Agim çeku e Bislim Zyrapi kanë dhënë deklarata kontradiktore
:: sport
Page 1 sur 1

Çeku e Zyrapi, nuk bien dakort për Limajn
27.08.2011, ora 10:14
Agim Çeku
Agim çeku e Bislim Zyrapi kanë dhënë deklarata kontradiktore ndaj Limajt.
Dy ish-shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zyrapi e Çeku, kanë dhënë deklarata kontradiktore para prokurorëve ndërkombëtarë në lidhje me përfshirjen e Fatmir Limajt në operacionin “Shigjeta”, i cili ishte përgatitur në Shqipëri gjatë pranverës së vitit 2009.
Ministri aktual i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku, i ka thënë prokurorit publik ndërkombëtar, Olivier Beauvallet, se gjatë një mbledhjeje të Shtabit komandues ishte vendosur që Limaj bashkë me disa eprorë të tjerë të shkonin në Shqipëri për të përgatitur operacionin ushtarak “Shigjeta”.
Ndërkohë ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka mohuar para prokurorit Maurizio Salustro, se emri i Limajt nuk është përmendur për t`u dërguar në një operacion të tillë.
Në fakt, gjatë marrjes në pyetje ata nuk i janë referuar së njëjtës mbledhje. Ndërsa Çeku ka folur për mbledhjen e Jezercit, Zyrapi për një mbledhje të mbajtur në Mollopolc e cila është organizuar disa ditë para asaj të Jezercit.
Por edhe për mbledhjen e Jezercit ata nuk kanë dhënë dëshmi të njëjta. Çeku ka konfirmuar se në atë mbledhje ka marrë pjesë Limaj, ndërsa Zyrapi ka thënë të kundërtën. /albeu.com/

Sujets similaires
» Bislim Zyrapi deshmitar i rrejshem
» BISLIM ZYRAPI DHE SABAHUDIN CENA
» Deklarata e Bahtir Hamzes
» Agim Çeku ia kishte marrë paratë.
» çka deshmone Agim Mehmeti per Bislim Zyrapin
» BISLIM ZYRAPI DHE SABAHUDIN CENA
» Deklarata e Bahtir Hamzes
» Agim Çeku ia kishte marrë paratë.
» çka deshmone Agim Mehmeti per Bislim Zyrapin
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum