Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k

 :: politika

Aller en bas

Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k Empty Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k

Message  Perparimi Jeu 24 Sep - 4:29

DOSJA E HAGËS/ 87 të vrarë, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët


[ltr]schedule[/ltr]16:43 - 23 Shtator, 2020

[ltr]link[/ltr]
Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejteusve të të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë që disponohet nga Abc News, listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampët e dënimit të UÇK-së.
Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.
Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k 11-2-640x853

Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.
Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Selimin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 viktima të tre lista të ndryshme të vrarësh në zona të ndryshme të Kosovës.
Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k 22-1-640x853

Lista e parë është me 59 të vrarë apo të vdekur gjatë mbajtjes në kampet e UÇK-së, të cilët janë kryesisht shqiptarë, por edhe malazezë apo bosnnjake.
Lista e dytë përbëhet nga 12 të vdekur dhe bëhet fjalë në zonën e malit të Berishës dhe në Llapushnik, kurse lista e tretë përbëhet nga 16 të vdekur dhe përmban emrat e disa personazheve që UÇK i ka cilësuar si spiunë apo bashkëpunëtorë të Serbisë së Millosheviçit.
Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.
Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k 33-2-640x853

Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.
Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.
Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Dosja e Hages _è shqiptar te vrare nga uçk e paq çenka uçk k 44-2-640x853

Vrasjet e pasqyruara në dosjen e Hagës për Thaçin, Veselin, Sylën, Krasniqin dhe Rexhep Selimin:
Të vrarë në Jabllanicë, prill-korrik 1998:
-Jah Bushati
-Luz Gjoka
-Nenad Remistar
-Boshnjak i paidentifikuar
-3 malazeze te paidentifikuar
-Skëndër Kuqi
-Pal Krasniqi
-Shaqe Berisha

Të vrarë në Likoc, maj 1998-janar 1999
-Riza Krasniqi
-Ismet Demaj
-Bardhec Laci
-Fehmi Mulaku

Të vrarë në Llapushnik, maj – korrik 1998:
-Elmi Sinani
-Hamdi Sinani
-Afrim Qeriqi
-Ajet Gashi
-Sherif Jetullah
-Tafa Jetullah
-Kadri Jetullah
-Fehmi Tafa
-Emin Jetullah
-Riza Rexhaj
-Shaban Hoti
-Stamen Genov
-Daut Gashi

Të vrarë në Drenoc qershor – korrik 1998
-Hidaj Popaj
-Bedri Berisha
-Samedin Berisha
-Sali Berisha
-Muharrem Dema

I vrarë në Malisheve, korrik 1998
-Shani Raba

Vrarë në Barë, gusht – shtator 1998
-Milan Stankoviç
-Sabit Berisha

Vrarë në Qirez/Baicë, 20-22 shtator
– 6 persona të identifikuar

Të Vrarë në Llapashticë, tetor 1998-mars 1999
-Idris Svarqa
-Avdyl Avdyli
-Rushit Ballovci
-Agim Musliu
-Dragan Ralic
-Mustafe Pllana
-Hetem Jashari
-Petrit Bajcinovci

Të vrarë në Shalë, tetor – nëntor 1998:
-Jakup Kastrati
-Cen Desku

Të vrarë në Kleckë, shkurt-maj 1999:
-Miljan Mitrovic
-Sherafedin Ajeti
-Jakup Muharremi
-Islam Qardaku
-Naser Hasani

Të vrarë në Zllah, prill 1999:
-Driton Babiqi
-Rahim Gashi
-Latif Krasniqi

Të vrarët në listën e tretë:
-Behxhet Mucaku
-Shukri Krasniqi
-Faik Bellopaja
-Maliq Sheholli
-Fazlli Hasani
-Jusuf Halitaj
-Fehmi Halitaj
-Mehmet Gashi
-Hetem Dobruna
-Palush Syla
-Idriz Nishori
-Ali Qellopeku
-Ramiz Leku
-Qamil Gashi
-Dalip Dugolli
-Mustafa Kurti. /abcnews.al

https://abcnews.al/dosja-e-hages-87-te-vrare-emrat-dhe-vendet-per-cfare-akuzohen-thaci-veseli-dhe-te-tjeret/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum