Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

ne stamboll ne mbledhje,Ismail Qemaili,Esat Pasha

 :: politika

Aller en bas

ne stamboll  ne mbledhje,Ismail Qemaili,Esat Pasha Empty ne stamboll ne mbledhje,Ismail Qemaili,Esat Pasha

Message  Perparimi Jeu 4 Jan - 15:09

një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt në mesin e muajit janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit morën pjesë: Hasan Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë ( klasa e pasur konservatore pro-turke).rasha


xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Pirro Prifti: Qemali - Toptani- Heronj dhe Tradhtarë
| E Shtune, 03.11.2012, 12:18 PM |

[size=15]ne stamboll  ne mbledhje,Ismail Qemaili,Esat Pasha PirroPriftiI. Qemali - E. Toptani-  Heronj dhe Tradhtarë në 100 vite Pavarësi[/size]
[size=15]Nga Pirro Prifti[/size]
Historia e Pavarësisë së Shqipërisë është një xhungël faktesh e dokumentash në të cilën marrin pjesë dy tipe personazhesh Historikë: Pashallarë dhe Bejlerë që e kërkonin Shqipërinë mundësisht autonome (ose të pavarur) nga Turqia por dhe alete e saj, dhe nga ana tjetër, Intelektualët kristianë Ortodoksë, Katolikë, dhe Myslimanë që e deshën Shqipërinë të pavarur por  të përkrahur nga fuqitë perëndimore Europiane.
Këtu ze fill edhe përplasja e madhe e dy grupeve politike shqiptare: njëra që përfaqësonte klasën e pasur  drejtuese  shqiptare totalisht  e edukuar dhe me sy e zemër nga Turqia otomane perandorake që nuke kuptonin se c`po i ndodhte Shqipërisë dhe aq më apak se c`do ti ndodhte asaj  në të ardhmen. Kjo klasë ishte klasa konservatore pro-turke në të cilën militonin ish drejtues  sanxhaqesh, kasabashë, pasanikë të mëdhenj, të cilët drejtonin politikën e sanxhaqeve shqiptare sipas modelit turk  nuhatja politike e të cilëve  ishte po aq e mprehtë sa dhe nuhatja për pasuri, korrupsion, dhe ndryshime pozicionesh politike.  Përfqësues i denjë i kësaj klase ishte Esat Pashë Toptani (kryetari i `qeverisë`  së Durrësit, por njëkohësisht me diferencë një muaji, edhe Ministër i brëndëshëm i qeverisë së Isamil Qemalit)- njeri pa skrupuj , pa ideale dhe qelepirxhi. Përfaqësuesi i brezit të dytë (pra të mëvonshëme) i kësaj klase mbeti  Ahmet Zogolli.
Klasa tjetër i[size=15]shte klasa e mesme e intelektualëve që përfaqësonte grupin politike reformator që i kishte sytë nga perëndimi pavarësisht fesë ; kjo klasë politike përparimtare e kërkonte Shqipërinë të pavarur, jo vetëm jashtë juridiksionit të perandorisë turke por dhe larg  lindjes. Përfaqësuesi kryesor i kësaj klase përparimtare ishte Luigj Gurakuqi (nënëshkrues i pavarësisë) dhe më vonë Fan S.Noli dhe grupi i tij.[/size]
Ismail Qemali ishte një përjashtim nga të dy grupet politike praktikisht kundërshtare të ashpra të njëra tjetrës përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, qëndrimit gjeopolitik të saj, dhe copëtimit të territoreve të saj.Ismail Qemal Bej Vlora, i përkiste grupit politik të konservatorëve por veproi si përfaqësues i grupit politik të reformatorëve. Ndoshta ky ishte shkaku që asnjëra palë politike nuk i besoi atij por e tradhëtoi dhe nuk e mbështeti; megjithatë edhe përfaqësuyesit europianë të bllokut të Antantës e cila fitoi luftën e parë botërore nuk e besuan por e detyruan të hiqte dorë nga karriera politike si drejtues i shtetit të parë (të cunguar) shqiptar.
Dihet që krahas Përfaqësisë `Vatra`, klubeve shqiptare të Bukureshtit, Sofies, të Egjyptit, që përfaqësonin klasësn e ardhshme politike reformatore shqiptare, Pavarësia e Shqipërisë nisi me kryengritje ndaj Perandorisë Otomane .
Kjo shkëputje përfundimisht, ndodhi pas luftës katërvjeçare (1909 – 1912) kundër xhonturqve, [size=15]meorganizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Dihet mirëfilli se vendimin për Kryengritjen e Përgjithshme e morën një grup personalitetesh shqiptare, në një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt në mesin e muajit janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit morën pjesë: Hasan Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë ( klasa e pasur konservatore pro-turke).(http://pashtriku.beepëorld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm)[/size]
Besoj  se nëse Isamil Bej Qemal Vlora ishte përkrahës  i autonomisë dhe pastaj i pavarësisë së Shqipërisë duke i mbështetur tek Austro&Hungaria dhe Italia që në fakt humbën luftën (Italia e drodhi dhe nga fundi i luftës ajo përkrahu  Antantën dhe u rradhit në fund të luftës së parë botërore-si fituese); I.Qemali,  nuk u përkrah nga fituesit e luftës së parë botërore të cilat nuk patën besim tek ai sepse, Ismail Bej Vlora  ndonëse kishte përkrahje të fuqishme nga populli shqiptar shikohej jashtë si përfaqësues i Turqisë otomane.
Besoj se Esat Pashë Toptani ishte besnik i Turqëve-otomanë por duke nuhatur humbjen e tyre u mbështet tek Serbo&Malazezët dhe Francezët të cilët ishin fitues të luftës së parë botërore të rradhitur tek Koalicioni i Antanta-s.  U favorizuan variantet e tij të copëtimit të Shqipërisë dhe për këtë Franca, Serbia, Rusia, arsye përkrahën qeverinë e Durrësit, e  pak  më vonë pranuan që Esat Pashë Toptani të priste Princ Vidin dhe të merrte pjesë së drejtues në qeverinë e tij  kohë-shkurtër.
Këto ishin dy përfaqësuesit e pavarësisë së Shqipërisë.
ii Pak histori për  tradhtarin Esat Pashë Toptanin.
Esad Pashë Toptani, c 1863 – 13 Qershor, 1920), ishte një officer I ushtrisë otomane, deputet I parlamentit ottoman dhe politikan fillim viteve te shekullit XX në Shqipëri. Bashkëpunoi me ligën Ballkanike pas luftrave ballkanike dhe themeloi të ashtuquajturen shtetin e   Shqipërisë së mesme me qëndër në Durrës duke e quajtur Republika Qëndrore e Shqipërisë (1914 me financime serbe të Pashiqit dhe italianeve).
Ka qënë përfaqsuesi `dinjitoz` i grupit politik konservator të pasanikëve pro-turq (pro-otomanë), i cili ka luajtur rol në pavarësinë e Shqipërisë por në sensin negativ, rol i cili ka qënë një e keqe e `domosdoshme`, ndaj të cilit atdhetarët shqiptarë reaguan fort por dhe shtrënguan rradhët kundër individëve të tillë të pasur që motivin kryesor kishin  `o mete për vehte`. Esat Pashe Toptani Rreth vitit 1895-1907, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së [size=15]Janinës; Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për tu mbrojtur nga sulmet greke. Eshte mbrojtur nga Kryeministri Franzes Mileran dhe Kryeministri serb Pashiq.Si u emrua Esat Pashë Toptani - Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Vlorës? Esati, ky “kryetar i Principatës së Shqipërisë” autonome, të njohur si e tillë nga Konferenca e Londrës më 1913”.[/size]
Prof. A. Luarasi shkruan: [size=15]“Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë.[/size]
Konferënca e ambasadorëve në Londër dhjetor 1912-mars 1913. vetë ministri i Punëve të jashtme të Anglisë, Edëard Grey. Atë botë, në mbledhjen e Dhomave e të Komunave me 12. Gusht.1913, pati pohuar, së caktimi i kufijve të Shqipërisë nuk ishte bërë në interesin e popullsisë së atyre krahinave, por për të mbajtur ekuilibrin ndërmjet fuçive të mëdha dhe për ta shpëtuar paqën në Europë ([size=15]http://ëëë.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=104937- sipas sociologut Agim Curri).[/size]
Konferencën e Londrës që i nisi punimet më 17 dhjetor 1912, fillmisht u vendos që të krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Si rrjedhim në vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga ”fakti” se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë ([size=15]http://pashtriku.beepëorld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm). Më 7 Mars 1914 Ëilhelm von Ëied zbriti në Durrës,  dhe, ardhja e tij u prit me shumë gëzim nga të gjitha rrymat politike e krahinore në Shqipëri. Princ Vidi, për kryeqytet të fronit të tij zgjodhi Durrësin, pikërisht aty ku ishte baza e forcës së Esat Toptanit.[/size]
iii Probleme të vecanta Historisë së copëtimit të Shqipërisë
Janina u dorëzua me 6. Mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e plaçkitur popullsinë muslimane shqiptare.
Popullsia që banonte në territoret e 4 vilajeteve ishte më 1850, afërsisht 1 700 000 banorë, kurse më 1912 rreth 2 354 000 banorë*. Kjo rritje shumë e ngadalshme (40% brenda 60 vjetëve) përcaktohej nga niveli ekonomik e shoqëror shumë i prapambetur i vendit, konkretisht nga përqindja e lartë e vdekshmërisë së fëmijëve, nga epidemitë e shpeshta që pllakosnin Turqinë, nga mesatarja e ulët e moshës së popullsisë dhe nga mërgimi i dendur që pushtoi këto vise pas mesit të shek. XIX.
Vilajetet                                             Popullsia               Popullsia shqiptare                  %
vilajeti i Kosovës                               909 700                     582 900                             61,4 %
vilajeti i Manastirit                           694 800                      375 900                            54,1 %
vilajeti i Janinës                                  559 700                     330 800                            59,1 %
vilajeti i Shkodrës                              190 000                      186 500                            98,2 %
gjithsej                                              2 354 200                   1 452 100                            61,7 %

Raporti i shqiptarëve kundrejt kombësive të tjera ndryshonte nga njëri vilajet në tjetrin. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %. Në vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %. Në vilajetin e Manastirit, pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit 5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %.
([size=15]http://ëëë.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/258/Vilajetet-Sanxhaket-dhe-kazate)[/size]
Gjer në vitin 1780  popullsija e Çamërisë ka qënë e tëra ndjekëse e fesë greko-orthodhokse, myslimanizmi filloi më vonë dhe u përhapë sidomos në kohën e Ali Pashës (...) Me gjithë zotrimet e huaja, nuk ka qënë e mundur për turqit, dhe as për grekërit më vonë, që t'i çrrënjosin ndjenjat kombëtare të çamëve dhe zakonet e prindërvet të tyre. ([size=15]http://ëëë.shekulli.com.al/ëebsite/index.php?option=com_content&vieë=article&id=766:botimi-i-1940-s-sa-banore-kishte-cameria-ku-shtri)[/size]
(Thesprotia)-Cameria-1940 pjese e Epirit. Gjithsejt janë 279 fshatra me 112,619 banorë, nga të cilët vetëm 20,200 janë grekofonë, por me origjinë shqipëtare. Sidoqoftë, simbas statistikave greke të 1937-s, 92.419 banorë janë shqipëtarë njëmijë për mijë, ndërsa 8.500 janë folës të të dyja gjuhërave.Nga këta banorë, 33,000 janë shqipëtarë myslimanë.
Më 1878, ndodhën bisedimet greko-turke, që pasuan punimet e Kongresit të Berlinit, rezultuan me lëshimin në favor të Greqisë të krahinës së Thesalisë. “Rekomandimi” tjetër i Protokollit 13, që kishte të bënte me lëshimin e Epirit, u kundërshtua ashpër nga shqiptarët, gjë që në fund të fundit përfaqësuesi i Prusisë, von Büloë, e kishte parashikuar, kur kishte deklaruar në Berlin se Epiri duhej të konsiderohej një “noli me tangere” (“një send që s’duhet prekur” - P. Xh), për shkak se shqiptarët do të reagonin ashpër ndaj çdo përpjekje për aneksimin grek të tij. Në fakt, bisedimet greko-turke mbi këtë çështje, në Prevezë, më 6 shkurt 1879, u bënë nën presionin e Kuvendit mbarëshqiptar të Prevezës, i cili zhvilloi një aktivitet të ethshëm politik, ushtarak e diplomatik për të parandaluar aneksimin e Epirit. Në përfundim të tratativave, Greqia mundi të marë vetëm një rezultat minimal, duke përfituar territoret e Epirit në lindje të vijës Artë-Janinë-Meçovë. Pra, problemi i Çamërisë u ngrit për të parën herë në tryezat e diplomacisë europiane, si problem i Epirit, më 29 qershor 1878, në Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, T.Deliyannis, i cili kërkoi që ishulli i Kretës, Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë nga Perandoria Osmane. Dy javë më vonë, Greqia paraqiti kërkesën për aneksimin e Epirit. Franca kërkoi që e gjithë Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë, deri te lumi Kalama. Italia përkrahu Francën sepse kryeministri italian me origjinë arbëreshe, F.Crispi, besonte në një federatë shqiptaro-greke. Anglia e kundërshtoi. Gjermania dhe Austria gjithashtu.
Për afër një shekull grekët nuk  kishin asnjë pretendim territorial. Traktati famëkeq i Londrës, i vitit 1913, e ndau Shqipërinë si plaçkë lufte, duke i hapur oreksin klaneve shoviniste greke. Populli shqiptar, dhe në veçanti ai i Çamërisë martire, e kundërshtoi këtë pushtim; në veçanti reagoi fort qeveria e përkohshme e Durrësit e formuar më 25 dhjetor 1918. Kjo qeveri i bëri shumë protesta Konferencës së Paqes në Paris (filloi punimet më 18 janar 1919 deri më 21 janar 1920). Për këtë, më poshtë po japim një dokument original të datës 7 mars 1919 (Titullohet: Nota të shtueme mi kërkesat shqiptare- drejtuar z. Clemenceau një francez-Kryetar i Konferencës së Paqes në Paris-ne 7 mars 1919; kj, e  firmosur nga Kryetari i Kerkesës per Plebishit-Turhan). Sipas Sami Starova.
([size=15]http://ëëë.shekulli.com.al/ëebsite/index.php?option=com_content&vieë=article&id=766:botimi-i-1940-s-sa-banore-kishte-cameria-ku-shtrihej-dhe-cfare-ndodhi-pas-1913-s&catid=104&Itemid=535).[/size]
Një ditë më vonë, më 28 dhjetor 1912 delegatët e Çamërisë e Delvinës, i drejtohen Ismail Qemalit duke i shkruar:
"Kur ushtria greke pushtoi Sarandën, komitetet greke dhe kretase, numri i të cilëve arrin në 10.000 me pëlqimin e ushtrisë së rregullt greke, përveç që janë duke grabitur dhe shkatërruar pasuritë dhe pronat, posaçërisht të popullsisë muhamedane, por janë duke u prishur nderin grave. Kanë vrarë dhe kanë therë në mënyrë mizore fëmijët para syve të prindërve të tyre dhe kanë zhdukur krejtësisht popullsinë myslimane. Edhe disa bashkëatdhetarë të krishterë që kanë pretenduar (deklaruar) kombësinë shqiptare nuk kanë shpëtuar nga keqbërja e tyre".

Gjendja e çamëve në Greqi po vështirësohej çdo ditë e më shumë. Më 7 tetor 1924, kryeministri i Shqipërisë, Imzot F. S. Noli, firmosi një deklaratë mbi të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, dhe kërkoi që pakicës çame në Greqi t'i njihen të gjitha të drejtat ashtu si pakicës greke në Shqipëri.
Shumë vjet më vonë, më 1919, në prag të një Kongresi tjetër, që ashtu si ai i Berlinit, ishte mbledhur për të rregulluar çështje kufijsh, një tjetër  francez, Kryetari i Konfernecës François Clemenceau, i mbështetur kësaj radhe edhe nga kolegu i tij britanik, Lloyd George, e njohën Shqipërinë dhe shqiptarët nëpërmjet informacioneve dhe hartave që u ofronte “Karapanosi i radhës”, kryeministri grek E. Venizellos. Dhe akoma njëherë, e sponsorizuan kauzën e Greqisë për aneksimin e “Vorio-Epirit”, dmth. të Epirit të veriut, pasi ai i jugut ishte pushtuar tashmë nga ushtritë greke në rrëmujën e Luftrave Ballkanike 1912-1913.
([size=15]http://ëëë.kosova.de/forum/shoëthread.php?t=12573&page=3:http://cameria.net/0002_illyria_epirus.jpg)[/size]
iv Heroi -Ismail Qemali
Ismail Bej Qemali Vlora (16 Janar 1844 – 24 Janar 1919) mbetet udhëheqës  shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Historia jetësore e tij dihet, por disa vecori të jetës së tij po i shpreh me poshte, vecori të cilat janë si ato nishanet e trupit që vecmas mund të jenë të përkatëse këtij këqija por të para në trup, i japin hijeshinë përkatëse të këtij burri simpatik me edukim lindor por me dëshirë për ta parë Shqipërinë në perëndim, pavarësisht lidhjeve jo fatlume politike si brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit.
Mbaroi gjimnazin Zosimea. U bë guvernator në Beirut Liban. Pas revolucionit xhon turk 1908, erdhi nga emigrimi përsëri në Turqi dhe u bë deputet i parlamentit otoman; u bë përkohësisht president i asamblesë otomane. Më 1911 i u përkushtua autonomisë dhe pavarësisë së Shqipërisë dhe mori pjesë në nënëshkrimin e Memorandimit të Gërces-Mal i zi. Deklaroi pavarësinë e Shqipërisë më 28 nnëtor 1912, por pa miratimin e fuqive evropiane.Ishte Kryeministri i parë i vendit 1912-1914 dhe u dorëhoq pas presionit të Francës, Austrisë, Italisë, kur plasi lufta e parë boterore. Pas 1914 jeptoi në emigracion ne France. Më 1918 deri kur vdiq ndenji në Itali. Kërkoi të takohej me Kryeministrin Italian për ti paraqitur një promemorie për Shqipërinë. por nuke takoi dot sepse u helmua dhe vdiq në Peruxhia.
Interesant është problemi me shokun e tij të shkollës  Kostantin Karapanos, një tregtar vllaho-grek nga Arta, që më vonë, si shpërblim për shërbimet e çmuara që i bëri Greqisë në Kongresin e Berlinit, arriti të ngjisë shkallët më të larta në administratën greke. Rasti e kishte sjellë, që Karapanos të kishte qenë shok shkolle në gjimnazin “Zosimea” të Janinës me Ismail Qemalin, i cili, me sa duket, nuk mundi ta njohë deri në fund personalitetin e mikut të tij të fëmijërisë. Të paktën, jo aq sa zëvendëskonsulli francez i Janinës, Moreau, i cili në raportet e tij për Parisin shprehte konsiderata të ulta për Karapanosin, të cilin, veç të tjerash, e akuzonte “për rrugët e pandershme”, me të cilat ky personazh kishte mundur të ngrinte pasurinë e tij të dyshimtë.
I informuar për pasionin e miqve të tij francezë mbi arkeologjinë, Karapanos kthehet menjëherë në Epir dhe, pasi siguroi një leje nga qeveria turke, fillon gërmimet në tempullin pellazgjik të Dodonës. Për ironi të fatit, në këtë histori të errët implikohet padashur Ismail Qemali ynë, që përveç lidhjeve të vjetra nga koha e shkollës, tani kishte edhe lidhje pune me Karapanosin: në fakt, ai e kishte pajtuar Karapanosin si administrator të minierave të tij të Selenicës.
Në “Kujtimet” e tij, Ismail Qemali tregon se në vitin 1866, ndërsa ishte këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku të tij në fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrënoja, që ai, Ismail Qemali, i lidhi menjëherë me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë, tregon Ismaili, isha në Vlorë kur ja tregova mikut tim Karapanos këtë zbulim timin. Kështu, Karapanosi “që shquhej për shpirtin e iniciativës”, filloi menjëherë gërmimet në Dodonë, duke nxjerrë në dritë tempullin si dhe një sasi thesaresh arkeologjike me vlerë të jashtëzakonshme. Kështu Ismail Qemali... Por ai nuk e dinte, dhe ndoshta nuk e mësoi kurrë, se interesat e Karapanosit për tempullin e Dodonës e kapërcenin kuadrin arkeologjik. Në vitin 1877, në prag të Kongresit të Berlinit, Karapanosi i paraqiti rezultatet e gërmimeve të tij diletanteske përpara Akademisë Franceze, anëtarë të së cilës, vetëkuptohet, ishin Waddington e Gambetta.
Në fakt, qëllimi i ekspozesë së “arkeologut-sharlatan”, siç do ta quante atë zvëndës konsulli francez, Moreau, nuk ishte të njihte të pranishmit me rezultatet e dyshimta shkencore të “gërmimeve” të tij, por t’i sugjestiononte ata, veçanërisht politikanët filohelenë Gambetta e Waddington, mbi “karakterin e stërlashtë grek” të Epirit. Nuk mund të themi që Karapanosi nuk ia arriti këtij qëllimi, aq më shumë kur ai u shpërndau me bujari filohelenëve Waddington e Gambetta antika të shumta nga Dodona, me të cilat ata pasuruan koleksionet e tyre. Fakti është se qoftë Waddingtoni, kryeministër e ministër i Jashtëm i Francës gjatë Kongresit të Berlinit, e qoftë Leon Gambetta, kryetari i Asamblesë së Deputetëve, u bënë mbrojësit më të zjarrtë të pretendimeve greke në këtë forum të lartë evropian.
v. Problemet e sotme në këtë 100 vjetor
Historia e Shqipërisë së pavarur këto 100 vjet është një përsëritje e politikave të së kaluarës: politikanë shqiptarë servilë ndaj fqinjëve, marifetxhinj që të qajnë ditën dhe bëjnë `99` natën, të korruptuar deri në palcë dhe që nuk e kanë për gjë që të shesin interesat e shtetit për pasuri dhe grada.
A nuk ju duket e dëgjuar kjo frazë?
Lufta politike a ashpër e ditëve të sotme  është një reminishencë e luftës politike të djeshme sepse edhe në të kaluarën edhe në kohën e sotme grupet kryesore politike janë gjithmonë dy:
Njëri grup ka qënë është dhe do të mbetet përfaqësues i klasës së pasur që zhvat me aspirata  vetëm për të mbajtur pushtetin dhe për tu pasuruar me cdo kusht duke shitur kur e do puna dhe interesat e vendit. Kjo është klasa që i ka bërë, po i bën dhe do t`i bëjë dëm gjithmonë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ashtu si Esat Pashë Toptani, ka dhe do të ketë ende në këtë klasë politikanë si ai qofshin ata në ditët e djeshme Ahmet Zogu,Ramiz Alia, Fatos Nano, apo në kohën sotme me emrin Sali Berisha.
Klasa tjetër që është reminishenca e reformatorëve praktikisht duhet të marrë pushtetin dhe të mendojë për bashkëpunimin dhe afrimin e klasave politike shqiptare për hir të vendit si dhe duke mbajtur fort miqësinë me SHBA dhe NATO-N, ashtu sikundër se të integrohet sa më parë në BE sepse është e vetmja mundësi bashkimi i shqiptarëve të cilët do të mund të fitojnë të drejtat dhe liritë e tyre brënda BE pa shkaktuar ekzagjerime nacionaliste me fqinjët. Rëndësi ka të jetohet mirë dhe që gjuha shqipe të jetojë sa të ketë jetë.
E vetmi aspekt i ri në këto 100 vjet është se për herë të parë bëmë miq të cilat na ndihmuan realisht në clirimin e një pjese të trojeve shqiptare-Kosovën. Është e vërtetë se miqtë e tjerë që kanë zënë politikanët gjatë viteve të kaluara mund të kenë qënë të mëdhenj por asnjëherë nuk kanë mundur realisht të ndihmojnë ceshtjen shqiptare qoftë Turqia e sotme (gjeopolitika e sotme, turke praktikisht është e njëjtë me atë të SHBA dhe NATO-s kundër sllavëve), as Rusia e djeshme (mike e madhe por kishte interesa gjeo-politike të kundërta me Shqipërinë), as Italia dhe Gjermania e luftës së dytë botërore sepse e humbën luftën, as fqinjët tanë sepse gjeopolitika e tyre është katërcipërisht  e kundërt me atë të shqipëtarëve.
E vetmja mundësi është bashkëpunimi me SHBA dhe NATO-n , si dhe integrimi i Shqipërisë në BE, integrim i cili do të zhdukë kufijtë, dhe Shqipëria do të jetë përsëri si pjesë e një Perandorie të re- Perandorisë së Europës Perëndimore. Në këtë mënyrë përsëri shqiptarët do të zënë vende kryesore dhe kyce në këtë Perandori - njëlloj si ilirët,  arbërit dhe epirotët e dikurshëm të cilët u bënë Perandorë në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe të Lindjes,  Mbretër dhe princër në perandorinë sllave të Serbisë e të Bullgarisë, Kryevezirë dhe vezirë në kohën e Perandorisë Otomane. Megjithatë askush nga këta individë me prejardhje shqiptare nuk e ndihmoi Shqipërinëe atëhershme.
Ashtu si është dhe shprehja e lashte e shqiptarëve të veriut e dokumentuar në  Eposin e Veriut tek Gjeto Bashe Muji në episodin kur ndeshej me Balozin e Detit i cili ishte shumë i fortë dhe e mundi vetëm pasi e ndihmuan zanat e pyllit, ai tha: ..`ta dinja që ishe kaq i fortë do të banja Probatin` (vëllamë)! Kjo është karakteristikë e shqiptarëve: kur munden nga një kundërshtar i fortë  apo kur zënë mik një armik të dikurshëm:- ata  superpozohen dhe përshtaten shumë mirë duke zënë pozita të forta dhe të larta tek këto vende nga të cilat pushtohen. Ky është dhe shkaku i mbijetesës së rracës së shkëlqyer të shqiptarëve.
Le të shpresojmë që 100 vjetori dhe vitet e mëpastajme të jenë vite të ripërtëritjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve të cilët duhet të shohin të ardhmen në miqësi me fqinjët , të integruar në BE dhe në miqësi me SHBA, të arsimuar mirë dhe me politikanë nga sëra e reformatorëve të tipit Noli e Gurakuqi.
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_29707/Pirro-Prifti:-Qemali-Toptani-Heronj-dhe-Tradhtar%C3%AB.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

ne stamboll  ne mbledhje,Ismail Qemaili,Esat Pasha Empty Re: ne stamboll ne mbledhje,Ismail Qemaili,Esat Pasha

Message  Perparimi Jeu 4 Jan - 15:45

[size=41]Ismail Qemali besnik i Perandorisë Osmane. Dr.Artan Puto (VIDEO)[/size]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum