Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ramush Haradinaj puntor ndertimtarie

 :: sport

Aller en bas

Ramush Haradinaj puntor ndertimtarie Empty Ramush Haradinaj puntor ndertimtarie

Message  Perparimi Mar 12 Déc - 13:20

Ramush Haradinaj 1968-2017 FOTO&VIDEO
 GALLERYFOTOGRAFIKOSOVËTOP LAJME
Në Sht 10, 2017
Ramush Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit. Është një politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës.
Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.
Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos. Pas disa muajve në paraburgim ai u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij.
Është i martuar me prezantuesen e lajmeve, Anita Haradinaj, me të cilën ka një djalë dhe një vajzë. Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Haradinaj emigroi në Zvicër, ku kaloi 8 vite duke punuar si punëtor ndërtimi dhe roje të sigurisë . Në Zvicër, ai u bashkua me separatiste Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, nga e cila ka origjinën UÇK-së. Ka shtëpinë, në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ramush Haradinaj arriti përsëri të bëhet Kryeministër i Republikës së Kosovës me 09.09.2017Ramush Haradinaj puntor ndertimtarie

http://fronti.info/ramush-haradinaj-1968-2017-fotovideo/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum