Kosova ndahet sipas burimeve te KS te OKB-es e europers
:: sport
Page 1 sur 1

Reja e ndarjes afrohet në Kosovë MireC'kaKeq Vleresimi: 3 / 3 (3 Vota)
Lajme te Ngjashme
Gjinushi: LSI parti e ndarjes, jo e bashkimit
• Datë: Jun 25, 2007
Derguar me: 16/07/2007 - 10:07
• Burime të mirinformuara diplomatike bëjnë të ditur se në disa zyra të rëndësishme të shteteve të Grupit të Kontaktit, është nxjerrë mbi tryezë dhe po diskutohet seriozisht edhe alternativa e një ndarjeje të Kosovës. Madje, bëhet e ditur se ekspertë të hartografisë janë ngarkuar të projektojnë vizat e një ndarjeje të mundshme të saj.
Projekti i një ndarjeje është kaq konkret, saqë për të ka filluar edhe një përgatitje e opinionit publik ndërkombëtar. Nuk qe rastësi që ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner për herë të parë përmendi në Beograd më 12 korrik edhe alternativën e ndarjes së Kosovës, nëse sipas tij, Beogradi dhe Prishtina bien dakord dhe në këtë rast, Franca nuk do ta kundërshtojë.
Njëkohësisht me të, të njëjtin hap ndërmori edhe ambasadori britanik në Beograd, i cili deklaroi se nëse gjatë procesit të bisedimeve të dy palët bien dakord për ndarjen e Kosovës, atëherë kjo gjë do t’i ndryshojë gjërat.
Alternativa e ndarjes së Kosovës nuk është gjë e re në serialin e dosjeve dhe planeve të panumërta ndërkombëtare rreth saj, por e re është situata kur ajo po i hidhet publikut dhe sidomos konjuktura ndërkombëtare dhe komplikimi që po i bëhet çështjes së statusit të Kosovës.
Ajo po shfaqet si një kandidaturë projekti, që po bëhet e pëlqyeshme mes kandidaturave të planeve e projekteve të tjera, për disa arsye, por kryesorja është se atë e favorizojnë Rusia dhe Serbia.
E vërteta e hidhur është se ka një tërheqje të Bashkimit Europian nga qëndrimi dhe kërkesa e vendosur e deritanishme për zbatimin e planit të Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. Drafti i pestë i rezolutës për Kosovën i paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk e përmend më pavarësinë e mbikëqyrur të Ahtisaarit, por sidomos nuk vendos kushtin, që nëse dështojnë bisedimet Beograd-Prishtinë, do të ketë implementim automatik të planit të Ahtisaarit. Bernard Kushner ua dha si ilaç qetësues bashkëbiseduesve të tij në Beograd kësaj jave, heqjen dorë nga kushti i zbatimit të planit Ahtisaari.
Nenet dhe kërkesat e rezolutës që ministri francez ia paraqiti palës serbe, ishin të ndryshme, në mos të kundërta nga vetë plani e qëndrimi zyrtar i Francës për statusin e Kosovës, të paraqitura nga presidenti Nikolas Sarkozi në samitin e G-8-ës, muajin tjetër në Gjermani. Presidenti francez i kërkoi Putinit që bisedime të reja Beograd-Prishtinë të zhvilloheshin, por me kusht që Rusia të pranonte paraprakisht pavarësinë e Kosovës dhe së dyti, nëse bisedimet nuk do të kishin rezultat, do të implementohej automatikisht plani i Ahtisaarit.
Franca e Kushnerit tërhiqet nga pozicionet presidenciale dhe ofron tani një alternativë pa zgjidhje, që e lë shtegun të hapur për bisedime pa afate dhe pa kushte.
Po të ndjekësh dinamikën e tratativave dhe intrigës ndërkombëtare për statusin e Kosovës, që nga paraqitja e planit të Ahtisaarit, është fakt se konstaton një tërheqje të vazhdueshme të perëndimit përballë Rusisë. Në fillim Moska kërkoi shtyrjen e paraqitjes së planit të Ahtisaarit tek pala serbe dhe ajo shqiptare, pas zgjedhjeve në Serbi. Pastaj, Moska kërkoi të pritesh formimi i qeverisë së re serbe. Pastaj kërkoi të dërgohej një mision i gjetjes së fakteve nga KS i OKB-së në Kosovë, pastaj kërkoi që të hapeshin bisedimet e reja dypalëshe Beograd- Prishtinë, etj,etj. Dhe të gjitha shtyrjet e deformimet e kalendarit të kërkuara nga Rusia u pranuan nga perëndimi.
E habitshme është se askush nga dhe në zyrat e rëndësishme diplomatike perëndimore nuk sqaron opinionin ndërkombëtar, se në këmbim të çfarë gjëje janë bërë këto lëshime të njëpasnjëshme ndaj Rusisë për statusin e Kosovës. Sepse në pazaret dhe kompromiset diplomatike gjithmonë japin edhe njëra edhe tjetra palë, pavarësisht nga masa e këtyre lëshimeve. Askush nuk sqaron opinionin ndërkombëtar se çfarë ka premtuar Rusia të pranojë, apo lëshojë në fund të fundit në këtë duel diplomatik ndërkombëtar, nga më të rëndësishmit e këtij shekulli.
Rezultati i luftës diplomatike ndërkombëtare për Kosovën, të zhvilluar gjatë këtyre muajve, është se shohim një largim nga qëndrimi i vendosur perëndimor i përcaktimit të statusit të pavarur në një afat të caktuar dhe gjithashtu një plotësim të kërkesës alogjike ruse për rihapjen e procesit të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, ndonëse të gjithë janë të bindur dhe e pranojnë se ato bisedime mund të vazhdojnë edhe 100 vjet pa asnjë rezultat.
Lëshimi i madh që perëndimi i ka bërë dhe po i bën deri tani Rusisë dhe Serbisë, është t’u japë aq kohë sa kërkojnë. Në disa zyra perëndimore kjo justifikohet se është më mirë nëse statusi pranohet dhe bëhet me marrëveshje dypalëshe, gjë që është njëlloj si të thuash se është më mirë të kemi diell sesa shi. Por blerja e kohës dhe zvarritja e procesit të përcaktimit të statusit të pavarur të Kosovës, në të vërtetë po zbulon një strategji të vjetër dhe të re serbe: Në mos arriftë të pengojë pavarësinë e Kosovës, të paktën të marrë një pjesë të saj.
Alternativa e një ndarjeje të Kosovës ka qenë gjithmonë në sirtarët e diplomacisë dhe të shtetit serb. Duke qenë të ndërgjegjshëm se Kosova, as fizikisht dhe as juridikisht nuk mund t’u takojë më atyre pas shembjes së Jugosllavisë dhe luftërave të Millosheviçit, ata kanë paraqitur herë pas here këtë alternativë. Madje diplomatëve të vjetër duhet t’u kujtohet se ka qenë ish- Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, që pati propozuar një ndarje të Kosovës, duke kërkuar marrjen e një të tretës së saj nga Serbia.
Serbia e ka një nga atutë kryesore të fshehura të saj këtë alternativë, pavarësisht se kryeministri serb, V.Koshtunica dhe ministri i tij i Jashtëm V.Jeremiç e kundërshtuan këtë alternativë kësaj jave, me argumentin mitik se Kosova është e gjitha territor serb. Por kjo është një taktikë e njohur e diplomacisë serbe, e cila kundërshton ndarjen për ta paraqitur në sytë e partnerit sikur ajo po bën lëshime, në rast të një projekti ndarës të Kosovës.
Rusia gjithashtu e mbështet këtë alternativë të një ndarjeje të Kosovës, sepse e quan si një dalje me nder të saj nga rrethi vicioz ku e ka futur veten me qëndrimin e saj obstruksionist në KS të OKB-së dhe në këtë mënyrë mendon se do të kënaqen të dy palët.
Ajo që lë shije të hidhur është se shtete perëndimore si Franca apo Britania e Madhe, që kanë të dyja ministra të rij të Jashtëm, po u duket joshëse ideja e një ndarjeje të Kosovës. Tek kjo ide ata mund t’i shtyjë lodhja prej kësaj çështjeje të komplikuar, që kërkon pazare dhe kompromise dhe për çështje të tjera ndërkombëtare me Rusinë; mund t’i shtyjë synimi për të shpëtuar sa më parë nga kjo krizë diplomatike, mund t’i shtyjnë edhe interesat dhe indulgjencat e njohura me Serbinë, e cila për një paradoks historik po shpërblehet për luftërat e përgjakshme që ka zhvilluar kundër popujve joserbë në Ballkan.
Duke rinxjerrë në publik idenë e një ndarjeje të Kosovës, disa shtete perëndimore largohen nga pozitat dhe vija zyrtare që ata kanë mbajtur dhe kanë firmosur në Grupin e Kontaktit, ku një nga parimet bazë është pikërisht mosndarja e Kosovës. Rrëzimi i këtij parimi udhëheqës të platformës së miratuar të Grupit të Kontaktit për Kosovën, do të rrëzonte edhe parimet e tjera që përmban ajo platformë. Që do të thotë, një rikthim tek hapi i parë lidhur me Kosovën, ose më saktë tek një konflikt i armatosur me pasoja rajonale dhe kontinentale.
Vonimi i papërligjur dhe i pakompensuar i çështjes së pavarësisë së Kosovës duhet të shkaktojë alarme kombëtare në Prishtinë dhe kryeqytetet e tjera shqiptare. Ato nuk janë dafina të politikës së moderimit apo të urtësisë së pritjes, por simptoma të një klime ndërkombëtare që po përkeqësohet mbi Kosovën. Dhe një nga këto përkeqësime është reja e zezë e një ndarjeje të Kosovës, që dikush apo disa, me dashje apo pa dashje, po e shtyjnë në qiellin e saj.
Kthehu mbrapa
--------------------------------------------------------------------------------
KaxiLaxi (Derguar me: 16/07/2007 - 12:48)
Posi jo, po te vendosnin nderkombetaret as te ndare nuk do na jepnin gje
Tellogu (Derguar me: 16/07/2007 - 14:06)
Me qeverine e Tiranes dhe me "udheheqesat" e kosoves,partite e shqiptareve se Maqedonise me keta karjeriste te cmendur, egohiste te pangopur ,antikombetare deri ne tradheti, nuk eshte cudi se ruso serbo sllsvet do t'ja harrijne qellimit te tyre, duke e pare se shqiptaret jane te percare dhe vete antikombetae, ndarjen e kosoves tone martire, jo vetem kaq po s'eshte cudi qe dote firmosin qe ceshtja shqiptare eshte "zgjedhur" deri ne fund.{duke harruar qysh te masakrat serbe te vitit 1878-1879 shqiptaret e presheves ata te maqedhonise ceshjen came, shqiptare e Mali e Zi] Jo zoterinj ceshtja shqiptare duhet te zgjidhet ne nje menyre te drejte , dhe jo si i don qefi okupatoreve serbo greko dhe te vetequajturit Maqedone,ndryshe as nje here nuk dote kete qetesi ne Ballkan.

Re: Kosova ndahet sipas burimeve te KS te OKB-es e europers
Haxhi Kuçi -krasniqi thote;
Ministri i jashtem franqez eshte qene e ditur qe nje gje te tille do e kerkoi,por po me habit rasti i britanise qe shume shqiptar kane mbajtur besim te madhe ne britanin dhe ja gjarperi i tregoi kembet e veta dhe shqiptaret duhet te jene syqelur njehere e per gjithemone!!!Sepse kur dikushi te ndihmone te shendrron ne skllever e te çnjerezon kur ti teket!!!Shqiptaret jane nje popull interesant qe me shekuj te tere presin te çlirohen nga tjeret dhe njerezit e vete qe jane ne gjendje me u shpetue nga kataklizmat i perbuzni i deboni siq ma beret mua dhe jo qe nuk e pranoni nje gjeste te poshter por edhe ma tutje me perbuzni dhe ja shperblimi çka po u prete sepse ma teper si qenje njerezore nuk e meritoni!!!!!!!!
ju pershendet poeti i popullit ,sidomos i pershendesi ata shqiptar qe ende vuajn per lirin personale dhe kombetare!!!
Haxhi Latif Kuçi'Krasniqi)

Sujets similaires
» Bisedimet beograd prishtine bejne qe te ndahet kosova
» Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane
» A po humbe kosova sipas Thaqit
» Kosova nje mini jugosllavi sipas deshires se KOF ANANIT
» Sipas radhitjes se forumit
» Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane
» A po humbe kosova sipas Thaqit
» Kosova nje mini jugosllavi sipas deshires se KOF ANANIT
» Sipas radhitjes se forumit
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum