Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Maqedonet e mbrojten Thaqin nga serbet,Rugoven jo

 :: politika

Aller en bas

Maqedonet e mbrojten Thaqin nga serbet,Rugoven jo Empty Maqedonet e mbrojten Thaqin nga serbet,Rugoven jo

Message  Perparimi Mar 10 Nov - 8:36

“Ishim 10-15 policë të angazhuar për sigurinë e Hashim Thaçit, kurse unë kisha detyrën që të qëndroj tekstualisht i ngjitur me trup për të. Kuptohet që edhe amerikanët merrnin pjesë prej distance. Kishte informacione se serbët dëshirojnë t’i bëjnë atentat. Ishte planifikuar që Thaçi të arrijë me helikopter, por për shkak të frikës se mund të ja rrëzojnë erdhi me veturë.
Për këtë kishin angazhuar agjentë të shërbimit sekret ushtarak serb, KOS. Siguria ishte ngritur në nivelin më të lartë. Kishim urdhër të gjuajmë për çdo lëvizje të dyshimtë. Mendoj se këtë e tregon edhe qëndrimi im që shihet në fotografi”, thotë Dinevski për “Lajm” duke sjellë kujtimet e para 21 viteve.
“Në vizitë të refugjatëve në Stenkovec ishte edhe Ibrahim Rugova. Niveli i sigurisë për mbrojtjen e Rugovës ishte në nivel pak më të ulët se për Thaçin, por ajo që vërejta ishte se njerëzit në kamp, Rugovën e pritën me më shumë simpati se Hashim Thaçin”, shton Dinevski.
[color:89d2=rgba(24, 24, 24, 0.Cool]https://kosovari.press/flet-inspektori-maqedonas-ja-si-e-penguam-ne-vitin-1999-atentatin-e-sherbimit-serb-ndaj-hashim-thacit-ne-maqedoni/
Dinevski është sigurimi me armë në dorë që qëndron pranë Thaçit, në gjendje të plotë gatishmërie (rrethuar në foton më lart). Kjo fotografi vërshoi internetin dje, pas shkuarjes së ish udhëheqësit të UÇK-së në Hagë.
Ai thekson se pas vizitës në Stenkovec, ish presidenti Rugova ka shkuar në selinë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), kurse Hashim Thaçi në takim me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum