Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Muhamet Piraku,;Fadil Hoxha i ka kerkue Azem Syles me u kyq

 :: sport

Aller en bas

Muhamet Piraku,;Fadil Hoxha i ka kerkue Azem Syles me u kyq  Empty Muhamet Piraku,;Fadil Hoxha i ka kerkue Azem Syles me u kyq

Message  Perparimi Sam 17 Aoû - 2:39

Azem Syla e dinte se Fadil Hoxha gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, kishte kërkuar t'i bashkohej UÇK-së në Shtabin e saj, me të cilin komandonte Azemi...!! Syla e dinte se ne mbanim kontakt me Fadilin, për interes të fitores së UÇK-së, ndaj shprehu dëshirën që t'ia bënim një Takim me Fadil Hoxhën!! 
Më 11 tetor 2000, së bashku me Iljazin shkuam në shtëpinë e Fadil Hoxhës. Na priti së bashku me gruan, Zonjën Vahide Kabashi- Hoxha, me të cilën disa vite kisha punuar në "Entin e Historisë së Kosovës", dhe kishim respekt të ndërsjellë. Na pritën me bujari si bashkëmendimtarë. Fadil Hoxhës ia shpalosëm Projektin tonë dhe dëshirën e Azem Sylës për tu takuar! Hoxha, pa asnjë hezitim e pranoi ftesën tonë për të marrë pjesë në Tubimin Elektoral të PDK-së, kurse për dëshirën e Azem Sylës tha: "Azemit i uroj shëndet, me dëshirë që ta realizon Pavarësin e Kosovës, si hap për realizimin e Vetëvendosjes, që e Projektuam në BUJAN (Janar 1944)!! Që nesër ju presë në këtë Tavolinë" - na tha Fadili!

Këtu ia vlen të shtoj: Fadil Hoxha me një mllef të pa përshkruar na foli për një tentim të Tij për ta takuar Ibrahim Rugovën!! dhe këtë bisedë e kam zbardhur në një pasqyrim tjetër!

Sapo dolëm nga shtëpia e Fadil Hoxhës, e thirrëm Azem Sylën me telefon! "Nesër në orën 12 na pret Fadil Hoxha!!" Më 12 tetor 2000, shkuam në shtëpinë e Fadil Hoxhës. Ishte një takim shumë i njerëzishëm midis dy komandantëve të dy ushtrive fitimtare me pranim ndërkombëtar. Të pranishëm në këtë takim ishin: Vahide Hoxha, Dr. Iljaz Metaj dhe unë.
Fadil Hoxha ia uroi Azem Sylës fitoren e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, dhe e admiroi projektin tonë për të nxjerrë në Tubimin Elektoral të PDK-së Hysen Tërpezën, atë, Adem Demaçin dhe Azem Sylën! Me këtë rast Fadil Hoxha, Projektin tonë e quajti: Pajtim të Historisë dhe të Kombit.
http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1551

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum