Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj

 :: politika

Aller en bas

Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj Empty Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj

Message  Perparimi Sam 14 Mar - 12:03


Apeli vërteton pafajësinë e të akuzuarit për kanosje të prokurorit Besim Susuri
Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj Gjykata_Apelit-620x275
Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj Author-logo
[size=16][size=12]Raporton: Senad LOKAJ

Mars 9, 2020
[/size]
Gjakovë – Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, me anë të së cilit, i akuzuari për kanosje, Eshref Qafleshi, ishte shpallur i pafajshëm.
Ai akuzohej se e kishte kanosur prokurorin Besim Susuri, në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykata Themelore në Gjakovë, më 22 korrik 2019, pas rigjykimit e kishte shpallur sërish të pafajshëm të akuzuarin Eshrefi, me arsyetimin se në veprimet e përshkruara në aktakuzë sa i përket të akuzuarit, si dhe provave tjera të administruara, në mënyrë të sigurtë mund të vërtetohet se këto veprime nuk përbëjnë dhe nuk mund të cilësohen si kanosje.
E këtë aktgjykim të Gjykatës Themelore në Gjakovë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e 19 nëntorit 2019, derisa e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë si të pabazuar.
Sipas Apelit, me aktgjykimin shkallës së parë, të përpiluar nga gjykatësja Ilirjana Hoti, është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendja faktike dhe se me asnjë provë bindëse nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale të kanosjes.
“Në rastin konkret i akuzuari vetëm i kishte përdorur fjalët “ki me pa kush është Eshref Qafleshi”, por pa i përcjellë me ndonjë veprim apo gjest se si ka për të ndodhur ajo “e keqe”, apo çfarë do të ndërmerrte i akuzuari, kështu që edhe nuk mund të konsiderohet kanosje, pasi që i akuzuari kur i ka thënë ato fjalë është larguar, mirëpo nuk i ka thënë se “ pritem se do të shihemi” etj. Sipas vlerësimit të gjykatës së shkallës së parë fakti se i akuzuari i ka thënë ato fjalë nuk nënkupton se ai e ka kanosur të dëmtuarin se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe në kuptimin fizik”, thuhet në arsyetim të Apelit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë edhe më 2 maj 2018, e kishte liruar nga akuza të akuzuarin Qafleshi, me arsyetimin se në veprimet e të njëjtit nuk kishte elemente të veprës penale të kanosjes.
Mirëpo më pas, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 28 maj 2018, kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, për shkak të vërtetimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.
Gjykata e Apelit, me vendimin e 24 janarit 2019, e kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë së Gjakovës si të bazuar dhe e kishte anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, duke e kthyer lëndën në rigjykim dhe vendosje.
Eshref Qafleshi akuzohej se, më 8 qershor 2016, e ka kanosur seriozisht prokurorin Besim Susuri, pas mbajtjes së një shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ku ishte palë e dëmtuar.
Sipas aktakuzës, Qafleshi fillimisht kishte përdorur fjalë fyese ndaj prokurorit Susuri e më pas edhe e kishte kanosur me fjalët “ki me pa se kush është Eshref Qafleshi”, me të cilat veprime, organi i akuzës pretendonte se tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth. /BetimipërDrejtësi
[/size]
EMISIONI I FUNDIT

Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj Betimi-284x178 

Intervistë: Driton Selmanaj
7 Mars, 2020
EMISIONET E FUNDIT


  • Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj Sequence-01.00_04_37_23.Still002-100x110 

    “Lufta” për Drejtor të Prokurimit në Polici

    29 Shkurt, 2020


  • Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj Ddd-100x110 

    Spektaklet e prokurorëve me arrestime

    22 Shkurt, 2020


  • Besim Susuri akuzon Eshref Qafleshin kinse e ka kercnue negj BETIMI-P%C3%8BR-DREJT%C3%8BSI-Pritja-me-vite-p%C3%ABr-zgjedhjen-e-kontratave-t%C3%AB-pun%C3%ABs-1-7m27.4s-7m34.8s-_ESnid8By-o-2401-100x110 

    Pritja me vite për zgjidhjen e kontesteve të punës

    15 Shkurt, 2020


[size]
shiko të gjitha ⇨[/size]

[size=16]https://betimiperdrejtesi.com/apeli-verteton-pafajesine-e-te-akuzuarit-per-kanosje-te-prokurorit-besim-susuri/?fbclid=IwAR1Z6u2Dru_XkUQ73Ukl8Y4ECJ66j7a1t5WgCMRq_8uvAojDm7ZvFsodT28VEGZA DIREKTE

[/size]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum