Ramush Haradinaj akuzat nga Haga
:: politika
Page 1 sur 1
Ramush Haradinaj akuzat nga Haga
Ramush HARADINAJ shkoi në shtab për të marrë trajtim mjekësor dhe për t'u shëruar prej plagëve që iu shkaktuan më 24 mars 1998 kur ndodhi ndeshja me armë me forcat serbe në oborrin e familjes së tij në Gllogjan, Deçan. Që prej gjysmës së dytë të majit 1998, në këtë shtab në Jabllanicë u ngrit një qendër e improvizuar burgimi. Nga kjo kohë deri në gusht 1998 atje u mbajtën, rrahën dhe torturuan të paktën 12 persona të identifikuar dhe katër të paidentifikuar, të gjithë mospjesëmarrës në luftime. Për njërin dihet që ka vdekur si pasojë e rrahjeve në qendrën e burgimit të UÇK-së në Jabllanicë. Të tjerët janë ende të zhdukur.
38. Gjatë fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit 1998, forcat serbe nisën një kundërofensivë dhe rimorën përkohësisht rajonin rreth Gllogjanit. Një ekip serb i mjekësisë ligjore për vendin e krimit kreu një hetim afër kanalit që çon në Liqenin e Radoniqit, në fermën Ekonomia në Irzniq dhe në rrugën që çon ne fshatin Dashinoc.
39. Më 12 shtator 1998 ose rreth kësaj date, ekipi gjeti së paku 30 kufoma ose mbetje të pjesshme të kufomave në rajonin e kanalit të Liqenit të Radoniqit, gjashtë kufoma në fermën Ekonomia dhe të paktën tri kufoma në rrugën që çon ne Dashinoc. Kufomat dhe mbetjet u ekzaminuan nga mjekësia ligjore në një morg provizor në Gjakovë. Disa prej këtyre mbetjeve të kufomave janë identifikuar si civilë serbë, romë dhe shqiptarë të cilët u zhdukën midis prillit dhe pjesës së parë të shtatorit 1998 në rajonin e Dukagjinit. Ekzaminimi mjeko-ligjor i mbetjeve zbulon se në anën e liqenit u hodhën të paktën 39 kufoma.
Këtu përfshihen: Vukosava Markoviq dhe Darinka Kovaç (Pikat 7 dhe ; Millovan Vllahoviq (Pikat 9 dhe 10); Millosh Radunoviq dhe Sllobodan Radosheviq (Pikat 11 dhe 12); Hajrullah Gashi dhe Isuf Hoxha (Pikat 15 dhe 16); Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj (Pikat 17 dhe 18); dhe Ilia Antiq Axhi Seferaj dhe Vellizar Stoshiq (Pikat 21 dhe 22). Pesë prej mbetjeve që u gjetën u identifikuan prej organizatave ndërkombëtare me prova gjenetike. Këtu përfshihen: Milka Vllahoviq (Pikat 9 dhe 10); nëna e Dëshmitarit SST7/04 (Pikat 13 dhe 14); Safet Kuqi dhe Zdravko Radunoviq (Pikat 21 dhe 22) dhe Pal Krasniqi (Pikat 31 – 33
ndër ta edhe dy fëmijë. Të gjitha këto mbetje tregojnë shenja të vdekjes prej dhunës.
3. Familja Jollaj ishin romë/egjiptianë që jetonin në Gllogjan, ku shumica e banorëve ishin shqiptarë. Prej marsit deri në maj 1998, anëtarët e kësaj familjeje u ngacmuan dhe u kërcënuan rregullisht prej Ramush HARADINAJT dhe vëllezërve të tij Daut Haradinaj, Frashër Haradinaj dhe Shkëlzen Haradinaj, të cilet jetonin të gjithë shumë afër. Ramush HARADINAJ dhe vëllezërit e tij shpeshherë u futën në shtëpinë e familjes Jollaj, duke i akuzuar për bashkëpunim me serbët, dhe duke shtënë me automatikë në oborrin e tyre, kinse në kërkim të armëve. Në shumë raste, ata u thanë të largoheshin prej Gllogjanit dhe të shpërnguleshin prej Kosovës në Serbi, sepse ata e donin Kosovën vetëm për shqiptarët.
44. Në një rast, Ramush HARADINAJ dhe një numër ushtarësh vendës të UÇK-së që vepronin nën komanden e drejtpërdrejtë të tij, sulmuan Binak Jollajn, gjyshi i familjes, e rrahën me pushkët e tyre dhe i morën gjësende. Në një rast të mëvonshëm, Ramush HARADINAJ erdhi natën në shtëpinë e Jollajve me një grup ushtarësh të UÇK-së. Ata i shkatërruan orenditë e tyre, thyen dritaret e shtëpisë dhe e urdhëruan familjen të dilte nga shtëpia dhe të largohej nga fshati. Si pasojë, familja Jollaj u shpërngul në Piskotë afër Gjakovës, ku ushtarë të tjerë të UÇK-së vazhduan t'i ngacmonin dhe t'u merrnin gjësende.
Në këtë mënyrë Ramush HARADINAJ kreu:
Pika 1: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ngacmim, veprime çnjerëzore, shkatërrim i pronës), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;
Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Veprime Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5 (i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;
Pika 2: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, i njohur në Nenin e Përbashkët 3(1) (a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.
49. Si pasojë e rrahjeve, Dragosllav Stojanoviqit iu desh të qëndronte 28 ditë në spital; Mijat Stojanoviqit dhe Vesellin Stijoviqit iu nevojitën qëndrime në spital prej gjashtë ose shtatë ditësh.
Pika 4: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, i njohur në Nenin e Përbashkët 3(1) (a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.
dhe marrë në pyetje Stanisha Radoseviqin dhe Novak Stijoviqin, e urdhëruan Stanisha Radoseviqin të kthehej në shtëpinë e tij në Deçan dhe të sillte pushkën e tij të gjuetisë. Që të hynte lirisht në territorin e UÇK-së, ata i dhanë një simbol të UÇK-së për t'a treguar, nëqoftëse ushtarë të tjerë të UÇK-së e ndalnin në rrugë. Nëna e tij Rosa Radoseviqi dhe Novak Stijoviqi u mbajtën në Gllogjan para se të liroheshin më vonë atë ditë.
në gusht 1998, Idriz BALAJ bashkë me ushtarët e njësisë "Shqiponjat e Zeza" sulmuan shtëpinë e nënës së Dëshmitarit SST7/04, duke shtënë në ajër me armët e tyre. Ata thyen derën, hynë në shtëpi dhe rrëmbyen një të afërm tjetër të Dëshmitarit SST7/04. Ai i afërm u vra dhe kufoma u gjet të nesërmen afër Zhabelit të komunës së Gjakovës, ku vendosej here pas here një njësi e "Shqiponjave të Zeza".
Më 20 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Hajrullah Gashi, i lindur në shkurt 1951, dhe Isuf Hoxha, i lindur në 1938, të dy shqiptarë të Kosovës, u nisën me autobus prej Gjakovës për në Prishtinë. I akuzuari Ramush HARADINAJ dhe një ushtar tjetër i UÇK-së, të dy të veshur në uniforma të zeza, e ndalën autobusin te hyrja e Duhlës në komunën e Suharekës, në rrugën drejt Malishevës. Të dy hipën në autobus. Ramush HARADINAJ tha, "Unë jam Ramush Haradinaj dhe po kërkoj Isuf Hoxhën dhe Hajrullah Gashin". Ramush HARADINAJ dhe ushtari i UÇK-së morën Hajrullah Gashin dhe Isuf Hoxhën prej autobusit dhe i çuan me makinë në drejtim të Gllogjanit.
61. Të dy personat u vranë. Policia serbe i gjeti kufomat e Hajrullah Gashit dhe Isuf Hoxhës më 12 shtator 1998 afër Liqenit të Radoniqit
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
62. Ilira Frrokaj, e lindur më 25 maj 1957 dhe burri i saj Tush Frrokaj, i lindur më 29 gusht 1961, të dy shqiptarë katolikë, jetonin në fshatin Plançar të komunës së Gjakovës. Në gusht 1998, ata u zhdukën ndërsa po udhëtonin bashkë me makinë prej shtëpisë së tyre në Plançar për në fshatin Nepalë. Të afërmit i kërkuan te UÇK-ja dhe shkuan në shtëpinë e Ardian Kurtit, komandant lokal i UÇK-së, në fshatin Gramaçel, në rrugën në të cilën kishin kaluar çifti i zhdukur. Në kohën që ishin atje, në shtëpi erdhi i akuzuari Idriz BALAJ dhe u dëgjua kur paralajmëroi Ardian Kurtin: 'Mos ndërhy në punët e të tjerëve nëqoftëse do të mbetesh gjallë. Përndryshe mund të përfundosh si të tjerët' . Të afërmit shkuan në shtabin e UÇK-së në Gllogjan, ku u takuan me Shkëlzen Haradinajn, vëllai i Ramush HARADINAJT . Ata i dhanë fotografi të çiftit të zhdukur dhe iu tha se Idriz BALAJ do të vinte në shtab. Idriz BALAJ nuk u paraqit në shtab, dhe kur në dy raste u takua me të afërmit e Ilira dhe Tush Frrokajt ai refuzoi të bisedonte për zhdukjen e tyre.
63. Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj u vranë që të dy. Kufomat e tyre u gjetën poshtë një ujëvare të kanalit të Liqenit të Radoniqit bashkë me automjetin e tyre, në të cilin ishin disa vrima plumbash. Kufoma e Ilira Frrokajt kishte një fishek në këmbë, thyerje të shumta eshtërore, duke përfshirë thyerje të kafkës, dhe shenja të djegjes së trupit. Kufoma e Tush Frrokajt e kishte kafkën e thyer
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
64. Në gusht 1998, në Shtabin e Njësisë 'Shqiponjat e Zeza' në Irzniq, Idriz BALAJ mbajti të burgosur Zenun Gashin, ish-polic, Misin Berishën dhe djalin e tij, Sali Berishën, të gjithë të kombësisë rome. u lidhën prapa automjetit të Idriz BALAJT dhe u tërhoqën zvarrë në drejtim të Liqenit të Radoniqit. Ata nuk janë parë më të gjallë.
66. Kufoma e Axhi Seferajt, rom, i lindur më 11 korrik 1940, i cili jetonte në Plançar të komunës së Pejës, u gjet prej ekipit serb të mjekësisë ligjore më 12 shtator 1998 afër murit të betontë të kanalit të Radoniqit.
68. Safet Kuqi, i lindur më 2 janar 1951, nëpunë shqiptar banke, u zhduk më 6 shtator 1998 pasi kishte dalë nga shtëpia e tij në Gjakovë për të shkuar në Zhdrellë,
71. Më 19 maj 1998 ose rreth kësaj date, Ivan Zariqi, serb së bashku me dy shqiptarë, Agron Berisha dhe Burim Bejta, u nisën prej fshatit të tyre Dollc në komunën e Klinës dhe shkuan në mullirin e blojës në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës. Në mullirin e blojës ata u arrestuan prej ushtarëve të UÇK-së, të cilët i çuan në një shtëpi të braktisur dhe i rrahën. Pas rrahjes ata i futën me forcë në një automjet dhe i çuan në Shtabin e Jabllanicës.
72. Më 19 maj 1998 ose rreth kesaj date dhe në ditët e mëpasme, Ivan Zariqi, Agron Berisha dhe Burim Bejta u mbajtën në qendrën e burgimit në Jabllanicë. Në praninë e Ramush HARADINAJT dhe ndërkohë që ai shikonte, Idriz BALAJ ia preu veshi me thikë Ivan Zariqit, ndërkohë që shikonte të dy burgosurit e tjerë në sy të cilëve u tha, 'shikoni ç'do t'ju bëjmë' .ma nuk jan pare.
74. Më 25 maj 1998 ose rreth kësaj date, dy romë, Ukë Rexhepaj dhe dhëndri i tij Nesret Alijaj, u ndaluan në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës nga ushtarët e UÇK-së dhe u akuzuan si bashkëpunëtorë .
Një shqiptar katolik mashkull, Dëshmitari SST7/06, u ndal nga ushtarët e UÇK-së në një postbllok në rrugën midis Klinës dhe Gjakovës.ai u rrah rëndë nga Nazmi Brahimaj, vëllai i të akuzuarit Lahi BRAHIMAJ .
80. Më 10 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Pal Krasniqi, shqiptar katolik, shkoi në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë për t'iu bashkuar UÇK-së. Ai qëndroi disa ditë në Shtabin e Jabllanicës, derisa një komandant i UÇK-së, Alush Agushi, i njohur si ' Mali ', e akuzoi si spiun i serbëve dhe e arrestoi. Pastaj Pal Krasniqi u rrah, derisa u detyrua të jepte një pranim te rremë,dhe Naser Brahimajt, i njohur si 'Rusi'malltretonin civilet.
Antaret e skender kuqit kerkuan nga Ramushi ta lirojne Skenderin,dhe .Skënder Kuqi po mbahej në burg. Ramush HARADINAJ urdhëroi lirimin e tij, por Nazmi Brahimaj e informoi se ai nuk mund të lirohej menjëherë për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga rrahjet pasi ishte kapur në përpjekje për t'u arratisur.
85. Më 16 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Skënder Kuqi, i pavetëdijshëm, u transferua për t'u mjekuar në një objekt për trajtim mjekësor të UÇK-së në Irzniq. Ai vdiq pas pak dhe u varros nga ushtarët e UÇK-së në Jabllanicë. Anëtarët e familjes së Skënder Kuqit mësuan për vdekjen e tij dhe kontaktuan Ramush HARADINAJN , i cili urdhëroi që kufoma e Skënder Kuqit të zhvarrosej dhe t'i kthehej familjes për varrim fetar. Pastaj u krye ceremonia e varrimit me nderimet e UÇK-së dhe kufoma e Skënder Kuqit u rivarros në fshatin Dubovik në komunën e Pejës.
88. Më 23 maj 1998 ose rreth kësaj date, Naser Lika nga Grabanica dhe Fadil Fazlija, u rrëmbyen në fshatin Zhabel prej ushtarëve të UÇK-së, të dyshuar si tradhtarë për shkak se thuhej që përkrahnin një parti politike (LDK) rivale të UÇK-së.
Naser Lika dhe Fadil Fazlija u liruan falë ndërhyrjes së një anëtari të familjes, i cili kërcënoi se do të hakmerrej ndaj familjes Brahimaj po të mos liroheshin.Ramush HARADINAJ urdhëroi 'Bandashin' ta ndërpriste rrahjen për një kohë të shkurtër dhe pastaj e urdhëroi të rifillonte rrahjen. Pastaj Idriz BALAJ ngjeshi një armë zjarri në kokën e Naser Likës dhe i tha në praninë e Ramush HARADINAJT, i cili dëgjonte. "Unë nuk rrah kurrë njerëz. Jam këtu për t'i vrarë." Më tej Ramush HARADINAJ e urdhëroi "Bandashin" të vazhdonte rrahjen. Naser Lika u godit fort dhe ra përtokë. Në këtë moment, Ramush HARADINAJ e zuri për flokësh, e ktheu fytyrën e Naser Likës drejt vetes dhe i pështyu në fytyrë. Më pas Naser Lika u burgos për tri ditë në bodrumin e mbushur me ujë të ndërtesës së dytë të oborrit. Gjatë kësaj kohe ai u rrah përsëri rëndë. Më tej, Naser Lika u soll në shtab dhe u detyrua të punonte në kuzhinë. Pas rreth tri javësh, ai arriti të arratisej.
Sot më datën 4 mars 2005
Në Hagë
Holandë
Neqoftese kan vrare shpiuna hallal Ramushit,a nese per shpifje te qefeve zoti e vraft,Lufto me te armatosun jo me civil
http://www.icty.org/x/cases/haradinaj/ind/sq/050304.htm

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum