Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Llapi,kush e vrau Zahir Pajazitin,e Edmond Hoxhen

 :: politika

Aller en bas

 Llapi,kush e vrau Zahir Pajazitin,e Edmond Hoxhen Empty Llapi,kush e vrau Zahir Pajazitin,e Edmond Hoxhen

Message  Perparimi Jeu 26 Mar - 13:11


 Llapi,kush e vrau Zahir Pajazitin,e Edmond Hoxhen 16299608_1915142665383645_4459921191566679240_o.jpg?_nc_cat=103&_nc_sid=dbb9e7&_nc_ohc=g4MKs9cgNFEAX_eKnZw&_nc_ht=scontent-frt3-2




Haxhi Kuçi

26 mars 2016 · 


Kush e vrau Zahir Pajazitin,Edmond Hoxhen ,mbrapa shpines?
Xheladin Gashi Komandant-Plaku
Plaku luftoi krahpërkrah heronjëve të kombit, Adem e Hamzë Jasharit, Zahirit, ...-Shkruan Sherif Krasniqi

Vdekja mizore na ndau nga shoku, miku, veprimtari e luftëtari sypatrembur i UÇK-së, nga prindi, vëllau e babai juaj, por edhe i yni, gjenerali Xheladin Gashi.
Plaku, ka qenë dhe do të mbetet, personalitet i rrallë kombëtar, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut. Nuk është dobësi për të qarë për burra të tillë, kur e dimë se Xhela ishte ndër ideatorët dhe themeluesit e parë të UÇK-së.
Ai i dha forcë UÇK-së, në kohërat më të vështira. Edhe atëherë kur dikush dyshonte në të, edhe atëherë kur na mungonin pushkët e mjetet, edhe atëherë kur e shpallnin të shpartalluar UÇK-në.
Vëllezër e motra, ta nderojmë deri në fund veprën e tij madhështore dhe emblematike. Xhela ynë do të mbetet i pashuar, kandil ndër breza.
Dhimbjen për këtë simbol të bashkimit dhe qëndresës, duhet ta shndërrojmë në forcë, në fuqi e në bashkim. Ashtu siç dëshironte edhe Plaku, të na shihte të bashkuar e të fortë.
Po kthehemi në retrospektivë. Xheladin Gashi, u lind në vitin 1946 në Bushat, ku e kreu shkollën fillore, për të vazhduar drejt shtigjeve të diturisë në Prishtinë dhe në Shkup ku edhe diplomoi. Edhepse punoi si drejtor shkolle dhe arsimtar, veprimtarinë ilegale e filloi qysh në vitet e shtatëdhjeta, në bashkpunim me Azem Sylën. Në vitet e nëntëdhjeta, me ndryshimin e rrethanave politike, Plaku ishte i bindur se duhej të kërkoheshin metoda të tjera për çlirimin kombëtar. Së bashku me Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Nait Hasanin, Plaku do të ishte bashknënshkrues i themelimit të UÇK-së, e gjithashtu edhe antar i Shtabit të Përgjithshëm. Edhepse në mesin e djemve të rinjë në moshë siç ishin Nait Hasani, Zahir Pajaziti, Sokol Bashota, Rexhep Selimi, Bislim Zogaj e të tjerë, ai ishte më energjiku dhe më i palodhshmi në shtrirjen, organizimin, masovizimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Plaku shoqëroi dhe luftoi krahpërkrah dëshmorëve dhe heronjëve të kombit shqiptarë, Adem e Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit, Mujë Krasniqit e shumë dëshmorëve të tjerë. Plaku ishte bashkluftëtar i Hashim Thaqit e Kadri Veselit, Musë e Sahit Jasharit, Haki Drenicës e shumë luftëtarëve të lirisë, rradha e të cilëve është e gjatë që të përmenden. Si komandant i logjistikës në Tropojë, armatosi me pushkë e me moral luftëtarët nga të gjitha anët e Kosovës, e këtë praktikë e vazhdoi edhe pas luftës, ku u vendos në krye të Miqëve të TMK-së, organizatë që i mbështet tri shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës.
Gjeneral Xheladin Gashi nuk punoi kurrë për vetveten, por vetëm për çështjen e përgjithshmë. Gjenerali nuk e priti pranverën, por ai e solli atë, punoi e luftoi për ne. Toka jonë me lehtësi pranon të tillë burra, por kombi ynë gjithmonë ka nevojë për rigjenerimin e qelizave, që e përbëjnë tërësinë tonë, këmbë e kokë. Subjektet e dalura nga UÇK-ja, TMK-ja dhe Miqtë e TMK-së, e ndajnë dhembjen krenare me ju.
I lehtë i qoftë dheu i tokës mëmë.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit
Lavdi Xheladin Gashit

(Ky fjalim është mbajtur më 22 mars 2005 në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës në Prishtinë)
Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 19-04-2005 më 06:29





Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum