Ibrahim Kelmendi,kundra uçk es
:: politika
Page 1 sur 1
Ibrahim Kelmendi,kundra uçk es
[size=41]Çelet Ibrahim Kelmendi, i dërgon Prokurorisë dokumente kundër UÇK’së
December 5, 2020
[/size]
Ibrahim Kelmendi, një nga njerëzit më të kritikuar për keqpërdorimin e fondit “Vendlindja Thërret”, i është gëzuar shumë akuzave të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK’së, madje ai kësaj prokurorie i ka dorëzuar edhe ‘dokumente’ kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.
Kelmendi përveç që i ishte gëzuar ditës kur u arrestuan krerët e UÇK’së ai së fundi i ka dërguar Zyrës së Prokurorit të Specializuar dëshmi me 66 faqe kundër veprimtarisë së UÇK’së. Ai përmes këtyre dokumenteve ka zgjedhur të jetë vetëdëshmitar, në aktakuzën kundër Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Për shkak të irritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, e cila ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës – Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Dhomave të specializuara (DHS), po e ndiej për obligim qytetar dhe patriotik të ofroj këtë dëshmi, me shpresë se ZSP-ja do ta merrë parasysh”, ka thënë ai ndër të tjerash në këto dokumente që ka dorëzuar.
Ndër të tjerash në këto dëshmi skandaloze Ibrahimi thotë: Unë do të dëshmoj se të akuzuarit Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi vërtet ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Më poshtë ju sjellim disa sekuenca të kësaj dëshmie të Ibrahim Kelmendit, dërguar Gjykatës Speciale:
Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin ndaj BE-së dhe SHBA-vë, që u angazhuan me kaq përkushtim, duke harxhuar shumë financa e kuadro profesioniste, për t’i krijuar këto institucione, të cilat do të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i parlamentarit zvicëran Dick Marty.
Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse e simotrave të tyre, janë duke zhurmuar tani në mënyrë të orkestruar kundër ZPS-së dhe DHS-së, me qëllim të nxitjes së trazirave të turmave injorante në Kosovë, të cilat, fatkeqësisht, gjithandej bien kollaj pre e luftërave speciale të shërbimeve armiqësore, por edhe të teorive të komploteve. Kjo fushatë është anti Kosovë dhe anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)!
Dëshmi konkrete e kësaj fushate destruktive është Baton Haxhiu, marioneta e Jovica Stanishiqit, ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, i quajtur Resor Drzavnog Bezbednosti – RDB / ???. Për të nxitur trazirat Baton Haxhiu dhe silloji i tij, po zhurmojnë gjithandej nëpër emisione speciale televizive, kinse të shqetësuar që “Gjykata speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇK-në dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare.
Për këtë arsye, gjithënjë sipas tyre, ZPS-ja i ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së.
Kliko KËTU për të lexuar dëshminë e plotë të Ibrahim Kelmendit kundër krerëve të UÇK’së.
Viktimave, të mashtruar e të përvetësuar nga kjo luftë speciale kundër ZPS-së dhe DHS-së, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe miqtë e tyre, janë ndjerë të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011, në KE, – me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Alenacës NATO. Prandaj Serbia dhe Rusia nuk kanë qenë të interesuara për formimin e institucione që do t’i hetonin e gjykonin akuzat në Raportin e Martit, sepse kanë qenë të bindura se ato akuza do të demantoheshin e diskreditoheshin, si shpifje politike. Këtë e dëshmon edhe mosgatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin akuzat e Raportit të Martit.
Tash, meqë ZPS-ja dhe DHS-ja janë formua, falë angazhimeve të BE-së e SHBA-së dhe mençurisë pragmatike të shumicës së parlamentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuara për t’i sabotouar e minuar këto instutucione, me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtruara në Kosovë. Serbia dhe Rusia nuk duan të identifikohen krimet që duhet t’i kenë bërë individët e UÇK-së dhe jo UÇK-ja, por duan të mbetet gjykimi e kompromentimi kolektiv që përmban Raporti i zvicërnait Marty, fatkeqësisht i miratuar nga Këshilli i Europës.
Duke u akuzuar “udhëheqësit”, “liderët”, “krerët”, “komandantët”, në dukje po imponohet keqkuptimi sikur vërtet ka ekzistuar komanda qëndrore ushtarake që e ka komanduar UÇK-në, për të bërë krime, edhe monstruoze, kundër civilëve serbë, kundër minoriteteve të tjera dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë.
Unë do të dëshmoj se të akuzuarit Hashim Thaçi / “Gjarpni” dhe Rexhep Selimi / “Dhetshi”, vërtet ishin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), por ajo NPK ishte anti UÇK dhe anti Luftës çlirimtare. Fatkeqësisht shërbimet armiqësore na i kishin penetruar në UÇK anëtarët e NPK-së. Shpresoj që edhe kryekapot Xhavit Haliti / “Zeka” dhe Azem Syla / “Daja”, që i përkisnin asaj NPK-je, do të akuzohen dhe do të burgosen sa më shpejt…”
Kujtojmë, që Ibrahim Kelmendi njihet për deklarata të tilla skandaloze kundër UÇK’së, Hashim Thaçit, e Rexhep Selimit, ai edhe më parë kishte folur për këto çeshtje, ku vazhdimisht ishte kritikuar ashpër.
Ai gjithashtu, është njëra nga personat që ka vjedhur në fondin “Vendlindja thërret”.
https://zeri.mk/celet-ibrahim-kelmendi-i-dergon-prokurorise-dokumente-kunder-uckse/
Sujets similaires
» Lirim Gashi e Ibrahim Kelmendi
» Ibrahim Kelmendi dosje ne hage kundra uçk es
» Leter nga Ibrahim Kelmendi
» Ibrahim Kelmendi per Zhilivodet
» Ibrahim Kelmendi shkruan
» Ibrahim Kelmendi dosje ne hage kundra uçk es
» Leter nga Ibrahim Kelmendi
» Ibrahim Kelmendi per Zhilivodet
» Ibrahim Kelmendi shkruan
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum