Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhemil Zeqirit i shkr.Xhafer Leci

 :: politika

Aller en bas

Xhemil Zeqirit i shkr.Xhafer Leci Empty Xhemil Zeqirit i shkr.Xhafer Leci

Message  Perparimi Mar 30 Mai - 1:46

http://tribunashqiptare.albemigrant.com/index.php?
Disa vargje te Xhafer Lecit

Debill e quan Xhemil Zeqirin dhe se serbija u paska pas frigen shqiptareve te shkolluar?!Po si ju ka frigue kur keta jane shkollue ne beograd dhe kane qene njerez te serbise.Tjeter shkruan kundra Xhemilit:Ky Xhemili si shume ipa pjekur politikisht dhe mendje lehte,te shpife paturpshem se LDK paska qene produkt i UDB-es se bg.,ateher lind pyetja:a çenkan 65 perqinde e popullit ne sherbim te bg,dhe si ka mundesi qe kosova te pavaresohet?Kur me 1991 ,99perqind e popullit ka dale ne referendum dhe ka votue per pavaresin e kosoves?Hajde rrena une tye po te pergjigjem se tek une ne Sufreke ka votue populli,por nje pakice ka votue,dhe ai referendum ka qene pa mbikqyrjen e nderkombetareve dhe poplcet shqiptar ma kane thyere kioskun me mi nxen fletvotimet,dhe me kane malltretue e sot ata polic jane ne sherbim te popullit,dhe qata udheheqesa qe me shpalleshin tradhetar jugosllave.
E per Xhemil Zeqirin:
Ky ka te drejte te shkruan dhe mua me thote ne tel. se kurr kosova nuk ka mu pavaresue,por duhet gjeture nje opcion ndermet te keqes?

action=fullnews&showcomments=1&id=152

http://www.lajmet.com/Kulture/polemika_intervista_debate_letra-Xhemil_Zeqirit.htm


Foto Albumi
Festat
Përjetime
Kartolina
Sondazhi
Muzikë
Humor
Poezi
Kuriozitet
Aforizma
Rtvzik-chat
Media
Mjekës
Fjalorë Anglisht-Shqip
Testo dashurinë
Ditarë lufte
Shqiptarët në Danimarkë
Radio Televizioni
"Zëri i Kosovës"
Kopenhagë-DK
Redaksia:
Tel: +4535362016
Fax:+4535352017
SMS+4521487222
rtvzik@rtvzik.com
adnan@rtvzik.com
ibrahim@rtvzik.com
ixhet@rtvzik.com
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK AKTUALITET


I Shkruan: Xhemil ZEQIRI
MINISTRIT TË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PANDELI MAJKOS LETËR E HAPUR APEL PËR NDËRGJEGJËSIM

I nderuar z.ministër, Me keqardhje po ta nisi këtë letër për një
ndërgjegjësim së figurës apo identitetit tuaj udhëheqës. Siç lajmëruan mediat e kohës Komisioni për dhënjen e satuisit të veteranëve të LANÇ-re, ia njohu statusin e veteranit, komandantit dhe udhëheqësit legjendar, të pavdekshmit gjeniut, Enver Hoxha. Pavarshisht nga kjo, ti pa të drejtë e refuzove ta nënshkruash atë vendim në cilësinë e udhëheqësit të ushtrisë shqiptare. E, tani po jua shkroj pyetjen ty dhe përkrahësve tuaj nga e merrni këtë të drejtë që ta refuzoni këtë vendim, kur dihet që këtë vendim e muarën ata të cilët, Enver Hoxha u kishte prirë në Luftën Nacional Çlirimtare?! Në këtë luftë ranë 28000 dëshmorë, për idealet e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Ku ishe ju z. ministër kur u rehabilituan figura të errëta të historisë sonë si Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij, përse nuk reagove për këtë pabesi që po bëhej nderë, për mikun e madh të serbomëdhenjëve të cilët me 6000 trupa marshuan në Tiranë, në vitin e rëndë të 24-tës, duke e rrëzuar me dhunë. qeverinë e parë demokratike të Nolit të madh. Ku ishe ju që nuk reagove kur me bekimin e presidentit , A. Mojsiu, u ftua në Tiranë pikërisht, pak kohë para zgjedhjeve, reaksionari më famëkeq mohuesi i shtetit shqiptar, puthadori i mjerë i serbomëdhenjëve, I. Rugova, po për fatin e keq të shqiptarëve që prap e fitoi mandatin e postit që nuk e meriton, po padyshim këtë e arriti edhe me ndihmën tuaj dhe të qarqeve të caktuara ndërkombëtare, që s´ia duan hiç të mirën kombit tonë. Dihet nga të gjithë që me këtë rast, ky manipulator që përditë po tallet me popullin tonë, po jeton mbi fatkeqësinë e tij, këtij iu dha edhe titulli "Honoris Kauza", për meritat e tij për letërsi. Kjo, është provokim i madh për njerëzit e letrave shqipe në trojet shqiptare dhe më tej. Kur dihet që ky njeri për më tepër se një dekadë nuk po mirret fare me letërsi dhe nuk i ka dhënë asaj asnjë ndihmë shkencës shqiptare. Sikur t´i jepej ky titull për batutat e tij të hidhura, për qeshjen e tij servile, për injorancën që e karakterizion, për dehjen e tij me raki, për përçarjen që i bëri dhe po i bënë vazhdimësi faktorit shqiptar, për kompromiset e hapura ndaj Serbisë dhe Unmikistanit, për përshëndetjet e tij burrave dhe vendeve të botës por për "harresën" që e ka ndaj Shqipërisë, të gjithë di t´i përmend por jo shtetin shqiptar, të gjithë di t´i nderoj por jo UÇK-re, heroike e cila ia solli popullit tonë edhe këtë pak liri që e ka sot. Vallë që prej kohës që iu ndryshua emri "Enver Hoxha", Universitetit të Tiranës, ndofta studentët dhe profesorët e Tiranës dhe më gjerë thua se nuk e dijnë se ka Shqipëria shkencëtarë shumë më të merituar që e meritojnë këtë titull.
!Po, a nuk e meriton më shumë këtë titull, simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, pastaj simboli Unitetit kombëtar, politikologu e atdhetari i madh, Ukshin Hoti, simbolet i rinisë së pastër shqiptare, Albin Kurti, Fatmir Limaj e Nait Hasani etj. Po, për merita në fushën e letrave shqipe, kush e meriton më shumë ta merr këtë titull, nga tempulli shqiptar, se Rexhep Qosja ynë i madh?! Ku ishe z. ministër kur në Tiranë shkeli kryeçetniku, antishqiptari më i përbetuar, Vuk Drazhkoviq, kur ky satrap i politikës serbomadhe, ju tha pa dorashka: "Kosova e Metohia janë tokë serbe". Pse nuk reagove, e ta shpallësh person non-grata (të padëshirueshëm)?!!... Pasatj, ku ishe ju, z. Pando, kur çetnikut serbomadh Vojisllav Koshtunica, Unmiku ia dha dritën e gjelbër ta vizitoj Kosovën dhe e mbrojti me ushtrinë e policinë e NATO-s, duke e marrë në mbrojtje kriminelin i cili me kallashnikovë ishte në Kosovë e vriste shqiptarë gjatë luftës?! Ai, i cili u pajtua me Patriarkun Pavle se "shqiptarët s´kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë"?! Po, a s´u aprovua kjo ide skenariste, me vrasjen e pionierit 14 vjeqar, Dashnim Hajrullahu,, në luginën e Preshevës?! Kur të gjitha këto po dihen nga politikanët shqiptarë, përse edhe ju si dukur Sali Berisha, po mirreni me gjëra të kota që s´ju kanë hije, përse e denigroni figurën e Enver Hoxhës, kur dihet se Ay ua përplasi në fytyrë armiqëve tanë më të egër që nga Ballkani e deri në Rusi. Vallë, përse nuk mendoni se duke e bërë këtë ju ua bëni qejfin atyre!... Po, kush më tepër e mbrojti me vendosmëri Çështjen Shqiptare se i madhi, Enver Hoxha? Argumentat i flet vetë historia, tjetër është se disa harrojnë apo nuk duan ta pranojnë... E, sa për epitetin diktator, e dijmë të gjithë që vet sistemi ishte me sistem socialist, me të ashtuquajturën diktaturë e proletariatit, kjo dihet botërisht, kjo as nuk u zbulua nga ju, po as nuk u zbatua vetëm nga Enver Hoxha, ajo ishte sistem i asaj pjese të botës e impoinuar nga faktori ndërkombëtar. Po, diktaturën e "mbretit të ri", Berisha, pse nuk e korrigjoni dot?! Pse nuk e ndaloni edhe kur ky "palaqo politik" e katandisi kombin si mos më keq. Krime të rënda dhe plagë të pashëruara sot po e rëndojnë Shqipërinë, prandaj ato qindra e mijëra shqiptarë që po ikun nga Atmëmëdheu, prej kujt po ikun, prej diktatorit, Enver Hoxha apo prej prej politikës së qoroditur ekonomike, prej krizave të rënda shoqërore morale që i drejtoni ju!... Pse nuk e pranoni atëherë se kush e udhëhoqi LANÇ-re, kush qe Komandant i saj?! Kush e udhëhoqi Shqipërinë për gadi gjysmëshekulli?! Me gjithë gabimet dhe përparësitë?! Ndërgjegjësohuni! Ndërgjegjësohuni! Ndërgjegjësohuni! O z. ministër, se prapa vjen historia!... Kopenhagë, 12.01.2005 PS.Autori është veprimtar për lirit e të drejtat e Njeriut.Autor i Librit"Në mbrojtje(diplomatike)të çështjes shqiptar


Dernière édition par le Mer 19 Juil - 1:19, édité 4 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Xhemil Zeqirit i shkr.Xhafer Leci Empty Kundershtari i Xhemil

Message  Perparimi Mar 30 Mai - 2:44


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum