Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane

 :: sport

Aller en bas

Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane Empty Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane

Message  Perparimi Dim 2 Mai - 3:46

Nait Hasani

Nait Hasani, anëtar i kryesisë dhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në vazhdim të intervistës dhënë Kosovapress-it, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës, që sipas tij, do të thotë një luftë e re në Kosovë dhe Ballkan, që do të sillte deri te rishikimi i kufijve. Hasani është skeptik se vendimi për statusin do të jetë i kënaqshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës.
Kosovapress: Pse PDK nuk po e kërkon votëbesimin e Qeverisë Çeku?

Hasani: Jo që nuk e bëjmë, por përkundrazi ne jemi prapë ata që kërkojmë votëbesimin, por kjo nuk ndodh tash për shkak se kemi çështjen e statusit dhe propozimin e planit të Ahtisarit për zgjidhjen e statusit. Prandaj, kjo është një lloj pauze që pas statusit pritet të riaktivizohen të gjitha kërkesat e arsyeshme politike.

Kosovapress: A do të thotë kjo se Thaçi tashmë është ofruar me Fatmir Sejdiun dhe është larguar nga Nexhat Daci?

Hasani: Ato janë çështje që mund t’ia parashtroni Thaçit, se a është kthyer nga lindja apo perëndimi. Mendoj se PDK në baze të programit politik ndjek një politikë parimore dhe të zhvillimit të Kosovës dhe jo politikë të individit.

Kosovapress: Po mirë, çka kishit ndryshuar ju personalisht në PDK?

Hasani: Ndryshimet i kisha bërë në aspektin e përgjegjësisë.

Kosovapress: A do të thotë që subjekti i juaj është i papërgjegjshëm?

Hasani: Jo që është i papërgjegjshëm, sepse në PDK ka përgjegjësi, por duhet ta ngarkojmë me përgjegjësi edhe më shumë, sepse ngarkesa me përgjegjësi është angazhim më i madh, për arsye se ai që merr përgjegjësi edhe duhet të japë llogari.

Kosovapress: Ju më herët keni deklaruar se do të ketë zvarritje të procesit të definimit të statusit. Cilat janë arsyet e kësaj zvarritjeje?

Hasani: Rrethanat politike nëpër të cilat po kalojmë tregojnë që plani i Ahtisari nuk do të jetë plan i pavarësisë së Kosovës, i cili do të zgjedhë brenda natës çështjen e statusit, por do të jetë një plan proces i zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai do të jetë një plan i mirë që neve do të na japë mundësi të veprojmë menjëherë në kuadër të rrjedhave politike dhe që duke u bazuar në politiken demokratike ose në politikat të cilat zhvillohen në bashkësinë evropiane dhe atë ndërkombëtare në përgjithësi, ato na bëjnë që të kuptojmë se ne jemi në proces dhe një proces i tillë nuk ndodh “Ad-hoc”, por ai shkon në proces. Dhe në një proces të tillë politik, mendoj se statusi i Kosovës edhe pse i zvarritur, nuk është pjesë e zgjedhjes së menjëhershme. Mendoj se çështja e statusit nuk do të jetë çështje vetëm e muajit shkurt, por kjo do të zgjasë deri atëherë, sa ne do të jemi të gatshëm të kërkojmë dhe të vendosim vetë dhe të jemi të përgjegjshëm për fatin tonë. Pikërisht atëherë do të jetë edhe zgjidhja e statusit të Kosovës. Atëherë kur u ndërgjegjësuar si popull dhe bëmë luftën për të drejtat tona kombëtare dhe politike, dhe fituam atë qe kemi sot. Këtë e kemi fituar me luftën e UÇK-së dhe me politikë diplomatike të saj.

Kosovapress: Sa është i gatshëm faktori vendor të kërkojë që mos të ketë shtyrje të mëtejshme të statusit?
Hasani: Faktori vendor është i gatshëm dhe i përgjegjshëm, por jo në nivelin që e kërkon situata politike për vendosjen e zgjedhjes së statusit.


Kosovapress: Çka duhet bërë faktori vendor në këtë kohë?

Hasani: Tash për tash nuk ka mundësi të ndodhë diçka e jashtëzakonshme te ky faktor politik, por tash kërkohet nga faktori politik që të përfundojë misionin e vet politik.

Kosovapress: A mendoni se me këtë Grup të Unitetit do të bëhet definimi i statusit?

Hasani: Grupi i Unitetit e ka marrë besimin nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka menaxhuar situatat e ndryshme të aktiviteteve politike, diplomatike dhe takimeve e bisedime me faktorin ndërkombëtare dhe Beogradin, dhe ka marrë përgjegjësi më tepër se sa që i takon. Procesi i Kosovës është përcaktuar në pesë individ. Ata ose këta pese individë në vitin 2006 e kanë humbur kredibilitetin politik për statusin me deklaratat e tyre shterpe, pa vizion. Mendoj se nuk do të jetë e gjitha kjo, sepse qytetarët janë ata që duhet e do të vendosin për shume çështje për të ardhmen e Kosovës. P.sh., si çështja e simboleve, Kushtetutës, këto mund të jenë propozime të mira që mund të bëhen, por për formën e qeverisjes dhe sistemit shtetëror duhet të vendoset me referendum, si dhe për shumë çështje është dashur të pyeten qytetarët e Kosovës. Për çështjen e simboleve nuk mund të vendosin pesë individë dhe ta miratojnë 120 deputetë në Parlamentin e Kosovës, sepse çështja e simboleve, himnit, kufijve, janë çështje të qytetarëve, të cilët në referendum duhet t’i përcaktojnë.

Kosovapress: Çfarë prisni nga plani i Ahtisarit?
Hasani: Ne jemi tash në fillim të vitit, por deri në fund të vitit do të kemi proces të zgjidhjes së çështjes së statusit të Kosovës, por besoj se statusi do të ketë një model që nuk do të jetë i kënaqshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës, do të ketë një ndryshim të rezolutës, që do të kalojë misionin nga UNMIK-u në EUMIK. Ata do t’i kenë të gjitha kompetencat në Kosove si UNMIK-u. Ata do të kenë edhe të drejtën e vetos dhe kontrollin në sigurinë e vendit, në drejtësi e polici. Pra, ata do të jenë zotë të Kosovës, ne do të jemi punëtorë të tyre, të EUMIK-ut. Prandaj, prapë do të kemi të njëjtën gjendje, vetëm tash me Bashkimin Evropian e jo me Kombet e Bashkuara. Për mua, personalisht, plani, pra pakoja e Ahtisarit, është një zgjidhje politike, sepse e thyen status quo-n e vendosur për gati tetë vjet në Kosovë dhe jep shpresa për zgjidhje të mëtutjeshme. Sipas planit të tij, sipas rrethanave politike në terren dhe sipas informatave të ndryshme mund të dimë përafërsisht çka ka në pakon e tij, por ato janë të paqarta dhe jo zyrtare dhe nuk mund të kalkulojmë dhe të flasim për to pa u bë zyrtare. Prandaj, edhe njëherë them se plani i Ahtisarit, çfarëdo që të ketë ajo pako, do të jetë zgjidhje për çështjen e Kosovës, sepse qytetarët e Kosovës i detyron të angazhohen që të vendosin për të ardhmen e tyre sipas vullnetit të tyre.

Kosovapress: Bashkësia ndërkombëtare ka paralajmëruar bisedime të reja për statusin. Mendoni se ka vend për negociata?

Hasani: Asnjëherë nuk ka pasur vend për negociata mes Kosovës dhe Serbisë, por këto kanë ndodhur dhe janë presione të ndryshme që vijnë nga faktori ndërkombëtar, sepse me Serbinë i kemi kryer bisedimet politike e ushtarake me luftën e UÇK-së. Por tani kërkohet që të bëhen bisedime për serbët e Kosovës, të cilët e kanë tjetërsuar fuqinë e vet politike në Beograd e që jetojnë këtu në Kosovë dhe akoma janë ata që dëshirojnë të rrinë në Kosovë, një pjesë e tyre, por ata fuqinë e vet politike e kanë humbur dhe me ta luan e komandon Beogradi, i cili i bën negociatat me Prishtinën për serbët e Kosovës që është e paarsyeshme dhe paradoks që ndodh te ne, e që do të ketë pasoja në implementimin e atyre vendimeve.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane Empty Re: Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane

Message  Perparimi Dim 2 Mai - 3:54

Nahit Hasani

Ajo pale nderluftuese qe e ndale luften i nenshtrohet roberise!Ajo pale qe nenshkruan rrezuluta ne dem te vetin deshtone!
Nuk na kane faje nderkombetaret por vete shqiptarofolesit ore daje.

Dorezo armet serbeit e faje na paskan nderkombetaret .Mashtro popullin kinse tradhetaret na çliruan dhe ai qe e thote te verteten me iu kercnue me likuidime!Ku ka kesi populli ne bote ?

Ajo ushtri qe e fitone luften e ka pushtetin!
Po shihet haptas ku e lan kosoven dhe viset e tjera ku u zhvilluan lufterat çlirimtare shqiptare,nuk done me shume koment.
Nese nuk i njeh mire normat nderkombetare vete more djalosh Hajredin Kuqin se ky eshte prof;i se drejtes nderkombetare publike,i dine mire dhe thuai le ta lexone nga kodi i se drejets nderkombetare se si krijohen shtetet e reja dhe si zhduken shtetet?Ose ma se miri eshte ti merre e lexoje kete liber dhe pastaj leja fain nderkombetareve,se keshtu me mijera vite shqiptaret luftuan me tradheti ,qe nga koha e TEUTES qe e tradhetoi Dhimitri!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane Empty Re: Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane

Message  Perparimi Dim 2 Mai - 4:07

Sa here qe u quan kinse per ti bashkue trojet shqiptare ushtrit shqiptare te udhehequra nga koloboracionistet shqiptar,ne vend te kesaj na coptuan dhe na u zgerdhishin se na kan çlirue.

Se pari po ja nisim nga Skenderbeu;Ky erdhi nga porta e stambollit dhe e krijoi nje keshtjelle ne shqiperi ndersa ne itali 25 keshtjella anuk eshte qudi dhe kur ky ja arriti ta bashkoi shqiptarin ?Me rrena e keni majte shqiptarin duke e shtyp vete dora e shqipqenave.
Pastaj.

Haxhi Zeka,Luigj Gurakuqi,Ismail Qemaili,ne krye me Fan Nolin çfare shqiperie beren ?Noli me rusin ku ne kombet e bashkuara te asj kohe kur donin kombet ta rrafshonin rusin naciste,Noli i kundershtoi qe çfare Noli kishim qe sot e bejna patriote me bateria.
Zogu
Erdhi ne pushtet duke e vrare dajen e vete Esat Pashen,ky Esat Pasha ishte shok me i ngushte i Ismail Qemailit dhe e shpallen tradhetar qudi e mbeshtjellje e madhe apo jo ?Zogu tek e fundit erdhi ne pushtet me ndihmen e serbise !Nese nuk e ke dite lexo.


Edhe rilindasesit shqiptar nuk ishin kush e di se çfare interligjencash,disa me rusin e disa me italin.
Sp sh

Migjeni,me rusin e tij si nene;Qajupi me pellumbat e bardhe te italis,e çka me te mesue vetem nese nuk e done te verteten?

Enver Hoxha a nuk eshte e vertete qe nuk erdhi ne pushtet me ndihmen e Mugoshes,Popoviqit,Tempos,Stalinit,Titos?

Po se fundi more djalosh;

Thaqi ,Lima ,Rugova,po kush i njohu me pare ?A mos ke ngrere kripe me keta ?A ja ke njohur themelet ?Apo dikush i perkrah me ate slloganin komuniste dhe grupet e nxitura duke shti tjeret dia me dhune disa pa lidhje dhe grabite pushtetin shteteror.Keto gjera i di mire se si vijoin pe r ta marr pushtetin nga servilet .Pra krijo patriotiszem nga pralleroret ?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane Empty Re: Nahit Hasani nese ndahet Kosova ka lufte ne Ballkane

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum