Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ja rrena e Bejtullah Tahirit per demostratat e 81

 :: politika

Aller en bas

Ja rrena e Bejtullah Tahirit per demostratat e 81 Empty Ja rrena e Bejtullah Tahirit per demostratat e 81

Message  Perparimi Dim 17 Mar - 16:59

Grupi i studentëve që i kishin filluar protestat e studentëve, nuk doli rastësisht në ballë të protestave,  por dikush kishte punuar me ta. Edhe tavolina e parë që u përmbys nga Abdullah Tahiri, nuk u bë rastësisht dhe nuk u bë pse ai kishte dëshirë të përmbyste tavolina. Përmbysja e asaj tavoline donte të thoshte përmbysje e sistemit jugosllav. Kjo kishte këtë domethënie, sepse Abdullahu atë ditë nuk kishte shkuar në mensën e studentëve për të ngrënë, por për të ndryshuar çka mund të ndryshohej. Këtë e thotë edhe Riza Demaj, se per artikulimin  e kerkesave të studentëve nga ato ekonomike në politike, njëri prej nismëtarve ishte edhe Abdullah Tahiri. Pra protestat e studentëve të 11 marsit 1981 dhe ato të 26 marsit 1981, i organizuan këta studentë që tani për popullin tonë më nuk janë emra të panjohur sepse ata tani dikush prej tyre si Abdullah Tahiri është dëshmor i kombit, ndërsa të tjerët pasi kaluan nëpër burgjet jugosllave, janë të pozicionuar në instanca të larta politike e shtetërore. Ndërsa demonstratën e 1 prillit 1981, kryesisht e ka udhëhequr Komiteti Drejtues i OMLK-së  e hero i asaj dite ka qenë ilegali më i kërkuar i asaj kohe, që nga 12 prilli 1978, Hydajet Hyseni. Nuk duhet askush të harrojë se Hydajet Hyseni ka qenë i vetmi djal i bacës Ramiz. Ai ka lënë bacën Ramiz në pleqëri të thyer e fëmijët e vet të vegjël, në mëshirën e zotit. Ai ju kishte përkushtuar çështjes së Kosovës dhe kur më 1 prill 1981, hipi në bli pranë Komitetit Krahinor, për shumëkend ishte befasi e madhe.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Në të vërtet, Abdullahu ia kishte derdhur për fytyre pjatën me gjellë një kuzhiniereje serbe, që kishte shërbyer në mensën e studentëve, me ç’rast ishte krijuar një tollovi në mensë, mirëpo kishte mbaruar me kaq. “Do të provojmë të organizohemi më mirë dhe ta bëjmë rrëmujë, e le të del ku të del, se më keq s’ka çka bëhet.
 
[size=19]Ja rrena e Bejtullah Tahirit per demostratat e 81 Demostrata_1981[/size]
 
Ia ndien krismën këto ditë”, i kishte thënë vëllait të tij pak pa u nisur për në Prishtinë. Me të arritur në Prishtinë, Abdullahu mëson se kuzhinjerja serbe e kishte denoncuar atë në polici, dhe se tanimë ishte i kërkuar nga sigurimi shtetëror. Me këtë rast, ai largohet nga konvikti numër 3, dhe shkon në mense duke e kërrcënuar kuzhinjeren se “në rast se dëshmon që unë bëra rrëmujë në mensë, do të kesh probleme me mua, se herëdo kurdo do të dal nga burgu”. Pas disa dite Abdullahu arrestohet nga disa inspektorë policie, dhe dërgohet në mensë. Në pyetjen e inspektorëve te policisë nëse është ky studenti që i ka derdhur pjatën për fytyre, kuzhinjerja u përgjigj: “dusha mi vala nisam sigurna, mislim da nije bio taj nego neki drugi” (shpirti më vlen, nuk jam e sigurt, mendoj se nuk ka qenë ky, por një tjetër).
studenti Abdullah Tahiri nga Malisheva e Gjilanit, tani dëshmor i kombit, njeriu i cili me përmbysjen
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
 e tabakut të ushqimit në mensën e studentëve, inskenoi fillimin e këtyre demonstratave.

Kjo ndikoi që Abdullahu të lirohet dhe të vazhdojë përgatitjen për skenarin e ri që do të bëhej pas disa ditësh. Kështu ndodhi që më 11 mars, Abdullahu me shokët e tij e nisën demonstratën e “Pranverës së Madhe” të vitit 1981, duke përmbysur gjithçka në mensë. Në filmin dokumentar kushtuar dëshmorit Abdullah Tahiri, për ngjarjen e 11 marsit flet studenti i atëhershëm, dr.Ukshin Ismajli: “..në mbrëmje
                                                                  xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
 në darkë, me një orkestrim të mrekullueshëm sa që.. vetëm njerëzit e mëdhenjë dinë të orkestrojnë ato gjëra. Dhe, me të marrë tabakun Abdullah Tahiri, faktikisht merrë dy tabakë në dorë dhe i përplas, e aty është fillimi i demonstratavet 81-shit, përplasja e pjatave në mensën e studentëve..”. Se Abdullahu ishte nismëtar i 11 marsit ’81, dëshmohet edhe në faqen 338 të librit “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981”(TOENA, Tiranë, 2008), të shkruar nga Mehmet Hajrizi, ku thuhet se: 
                                                                                                                xxxxxxxxxxxxxxxxx
”Abdullahu është njëri prej organizatorëve të demonstratave të vitit 1981. Mbrëmja e 11 marsit atë e gjeti në mensën e studentëve, ashtu siç e kishte planifikuar. Ai me përmbysjen e tavolinës filloi shprehjen e pakënaqësisë dhe revoltës të studentëve. Abdullahu është njëri prej të parëve që kërkoi nga studentët që kërkesave ekonomike t’u bashkëngjisin edhe ato politike”. Ndërkaq, Noel Malkolm, në veprën e tij “Histori e shkurt e Kosovës”( New York Review of Books, 16 korrik 1998), përmend 
                                                                        xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
rastin e 11 marsit 1981 “..kur në mensën e studentëve një djalosh u rrebelua dhe hudhi tabakun me ushqim për dysheme dhe kjo u bë pretekst për fillimin e demonstratave të vitit 1981, që ia lëkundën themelet e ish Jugosllavisë..”.

https://pashtriku.beepworld.de/pranvera_1981.htm

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum