Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Naim Frasheri vdiq ne stamboll

 :: politika

Aller en bas

Naim Frasheri vdiq ne stamboll Empty Naim Frasheri vdiq ne stamboll

Message  Perparimi Sam 23 Juin - 6:22

Shtëpia e parë e Naimit ishte në Këlliç Ali të Beshiktashit, lagje në pjesën evropiane të Stambollit. Këtu ai nuk qëndroi gjatë. Shtëpia e dytë, ku Naimi jetoi kohën më të gjatë dhe mbylli sytë, ishte Këzëll Topraku, që gjendet ndërmjet Kadiqoit dhe Erenqoit, lagje në pjesën aziatike të Stambollit. Shtëpia e Këzëll Toprakut u kthye në faltore për shqiptarët. “Aty u mblodhën atdhetarë si Kristo Hoxhi e Jani Vreto, Hoxha Tahsini e Ismail Qemali, Pashko Vasa e Murat Toptani… Ndër të parët pat ardhur Çajupi … Sevasti Qiriazi …Edhe Faik Konica i ri, kur shkoi dhe e takoi Naimin”, shkruan Nasho Jorgaqi, “Vëllezërit Frashëri”, 2008.Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel, 21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri u ngrit në krah të varrit të Abdyl Frashërit, i cili ishte i veshur i tëri me mermer të bardhë dhe, mbi të, një pllakë e zezë ku qenë gdhendur fjalët e Naimit: “Hybdyl vatan minel yman”, që do të thotë: “Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës Mëmëdheut”.
Eshtrat e Naim Frashërit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937.eshtrat e Naim Frashërit u vendos në Teqen Bektashiane të Tiranës.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum