Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

malli per atdhe

 :: sport

Aller en bas

malli per atdhe Empty malli per atdhe

Message  Perparimi Dim 18 Nov - 7:22

Muharrem Nitaj e Arbër Vllahiu
BBC Shqip
E diel, 18 nëntor 2007

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur fitore në zgjedhjet e 17 nëntorit, megjithëse rezultatet përfundimtare ende nuk janë konfirmuar.

Zoti Thaçi tha se kjo ishte ‘një ditë historike për Kosovën’. Ai ka premtuar se do të shpallë pavarësinë.

Me herët ,vëzhguesit e pavarur thanë se Partia Demokratike e zotit Thaçi ishte më përpara ndërsa vazhdonin të numëroheshin votat.

Zhvillimi i zgjedhjeve

Pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Analistët thonë se vëzhguesit do të jenë të kënaqur nëse shifra arrin në 40%.

Megjithëse, votimi përfundoi në orën 19.00, disa qendra votimi ndenjën hapur edhe më vonë për ata që ishin në radhë.

Shqiptarët shkuan në qendra votimi megjithë të ftohtin dhe borën. Por kjo gjë nuk mund të thuhet për serbët.

Minoriteti serb i aftë për votim pothuajse i gjithi i bojkotoi zgjedhjet megjithë apelin ndërkombëtar për të marrë pjesë në zgjedhje.

Duket se ata i kanë kushtuar vëmendje fjalëve të Beogradit për të bojkotuar votimet.

Numërimi i votave pritet të zgjasë dy-tre ditë, pastaj do të formohet një qeveri që pritet të drejtojë Kosovën në atë që çdo kush pret të jetë periudhë e vështirë përpara.

Ecuria gjatë ditës

Deri në orët e para të pasdites së të shtunës përqindja ishte e ulët deri 24 përqind e qytetarëve të Kosovës.

Problemet më të mëdha ndërkaq u shfaqën në vendbanimet me shumicë serbe, ku një pjesë e vendvotimeve nuk janë hapur fare.

Numri më i vogël i pjesëmarrjes në zgjedhje u shënua në veri të Kosovës, ku nuk është lejuar hapja e vendvotimeve në objektet shkollore. Ekipet e KQZ hapën qendra votimi mobile në këtë pjesë të Kosovës.

Shefi i misionit të OSBE-së, Tim Guldiman, ka deklaruar se është pjesë e demokracisë pjesëmarrja ose jo në zgjedhje, por ka shtuar se është i kënaqur se në këto zgjedhje nuk ka pasur asnjë incident i cili mund të pengonte procesin.

“Qendrat serbe të votimit janë hapur edhe me ndihmën e vetë komunitetit serb. Ne vazhdojmë të përsërisim idenë e pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje, ndonëse nuk është e lehtë, tani pas deklarimeve të Beogradit zyrtar, për bojkotim”, ka thënë Guldimann.

Ai ka shtuar se edhe pse shihet një pjesëmarrje e ulët e votuesve, nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve.

Në të gjithë Kosovën, numërohen rreth 557 qendra të votimit nga të cilat 54 janë hapur për komunitetin Serb.

Vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë

Vëzhguesit ndërkombëtarë ndërkaq kanë thënë se procesi i zgjedhjeve në orët e para të ditës ishte i rregullt dhe u zhvillua normalisht.

Fransua Charlier, zëdhënës i Këshillit të Evropës, që po vëzhgon zgjedhjet ka deklaruar se misioni vëzhgues do të bëjë publik raportet e para që ditën e diel…

“Po presim 75 ekipet tona që janë shpërndarë në gjithë Kosovën që të dërgojnë raportet e tyre. Ata do të raportojnë pasi t’i kenë vizituar vendvotimet. Ekipi në të cilin kam qenë unë ka vizituar vendbanimet e përziera siç është Graçanica ku kemi parë se vendvotimi është hapur dhe ku popullata lokale po merrte pjesë në votime. Gjithashtu kemi parë të njëjtën gjë edhe në Obiliq, ku jeton komuniteti rom dhe ku po zhvillohej votimi. Edhe atje kemi parë votues të kenë marrë pjesë në votime”, ka thënë Charlier.

Pjesëmarrja në Mitrovicë

Ashtu siç pritej, serbët në veri të Kosovës kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale, thotë korrespondentja e BBC në Mitrovicë, Violeta Hyseni.

Një vendvotim u hap për serbët e veriut të Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve të banuar me popullatë të përzier, ndërsa nuk është lejuar hapja e më shumë qendrave të votimit në objektet shkollore në këtë pjesë të qytetit.

“Nuk duam të votojmë, do të bëjmë ashtu si na thotë Serbia”, tha Igor Milosavleviq.

“Nuk duhet të votojmë, ashtu na kanë thënë udhëheqësit tanë”, tha një tjetër qytetar serb.

Zgjedhjet e Kosovës janë bojkotuar edhe në tri komunat serbe në veri të Kosovës, ku OSBE-ja kishte hapur vendvotime lëvizëse të vendosura në kamionë.

Në Leposaviq deri në orën 15.00 kishte votuar vetëm një qytetar serb, ndërsa në Zveçan dhe në Zubin Potok kutitë e votimit kanë mbetur bosh.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Schook ka vizituar vendvotimet në veri të Kosovës dhe është shprehur i zhgënjyer me mospjesëmarrjen e serbëve të kësaj ane në zgjedhje.

“Jam shumë i zhgënjyer, unë jam njeri optimist dhe kam shpresuar që përkundër retorikës dhe presioneve, ndoshta do të kemi pjesëmarrje të serbëve. Mendoj se është shumë pikëlluese që serbët nuk po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në këtë fazë kritike për Kosovën”, tha z.Schook.

Veriun e Mitrovicës e ka vizituar në mëngjes edhe shefi i Misionit të OSBE-së, Tim Guldiman.

“Jam shumë i lumtur që patëm mundësinë të hapim vendvotimet në veri të Kosovës, tani do të shohim sa njerëz do të paraqiten për të votuar”, deklaroi z.Guldiman

Ndërkohë në pjesën jugore të Mitrovicës deri në orën 18.00, në zgjedhje kishin dalë rreth 33 përqind e votuesve.

Paraqitja në Gjilan

Në rajonin e Gjilanit, njofton korrespondenti i BBC, Fatmir Matoshi është votuar edhe përkundër motit të ftohtë e me shi.

Serbët e këtij rajoni i kanë bojkotuar zgjedhjet sipas porosisë së Beogradit zyrtar.

Ekipet lëvizëse të OSBE-së ishin të pranishme nëpër lokalitetet serbe për t’i ofruar mundësinë këtij komuniteti për të votuar.

Shefi i Komisionit Komunal të zgjedhjeve në Gjilan, Ferid Shabani i tha BBC se deri në ora 12 në zgjedhje kishin marrë pjesë vetëm 18 % e votuesve gjilanas.

Në Dardanë kanë njoftuar se deri në ora 14 votuan rreth 30 % të votuesve. Ndërkohë që disa ankesa kanë arritur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve rreth sjelljeve jo të mira të disa aktivistëve të PDK-së në fshatin Koretin.

Edhe në Dardanë, serbët i kanë bojkotuar këto zgjedhje dhe deri në ora 14.00 në vendvotimin e serbëve në qytet kishin votuar vetëm dy serbë.

Nga Komisioni Komunal i zgjedhjeve në komunën e Novo Bërdës e banuar me shumicë serbe është njoftuar se deri në ora 13 kanë votuar 495 votues nga 2914 sa ka gjithsej kjo komunë , edhe në Novo Bërdë të gjithë votuesit janë shqiptarë , ndërsa serbët po i bojkotojnë zgjedhjet.

Pjesëmarrja në Prizren

Deri në orën 16 në rajonin e pesë komunave të rajonit të Prizrenit, thotë korrespondenti ynë në Prizren, kishin dalë rreth 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhje.

Nysret Bytyqi, kryetar i komisionit komunal zgjedhor në komunën e Prizrenit ka thënë se procesi i votimit po kalon pa asnjë problem, ndërkohë që në zonat e banuara me serb sipas tij nuk ka pasur votues.

Në komunat e Suharekës, Rahovecit, Dragashit dhe Malishevës procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht, ndonëse zyrtarët komunalë të zgjedhjeve kanë theksuar se fluksi i votuesve nuk është shumë i madh.

Qytetarët që kanë votuar janë shprehur se pas këtyre zgjedhjeve presin që të vijnë njerëz të cilët do të punojnë me shumë për përmirësimin e jetës së tyre.

Ata thonë se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për faktin se procesi i zgjidhjes se statusit të Kosovës është në pjesen finale të tij dhe se këto zgjdhje duhet të sjellin njerëz të cilët do punojnë për një qeverisje demokratike.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente »
Detari thotë:
18 Nëntor 2007 @ 12:11 pm
Eshte nje lajm i mire te degjosh qe qeveria e re e Kosoves te eshte e vendosur per pavaresine e saj. Me ne fund po behen hapat e duhura. Por nje gje eshte per tu kritikuar. Perqindja shume e ulet me rreth 40%, ne pjesmarrjen ne zgjedhje, con me shume uje ne mullirin e serbit sesa te shqiptarit. Kete rast nuk duhet ta humbisnin kosovaret, per te treguar se jane prapa njerezve te tyre. Ky indeferizem i kosovareve per keto zgjedhje ishte nje gabim shume i madh.

shqipron thotë:
18 Nëntor 2007 @ 2:56 pm
urime THAQI urime PDK urime KOSOV …. per fitore

Haxhiu i Lates thotë:
18 Nëntor 2007 @ 3:54 pm
Fitorja e Thaqit eshte ditur qysh kur Nexhat Daci iu drejtua qytetareve duke i lutur qe votat tja japin Fatmir Limes dhe hashimit.Si rrjedhoje mund te them se perqindja e popullit ne votime ishte diku perafersisht 38 perqind dhe çka kuptoim se 58 perqind e popullit te Kosoves eshte e paknaqur me qeverin e kosoves(grupin e unitetit-grupin negociator)dhe per me lare balten e flliqur LDK(lidhja e jugosllaveve)ua la ne dore Thaqjaneve sepse populli ti tutet ketyre gjelatave qe e lan kosoven te roberuar,apo ne keto ditet qe u vijn pritet te zbatohet reuluta 1244 dhe serbet ne kosove dhe kjo TMK e polici e kosoves duhet tua ruai rendin dhe qetsin e kosovareve qeveritar.Keto fjale ua kam thene edhe ne shume forume e gazeta,sepse secila parti qe do fitonte zgjedhjet jan marre vesh se kujt tja dorzojn pushtetin e kosoves dhe ta dermoi popullin!Dhe e kam fole qe edhe po qe se nuk dele ne votime masa e madhe ketyre u shkon edhe ma teper per se shtati,sepse perkrahsit e ketyre i plotsojn votimet dhe bajn manipulime siq banen ,kjo ka qen e ditur edhe nje here po ua them me thenjen e Nexhat Dacoshoviqit duke iu drejtue qytetareve qe ta votojn Thaqin.
Tani Thaqi athua do ua bie pavaresin me Agim Qakeqin ?Jo more u kam thene se baba im ma pare qohet nga varri e ua shpalle Pavaresin se kjo qeveri e jugosllavevee(pionereve te titosave)

Popull tani e shoh qe ma mire me pas dal ne votime e me pas votue per bashkimin me serbi,sepse keta qeveritar jan edhe ma te keqinje se shkijet.
Poshte tradhetaret dhe gjelatet qe e lan popullin ne roberi e veten ne Pavaresi e ne jete luksoze.Keta jan ujqit e moqem,servila te shkaut,dhe ujku qimen e nderron e tabijatet kurr si harrone!
O popull nuk keni pavaresi kurr me pare,edhe nese e pavaresoin keta e pavaresoin per shpirtin e tyre,duke ua lene ne trashegim ate pasardhesave te tyre,sepse keta paten lidhje shekullore me shkije por vetem nderruan petkat e fytyrave te prishta,pra nga komunizmi jugosllave kaluan ne demokracin e Rugoves qe ja la amanet Fadil Hoxha e Rugova i shperndau ne LDD,ne PDK, ne AAK,ne ARK,e tjera parti qe deri dje ishin me regjimin ish komuniste.Keta ne çdo kohe pa dalin ne rangjet e para si kem nere serbi,si kinse u krijue LDK,apo PDK, e surroja apo Pacova,e Mark Millana(krasniqa)
Tani po dihet kjarte qe mbi gjysma e popullit eshte ne vuajtje ne roberi e kjo qe dolen ne votime jan gjelatet qe kinse luftuan dhe ju mashtruan mireeeeee,dhe mos hezito o popull shumice se nuk keni pasur kurr pune me shkije sepse keta vetdeshire paten çdo here te bashkpunoijn me shkije dhe plaqkat i ndajten mes vedi dhe ja tani si merrni fryme pa shkije,edhe ma keq se sa ishte shkau!!!!!
O shqiptar zgjohunu nga gjumi se keta jan rrenca gjakpiresat e juaj dhe ne çdo qender te partive qe jan ne kosove hedhni exsploziv kur jan ka mbajn tubime dhe ne femit e tyre mos bani meshire se ju hakmerren keq,e pastai me shka ai vete largohet, sepse popullit te etur per pavaresi i frigohet edhe zoti !

Shpendi thotë:
18 Nëntor 2007 @ 4:02 pm
Urime Thaqi! Partija e PDK`s esht e vetma parti e cila nuk esht zhytur ne korrupcion. Urime, Urime, Urime!!!!!!!
PDK 2007!!!!!!!!!

Haxhiu i Lates thotë:
18 Nëntor 2007 @ 4:05 pm
Edhe nje fjale e harrova:Nese ne 10dhjetor2007 e shpalle pavaresi Hashim Thaqi,apo Agim Qeku(drugari),apo Fatmir Sejdiu apo Veton Sorra apo Pacolli ,une do ua ha balten ketyre dhe do u perkulem para kembeve te tyre dhe do ua lepij kundrat dhe gishtrinjet.

E nese nuk e shpallin keta rrenca pavaresin e kosoves,çka do u bani ketyre rrencave ore popull shqiptar ?Do i lini te jetojne duke iu shtypure ?
Po nese ju pelqen keshtu le’t u peshuurin ne goje e duroni gjere sa tjau nxjerrin tamblin e nanave nga goja e gerklaneve.

Shperndi thotë:
18 Nëntor 2007 @ 4:16 pm
Ore Shpend ti çenke administrator,e pashe,por po te pyesi kush eshte ne negociata me serb ?Une apo Thaqi e Lima me Blerim Shalen e Fatmir Sejdiun e Sooren,dhe i thuash qe kjo parti nuk eshte e zhyture ne mekate ?sipas teje çdo gje eshte bardhe e zi ,apo vetem duash te na nxisesh te japim mendime se sa na punojn mendet e budallavta?!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)
Përdoruesi:
Fjalëkalimi:

Regjistrohu
Emri (e nevojshme)

E-mail (required, never displayed)

Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum