe ai kishte qenë një kohë të shkurtër zëvendëskomandant për moral dhe çështje politike i asaj brigade kur Tahir Zemaj e kishte dërguar Salih Çekun në Ministri, tek Ahmet Krasniqi për t`i hetuar shkaqet e mosardhjes së armatimit, që ishte dashur të vinte në Jasiq të Kosovës nepërmjet Shqipërisë. Punën më të madhe në aftësimin e njësive dhe përpilimin e Planit Operativ për thyerjen e kufirit e kanë bërë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Çuni, Xhafer Gashi, Hysen Berisha etj. Siç thotë Xhafer Gashi, Shef i zbulimit dhe kundrazbulimit i njësive ushtarake që bëheshin gati për thyerjen e kufirit në intervisten e tij të botuar në “Bota sot” më 2 mars 2000, “kanë marrë pjesë në përgaditjen e planit operativ dhe aftësimin e njësive operative edhe këta eprorë : Feriz Tërshnjeva, Skënder Hasangjekaj, Musa Gjakova, Skënder Rexhahmetaj, Farush Thaçi, Isuf Haklaj, Musa Dragaj, Sabahate Tolaj, më vonë edhe Sadri Lokaj, Adem Dahri, Naser Vllasi, Afrim Bekaj, pastaj Milazim Maraj, Gani Gjukaj etj ».
Njëra ndër çështjet më me rëndësi të historiografisë shqiptare është që të ndriqohet jo vetëm Beteja e Kosharës por edhe Beteja e Logjës. Është e domosdoshme të ndriqohën të gjitha ngjarrjet dhe ndeshjet luftarake që u zhvilluan në Kosovë në mes UÇK-së dhe policisë dhe ushtrisë serbe në bazë të fakteve të vërtetuara, e jo në bazë të të dhënave të pa vërtetuara që po i qesin në opinion komplotistët e UÇK-së, dhe argatët e tyre, me qëllim të falsifikimit të ngjarrjeve historike.
Të gjithë autorët e shkrimeve që morën për të vërtetë gënjeshtren e komplotistëve se “thyerjen e kufirit e ka bërë Brigada 138, Agim Ramadani”, bënë falsifikimin e asaj Beteje, sepse një pohim i tillë nuk përkon me të vërteten, kur dihet se kufirin e kanë thyer njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Brigada 134, Brigada 131 dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues ’’Delta’’nën udhëheqjen e ushtarakëve dhe komandantëve: Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha. Vendimin për thyerjen e kufirit e kanë marrë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha me dijen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe me dijën e SHP të UÇK-ës, por pa pëlqimin e tyre. Këtë që po them e vërtetojnë fakte të shumta. Së pari, Ministria e Mbrojtjes nuk e lejoi Kolonel Tahir Zemën të marrë komandën e Brigadës së tij, Brigadës 134, që ndodhej në ’’Qendrën Stërvitore Papaj’’. Së dyti, Ministria e Mbrojtjes nuk e lejoi komandant Tahir Zemën të marë pjesë në Betejën e Kosharës me Brigadën e tij ’’Mërgimi’’. Së treti, Ministria bëri edhe pengesa tjera në furnizimin e njësive me armatime të rënda, që i kishte në dispozicion. Së katërti, SHP i UÇK-së nëpërmjet Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, kërkuan nga Agim Ramadani dhe Salih Çeku në një takim që e mbajtën së bashku, që pa pëlqimin e tyre të mos ndërmerrnin kurrfarë aksioni luftarak, pasi qenë të bindur se sukseset e Ministrisë në luftën çlirimtare do t’i dëmtonin planet e komplotistëve të UÇK-së, plane që i kishin përgaditur me kohë për të mohuar çdo punë dhe veprimtari kombëtare në të cilën ata nuk kishin marrë pjesë. Së pesti, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi patën një takim të fshehtë me Rrustem Berishën pak kohë para se të fillonte aksioni për thyerjen e kufirit, për të cilin Rustem Berisha nuk u ka raportuar anëtarëve të shtabit, dhe as për bisedat apo marrëveshjet që janë lidhur në mes tyre. Së gjashti, mos publikimi i thyerjes së kufirit nga TVSH-ja dhe gazetat që i kontrollonte SHIK-u, pararoja staliniste e LPK-ës, dhe partiakët dhe karrieristët e shtirë të LBDK-ës për më tepër se një javë, tregon se kanë shpresuar se Beteja e Kosharës do të përfundonte me humbje për njësitë tona. Vetëm atëherë, kur gazeta jonë kombëtare “Bota sot” arriti ta njoftonte opinionin tonë për thyerjen e kufirit nga ana e njësive operative të UÇK-së, që komandoheshin nga eprorët e Ministrisë së Mbrojtjes, me shkrimet që i dërgonin gazetarët e saj trima, Naim Kelmendi dhe Muhamet Çetta nga fronti i luftës, që zhvillohej në Koshare, dhe u bindën se Beteja e Kosharës u krye me sukses, komplotistët ndërruan taktikë duke bërë poteza të studjuar mirë për ta përvehtësuar atë Betejë, për qëllimet e tyre karrjeriste. Në Tropojë dhe Kukës i dërguan argatët e tyre të njoftojnë opinionin tonë nepërmjet TVSH-së dhe gazetave të tyre për thyerjen e kufirit nga ana e njësive të UÇK-së, pa cekur se cilat njësi dhe kush komandonte me ato njësi. Me gjysmë zëri treguan edhe për vrasjen e Agim Ramadanit dhe Salih Çekut dhe dëshmorëve të tjerë, për luftimet që zhvilloheshin në mes forcave të shkaut dhe forcave të UÇK-ës. Halil Bicaj me Shtabin e tij bëhet dorëlirë për dhënjen e armatimit modern vetëm pas thyerjes së kufirit, dhe kur mori dritën e gjelbërt nga “këshilltarët” që ia kishin caktuar komplotistët në Ministri. Edhe dërgimi i armatimit të Ministrisë së Mbrojtjes u përdor për qëllime komplotiste, pasi atë armatim nuk e dërgonin oficerët e Ministrisë por argati më besnik i klanit të Ramush Hajradinit dhe Ibrahim e Muhamet Kelmendit, Nasim Hajradinaj (ky klan në antarësinë e LPK-ës zinte vendin e dytë për nga ndikimi, pas klanit të XH.Halitit, A. Sylës dhe H.Thaçit.) Dalja e Naim Malokut në TVSH, dhe jo e një ushtaraku që kishte merita të veçanta për suksesin e Betejes së Kosharës, ishte shenjë e keqe, se komplotistët nuk e kishin qëllim informimin e opinionit për zhvillimin e Betejës së Kosharës, por kishin hallin e falsifikimit dhe përvehtësimit të saj.
Eshtë tragjiko-komike kur sot “akademikët’’, ’’shkencëtarët’’, me grada shkencore ’’Dr.” bien nën ndikimin e komplotistve dhe me vetëdije apo pa vetëdije bëhën argat të tyre, duke u ndihmuar ta falsifikojnë historinë, apo duke bërë ç’është e mundur për t’i sjellë ata në pushtet. Ardhja e tyre në pushtet do të sillte frikë, pasiguri, dhunime, vjedhje, plaçkitje, vrasje dhe krime edhe më të mëdha se që po bëhën sot në Kosovë nga argatët e tyre kriminelë, të maskuar me maska, që komandohen nga kryemaskarenjët pa maska, pasi që maskat atyre ua grisi “revolucioni i vonuar demokratik” i Shqipërisë më 1997.
Komplotistët janë të shkathtë për “t`i bindur” një pjesë të vogël të “intelektualve” me të mirë apo me të keq, pasi që i frigojnë apo ju premtojnë pozita udhëheqëse dhe kolltuqe. Ky kompromentim i tyre vërehet lehtë nëse do t’i citojmë ca pjesë nga shkrimet e botuara në “Bota sot” më 8-24 maj 2000, ku shihen rrenat që i hangrën autorët e këtyre shkrimeve. Në veçanti do t`i analizoj shkrimet e Naim Malokut i cili nëpërmjet tyre bëri ç’është e mundur për t’i “ndriçuar’’ dhe për t’i ’’vlerësuar” disa nga ngjarjet historike, që ndodhën para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-s në Kosovë.
Të shikojmë fillimisht çka na zbulon Dr.Emin Kabashi në shkrimin e tij të botuar me 19 maj 2000. Citojmë: “…luftëtarët trima të Brigadës 138, Agim Ramadani, hartuan strategjinë e zhbërjes së kufirit, që kishte coptuar këtë gjeografi kombëtare për më shumë se 80 vjet’’. Pra sipas tij “Brigada 138, Agim Ramadani” paska qenë e formuar disa muaj para se të fillonte Beteja e Kosharës. Ja se çfarë xhevahiri fallso u zbulon lexuesve Dr.Fehmi Rexhepi në shkrimin e tij të botuar në ’’Bota sot’’ më 22 maj 2000 kur thotë: “…në gusht të vitit 1998, komanda e Brigadës 138, duke pasur parasysh rrezikun që po i kanosej luftës (cilës luftë?), dhe duke hetuar se qëllimi i armikut nuk ishte vetëm djegia e shkatërrimi, por mbi të gjitha ishte zhdukja e tërë qenies shqiptare në këto troje, ajo ndërmori masa përkatëse duke caktuar grupin që përbëhej nga Agim Ramadani, Salih Çeku, Xhafer Gashi dhe Shyqëri Maloku me detyrë për të organizuar kontakte në Shqipëri dhe Evropë me moton: ’’Ejani të luftojmë së bashku”. Pra, siç po shihet Dr. Rexhepi formimin e Brigadës 138 e çon shumë më heret se sa ligjëruesit tjer, pra në gusht të vitit 1998!? Nuk do t’i citoj autorët tjerë pasi që të njejtin falsifikim e bëjnë me të njëjtat fjalë. Për ta pasur lexuesit të qartë “formimin” e “Brigadës 138, Agim Ramadani”, do t’i citojmë fjalët e Xhafer Gashit, shefit të zbulimit dhe kundrazbulimit në Shtabin e Njësive që bënë thyerjen e kufirit, pra në Shtabin e përbashkët komandues të Brigadës 131, Brigadës 134 dhe të Batalionit Diversanto-Vëshgues. Ai në bisedën e tij të botuar në “Bota sot” më 2 mars 2000 thotë: “Brigada 138 Agim Ramadani’’ është pagëzuar me këtë emër më 11.05.1999, me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, Agim Çekut. Përpara kjo njësi quhej Grupi i Tretë Operativ, dhe atë për disa arsye. Një nga to ishte vetë përbërja e njësisë: GO-3 përbëhej prej Brigadës 131, Brigadës 134 dhe Forcave Komando ’’Delta’’, të cilat ishin njësi të veçanta, të themeluara paraprakisht, por të cilat kishin të njëjtin vendqëndrim, të njëjtat pikësynime dhe të gjithë pjestarët e tyre ishin të lidhur në mes veti si të ishin, jo si një njësi, por një familje e madhe. Për këtë arësye nuk ishte çudi vendimi i përbashkët që këto njësi të bashkohën në një formacion më të lartë’’. Pra, nuk qenka i vërtet pohimi i ligjëruesëve me tituj shkencorë ’’Dr.’’ dhe as i autorve tjerë përkitazi me formimin e “Brigadës 138, Agim Ramadani”. Falsifikimi i datës së formimit të saj çon në falsifikimin e shumë ngjarrjeve tjera që kishin të bënin me përgaditjen dhe udhëheqjen e Betejes së Kosharës, çon në falsifikimin e shumë të vërtetave dhe ngjarjeve historike, që u kryen pa dëshirën dhe kundër interesave personale, grupore, klanore të partiakëve dhe karrjeristëve të shtirë dhe komplotistve të UÇK-ës.
Naim Maloku me shkrimin e tij të botuar në ‘’Bota sot’’ me titull: ’’Lufta e Kosharës dhe faktori ndërkombëtar’’ pasi jep ca shpjegime për luftërat çlirimtare dhe luftrat agresive të nxjerra nga literatura ushtarake e të përkthyera shumë dobët, për çudi, na jep një vlerësim të drejtë kur thotë: “…elementi më i rëndësishëm i udhëheqjes politike të luftës është informimi i drejtë për mënyrën, formën dhe qëllimin e veprimeve luftarake në terren, në mënyrë që të krijohet opinioni pozitiv për qëllimet e luftës”. Shtrohet pyetja, a thua Naim Maloku bëri apo nuk bëri “informimin e drejtë të veprimeve luftarake në terren për të krijuar opinion pozitiv për qëllimet e luftës” me intervistat që u dha gazetarëve në lidhje me UÇK-në, Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, FARK-un, kolegët e tij ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes, marrrëveshjet e arritura në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Udhëheqjes politike të UÇK-së, Betejës së Logjës, Betejës së Kosharës etj? Për të gjitha temat e rëndësishme të historisë tonë kombëtare Naim Maloku u tregua i njëanshëm, jo real dhe i pa drejtë. Ai shpesh i ndërroi qëndrimet për të njëjtat ngjarje mbrenda një kohe të shkurtër. Shumica e pohimeve të tij nuk përputhen fare me të vërtetën. Çka është më e keqja, ai duke i marrë në mbrojtje veprimet e pararojes staliniste të LPK-së, dhe partiakëve të shtirë të LBDK-së, që bënë komplote kundër UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e futi veten në vallen e komplotistëve, që aq shumë e dëmtuan çështjen tonë kombëtare, që nuk lejuan departizimin dhe institucionalizimin e UÇK-ës, s’lejuan të jetësohet marrëveshja për bashkimin e UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bënë edhe shumë të liga tjera që nuk po e shoh të udhës t’i përmendi të gjitha pasi që opinioni ynë i ka të qarta. Kush mund t`i bie në fije Naim Malokut me deklaratat e tij që nuk përkojnë fare me të vërteten? Ai në intervisten e tij të botuar në gazetën “Kosova sot” më 25 janar 2000 pat thënë “Njësi të FARK-ut nuk ka pasur fare në Kosovë’’. Pastaj vazhdon: “Ministria e Mbrojtjes e Bukoshit ka kapitulluar në Kosovë. Janë larguar. Kanë kapitulluar para forcave të armikut”. Shtrohet pyetja: Si është e mundur të largohen dhe të kapitullojnë njësitë e FARK-ut në Kosovë, kur sipas Malokut “forca të FARK-ut, nuk kishte fare në Kosovë”? Opinioni ynë veç është mësuar me kundërthëniet e Naim Malokut. Ndoshta një ditë do të tregojë të vërteten e hidhur se si ra nën ndikimin e komplotistëve të UÇK-ës, dhe pse u bë argat i tyre, pasi ai vet ka pranuar se në UÇK ka hyrë me urdhër të Ahmet Krasniqit dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Naim Maloku në shkrimin e tij të fundit të botuar në ’’Bota sot’’ më 16 maj 2000, tërthorazi e pranon se Luftën e Kosharës e kanë përgatitur dhe udhëhequr ushtarakët e karrierës profesionale, se në Kosovë paska pasur edhe njësi të UÇK-së të komanduara nga ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes etj. Ai thotë: “Me operacion të suksesshëm ushtarak dhe me veprime ushtarake të planifikuara, të organizuara dhe të udhëhequra në mënyrë profesionale, thyhet kufiri administrativ shtetëror i Jugosllavisë, duke depërtuar njësitë e UÇK-së në thellësi të territorit të Kosovës, duke mbajtur prapavinë e çliruar”. Këto pohime të tij nuk janë të mjaftueshme për ta çfajësuar nga shpifjet që ka bërë ndaj kolegëve të tij ushtarake, për pohimet e mëparshme të pa vërteta. Ai duhet në rend të parë t’u kërkojë falje oficerëve që u kyçën në Ministrinë e Mbrojtjes, pa i llogaritur emisarët që hynë në Ministri për qëllime komplotiste, e në radhë të parë duhet t’u kërkoi falje për së vdekuri Ahmet Krasniqit, Agim Ramadanit, Salih Çekut, Adem Ukëhaxhës, Rrustem Bruçit e të tjerëve për fyerjen që u bëri me intervisten e tij të botuar në gazetën ‘’Kosova sot’’ më 25 janar 2000, ku thoshte: “Ata që nuk kanë pasur guxim të hyjnë e të luftojnë në Kosovë janë marrë kinse me qeveri, me FARK e tjera”. A nuk është kjo një shpifje kundër kolegëve të tij dhe kundër Ministrisë së Mbrojtjes? A thua nuk ishin njësitë operative të UÇK-së, të udhëhequra nga ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes që i dhanë goditjen e parë forcave të shkaut në Logjë? Nuk ishin njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes të komanduara nga ushtaraku madhor komandant Tahir Zemaj i cili i vuri themelet e Ushtrisë së Rregullt të Republikës së Kosovës në Prapaqan? A nuk u pengua Tahir Zemaj dhe ushtarakët tjerë të karrierës ushtarake gjatë kohës sa i kryenin operacionet luftarake në Dukagjin nga Ramush Hajradinaj dhe argatët e tij? A nuk ishin ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes që përgatitën, udhëhoqën dhe komanduan Betejën e Kosharës? Së paku, Naim Maloku, tash duhet ta pranojë se në dështimin e UÇK-së në Dukagjin, gjatë fushatës serbe në verën e vitit 1998 mbajnë përgjegjësi edhe Naim Maloku bashkë me Ramush Hajradinaj e Sali Veselin, që ndanë dhe përçanë popullsinë dhe ushtrinë. Me veprimet dhe sjelljet e këtyre treve shumë ushtarë të UÇK-së u thyen shpirtërisht, kur panë skenën trishtuese të rrahjes, plaçkitjes dhe plagosjes së katër ushtarëve të UÇK-së, veçmas kur në to mori pjesë edhe Ramush Hajradinaj, vetëm se ishin nën komandën e Tahir Zemës! A nuk ishte pastaj pengesa kryesore popullsia e ikur dhe e grumbulluar në teritorin që kontrollohej nga forcat e UÇK-së që komandoheshin nga Tahir Zemaj për të luftuar me forcat e shkaut ? Se ende nuk e ka të qartë Naim Maloku shkakun që u detyruan njësitë e Tahir Zemës të largohën për Shqipëri pa u bërë rezistencë forcave të shkaut, tregon mosdijen e vet ushtarake, pasi që, rezistenca do të sillte tragjedinë e mijëra familjeve kur dihet se në një teritor jo të madh gjendeshin afër 60.000 civilë. A nuk ishin përçarjet që i krijuan Hajradinaj, Maloku dhe argatët e tyre faktor i fuqishëm që u ndihmuan shkieve t’i marrin territoret e “çliruara” prej Ramushit dhe Naimit pa u bërë kush kurrfarë rezistence? Po qe se njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes kanë “ikur”, çka u bë me njësitë që i komandonte Ramush Hajradinaj dhe Naim Maloku? Siç thotë Ramush Hajradinaj, edhe forcat e tij ushtarake “ikën për të gjetur shpëtimin në Shqipëri”. Ai vet pohon në intervisten e tij se gjatë ofensivës së shkaut në verën e vitit 1998 vetëm 50 ushtarë nuk e kanë braktisur! Po a thua Naim Maloku ende nuk e ka të qartë se pse ikën ushtarët e tij pa e pritur të madhi të voglin. A thua nuk e di ende Naim Maloku se për këtë rrëmujë që ndodhi në Dukagjin, nuk janë fajtorë ushtarët që kishin mbetur pa municione dhe pa ushtarakë të profesionit që Naimi, Ramushi dhe SHP i UÇK-së nuk i donin, por vet ata që nuk lejuan bashkimin e njësive ushtarake të UÇK-së të Zonës së Tretë Operative, edhe pse në takimin e mbajtur të shtabeve të 72 fshatrave, qe vendosur bashkimi i njësive nën një komandë të unifikuar nën drejtimin e Tahir Zemajt, Komandant, dhe Ramush Hajradinajt Zv.Komandant? Dëshirën e përfaqësuesëve të shtabeve të fshatrave e miratoi Ministria e Mbrojtjes, por nuk e pranoi dhe nuk e miratoi SHP i UÇK-ës. Pra, është një gjë e thjeshtë, nuk duhet për të shkrirë shumë mend, për të kuptuar se kush e pengoi luftën çlirimtare, kush i theu marrëveshjet, kush mbolli përçarje, kush nuk e dëgjoi zërin e arsyes dhe zërin popullit, kush luftoi për Kosovë dhe çlirimin e saj, e kush bëri dredhi dhe komplote kundër saj, kush ishte kundër institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe kundër popullit të shumëvuajtur. Se Naim Maloku u bë argat i komplotistëve të UÇK-së, dëshmon ai vet në intervisten e botuar në “Kosova sot” më 25 janar 2000 kur për Betejen e Kosharës pat thënë, “Në Koshare kam dalur më 9 maj të 99-ës. Në marrëveshje me komandantin e ZO të Dukagjinit z.Ramush Hajradinaj dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm që më është dhënë me telefon. Të njëjtën ditë jam vënë në dispozicion të Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’ në Koshare me të cilën ka komanduar Rrustem Berisha’’. Naim Maloku edhe pse e din se Brigada 138 ’’Agim Ramadani’’ është “formuar” një muaj pas thyerjes së kufirit dhe një muaj pas vdekjes së Agim Ramadanit, ai fallsifikon dhe nuk mërzitet fare se thotë një të pa vërtetë. Naim Maloku dhe falsifikuesit e tjerë të Betejës së Kosharës duhet të na thonë një rast, kur ka ndodhur në historinë e luftërave çlirimtare të popujve të robëruar, që një njësi ushtarake ta mbajë emrin e një komandanti të gjallë? Se për çfarë qëllimi ka shkuar Naim Maloku në Koshare më 9 prill të vitit 1999 do ta lëmë të na e tregojë ai, me gojen e tij kur thotë: “Unë kam shkuar me qëllim të krijimit edhe të një brigade tjetër dhe të bashkëveproj me Brigadën 138 në drejtimin operativ Koshare-Junik dhe Dukagjin. Patën ardhur edhe pesë mijë ushtarë nga Perendimi dhe me ta të formohej edhe Brigada 134”. Ja pra, me çfarë detyre mafioze dhe komplotiste ishte ngarkuar Naim Maloku nga SHP i UÇK-ës, për të formuar edhe një brigadë me të njëjtin numër, brigadë që egzistonte në përbërje të njësisë GO-3. A nuk është ky fakt i pamohueshëm se Naim Maloku kishte shkuar në Koshare ditën kur kishte filluar Beteja e Kosharës jo për t’i ndihmuar ushtarakët, por për t’i penguar, jo për t’i forcuar radhët luftarake, por për t’i dobësuar! Këto veprime të Naim Malokut me siguri nuk kanë sjellur forcimin e njësive operative që thyen kufirin, por kanë sjellur përçarje dhe pështjellim. Pse nuk arriti Naim Maloku të formonte edhe një brigadë në Koshare me numrin 134 është një “fshehtësi ushtarake”, për të cilën tash për tash mund të flasim vetëm me hamendje. Një ditë do të dihen edhe shumë fshehtësi dhe komplote prej të cilave do të trishtohet edhe njeriu me zemër guri, edhe njeriu me nerva gomari! Situatën pas Betejës së Kosharës më së miri na e përshkruan Dr.Fazli Shala kur thotë: “Një ndër faktorët bazë që ndikoi në rritjen e numrit të të dëmtuarve në këtë luftë ishte mospërgaditja paraprake e shumë luftëtarëve të cilët erdhën pas disa ditëve që u thye kufiri si vullnetarë. Shumica sish nuk kishin njohuri të mjaftueshme për artin luftarak”. Siç dihet deri sa ishin gjallë Agim Ramadani dhe Salih Çeku numri i të vrarëve ishte shumë i vogël. Kur i futën gishtërinët në “organizimin e luftimeve” pas thyerjes së kufirit ’’komandantët’’ e vetëshpallur siç ishte Nasim Hajradinaj apo ’’Komandant Qorri’’, numri i të vrarëve rritej çdo ditë e më tepër, pasi që për këtë sorollop komandantësh, nuk ka nevojë për dije profesionale dhe përgatitje ushtarake pasi që “shqiptarët lindin luftëtarë”. Se numri i ushtarëve që e bënë thyerjen e kufirit ishte tepër i vogël tregon Dr.Fazli Syla kur thotë “Lodhja fizike, si faktor, kishte rëndësinë e vet ngase ushtarët tanë ishin ata që përballonin luftën edhe për 24 orë radhazi pa u ndërruar fare. Kjo ndodhte ngase në fillim ne kishim deficit sa i perket numrit të ushtarëve në krahasim me gjatësinë e vijes kufitare të frontit….’’. A thua nuk ishte një detyrë tejet e vështirë dhe një veprim tepër i lig, që në momentet dramatike kur luhej fati i qindra ushtarëve dhe ushtarakve që e bën thyerjen e kufirit, të bëhej komplot kundër Brigadës 134, e cila ishte në përbërje të njësisë operative të GO-3-së? Shtrohet pyetja, pse të krijohet edhe një Brigadë me të njejtin emër, me numrin 134?! Përgjigjja dihet. Komplotistët donin që kjo betejë të dështonte, donin të mbjellin përçarje dhe pakënaqësi në mesin e ushtarëve dhe ushtarakëve të njësive të Ministrisë së Mbrojtjes, që e thyen kufirin dhe mu për këtë arësye SHP i UÇK-së e kishte dërguar Naim Malokun në Koshare. Fatmirësishtë planet e komplotistve nuk u realizuan. Beteja e Kosharës pati sukses. Për tri ditë lufte u muarën të gjitha pikat strategjike që i parashihte plani operativ. Armiku pati humbje të mëdha në njerëz dhe në mjete të luftës. Në altarin e lirisë ranë katër ushtarë të UÇK -së. Kjo tregon se lufta nuk është lojë fëmijësh por është art që përpos mençurisë, trimërisë dhe dijës së ushtarëve veç e veç, don edhe udhëheqje profesionale, udhëheqje të ndërgjegjshme e të aftë. Nuk është çudi që Beteja e Kosharës u fitua, edhe pse ushtria e shkaut kishte disa fish më tepër ushtarë, kishte armatime moderne dhe pozita të fortifikuara, që ju mundësonin mbrojtje të suksesshme, po sikur ta kishin pasur moralin e ushtarëve dhe ushtarakëve të njësive operative të UÇK-së, që i komandonin oficerët tanë trima dhe atdhetarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Është e rëndësishme të ceket se drejtuesit ushtarakë të Betejes së Kosharës e thyen rregullorën e komandimit, ata (Sali Çeku, Agim Ramadani etj.) vetë u prinë ushtarëve në vijën e parë të frontit. Ata nuk deshën të “komandojnë” nga thellësia e territorit të çliruar, të fshehur nepër bunkere, ku nuk mund t’i gjente plumbi i armikut që e kishin përpara, as plumbi që mund t’u vinte mbrapa dhe anash nga “bashkëluftëtarët” që bënin punën e djallit. Por, Naim Maloku siç thotë vet, kishte marrë nga komplotistët e UÇK-së edhe një detyrë tjetër shumë më të vështirë se detyrën e parë. Ishte në pyetje bash përvehtësimi i Betejes së Kosharës, falsifikimi i kësaj ngjarje me rëndësi të madhe kombëtare. Ja se çka thotë Naim Maloku për detyrën që kishte marë nga SHP i UÇK-së, “Kosharja ka qenë një segment i operacionit ‘’Shigjeta’’ që ka qenë i planifikuar dhe i organizuar nga SHP i UÇK-së”.(?!) E vërteta është krejt tjetër dhe ne tashmë e kemi përmendur se kush e ka bërë planin për thyerjen e kufirit dhe kush ka marrë pjesë në stërvitjen e ushtarëve për të realizuar planin ushtarak. Shtrohet pyetja: Sa është e logjikshme për t’i besuar Naim Malokut se SHP i UÇK-së e ka përgaditur thyerjen e kufirit kur vet Naim Maloku pranon se me 9 prill 1999 ka marrë urdhërin nga SHP i UÇK-së të shkojë në Koshare me detyra të caktuara që u cekën më lart? Po sikur ta kishte organizuar dhe ta kishte udhëhequr SHP i UÇK-së Betejen e Kosharës, Naim Maloku , Ramush Hajradinaj e ndonjë tjetër do të duheshin të merrnin pjesë me njësitë e tyre në thyerjen e kufirit. E vërteta nuk mund të fshihet për kohë të gjatë. Po sikur të kishin marrë pjesë edhe komlotistët e UÇK-së në përgaditjen, udhëheqjen dhe komandimin e Betejës së Kosharës me siguri TVSH-ja dhe gazetat e tyre do t’i bënin bujë sulmeve të para që u muarën qysh ditën e parë për thyerjen e kufirit, e jo të prisnin më tepër se një javë, dhe pastaj të flisnin me gjysmë zëri për sukseset e kësaj Beteje. Njëra ndër detyrat kryesore të udhëheqjes së ardhëshme të Kosovës së Pavarur dhe demokratike, duhet të jetë zhvlerësimi i vendimeve të pa drejta dhe djallëzore të komplotistëve të UÇK-së. Siç dihet, në grumbullin e vendimeve të tyre djallëzore ishte edhe vendimi dhe përpjekja për falsifikimin e shumë ngjarjeve të rëndësishme të historisë tonë më të re. Ndër to do t’i dallojmë vetëm dy, që kishin rëndësi të madhe për ta. Donin shuarjen e veprimtarisë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, falsifikimin e punës së madhe që bën ushtarakët atdhetarë, që u kyçën në të me qëllimet më të mira, për ta mëkambur ushtrinë e rregulltë të Republikës së Kosovës, për ta profesionalizuar dhe institucionalizuar atë ushtri, ta bënin të fuqishme dhe të aftë t’i kundërvihej me sukses ushtrisë së shkaut. Për të arritur qëllimet e tyre komplotiste komplotistët luajtën ca poteza, që do të ua mundësonin shuarjen dhe zhdukjen e historisë dhe veprimtarisë së dy brigadave më të suksesshme të UÇK-së, të Brigadës 131 dhe Brigadës 134. Siç dihet, komplotistët e patën formuar në Dukagjin një brigadë me numrin 131 dhe e pagëzuan me emrin e udhëheqësit dhe ideologut të LNÇKVSHJ Jusuf Gërvalla. T’i jipet një brigade emri i Jusuf Gërvallës ishte nderë e posaçme për ushtarët dhe ushtarakët e saj, por pse t’i vihej pikërisht numri 131, kur një brigadë e kishte atë numër? Komplotistët pas vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe marrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, duke futur’’Kalin e Trojes’’ në të, nuk e patën vështirë të bënin komplote edhe më të mëdha dhe më të rrezikshme. Ka mundësi që bashkimi i Brigadës 131, Brigadës 134 dhe Forcave Komando “Delta”, në njësinë “Grupi i Tretë Operativë” është bërë në bazë të një plani nga komplotistët, që ishin futur në Ministri. Bashkimi i tri njësive në GO-3 ishte faza e parë e përvehtësimit të tyre, ndërsa pagëzimin e kësaj njësie në një Brigadë, duke ia shtuar numrin 138 dhe duke ia dhën emrin e heroit Agim Ramadani, nuk e kishte për qëllim nderimin e punës dhe veprës së tij të madhe, por kishin për qëllim zhdukjen e dy brigadave dhe një batalioni, që nuk i kishte formuar SHP i UÇK-ës, por Ministria e Mbrojtjes. Shëndërrimi i njësisë GO-3 në “Brigada 138, Agim Ramadani”, qe një projekt i përsosur komplotist për t’ua mbyllur gojën shokëve dhe bashkëveprimtarëve të Agim Ramadanit dhe të Salih Çekut, që të mos kundërshtojnë kompllotin e tyre. Por dihet se Brigada 131 dhe Brigada 134 kanë një histori të lavdishme, kanë flamujtë e tyre luftarak. Ishte Salih Çeku dhe Agim Ramadani, që e përcollën rritjen e brigadave të tyre, të cilat u kalitën në flakën e luftës, të cilat u aftësuan në beteja duke e goditur armikun, që u rritën në beteja për ta shpëtuar popullsinë nga masakrat e armikut, dhe u bënë të lavdishme në beteja për ta neutralizuar vnerin e përçarjeve ndërshqiptare që i krijuan karrjeristët dhe partiakët e shtir dhe spiujtë e armiqëve tanë, që depërtuan në të gjitha subjektet politike dhe ushtarake të shqiptarëve. Lufta çlirimtare e Kosovës përfundoi por komplotet dhe falsifikimet ende po vazhdojnë, edhe pse u ka dalë boja, edhe pse falsifikimet, përvehtësimet dhe vjedhjet e historisë nuk do t’i sjellin askujt fuqi politike dhe as morale. Përkundrazi do t’u sjellin autorëve të tyre vetëm faqen e zezë.! Mendoi se historiku i formimit të brigadave, historiku i luftërave dhe betejave të UÇK-ës, historiku i falsifikimeve, historiku i përçarjeve do të ruhet në kujtesen e breznive që do të vijnë, për të marrë mësim nga pësimet që përjetoi populli ynë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Re: Kush e vrau Sali Qekun ,beteja e koshares
Me vrasjen e Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes ndryshuan gjërat. Emisarët e dërguar në Ministri nga LPK-ja dhe LBDK-ja e muarën “kalanë nga mbrenda” pa zhurmë. Ministria, edhe më tutje ishte zyrtarisht subjekt ushtarak i Republikës së Kosovës, por faktikisht kishte rënë në duar të komplotistëve, qëllimi i të cilëve ishte të dëmtohej sa më tepër Ministria duke e penguar në realizimin e detyrave ushtarake. Me këtë gjendje nuk u pajtuan një pjesë e oficerëve atdhetar, të departizuar, që çështjen kombërare e venin mbi interesat partiake, grupore dhe personale, siç ishin Salih Çeku, Agim Ramadani, Anton Quni, Tahir Zemaj, Sylejman Kollçaku, Nazif Ramabaja, Xhafer Gashi, Bashkim Kalaveshi, Sadri Lokaj, Fadil Hadërgjonaj, Gjon Gjuka, Skënder Rexhahmetaj, Hysen Berisha e shumë tjerë.
ushtarët e Brigadës 134 e kërkonin komandantin e tyre kolonel Tahir Zemën të vinte në Papaj, Halil Bicaj, i cili u zgjodh Ministër i Mbrojtjes në vend të Ahmet Krasniqit nga Bujar Bukoshi, nuk e lejonte atë të shkonte tek ushtarët dhe ushtarakët e Brigadës së tij, por i jepte detyra tjera, të cilat Zemaj sipas rregullave ushtarake ishte i detyruar t’i kryente. Pasi që Salih Çeku kishte qenë zëvendës komandant për moral dhe çështje politike i Brigadës 134, që nga formimi i saj me rregullat ushtarake i takonte ta komandonte deri sa të vinte Komandanti i saj Tahir Zemaj. Edhe pse Salih Çeku ka kërkuar disa herë të vinte Tahir Zema, apo edhe ndonjë tjetër me grada më të larta se të tijat, Ministria e Mbrojtjes mbeti e shurdhër në kërkesën e tij. Vetëm pas vdekjes së Salih Çekut erdhi Fadil Hadërgjonaj për ta komanduar Brigadën 134.
Tahir Zemaj e kishte dërguar Salih Çekun në Ministri, tek Ahmet Krasniqi për t`i hetuar shkaqet e mosardhjes së armatimit, që ishte dashur të vinte në Jasiq të Kosovës nepërmjet Shqipërisë. Punën më të madhe në aftësimin e njësive dhe përpilimin e Planit Operativ për thyerjen e kufirit e kanë bërë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Çuni, Xhafer Gashi, Hysen Berisha etj. Siç thotë Xhafer Gashi, Shef i zbulimit dhe kundrazbulimit i njësive ushtarake që bëheshin gati për thyerjen e kufirit në intervisten e tij të botuar në “Bota sot” më 2 mars 2000, “kanë marrë pjesë në përgaditjen e planit operativ dhe aftësimin e njësive operative edhe këta eprorë : Feriz Tërshnjeva, Skënder Hasangjekaj, Musa Gjakova, Skënder Rexhahmetaj, Farush Thaçi, Isuf Haklaj, Musa Dragaj, Sabahate Tolaj, më vonë edhe Sadri Lokaj, Adem Dahri, Naser Vllasi, Afrim Bekaj, pastaj Milazim Maraj, Gani Gjukaj etj ».
kufirin e kanë thyer njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Brigada 134, Brigada 131 dhe Batalioni Diverzanto-Vëzhgues ’’Delta’’nën udhëheqjen e ushtarakëve dhe komandantëve: Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha. Vendimin për thyerjen e kufirit e kanë marrë Agim Ramadani, Salih Çeku, Anton Quni, Xhafer Gashi dhe Rrustem Berisha.
SHP i UÇK-së nëpërmjet Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, kërkuan nga Agim Ramadani dhe Salih Çeku në një takim që e mbajtën së bashku, që pa pëlqimin e tyre të mos ndërmerrnin kurrfarë aksioni luftarak,.
Së pesti, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi patën një takim të fshehtë me Rrustem Berishën pak kohë para se të fillonte aksioni për thyerjen e kufirit, për të cilin Rustem Berisha nuk u ka raportuar anëtarëve të shtabit
mos publikimi i thyerjes së kufirit nga TVSH-ja dhe gazetat që i kontrollonte SHIK-u, pararoja staliniste e LPK-ës, dhe partiakët dhe karrieristët e shtirë të LBDK-ës për më tepër se një javë, tregon se kanë shpresuar se Beteja e Kosharës do të përfundonte me humbje për njësitë tona.
kur gazeta jonë kombëtare “Bota sot” arriti ta njoftonte opinionin tonë për thyerjen e kufirit nga ana e njësive operative të UÇK-së
komplotistët ndërruan taktikë duke bërë poteza të studjuar mirë për ta përvehtësuar atë Betejë, për qëllimet e tyre karrjeriste.
Me gjysmë zëri treguan edhe për vrasjen e Agim Ramadanit dhe Salih Çekut dhe dëshmorëve të tjerë, për luftimet që zhvilloheshin në mes forcave të shkaut dhe forcave të UÇK-ës. Halil Bicaj me Shtabin e tij bëhet dorëlirë për dhënjen e armatimit modern vetëm pas thyerjes së kufirit, dhe kur mori dritën e gjelbërt nga “këshilltarët” që ia kishin caktuar komplotistët në Ministri. Edhe dërgimi i armatimit të Ministrisë së Mbrojtjes u përdor për qëllime komplotiste,
Dalja e Naim Malokut në TVSH, nuk folke te verteten.
sot “akademikët’’, ’’shkencëtarët’’, me grada shkencore ’’Dr.” bien nën ndikimin e komplotistve dhe me vetëdije apo pa vetëdije bëhën argat të tyre, duke u ndihmuar ta falsifikojnë historinë,Ardhja e tyre në pushtet do të sillte frikë, pasiguri, dhunime, vjedhje, plaçkitje, vrasje dhe krime edhe më të mëdha se që po bëhën sot në Kosovë.Naim Maloku, tash duhet ta pranojë se në dështimin e UÇK-së në Dukagjin, gjatë fushatës serbe në verën e vitit 1998 mbajnë përgjegjësi edhe Naim Maloku bashkë me Ramush Hajradinaj e Sali Veselin, që ndanë dhe përçanë popullsinë dhe ushtrinë. Me veprimet dhe sjelljet e këtyre treve shumë ushtarë të UÇK-së u thyen shpirtërisht, kur panë skenën trishtuese të rrahjes, plaçkitjes dhe plagosjes së katër ushtarëve të UÇK-së, veçmas kur në to mori pjesë edhe Ramush Hajradinaj, vetëm se ishin nën komandën e Tahir Zemës! A nuk ishte pastaj pengesa kryesore popullsia e ikur dhe e grumbulluar në teritorin që kontrollohej nga forcat e UÇK-së që komandoheshin nga Tahir Zemaj për të luftuar me forcat e shkaut ?A nuk ishin përçarjet që i krijuan Hajradinaj, Maloku dhe argatët e tyre faktor i fuqishëm që u ndihmuan shkieve t’i marrin territoret e “çliruara” prej Ramushit dhe Naimit pa u bërë kush kurrfarë rezistence? Po qe se njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes kanë “ikur”, çka u bë me njësitë që i komandonte Ramush Hajradinaj dhe Naim Maloku? Siç thotë Ramush Hajradinaj, edhe forcat e tij ushtarake “ikën për të gjetur shpëtimin në Shqipëri”. Ai vet pohon në intervisten e tij se gjatë ofensivës së shkaut në verën e vitit 1998 vetëm 50 ushtarë nuk e kanë braktisur!
Nasim Haradinaj
pas thyerjes së kufirit ’’komandantët’’ e vetëshpallur siç ishte Nasim Hajradinaj apo ’’Komandant Qorri’’, numri i të vrarëve rritej çdo ditë e më tepër, pasi që për këtë sorollop komandantësh, nuk ka nevojë për dije profesionale dhe përgatitje ushtarake pasi që “shqiptarët lindin luftëtarë”. Shtrohet pyetja, pse të krijohet edhe një Brigadë me të njejtin emër, me numrin 134?! Përgjigjja dihet. Komplotistët donin që kjo betejë të dështonte.SHP i UÇK-së e kishte dërguar Naim Malokun në Koshare. Fatmirësishtë planet e komplotistve nuk u realizuan. Beteja e Kosharës pati sukses. Për tri ditë lufte u muarën të gjitha pikat strategjike që i parashihte plani operativ. Armiku pati humbje të mëdha në njerëz dhe në mjete të luftës.Por, Naim Maloku siç thotë vet, kishte marrë nga komplotistët e UÇK-së edhe një detyrë tjetër shumë më të vështirë se detyrën e parë. Ishte në pyetje bash përvehtësimi i Betejes së Kosharës, falsifikimi i kësaj

Per bese edhe te Farkut ju edhe te Ramushit po genjeni se as njera pale nuk e keni thye kufirin shqiptaro shqiptar.Po ua rikujtoj realitetin e hidhur;Aeroplanat e NATOS e kan thye kufirin e ju me Ramush,e me Limen e Anton Qunin keni bere filma kinse e keni thye kufirin.Kete e dokumenton edhe Xhavit Haliti shume mire.Per kete genjeshter ju ka mesue ushtria amerikane e Wesli Kllarkut.Mos ta kishin bombardue aeroplanet e natos kufirin leshin e Maries kishin guxue me hy ne kosove.Ndersa po me habit rasti i vrasjes se Sali Qekut;Mua Fadil Hadergjonaj me ka then se Sali Qeku ka qen larg tij 15 metra dhe me ka tregue se vendi ku u vra ka pas lisa te trashe dhe shpesh e si ka qen e mundur me vra snajperisti?Ndersa Naser Vllasit i ka then se ka qen larg Sali Qekut nji meter.Fadili paska qen zavendes i Sali Qekut he e mendoni ju pse qenka vra Sali Qeku?Pse Naser Vllasit nuk i ka tregue qe eshte vrare Sali Qeku po nji ushtar i randesishem?
Pastaj vrasja e Agim Ramadanit,pasi u thye kufiri me 9 prill 1999 serb ka erdhen me vra Agim Ramadanin?
O popull shqiptar a deshironi ta dini te verteten e hidhur?;Lidhur me masakren e Raqakut te dates 15 janar te vitit 1999?
Perfaqesuesit e OSCES qe kan banue ne shtepine time nga turqia e kan lajmrue ne amerike masakren por jo per 45 te vrare por shume ma teper se kete numer.Bahunu njerez e mendoni a do ta bombardonte serbine NATO per 45 te vrare?????????Ai perfaqesues i OSCES nga Turqia e ka emrin Ihsan Aksay.
UçK mos i shitni pordha popullit se ketij turkut ja ka borgj jeten tere uçk dhe tere populli i kosoves.Vendimi per me bombardue serbine eshte marr nga shtepia ime e Haxhi Latif Kuçit.Dhe po ta shikon Perendia shtepine time çka i kan bere shqiptaret,nuk kisha besue.Jashar Shales ja kam kerkue telefonin me thirre ky ma shpejte OSCEN ne amerike as qe i hangri leshi nuk ua dha telefonin,e pastaj ua bera se ja kan nderpre telefonin serbet.Pastaj me radio lidhje kan fol.Po shifet lufta e juaj,erdhet nga Kukesi ,dhe kur hyret ne prizren ua konfiskonte armet kfori dhe i sharritke.Agim Qeku nga kufiri i shqiperise me uçk duke shique me dyrbi bombat e natos ne kosove.Naser Vllasi po thote une e kam thye kufirin e ju kerkund emrin e tij nuk ja permendni.Atehere atehere as Agim Ramadani se ka thye kufirin.Edhe Fatmir Limen ne video e kam pare duke hyre ne prizren me 12 qershor e keni videon,duke u perqafue kinse me shok si çlirimtar.Kosova nuk eshte e çliruar,mos e genjeni popullin.Tri lufta te trijat me tradheti.Betimi ka qen me çlirue tokat e roberuara e ne fund mi bashkue,A nuk i keni tradhetue trojet dhe popullin?Zoti ju paft jarabi.Kush pos meje ka organizue me ardhe ndihma humanitare ne suhareke e ne Malisheve?Pse nuk tregon kush ju organizoj me nis lufte çlirimtare?Kush e thirri ne lufte Agim Qekun e Bislim Zyrapin?Po Bislimin e thirri Fehmi Lladrovci e Agim Qekun Bislimi.Nese sot nuk keni mu denue,per tradheti qe keni bere,femit e juaj pasojat kan mi psue ne te ardhmen.

Sujets similaires
» Kush e vrau Telin
» Per Sali Qekun
» Kush e vrau Telin
» Ekrem Rexhen vrau?Sali Veseli denohetn dihmes H Qadraku
» Nenshkruesit e Rambujes dhe dredhinat e uçk es
» Per Sali Qekun
» Kush e vrau Telin
» Ekrem Rexhen vrau?Sali Veseli denohetn dihmes H Qadraku
» Nenshkruesit e Rambujes dhe dredhinat e uçk es
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum