Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ramush Haradinaj ka dashte me vra Sali Qekun

 :: bota

Aller en bas

Ramush Haradinaj ka dashte me vra Sali Qekun Empty Ramush Haradinaj ka dashte me vra Sali Qekun

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 14:47

[size=32]Shokuese: “Shtabi I Gllogjanit” Kishte Lëshuar Fletarrest Ilegal Për Arrestimin E Sali Çekaj Me Autorizim Për Vrasje
Nga [size=12]Shqiptari  Dhjetor 13, 2017  9692[/size][/size]
Ramush Haradinaj ka dashte me vra Sali Qekun Sali-%C3%87ekaj


  • Kur profiterët duan ta shtrembërojnë të vërteten sikurse “RAMUSH MACA ME 9 SHPIRTA”


 
Para disa ditëve eprori i lartë i FARK-ut, ushtaraku i karrierës Skender Hasangjekaj reagoi publikisht rreth dyfytyrësisë amorale të atij që e quan veten kryeminiSHtër i KoSHovës.
KryeminiSHtrit te zgjedhur me votat e Listës Srpska, po ja kujtojmë se kishte qenë ai kur ju ka dalë në pritë oficerëve dhe njësive operative të brigadës 134, 131, 133 në Jasiq dhe Junik dhe i ka kërcënuar me vrasje nëse nuk kthehen kah kanë ardhë. Aty kanë qenë edhe disa që sot janë heronj dhe dëshmor të Kosovës, si Sali Çekaj, Agim Ramadani, Lumni Surdulli, Rrustem Bruqi etj. Ishte tërhequr Ramush Maca sepse trimat nuk e kishin ndërmend me u kthy pa ja tregu vendin Serbisë.
Turp KryeminiSHtër, se nuk kemi harru.
Edhe në Prapaqan e kishte rrethu kazermën dhe i kishte kërcënuar me armë. Po ja kujtojmë se kishte qenë personalisht Sali Çekaj që i ka thënë Pushka top tu bëftë. Falë zgjuarsisë së komandantit Tahir Zemaj që kishte pranu me bisedu ishte shpëtu pa pasur vllavrajes me Ramush MACËN dhe disa maqorra rreth tij.
Edhe një fakt se gjatë luftës në mes të ditës me datën 5.7.1998 kishte arrestuar në fshatin Irzniq 3 ushtarë nën komandën e kolonel Tahir Zemaj që në koordinim me Sali Çekaj po sillnin armatim dhe pajisje nga Shqipëria. Ata të lidhur i kishte dërguar në të ashtuquajturin shtab të Gllogjanit.
Ushtarët, Petrit Lokaj (tani pjesëtar i policisë së Kosovës), Idriz Ukëhaxhaj dhe Ismet Çekaj, në prezencë të Ramush Haradinaj janë maltertuar dhe rrahur nga të ashtuquajturit pjesëtarët e Shqiponjave të Zeza, të cilat ishin grup i Daut Haradinajt, ndërsa ushtari Ismet Çekaj i cili ka qenë edhe pjesë e grupit gueril të Sali Çekaj është plagosur me armë nga vet Ramush Haradinaj në krahun e djathtë.
Atyre ju ishte plaçkitur armatimi dhe të zhveshur lakuriq janë detyruar para një xhipi të ecin nga Gllogjani deri në fshatin Irzniq të cilin e drejtonte “Togeri i Ramushit”  Idriz Balaj. Këta njerëz sot janë gjallë dhe ky është fakt që dihet në krejt Rrafshin e Dukagjinit.
Po ashtu fakt që dihet është se “Shtabi i Gllogjanit” ka lëshuar fletarrest ilegal për arrestimin e Sali Çekaj me autorizim që nëse reziston të vritet.
Sali Çekaj në atë kohë ishte i emëruar Ndihmëskomandant për Moral pranë njesive operative të MMRK në Rrafshin e Dukagjinit të cilat ishin nën komanden e kolonel Tahir Zemaj.
Kishte qenë personalisht Faton Mehmetaj një “zog” i Ramush Haradinit, i cili e cilësonte Sali Çekun si të rrezikshëm sepse është njeri i Ibrahim Rugovës dhe i LDK.
Për ta ruajtur nga eliminimi fizik, komandanti Tahir Zemaj e autorizon me detyrë të re Sali Çekun dhe e dërgon në Ministrinë e Mbrojtjes në  Tiranë për përgatitjen e armatimit së bashku me kolonel Ahmet Krasniqin.
Tash Ramush Maca me 9 shpirtra, shkon dhe i përulet Sali Çekaj para përmendores. Turp, sepse Salihu asnjëherë nuk arriti i gjallë të kthehet në Kosovë.
Si mund të harrohen krimet në ditët e para të çlirimit kundër pjesëtarëve të FARK-ut.
Torturimi dhe vrasja e 4 ushtarëve të brigadës Mërgimi në Qershor të vitit 1998. Ushtarët nën komandën e Ramush Haradinaj të cilëve ju printe Togeri dhe Daut Haradinaj, mjerisht sot Deputet, i vranë në mënyrën ma mizore Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizaj vetëm pse ishin ushtarë të njësive institucionale të MMRK.
Togeri u dënua me 15 vjet dhe Dauti me 5 vjet për bashkëkoordinim të kësaj vrasje.
Edhe policët Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj gjatë luftës ishin oficer të kolonel Tahir Zemaj dhe bashkëluftëtar të Sali Çekaj në Dukagjin dhe Koshare. Edhe ata u vranë nga njeriu besnik i Ramush MACËS, krimineli Bedri Krasniqi i cili u dënua 27, 5 vjet burg.
Këto janë vetëm disa fakte për krimet ndaj ushtarëve shqiptar besnik të vijës së Presidentit Rugova.
Po të kishte ftyrë Ramush MACA me 9 shpirta, së paku nuk do të shkonte te familja e Ibrahim Rugovës, as te varri i Sali Çekaj e as nuk do të na tregonte përralla të patriotizmit sepse për çdo ditë e më tepër po e vret Kosovën.
https://gazetashqiptari.com/shokuese-shtabi-i-gllogjanit-kishte-leshuar-fletarrest-ilegal-per-arrestimin-e-sali-cekaj-me-autorizim-per-vrasje/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: bota

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum