Musa Hoti tradhetar atdhetar
:: politika
Page 1 sur 1
Musa Hoti tradhetar atdhetar
Cili kishte qenë Musa Hoti deri atëherë!? Së fundi, para “arratisjes” në vitin 1978, përflitej si shitës i diplomave të falsifikuara të Shkollës Normale në Mitrovicë. Në fund të marsit 1981, në tubimin e organizuar nga Ambasada Jugosllave në klubin jugosllav “Përparimi”, për t’i dënuar demonstratat në Prishtinë, ky farë “Avni Rrustemi” kishte treguar patriotizmin e tij jugosllav në mënyrë më skandaloze.
Në atë tubim disa patriotë shqiptarë, me shtetësi turke, kundërshtojnë miratimin e telegramit për t’i dënuar demonstratat. Musa nxjerr revolen, zbraz disa fishekë, duke ulëritur: “Kush guxon me e kundërshtu Jugosllavinë e shokut Tito kam me i dhanë plumb në ballë...”. Shqiptarët që kishin kundërshtuar e lëshojnë mbledhjen. Megjithatë, telegrami dënues në emër të klubit “Përparimi” publikohet në mbrëmje në mediet jugosllave.
Në maj të vitit 1982 ishte paralajmëruar procesi gjyqësor. Vërshonin telegramet e injorantëve për ta kërkuar pafajësinë e Musa Hotit. Edhe Kryesia e Lëvizjes në mbledhjen e parë të saj konstituive, po në maj të 1982-s, me insistim të Xhafer Shatrit, provon ta imponojë vendimin që t’i angazhonte anëtarët dhe simpatizantët e saj të dërgojnë telegrame. Kundërshtova me arsyetim se nuk duhet ta inkriminojmë Lëvizjen. Ndodhi zënkë goxha e rëndë mes meje e Xhaferit. Megjithatë, vendimi nuk u mor, por Xhaferi organizonte dërgim të telegrameve, kurse unë sqaroja anëtarët dhe bashkatdhetarët të mos dërgonin.
Për t’i ikur shërrnajës me Xhafer Shatrin dhe për shkak se me kishte ftuar bashkëveprimtari Gjeto Sinishtaj (nga Rrethi i Tuzit), vendosa të shkoj në SHBA. Nga fundi i qershorit 1982 arrita atje. Në një pritje që organizuan malësorët e Rrethit të Tuzit, në banesë të Ndue Camajt, po më rrëfenin me krenari për aksionin e grumbullimit të ndihmave financiare për Musa Hotin. Pa ndonjë takt, u thash brutalisht: “Ma mirë ato ndihma shkërdheni vetë me kurva këtu sesa t’ia dërgoni vëllait të Musës, Isa Hotit, që t’i harxhojë në bixhoz e kurvëri...”. Plasi debati. Njëri nga të pranishmit nxori një kopje të letrës, të cilën Sabri Novosella ia kishte dërguar në burg Musa Hotit. Ajo përmbante njoftimin se Musa Hoti ishte kooptuar në kryesi të Lëvizjes për shkak të meritës patriotike që kishte vrarë ambasadorin jugosllav. Kopjen e asaj letre në Amerikë e kishte dërguar nga burgu Musa Hoti, duke bërë shënim me dorë poshtë saj që të organizoheshin në celula treshe, ilegale, në kuadër të Lëvizjes. U zura ngushtë. Zura të sqaroj: “E para, Musa Hoti nuk ka varë ambasador, por një shofer ambasade, me të cilin shisnin pasaporta e dokumente jugosllave dhe e ka vrarë në një bordel në ora tre të mëngjesit, ku deri atëherë duhet të kenë pirë bashkë. E dyta, Sabri Novosella nuk ka të drejtë ta kooptojë Musën, sepse në kryesi janë nga dy veta prej tre organizatave të mëparshme dhe unë i shtati, si përfaqësues i Frontit të Kuq Popullor. E treta, Musa Hoti nuk mund të kooptohet në Kryesi, sepse e komprometon Lëvizjen si organizatë kriminale. E katërta, Lëvizja në Perëndim nuk organizohet në celula treshe dhe as ilegalisht, por në këshilla popullore, pa përkufizim të anëtarëve. E pesta, tani Musës i është mundësuar të këmbejë letra me mërgimtarë, t’u japë urdhra për organizim dhe veprimtari dhe të kërkojë prej tyre informacion dhe gjithë atë letërkëmbim e kontrollojnë policia belge dhe jugosllave...”. Përfundimisht, pas debatit të gjatë, u vendos të ndërpritej ai aksion.
Në vitin 1984 Sabri Novosella largohet nga Lëvizja me 4-5 veta, nisi veprimtarinë në Suedi, nxori dy numra të një fletushke po me emrin “Zëri i Kosovës” dhe shumë shpejt pushoi veprimtarinë. Bile një kohë zuri të simulonte një krizë shpirtërore, sa të prezantohej se ishte anëtarësuar në sektin Dëshmitarët e Jehovas. Prapa i shkon edhe Musa Hoti.
Nga gjyqi i shkallës së parë Musa Hoti duhet të jetë dënuar me burg të përjetshëm. Pa u mbush tre vjet burg lirohet. Banesa e tij qe shndërrua në një lloj “meke” për mërgimtarët që shkonin për ta vizituar, uruar e madhëruar. Kishin vendosur të shkonin edhe disa anëtarë të Lëvizjes në Bruksel. Shkova për t’i shoqëruar e sqaruar. Paraprakisht i informova se mund të plaste debati që do të eskalonte në sherrnajë. Hysen Xhelili mori revolen me vete për çdo eventualitet rrezikshmërie. Shkuam shtatë-tetë veta. Në bisedë e sipër iu drejtova Musa Hotit: “Mund të na informosh, me cilin vendim gjyqësor je liruar nga burgu?” Ai u përgjigj: “Me vendim të Gjykatës së Strasburgut”. Ia ktheva: “Po gënjen, Gjykata e Strasburgut nuk shqyrton lëndë të tilla. Urdhëro, dëshmo, jemi këtu, trego vendimin e cilësdo gjykatë që ta lexojmë e të bindemi. Po pate të tillë vendim që të ka liruar nga vuajtja e dënimit, ke gjithë këta burra këtu, unë po e paguaj plumbin dhe më vrisni si dënim për shpifje. Përndryshe ta kesh për turp, sepse ti duhet të jesh liruar me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë, me arsyetim se ka ndodhur vrasje në rrethana afektive në mes kolegësh, se ti u duhesh në liri për ta luftuar krimin e organizuar të nacionalistëve ekstremistë e terroristë shqiptarë!” Ai u nxiros.
http://dosja-gervalla.blogspot.fr/search/label/JO%20hakmarrjes%20dhe%20revanshizmit...-shkruan%20Ibrahim%20Kelmendi

Re: Musa Hoti tradhetar atdhetar
Në një rast, ndoshta pasi kishim varrosur Enver Hadrin, ishim ulur në hollin e hotelit “Sheraton” bashkë me Josef Dio Gardin. Ishte edhe Hysen Gërvalla aty. Musa po priste në këmbë, tre-katër metra larg. Dio Gardi kërkoi falje se duhej të shkonte ta vizitonte Musa Hotin në shtëpi, për ta nderuar për aktin patriotik. E luta të mos shkonte, sepse do të komprometohej, me arsyetim se ai nuk ka bërë akt patriotik, por kriminal. Ai u falënderua, u ul sërish.
Në dy-tre vjetët e fundit të jetës Musa u shpërfytyrua në një pijanec dhe në njeri skajshmërish i dëshpëruar. Natën e vdekjes këmbët nuk e bartnin dot nga pirja, që të shkonte në shtëpi. E dërgon me makinë Sabit Abazi (Zhegër, Gjilan).
I kam përcjell paksa krrokamatë e Reshat Sahitajt për Musa Hotin, për vete, për Enver Hadrin dhe ndonjë tjetër. Uroj të ndërgjegjësohet për të pushuar së prezantuari të mive për elefantë.
Tashmë dihet se Musa është varrosur me ceremoni ushtarake në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Mjerisht, ka kërkesa edhe nga Shoqata e Veteranëve... që presidentja Jahjaga ta shpallë Musa Hotin hero.

Sujets similaires
» Biografia e Hysen Terpezes e Ibrahim Kelmendit Musa Hoti
» Erleta Hoti,Ukshin Hoti eshte varrosur ne pereferi te Pejes
» Ata qe vrajten atdhetar lexoni
» Poezi kuku per atdhetar
» Kanabisin e ka perdor edhe Musa
» Erleta Hoti,Ukshin Hoti eshte varrosur ne pereferi te Pejes
» Ata qe vrajten atdhetar lexoni
» Poezi kuku per atdhetar
» Kanabisin e ka perdor edhe Musa
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum