Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Edita,Kaqushka,Merovci si Bukoshi me Rugovasit dhe ne fund !

 :: sport

Aller en bas

Edita,Kaqushka,Merovci si Bukoshi me Rugovasit dhe ne fund ! Empty Edita,Kaqushka,Merovci si Bukoshi me Rugovasit dhe ne fund !

Message  Perparimi Mer 5 Déc - 7:00

ALEATËT

Janë katër parti me rreth dhjetë figura politike që do të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës në këto dy palë zgjedhje të njëkohshme. Kemi Lëvizjen Popullore të Kosovës të udhëhequr nga Emrush Xhemaili, Partinë Liberale të Kosovës të udhëhequr nga Gjergj Dedaj, Partinë Social Demokrate të Kaqusha Jasharit dhe Alternativën Demokratike të Kosovës me në krye Edita Tahirin.

Futja e LPK-së në koalicion me PDK-në edhe mund të duket e natyrshme, për shkak të së kaluarës së përbashkët të funksionarëve të këtyre dy partive, edhe pse Xhemaili si deputet gjatë këtij legjislativi në njëfarë forme ka qëndruar ndërmjet pozitës dhe opozitës;

Futja e PLK-së në koalicion me PDK-në mund të vlerësohet si një e papritur e vogël. PLK-ja dhe lideri i saj Dedaj, edhe pse kishin luajtur një rol të mirëfilltë opozitar në Kuvendin e Kosovës përkrah PDK-së dhe ORA-s, ishte vlerësuar si një parti që ‘luante‘ në të dy krahët;

Futja e PSDK-së në koalicion me PDK-në tregon fundja angazhimin serioz të kësaj të fundit për një përkujdesje të veçantë ndaj kategorisë së pensionistëve, një pjesë të së cilës përfaqëson partia e Kaqusha Jasharit;

Në anën tjetër, divorci i para katër vjetëve i Edita Tahirit nga LDK-ja nuk nënkuptonte edhe kalimin në krahun tjetër rival të kësaj të fundit. Sidoqoftë, ne sot jemi dëshmitarë të futjes në listat e PDK-së të Edita Tahirit dhe Adnan Merovcit, dy njerëz shumë të afërt në periudhën e paraluftës (dhe disa viteve të pasluftës) të kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

EDITA TAHIRI

Edita Tahiri për disa vjet me radhë kishte bërë politikën e jashtme të LDK-së, një detyrë shumë e rëndësishme të cilën ia kishte ngarkuar njeriu i parë i partisë, ndërsa Adnan Merovci është imazhi të cilin ishim mësuar ta shohim përkrah ose pas shpinës së Ibrahim Rugovës në çdo paraqitje të tij. Dëgjuam deklarimin e Editës se ç‘e shtyu atë të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Pse ajo nuk iu rikthye bazës së saj të dikurshme, LDK-së? Koalicioni me PDK-në dhe moskthimi në LDK lënë të kuptojnë se konflikti i Edita Tahirit me këtë të fundit para së gjithash ishte parimor dhe konceptual. Pra, nuk kishte konflikt thjeshtë me Ibrahim Rugovën, por me tërë konceptin politik që LDK-ja po promovonte në Kosovën e pasluftës. Dhe, mosafrimi i saj as i tanishëm të tregon që LDK-ja nuk ka ndryshuar që nga koha kur Tahiri hoqi dorë nga veprimi politik brenda strukturave të saj, veçanërisht në rrafshet ku ajo atëherë akuzonte LDK-në, pra për korrupsion dhe familjarizëm, dhe u detyrua të krijojë subjekt të ri politik. Përafërsisht të njëjtat akuza ndaj partisë së tij një javë më i parë i lansoi edhe Ali Lajçi, anëtar i kryesisë së saj. Realisht, atëbotë nga analistët ishte vlerësuar se LDK-ja mbeti edhe pa figurën e fundit emblematike, dhe që tani gjithçka do të sillej e mbështillej përreth personit të Ibrahim Rugovës. Rrjedhimisht, kalimi i Edita Tahirit dhe Adnan Merovcit në krahun e PDK-së, paraqet një simbolikë të veçantë dhe pasqyron hapjen e kësaj të fundit edhe ndaj kundërshtarëve të përbetuar politikë të një periudhe të kaluar. Për më tepër, pasqyron faktin se PDK-ja është bërë një parti mjaft atraktive ku gjejnë veten edhe ish-rivalët politikë të saj.

BUJAR BUKOSHI

Një rrjedhë krejt tjetër e ka përcjellë ish-kryeministrin e ekzilit, Bujar Bukoshin. Njeriu i parë i "Qeverisë së Kosovës" për rreth 10 vjet dhe funksionar i lartë i LDK-së, kishte shpallur largimin nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova jo shumë kohë pas përfundimit të luftës. Një dështim total në zgjedhje lokale dhe parlamentare të Partisë së tij të Re, nxorën jashtë skenës politike njeriun e dytë në Kosovën e "durimit". Bukoshi kishte akuzuar ashpër figura të larta qeveritare të LDK-së deri në blerje postesh ministrore. Sidoqoftë, krejt ndryshe nga Edita Tahiri, ai iu rikthye "bukës së vjetër" dhe në zgjedhjet e 17 nëntorit do të garojë brenda listës zgjedhore të LDK-së, pa çka se do të ruajë siglën e partisë së tij PReK.

Kthimi në LDK i Bukoshit është interesant për dy arsye: e para, sepse tregon që konflikti i tij me LDK-në ishte më tepër konflikt personal me Ibrahim Rugovën, dhe mosqenia e këtij të fundit më në këtë botë i hap rrugë ish-kryeministrit të rikthehet në folenë e vjetër; dhe e dyta, vë në dyshim "trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës" që drejtuesit e LDK-së thonë se kjo parti përfaqëson. Kjo, për faktin se nëse ftohet në parti një njeri që dikur kishte konflikt me liderin e saj dhe ishte larguar për shkak të mospajtimeve me të, tregon që LDK-ja ka tradhtuar "rrugën" e Ibrahim Rugovës dhe deklarimet e drejtuesve të saj janë vetëm demagogji elektorale. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që LDK-ja i ka "tradhtuar" fenomenet për të cilat dikur akuzonte Edita Tahiri. Madje ato vetëm sa mund të jenë trashur në këto tre-katër vjet pushteti.

PËRFUNDIM

Sidoqoftë, asgjë nuk e bën të sigurt futjen në parlament të liderëve dhe funksionarëve të partive të vogla që sot janë përkrah LDK-së dhe PDK-së. Ata do të matin forcat me kandidatë të këtyre partive, përderisa është e vështirë të dihet se sa do të jetë përqindja e elektoratit të tyre e cila do t‘i bashkohet elektoratit të partive të mëdha nën emrat e të cilave ato garojnë.
__________________
Bajari me dreqenllaqe,si tani Ediota Edita me Kaqushken,dikujt kan me ja fute,por ja fusin popullit

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum