Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Muhamet Pirrake paska pajtue Hysen Terpezen me Fadil Hoxhen

 :: politika

Aller en bas

Muhamet Pirrake paska pajtue Hysen Terpezen me Fadil Hoxhen  Empty Muhamet Pirrake paska pajtue Hysen Terpezen me Fadil Hoxhen

Message  Perparimi Sam 17 Aoû - 2:54

Prof.Dr.Muhamet Pirraku, me kryeredaktorin e pashtriku.org, Sh.Berisha.

Prof.Muhamet Pirraku, duke qenë njëri ndër aktivistët e PDK-së, anëtar i Këshillt Drejtues të Partisë dhe deputet i saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në tetor 2000 - gjatë fushatës elektorale, ka inicuar idenë për takimin pajtues të katër figurave historike: Fadil Hoxhës, Hysen Tërpezës, Adem Demaçit dhe Azem Sylës. Për të mësuar detajet e kësaj nisme dhe argumentet historike,lidhur me dy figurat e Luftës së Dytë Botërore, Fadil Hoxha dhe Hysen Tërpeza, zhvilluam një bisedë me Prof.Dr.Muhamet Pirrakun.
ii
* * *

SI LINDI IDEA PËR "PAJTIMIN" E KATËR PERSONALITETEVE HISTORIKE: FADIL HOXHA-HYSEN TËRPEZA-ADEM DEMAҪI-AZEM SYLA?!
PASHTRIKU: Profesor Pirraku, gjatë takimeve tona, shpeshherë kemi folur për përpjekjet dhe motivet tuaja për t'i "pajtuar" publikisht para kamerave televizive katër personalitete që kishin bërë emër në këthesat e mëdha politike e luftarake të popullit tonë: Hysen Tërpezën, Fadil Hoxhën, Adem Demaçin dhe Azem Sylën. Nëse e kam mbajtur mirë në mend, kjo iniciativë ju ka lindur pas takimit me atdhetarin Hysen Tërpeza, dhe këtë akt pajtimi e kishit planifikuar ta realizoni në një tubim elektoral të PDK-së në Prishtinë, në tetor 2000. Prej nga buronte gjithë ky besim se mund t'i bashkoni para kamerave: H.Tërpezën, F.Hoxhën, A.Demaçin e A.Sylën?

PIRRAKU:
 Pyetje shumë e rëndësishme, që kërkon sqarim të duhur! Për këtë gjë kam dëshmi të botuara në gazetën Rilindja, Prishtinë, 9 dhjetor 2000, fq.5, dhe në librin tim "Për Kauzën e UÇK'së", Prishtinë, 2006, fq.37-42, të cilat mund t'i shpalosni për lexuesit e portalit kombëtar pashtriku.org.

Për ta shpërfaqur këtë ide, po nisem nga Hysen Tërpeza, i cili u këthye nga mërgimi më 1999, ku ishte që nga viti i përgjakshëm 1945. Shkuam për t'ia uruar këthimin në Kosovën e çliruar me Luftën Çlirimtare të UÇK-së, unë, Dr.Iljaz Metaj, Dr.Mujë Rugova e Mr.Adem Murati. Hysen Tërpeza na priti me bujarin që e stoliste qenien e Tij. Në bisedën prindërore për habinë tonë, mu drejtua: "Profesor Pirraku me librin tuaj: 'Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore', e ke nderuar gjakun e Dëshmorëve të Kombit, na ke nderuar neve që mbetëm gjallë të shpërndarë nëpër Botë, si votë e qyqesë..!! Dhe e kam një porosi për Ty, në librat e tjerë edhe më shumë ruaje Fadil Hoxhën!! Ju që më nderuat sot, për mua as "polakë", (roje të fushës) nuk do të ishim..!!! Ju, si edhe të tjerët si ju faktikisht jeni Fryte të Fadil Hoxhës me shokë…!!" Këtë amanet të Hysen Tërpezës e komentuam gjatë tërë rrugës dhe e vlerësuam si një porosi të një Urtaku që sakrifikoi familjen, jetën e pasjen për Bashkimin e Kombit! Këtu e gjeta guximin e mësimin për iniciativën time për t'i nxjerrë para kamerave televizive katër Personalitetet në fjalë, në interes të Paqes së brëndshme të Kombit Shqiptar! Për një Pajtim të tillë, më erdhi në ndihmë edhe burrëria e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve 1990-1992.

SI U REALIZUA TAKIMI I AZEM SYLËS ME FADIL HOXHËN, MË 12 TETOR 2000?!

PASHTRIKU: Dhe, a mund ta shpalosni këtë ide, si ka përfunduar?! 
[b]PIRRAKU: Po, pa asnjë prites! Dega e Katërt e PDK-së e pati caktuar mbledhjen elektorale për 16 tetor 2000, unë e kisha Fjalën kryesore në këtë manifestim, ndaj mendova se këtu mund ta realizoi projektin për të cilin kisha punuar kohë më parë. Realisht, kisha biseduar me të gjitha personalitetet e PDK-së dhe të gjithë më përgëzuan për qëllimin! Këtu e kam për nderë të veçoi vetëm mendimin e një Burri, të Abullah Prapashticës - për të cilin më kishte lidhur burrëria e Tij në Pranverën Shqiptare '81. Abullahu më përqafoi si vëllau duke më thënë: "Nëse ia arrin këtij qëllimi, ti i ke bashkuar Majet e Katër Bjeshkëve....!" Ndërkaq këtu e kam për nderë ta konstatoj faktin se në këtë projekt krah të djathtë i kisha: Dr.Iljaz Metajn e Balin (Ibrahim Gashin), antarë të Kryesisë së Degës së Katërt të PDK-së në Prishtinë. 

Së bashku me Iljazin, më 10 tetor 2000, u takuam me Azem Sylën në hotelin "Viktoria". Azemi e pëlqeu iniciativën, si një hap që do ta forconte fitorën e UÇK-së, duke i mbyllur shtigjet për mynxyrat e Vitit 1997, që ndodhën në Shqipëri me rastin "fajdeve piramidale"! 
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Azem Syla e dinte se Fadil Hoxha gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, kishte kërkuar t'i bashkohej UÇK-së në Shtabin e saj, me të cilin komandonte Azemi...!! Syla e dinte se ne mbanim kontakt me Fadilin, për interes të fitores së UÇK-së, ndaj shprehu dëshirën që t'ia bënim një Takim me Fadil Hoxhën!! 
[/b]
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Fadil Hoxha ia uroi Azem Sylës fitoren e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, dhe e admiroi projektin tonë për të nxjerrë në Tubimin Elektoral të PDK-së Hysen Tërpezën, atë, Adem Demaçin dhe Azem Sylën! Me këtë rast Fadil Hoxha, Projektin tonë e quajti: Pajtim të Historisë dhe të Kombit.
[b]PIRRAKU: "TARAVOLҪAT POLITIKË TË PDK-së, E MINUAN 'PAJTIMIN' E KATËRSHES HOXHA-TËRPEZA-DEMAҪI-SYLA!"

PASHTRIKU: Profesor, mua më kujtohet se në atë kuvend nuk erdhën Adem Demaçi e Azem Syla. Prandaj, si rrodhi projekti i "Pajtimit…" pa pjesëmarrjen e tyre?!

PIRRAKU:
 Ndodhi ajo që ka ndodhur në këthesat historike shqiptare përgjatë historisë!! Në fakt në Kryesin e Degës së Dytë të PDK-së kishim edhe Tarvolça politikë, si edhe në Kryesinë e PDK-së! Këtë fakt e dinim, ndaj unë, Iljazi dhe Bali Brah (Ibrahim Gashi - një Burrë Urtak që ishte i dëshmuar nga Rinia në përpjekjet tona për Liri) vendosëm që Projektin e bashkimi të katër Personaliteteve të mos e bënim publik deri në Kuvend! Mirëpo tavolçatë, sapo e mësuan planin vepruan makijavelisht në emër të "patriotizmit" antikomunist, për ftesën që i ishte bërë Fadil Hoxhës, duke kërkuar që atij t'i tërhiqet ftesa...!! Ftesat i kishte firmosur Bali Brah, kurse shtypin, TV-të e Radiot i kisha informuar unë! Meqë ne të tre nuk u tërhoqëm, Kryesia e PDK-së i dërgoi në Degën tonë: Ramadan Avdiun e Pleurat Sejdiun!
[/b]
Hysen Tërpeza, Fadil Hoxha dhe Azem Syla.


Pleurat Sejdiu, në emër të "patriotizmit primitiv" tha: "aty ku hynë këmba e Fadil Hoxhës, nuk shelë këmba ime...!!" Ramadani u befasua shumë nga qëndrimi i Pleuratit, kurse Bali Brah, Iljazi e unë e fituam përshtypjen se ai i kishte nxitur taravolçatë në Degën tonë ndaj, nuk e kurseva, dhe i thash: "O djali i Mikut tim shko në shtëpi se, nuk qënke për Politikë…!" Fundi rezultoi me një vendim soloman: Hysen Tërpeza, Adem Demaçi e Azem Syla të ulën në Rreshtin e Parë, kurse Fadil Hoxha në Rreshtin e Tetë!!! Adem Demaçi e Azem Syla ndërkohë kur kishin mësuar për këtë marri, nuk erdhën fare në Kuvend! Kurse Hysen Tërpeza e Fadil Hoxha erdhën në Kuvend, sepse nuk dinin për marifetet e taravolçave të PDK-së! Ardhja e Fadilit dhe Hysenit ma mundësuan ta realizoj pjesërisht Projektin tim të "Pajtimit…!"

PIRRAKU: SI I "PAJTOVA" HYSEN TËRPEZËN DHE FADIL HOXHËN NË KUVENDIN E PDK-së?!

PASHTRIKU: Po, si u realizua ky "pajtim…" i pjesërishëm?
PIRRAKU: Në referatin tim, (me pak sqarime të pas Kuvendit, që do ta zbardhni edhe ju për lexuesit e portalit kombëtar pashtriku.org), janë të ndriquara me kohë shumë gjëra. Mirëpo në këtë moment vlenë të qartësoj veprimin tim për Pajtimin e Hysen Tërpezës me Fadil Hoxhën!! Në Sallën e Kinemasë ABC, shkova 5 minuta pa filluar Kuvendi, me qëllim që të mos isha i pranishëm në poshtërsinë e projektuar nga Keqbërësit e patriotizmit vulgar!! Shkova në Rendin e Parë, dhe Hysen Tërpezës i dëshirova mirëseardhje, por nuk u ula në vendin tim të rezervuar pranë Tij. Ndërkohë shkova edhe në Rendin e Tetë, ku ishte i ulur Fadil Hoxha e Zonja Vahide, dhe iu dëshirova mirëseardhje! Ishin bërë vrerë...!! Ulja ime pranë Tyre, më duket se ju dha zemër dhe posaçërisht pasi e lexova Referatin në të cilin fitej për Projektin e Pajtimit Historik…!!  Kur e përfundova fjalimin tim dhe shkova në vend, Fadil Hoxha u ngrit dhe duke ma shtrënguar dorën më zë të plotë tha: "Të Lumtë Mendja e Pena!" Realisht, sa isha duke zënë vend e kisha menduar fazën finale të Bashkimit të Dy Personaliteteve: Tërpeza - Hoxha! Me të përfunduar Kuvendi, Fadil Hoxhës i thash: "Ejani pas meje..!!" Nxitova dhe shkova edhe te HysenTërpeza, ndërkohë që e kisha ndalur Ekipin e Televizionit të Kosovës (RTK) për ta publikuar këtë ngjarje. Me këtë rast u bëra thërrje kuvendarëve t'i dëgjojnë amanetet e të Dy Komandantëve që u prinë Dy Ushtrive Shqiptare Kundërshtare...!!! Ishte krenari t'i dëgjosh, tamam mësim kombëtar, veçanërisht për ata që e donin Pavarësinë e Kosovës me Dialog Paqësor (!!!) dhe për Ata që kapën hutat për Pavarësinë e Kosovës!!! Në këtë takim ballë për ballë (mjaft mbreslënës), këta dy burra ia lavdëruan Luftën njëri tjetrit, dhe njëkohësisht njëri-tjetrin e quajtën Burrë!!
PASHTRIKU: I nderuar Profesor, kam një pyetje "intime", që ka të bëjë me Fadil Hoxhën. Gjatë bisedave tona të karakterit historik, më keni thënë se, më 4 gusht 1981 UDB-a ju ka hyrë në shtëpi, ju ka bastisur dhe në fund ju ka arrestuar me një "busullë", të firmosur prej Fadil Hoxhës! Më lartë ju folët me respekt të veçantë për Fadilin, që rrall kush do ta bënte këtë gjë. Kush ka ndikur që ju të jeni kaq zemërgjerë?!

PIRRAKU:
 Sheradin i nderuar, qartë ndikoi e Vërteta dhe vetëm e Vërteta Shkencore! Ju dini shumë për rolin tim në Lëvizjen e Pajtimit Kombëtar 1990 -1992, ku u falën Gjaqet, për ta bashkuar Kombin, për ta fituar luftën për Liri! Ndaj pse unë në "liri" të mos veproja për Paqen ndërshqiptare, në një kohë kur Partitë Politike duke luftuar për pushtet, po punonin për të shkatërruar atë që ishte arritur me shumë mund, gjakë e Sakrifica!

PIRRAKU: SI U BETOVA NË KUVENDIN E PRISHTINËS! 
[b]PASHTRIKU: Profesor Pirraku, këtë projekt siç e cilësoni "për Paqën Ndërshqiptare" e ndërmorët pikërisht në vigjilje të Zgjedhjeve të Para që po mbaheshin në Kosovë. Në këto zgjedhje ju u zgjodhët këshilltar komunal i Prishtinës? 

PIRRAKU: 
Jo edhe Po...!! Realisht në teren e në TV e barta një barrë të madhe të Propagandës, por fundi rezultoi me 54 kokrra, kurse Dr. Ilaz Metaj, një militant i PDK-së rezultoi me 53 kokrra!! Pse thash: Jo edhe Po...? Në Zgjedhjet për Pushtetin Qendror nuk isha kandidat. Pasi këshilltari komunal Fatmir Limaj, u bë deputet i Kuvendit të Kosovës, Nëna Parti (PDK) më çoi këshilltar komunal në vend të tij...!! Me këtë rast ndoshta është për t'u veçuar Betimi im suigeneris, që bëra në seancën e parë të kuvendit të Prishtinës. Kur më thirri Kryetari i Kuvendit (ishte i LDK-së) të dilja në foltore për ta dhënë Betimin, në Kryesi ishte edhe përfaqësuesi i UNMIK'ut Ivo Shans. Kryetari mu drejtua me fjalët: "Unë do ta lexoj tekstin e Betimit, e ti do ta përserisësh atë pas meje"! Meqë nuk doja të Betohesha sipas tekstit zyrtar i thash: "unë jam aq pismen sa ta mbaj mend atë që do ta lexoni". Kryetari e lexoi tekstin e betimit, e unë vazhdova tekstualisht kështu: "Nëse qytetarët e Prishtinës mi kanë dhënë 54 vota nuk e meritojnë të punoj për Ta, e nëse Partia mi ka dhënë 54 vota nuk meriton të punoj për këtë Parti!" Ivo Shans e kishte përkëthyesin te "Veshi!" Pa u larguar nga foltorja një shakaxhi, i vëllai i Shemsi Veselit (të cilin e gjeta shef të demokratëve), kurse i vëllai i tij ishte këshilltar i LDK'së, tha: "përze hallashtisu me këtë Sallë më nuk ke për ta parë!!" Unë, ia ktheva shakën dhëmbë për dhëmbi: "jam i vetëdijshëm për këtë, e me Vetëdije nuk e ndoqa Kryetarin!!" Ivo Shans, pas Seancës më priste te dera e Sallës, dhe mi tha këto fjalë: "Zotri Profesor! Kam një përvoj të gjatë në këso misionesh, por, kurrë nuk më ka ndodhur të dëgjoj një betim të këtillë, ju faleminderit!!"
[/b]


Kesaj meseles se Pirkut Muhamet Pirakut po del se keta po e genjejn popullin se nuk kan qen atdhetar,pos paskan bashkpunue si me shtype popullin,zoti ju vraft 

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum