Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue

 :: politika

Aller en bas

Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue Empty Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue

Message  Perparimi Jeu 15 Aoû - 12:16

Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue Auto_nese_do_te_kishte_Cmim_Nobel_per_sakrifice_per_liri_ai_do_tYi_takonte_Adem_Jasharit_dhe_familjes_se_tij1565796598-800x445
Lajme 

[size=32]Zbulohet lista sekrete për likuidim të zyrtarëve të LDK-së: Rugova e Agani në krye të listës, ja cili nga krerët e Shtabit të UÇK-së e kishte nënshkruar


 August 14, 2019  admin  0 Comments
Përkundër që kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovës, edhe me tej publikohen të pathëna rreth kësaj lufte.
Deklarata e ish-bashkëluftëtarit të heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj, se dikur ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, kishte nënshkruar lista për likuidim të personave, në mesin e emrave ishte edhe emri i presidentit Rugova si dhe i kolonel Ahmet Krasniqit, lidhur me këtë gazeta “Bota sot”, ka siguruar vetëm një pjesë të asaj liste që mendohet se ishte bërë gjatës kohës së luftës në Kosovë.

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ishte përmendur si autor dhe përgjegjës për listat e ekzekutimeve që ishin hartuar për tu bërë, ku në krye të kësaj liste figuronte emri i ish-presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova e shumë aktivistë të tjerë të LDK-së dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Sabri Hamiti, Sali Berisha, Genc Polo etj.
Ishte publicisti Xhevat Rexhaj, që kohë më parë kishte shkruar në lidhje me këto lista të likuidimeve.
“Ja një kopje e listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar. Në vitet 1999 kjo listë ishte shpërndarë edhe në qarqe të caktuara në Zvicër nëpër grupet e LPK së që thirreshin në UCK, nënshkrimi ishte nga Kolonel Bislim Zyrapi në listat likuiduese!!! Andaj ai Q. Kelmendi nuk po rren por po kallxon drejte se ishin hartues të listave, disa u likuiduan e disa shpëtuan…..”, shkruan Rexhaj në llogarinë e tij në facebook.

ImageFOTO GALERI
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme një reagim i ashpër lidhur me këto lista kishte ardhur edhe nga ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit, Bajram Mehmeti.
Mehmeti ka deklaruar se Zyrapi, këshilltar aktual për siguri kombëtare i presidentit të Republikës së Kosovës, dikur ka qenë spiun i shërbimit informativ ushtarak jugosllav dhe se ka punuar me besnikëri dhe këmbëngulësi për atë shërbim.

Për informacion ish-shefi i kabinetit të kolonelit Krasniqit, ka kujtuar edhe procesin e oficerëve shqiptarë në Sarajevë.
“Duke lexuar komente të ndryshme në facebook, hasa edhe në këtë komentin tuaj. Për shkak të vërtetës historike dhe informimit të drejtë, ndërgjegjja më thotë të ju informoj, zotëri i nderuar Agim Zeneli, se Bislim Zyrapi (Këshilltari aktual për Siguri kombëtare i Kryetarit të Republikës së Kosovës) ka qenë spiun i Shërbimit informativ ushtarak jugosllav dhe ka punuar me besnikëri dhe këmbëngulësi për atë Shërbim. Sa për kujtesë po e përmendi procesin e oficerëve shqiptarë në Sarajevë. Nuk e di sa a do të pëlqen ku informacion por kështu ka qenë. Këtë që e thotë Saimi, është një e vërtetë e madhe. Fatkeqësisht!”, ka deklaruar ai.


Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue Auto_10153956_922349554462125_1322575323208073522_n1565796533-225x300

Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue Auto_10511221_922349551128792_745499086121036218_n1565796532-225x300
Bislim Zyrapi ka nenshkrue listen kan me likvidue Auto_11046655_922349547795459_5341188941835394369_n1565796536-225x300
https://firstchoienews.com/zbulohet-lista-sekrete-per-likuidim-te-zyrtareve-te-ldk-se-rugova-e-agani-ne-krye-te-listes-ja-cili-nga-kreret-e-shtabit-te-uck-se-e-kishte-nenshkruar/?fbclid=IwAR1ChHWDJWhCGfXm37N_zcWE9cdfGA101Vy51wcusC2NTRo6XejyIfeqP7g[/size]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum