Muhamet Pirraku
:: politika
Page 1 sur 1
Muhamet Pirraku
Pse kërkojmë Referendum për Kosovën? (Read 44 times)
Prof. Dr. Muhamet Pirraku(Guest)
Guest
Pse kërkojmë Referendum për Kosovën?
04.05.06 at 01:11:37 Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Pse kërkojmë Referendum për Kosovën?
Të nisem nga koncepti Referendum: Votim i drejtpërdrejtë i tërë popullit, i cili
vendos për pranimin ose mospranimin e ndonjë ligji, propozimin ose anulimin e ndonjë
ligji, propozimin ose ndërrimin e kushtetutës, ose të sistemit. Kjo është formë
demokratike e përcaktimit individual për çështje të përbashkëta ekzistenciale.
Në Ballkan vetëm çështja shqiptare nuk është e zgjidhur, kurse Kosova është vetëm
një pjesë e problemit shqiptar të ndërlikuar me dhunë ruso-evropiane shekullore. Kjo
të mos tingëllojë vetëm si retorikë politike, duhet të përkujtojmë shkurtimisht
faktet për copëtimin e dhunshëm të popullit shqiptar dhe të atdheut të tyre etnik.
Para ngritjes së shtetit të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë, nga fundshekulli
XVIII - fillimshekulli XIX, njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë arrinte
rreth 120 000 km2. Gjatë ngritjes së Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë si shtete
autonome në vartësi nga Perandoria Osmane, nga Shqipëria u shkëputën rreth 5 272 km2
të viseve periferike të banuara kryesisht me shqiptarë ortodoksë dhe katolikë.
Kongresi i Berlinit, më 1878, Shqipërinë e gjeti me rreth 114 728 km2, të ngritur me
armë në duar për mbrojtjen e tërësisë së vendit dhe për autonominë e Shqipërisë si
hap për pavarësi dhe sovranitet të plotë.
Evropa nuk e ndihmoi këtë lëvizje. Përkundrazi, Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia,
Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia vepruan politikisht, me diplomaci dhe
ushtarakisht kundër qenies fizike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar për zgjerime
territoriale të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe për interesa të përkohshme
të Evropës në Perandorinë Osmane, për copëtimin përfundimtar në rrethana më të
përshtatshme. Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh asnjë kërkesë jetësore shqiptare
dhe nga Shqipëria shkëputi me dhunë ushtarake e diplomatike ballkanike e evropiane
rreth 24 458 km2. Si rrjedhim, Referendumi është i domosdoshëm për zgjidhjen e
Çështjes shqiptare.
Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë e ruajtur deri në ditën e shpalljes
së pavarësisë, më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Gjithëshqiptar të Vlorës, kishte 90
100 - 90 270 km2, me 3 804 000 banorë, ku shqiptarët ishin shumicë absolute me mbi
66%, bullgaro-maqedono-vllahët ishin pakicë shumicë me rreth 16%, serbët arrinin në
rreth 5% dhe grekët mezi kalonin 4%-shin. Kishte pak turq, hebrenjë, evgjitë e të
tjerë. Këto janë fakte të përjetësuara në statistikat shtetërore osmane për
vilajetet e Shqipërisë më 1910.
Aleanca ballkanike hyri në Luftën Ballkanike me shtytje të Rusisë, në tetor 1912,
qartë për të parandaluar realizimin e autonomisë së Shqipërisë të fituar me
Kryengritjen e Kosovës (5 maj - 18 gusht 1912), nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës.
Parulla ruse e Luftës Ballkanike ishte: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e
krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!" Së këndejmi, meqë
kombi shqiptar në vendin ballkanik të quajtur Shqipëri (Arnautlluk, Albania) ishte
rreth 88% i përkatësisë fetare myslimane, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte
kryqëzatë kulturocidiale, etnocidiale dhe gjenocidiale sllave e greke ortodokse
antishqiptare me përkrahjen e Rusisë ortodokse dhe të Evropës katolike e
protestante. Krim i pa kompensuar dhe i pakorrigjueshëm i Evropës ndaj një pjese të
popullsisë së saj.
Me Traktatin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, nga areali i
Shqipërisë Etnike, u shkëputen - për interesa të Serbisë, të malit të Zi dhe të
Greqisë, rreth 61.510 km2, me rreth 3.004.000 banorë, me shumicë absolute shqiptare
myslimane. Londra nuk mori parasysh kërkesat shqiptare jetike, nuk mori parasysh
aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shtet evropian në shtrirje të kombit
shqiptar, siç i shkruante Evropës Ismail Qemali, më 29 nëntor 1912, dhe, së fundi,
me këmbëngulje të Vjenës dhe të Romës, Londra e ngriti një shtet shqiptar monstrum,
me rreth 28.760 km2, me rreth 800.000 banorë - Shqipërinë londineze në një sipërfaqe
anësore të Shqipërisë Etnike, pa gjymtyrët vitale për jetë shtetërore.
Pse Shqipëri londineze? Për të vetmin fakt se ai shtet nuk ishte vullnet i
shqiptarëve, se është dhunë ndërkombëtare e legjitimuar në Konferencën e Versajës më
1919/20, me pasoja historike që po i vuan sot e mot kombi shqiptar i copëtuar me
dhunë. Profesor Emil Kahn, gjatë mbajtjes së Konferencës së Parisit, u angazhua për
shtetin shqiptar me kufijtë etnikë dhe gjeopolitikë, e jo për "Shtetin shqiptar si
nji Princni operete, me livret italisht, valcer Vjene, e nji kryetar orkestre
mysterjoz në Berlin.". Profesor Kahn saktësoi pa ekuivoke, në mënyrë profetike, se
"Shqipnija e coptueme nuk ka për të mujtë të jetojë, e aq ma pak të jetojë e
pamvarun, po i dolën dore krahinat ma të mirat, elementat ma vepruesit e popullsisë
së sajë". Edhe ky fakti është amanet i njerëzorës për zgjidhjen e Çështjes shqiptare
me Referendum.
Njëra prej këtyre krahinave ma të mirat, me popullsinë më vepruese të Shqipërisë
Etnike, ishte Kosova historike në kufijtë administrativ të Vilajetit të Kosovës së
vitit 1877. Realisht, ky është djepi, ose piemonti, ku nisi eldoradoja e emrit
kombëtar për gjuhën, për popullin dhe për vendin: shqip, shqiptar dhe Shqipni, pas
futjes së Kosovës dhe të tokave të tjera albanofone nën administrimin osman, duke
gjetur mbështetje në civilizimin Islam paqësor si faktor integrues i njësisë
etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë. Njësia administrative me emrin
Vilajeti i Kosovës, pjesa më jetësore e kombit në njësinë etnokulturore e
gjeopolitike të Shqipërisë, në prag të Kongresit të Berlinit pati rreth 43.872 km2.
Kongresi i Berlinit ia shkëputi Sanxhakun e Nishit, me shumicë absolute shqiptare
myslimane, kurse soldateska serbe me strategjinë "Toka e djegur", atë vis e spastroi
nga shqiptarët para syve të Evropës, me bekimin dhe përkrahjen e saj.
Në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Vilajeti i Kosovës pati 32.900 km2
me mbi 1.270.000 banorë. Në këtë njësi shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve,
kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarë), serbë, turq, romë,
hebrenj etj. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm
rreth 3.7 për qind serbë, kryesisht çifçinj nga shekulli XVIII dhe XIX në pronat e
bejlerëve shqiptarë myslimanë. Kjo detyrimisht urdhëron kërkesën këmbëngulëse të
shqiptarëve para Botës demokratike për zgjidhjen e Problemi aktual të Kosovës me
Referendum, si hap i arsyeshëm për zgjidhjen e Çështjes shqiptare.
Pushteti jugosllav dhe pushteti grek midis Dy Luftërave Botërore kryen gjenocid dhe
etnocid të vazhdueshëm mbi shqiptarësinë e viseve shqiptare qartë para syve të
Evropës dhe të botës, pa asnjë zë kundërshtues perëndimor të fuqishëm. Bënte
përjashtim propaganda kominterniste. Falë fatit historik të krijuar me vërshimin e
pushtuesit nazi-fashist italiano-gjerman, iu pre udha dealbanizimit përfundimtar të
tokave shqiptare aktualisht nën pushtetin e Malit të Zi, të Maqedonisë kominterniste
- amerikane, të Serbisë dhe të UNMIK-ut. Në anën tjetër, para syve të bllokut
antifashist anglo-amerikano-rus, qartë me bekim të tyre, Greqia e spastroi
shqiptarësinë islame të Çamërisë, pararoje e kombësisë së shqiptarëve ortodoks dhe
kuptimi i shqiptarisë historike të Shqipërisë Jugore të sotme.
Lufta e Dytë botërore përfundoi me fitoren e bllokut antifashist nacionalçlirimtar.
Me këtë fitore duhej të zgjidhej edhe Çështja shqiptare, mbi të drejtën për
vetëvendosje të Kosovës, të sublimuar në "Rezoluta e Bujanit", të 2 janarit 1944. Në
këtë dokument, midis të tjerash, do të saktësohet qartë: "Kosova dhe Rrafshi i
Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si
gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin", kurse "Garant për këtë
asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë
garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkim Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e
Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit." Mirëpo, sapo okupatori nazifashist
u largua nga trojet shqiptare para armëve të njësive partizane të Shqipërisë dhe të
Kosovës, para se të çlirohej Jugosllavia, Tito degradoi Shtabin e Përgjithshëm të
Ushtrisë Partizane të Kosovës dhe Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në ish -
arealin e Jugosllavisë versajase i futi nën regjimin ushtarak. Më 8 korrik 1945
Beogradi në të ashtuquajturin Kuvend i Këshillit Krahinor të Kosmetit në Prizren, të
mbajtur nën rrethimin ushtarak, e hodhi Rezolutën e Bujanit të Komitetit
Nacionalçlirimtar për Kosovë dhe Dukagjin, e copëtoi Kosovën historike me Shkupin
kryeqendër kulturore, ekonomike e politike, një pjesë ia aneksoi Maqedonisë
kominterniste, një pjesë Malit të Zi kominternist dhe një pjesë ia aneksoi Serbisë
si njësi autonome. Më vonë nga kjo pjesë u shkëputën viset shqiptare të Kosovës
lindore - Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dhe iu aneksuan Serbisë Jugore, kurse
njësisë administrative të Kosmetit iu mëveshën, vetëm administrativisht, tri komuna
serbe në Veri të Mitrovicës. Ky allishverish kishte një qellim të vetëm: Përpjekjen
serbe për ndryshimin më të lehtë të përbërjes etnike shqiptare të Kosovë.
Për të gjitha këto kurrë nuk është marrë pëlqimi i popullit shqiptar, çdo ndryshim
është bërë me dhunë politike, ekonomike, policore e ushtarake, para syve të Evropës
dhe të botës, kurse për të vu qetësi dhe "lojalitet" ndaj serbo-Jugosllavisë, vetëm
midis vitit 1944- përfundimisht me vitet e '50-ta serbo- jugosllavët likuiduan rreth
68.000 shqiptarë, mijëra të tjerë burgosën dhe mbi 412. 000 shqiptarë i larguan, si
"turq" nga Kosova dhe vise e tjera shqiptare.
Meqë bota e ashtuquajtur perëndimore në Titon kishte gjokerin për Lindjen - Botën e
tretë, kinse të paangazhuar, nuk e pengoi gjenocidin serbo-jugosllav gjithandej në
tokat shqiptare nën Jugosllavinë, as e ndihmoi përpjekjen politike e luftarake
shqiptare të pandërprerë, për asnjë të vetmen ditë, deri me fuqizimin e Luftës
Çlirimtare të UÇK-së, kur u dëgjua zëri i fuqishëm i SHBA-ve.
Mirëpo, as me Luftën e UÇK-së në Kosovë, të ndërkombëtarizuar maksimalisht me
zgjidhjen solomane të Rambujesë, më 1999 dhe as me dy luftërat e tjera shqiptare në
vijim, ajo e UÇPMB-së në Kosovën Lindore, e përfunduar me marrëveshjen solomane të
Gjilanit-Preshevës, më 2000 dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë
(Maqedoni Perëndimore) e përfunduar me marrëveshjen gjithashtu solomane të Ohrit, më
2001, çështja nuk u zgjidh dhe madje sa vjen e po ndërlikohet kjo. Këto tri lufta
çlirimtare me presion ndërkombëtar nuk u lanë të fuqizohen, u lokalizuan me dhunë
ndërkombëtare dhe u mbyllen të karakterizuara si luftë për të drejta qytetare e
humane kundër regjimeve postkomuniste dhe jo si Luftë Çlirimtare Shqiptare mbi
Betimin e Ushtarit të UÇK-së: "Unë, luftëtari i UÇK-së, në emër të popullit tim dhe
të armës betohem se do të jem besnik i Luftës Nacionalçlirimtare i papërkulur deri
në fund, i gatshëm në çdo çast të mos kursej as jetën time për Çlirimin e Kosovës
dhe të viseve të tjera nën robëri deri në bashkimin e tyre me Shqipërinë.!"
Forcat e Vendosjes të rendit demokratik të premtuar të njerëzve dhe të popujve të
lirë, ata që kanë marrë në duar edhe fatin e popullit shqiptar të ndarë me dhunë
ballkanike e evro-ruse, ato forca që sollën në Marrëveshjen e Rambujesë, të
Preshevës dhe të Ohrit, as sot e mot nuk i implementuan vendimet e veta, në dobi të
obskurimeve politike pushtuese kolonialiste të Serbisë dhe të Maqedonisë
kominternisto - amerikane ndaj tokave etnike shqiptare. Si duket, Prokopi i
Cezaresë, (në pjesën e parë të shekullit VI), i ka njohur më mirë tiparet dhe
intrigat e sllavëve që shkelën në Ilirikë se sa po i kupton serbët Bota Perëndimore
sot.
Prokopi ka një konstatim gjenial: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të
gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e
shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa
të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë".
Po a nuk vepruan serbët në këtë mënyrë nga fundi i viteve të '80-ta, kur me dhunë e
hoqën autonominë e Kosovës dhe ia futën kazmën Jugosllavisë avnojiste. Po a nuk
shkaktuan serbët tri lufta të përgjakshme, gjenocidiale, në Kroaci, në Bosnje dhe në
Kosovë?!
Në vend se të dënohej shteti serb dhe kombi serb komb me heqje të territoreve
joserbe të okupuara ushtarakisht, në vend se të ngarkohej Serbia dhe kombi serb me
reparacione të luftës, siç u veprua me Gjermaninë dhe kombin gjerman në fund të dy
luftërave botërore, Serbia me Dejtonin u shpërblye me 49% të territorit historik të
Bosnjës - Hercegovinës, Maqedonisë, përmes dorës së Serbisë, iu synohet t'i falën 2.
500 hektarë tokë të njësisë administrative të Kosovës, kurse Kosovës, me dhunë
ekonomike, politike dhe diplomatike të themi evro-botërore, me të ashtuquajturin
"decentralizim" dhe të "kushteve" para statusit, të cilat nuk i ka asnjë shtet i
Ballkanit dhe i Evropës, po i krijohen rrethana për të mos qenë kurrë shtet, as i
lirë, as sovran, por koloni e Serbisë, e Ballkanit dhe e Evropës.
Me Kosovën dhe me kombin shqiptar edhe sot Bota e vendosjes, në emër të lirisë e të
demokracisë po bënë pazarllëqe për interesat pushtuese të pushtuesve të tokave
shqiptare. Në bisedimet e Vjenës, të filluara shumë mbrapsht, nuk po trajtohet
Kosova si ish-vend okupuar nga Serbia, i çliruar me përpjekje dhe luftë, e cila
kurrë nuk u ndal nga tetori i vitit 1912, kurorëzuar me Luftën e UÇK-së. Qartë po
përkëdhelet okupatori shumë mizor. Së këndejmi, po shihet se zgjidhja fatlume e
statusit të Kosovës, si zgjidhje historike për ardhmëninë, nuk mund të bëhet pa
Referendum.
Bota e vendosjes sot, Perëndimorja demokratike shpresë jona, së fundi, duhet ta
kuptojë se shqiptarëve, gjithandej, të mbështetur për muri të kufijve shtetëror
dhunë e huaj në trojet shqiptare etnike, në mos asgjë tjetër, mund t'u mbushet
mendja të vërshojnë kundër atyre kufijve vetëm në një zë kasneci: nga Prishtina në
drejtim të Shkupit, Tregut të Ri dhe Tiranës; nga Shkupi në drejtim të Prishtinës
dhe të Tiranës, nga Tirana në drejtim të Prishtinës, të Shkupit dhe të Podgoricës;
nga Podgorica në drejtim të Tiranës dhe Prishtinës, pa shkelë asnjë pëllëmbë të
tokës së huaj, joshqiptare etnike dhe historike. Këtë lëvizje sot e mot e kërkon
jeta e kombit dhe kush do ta ndalte, cila forcë demokratike ndërkombëtare do t'i
dilte para me arsye, kur dihet se këta kufij janë nëpër oborret shqiptare, fund e
krye dhunë ndërkombëtare për interesa të serbëve, malaziasve dhe
bullgaro-maqedonasve.
Edhe nga ky këndvështrim kërkohet Referendum për zgjedhjen përfundimtare të
Problemit të Kosovës, si fill të zgjidhjes së Çështjes shqiptare. Shqiptarët nuk
duan asnjë pëllëmbë të tokës së huaj, por as mund të pajtohen me copëtimin e njësisë
së atdheut të tyre etnik dhe historik. Ky Atdhe shqiptar nuk është Shqipëri e Madhe,
por është Mëmëdhe i gatuar me gjak shqiptari.
Prishtinë, 1 prill 2006
Lexuar në deabtin me qytetarë, të cilin e organizoi më 1 prill 2006, në Institutin
Albanoligjik Lëvizja Intelektuale për Referendum (LIR) dhe ku autori iu bashkangjit
publikisht kësaj Lëvizjeje)

Sujets similaires
» Muhamet Kelmendi
» Muhamet Kuka ne USA ne atllantiku
» Zotri Muhamet Kelmendit
» Muhamet Kelmendi te anulohet vendimi per ti denue kriminelat
» Muhamet Kelmendi pallamut per Ai Ahmetin
» Muhamet Kuka ne USA ne atllantiku
» Zotri Muhamet Kelmendit
» Muhamet Kelmendi te anulohet vendimi per ti denue kriminelat
» Muhamet Kelmendi pallamut per Ai Ahmetin
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum