Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Mero Baze;O Milaim Zekani lidhi qent,mos mu kercno si Ahmet

 :: politika

Aller en bas

Mero Baze;O Milaim Zekani lidhi qent,mos mu kercno si Ahmet  Empty Mero Baze;O Milaim Zekani lidhi qent,mos mu kercno si Ahmet

Message  Perparimi Jeu 5 Oct - 6:35

Për dijeni qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës
 
Nga Mero BAZE
 
Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.
Po më detyroni të shkruaj këtë letër të hapur në këtë kohë të vështirë për shqiptarët jo aq i shqetësuar nga fati im apo miqve dhe kolegëve të mi gazetarë dhe politikanë se sa nga rreziku i hapjes së një fronti të brendshëm të luftës civile, i cili do të ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej Serbisë në këto momente.
Ndërsa lajmet nga Kosova janë përditë e më tragjike, po duket qartë se faktori politik dhe ushtarak shqiptar përveç se është në diskordancë të plotë, ka dhe shenja të qarta armiqësie ndaj njëri-tjetrit. Radiotelevizioni i vetëm shtetëror në Shqipëri në vend të informacioneve për fatin e shqiptarëve po përpiqet të kthehet në një frëngji nga ku shpallen lista pushkatimesh për shqiptarët. Njerëz të papërgjegjshëm që po përpiqen të kalojnë nga jeta e azilantit në jetën e përditshme të qytetarëve normalë të shoqërisë shqiptare po përpiqen të konvertojnë në urrejtje ndaj shqiptarëve gjithë komplekset e tyre të inferioritetit. Një komunikatë për shtyp e publikuar nga televizioni shqiptar bëri të ditur se tani e tutje Bujar Bukoshi ishte një kriminel lufte dhe një tjetër ministër i tij Muhamet Bicaj, do të ndiqej si i tillë nga disa shqiptarë anonimë që kanë më se 20 vjet që nuk shkelin në Kosovë. Në fakt kërcënime të tilla në rast lufte ndaj shqiptarëve janë të rrezikshme, jo aq për fatin e një individi, se sa për rrezikun e kthimit të luftës çlirimtare në luftë civile.
I drejtohem Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo aq nga bindja se është i painformuar rreth kësaj situate barbare mes shqiptarëve, por thjesht nga detyra ime qytetare për të komunikuar publikisht me të rreth disa precedentëve të rrezikshëm që po ndjellin flakët e luftës civile në shoqërinë shqiptare.
Së pari të gjithë duhet të kemi kurajon të pranojmë se mospajtimet e brendshme politike janë normale dhe qëndrimet e ndryshme politike janë një realitet që pranohet në të gjitha shoqëritë e hapura. Por mospajtimet modelohen nga kontaktet dhe dialogu dhe jo nga listat e pushkatimeve dhe vrasjet e intelektualeve.
Autori i tekstit të djeshëm është Milaim Zeka, i cili ka vetmarrë pas Konferencës së Parisit rolin e një farë zëdhënësi publik të delegacionit të UCK në bisedimet për paqe në Kosovë. Ky njeri nuk është i rrezikshëm pse të dënon me vdekje apo pse bën lista të tilla publike. Ky njeri dhe ata që qëndrojnë pas tij, nuk janë të rrezikshëm se të vrasin vërtet, por ata po përdoren si vrasës ordinerë në një fushatë të tërë vrasjesh politike ndaj shqiptarëve.
Më lejoni zotërinj, t’u bëj publike, se ndërsa në Paris zhvillohej Konferenca për Kosovën, ky njeri, pra Milaim Zeka, më ka thirrur në prani të një anëtari të delegacionit të UÇK, Azem Sylës, dhe më ka bërë me dije së bashku me zotin Syla, se e kisha bërë hak “me m’i thye kryet qysh herët”. Personalisht u thashë se nuk pranoja të vihesha para një trupe speciale që po më dënonte me vdekje dhe u përmenda se emri im ka qarkulluar në disa lista vdekjesh të LPK-UCK-së së bashku me disa kolegë të mijë, mbi disa prej të cilëve fatkeqësisht tani kanë rënë plumbat e vdekjes dhe disa prej tyre po treten nën dhe. Unë u përmenda se kam qenë në listë bashke me Enver Malokun dhe Sabri Hamitin prej tyre dhe kjo nuk u bëri përshtypje por vazhduan me gjuhën e tyre staliniste.
Ky njeri, pra Melaim Zeka, ka marrë gati publikisht përsipër në emër të atyre që përfaqëson vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe dje shpalli viktimë të radhës Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn. Tashmë këto lista vdekjesh po mbulohen dhe me një ajkë patriotizmi dhe po bëhen publike në televizionin e vendit tim, të shtetit tim dhe të kombit tim. Duke shfrytëzuar rastin që tani është luftë dhe në luftë njeriu mund të vritet, ky soj kriminelësh, që kur u dilte para ndonjë serb në Rambuje ose hidheshin nga dritaret e kafeneve ose u lëpiheshin gazetaruceve serbe që ishin atje, janë trima vetëm kur kërcënojnë dhe vrasin shqiptarët. Ky Melaim Zeka, portretin e të cilit e kam të fiksuar vetëm nga karafilat që i ka sjellë Enver Hoxhës kur kam qenë nxënës në shkollë të mesme, tani po merr përsipër publikisht të gjitha vrasjet e shqiptarëve. Ky e mori përsipër Ahmet Krasniqin, e mori përsipër në sy të Azem Sylës (Daja), Enver Malokun, natyrisht ka marrë përsipër Sabri Hamitin, po merr përsipër të vrasë Bujar Bukoshin dhe Muhamet Bicajn, ka shpallur një listë me dhjetë vetë që duhen vrarë mes të cilëve është dhe emri im dhe i kolegëve e miqve të mijë politikanë dhe gazetarë dhe nuk dihet se ku do ta ndalë turrin.
Unë e kuptoj se njerëz të frustruar nga jeta e emigrantit dhe mospërfillja shoqërore kanë plot mllefe ndaj institucioneve dhe njerëzve që e kanë krijuar vetë personalitetin e tyre, por nuk e kuptoj se ku e gjejnë guximin këta njerëz që të dënojnë publikisht me vdekje shqiptarët dhe në shumicën e rasteve t’i ekzekutojnë ata me ndihmën e serbëve. Them kështu, pasi kam bindjen që kolegun tim Enver Maloku mund të mos e kenë vrarë miqtë shqiptarë të Milaim Zekës që ata ditë hapën një agjenci të re lajmesh, por ata ja kanë bërë publike pretencën njësoj si Sabri Hamitit, njësoj si Ahmet Krasniqit, njësoj si Azem Hajdarit, njësoj si Fehmi Aganit dhe Alush Gashit. Tani mbetet të besohet nëse këta njerëz flasin dhe serbët vrasin ose nëse serbët flasin dhe këta njerëz vrasin.
Unë do të ndjehesha i qetë nëse Melaim Zeka dhe njerëzit që ai përfaqëson, të më tregojnë sa serbë kanë vrarë. Është e lehtë që për t’u bërë i njohur tani që lufta ka nisur, të bësh lista pushkatimesh, por Milaim Zeka dhe gjithë ata që ka nga pas, me pushkë apo me damkë në krah, duhet ta dinë mirë, se nëse emrat e intelektualëve shqiptarë i kanë në lista për t’i vrarë, për t’i sjellë Kosovës dhe Shqipërisë pushtetin e proletariatit dhe klasës punëtore, do ta kenë pak të vështirë.
Do ta kenë të vështirë, së pari për shkak se që nga sot kur unë po e bëj këtë denoncim publik ndaj vrasësve të shqiptarëve e tutje, ka plot burra që janë të gatshëm ta shikojnë me të njëjtin vigjilencë sikundër serbët dhe Melaim Zekën, apo ata, që deshën të ma thyenin kryet më shpejt. Melaim Zeka dhe banditët që trimërojnë atë, ndjehen trima se shëtisin me makinat e Shërbimit Sekret shqiptar, se flejnë në vilat e qeverisë shqiptare, se flasin me telefon satelitorë nga Kukësi duke u paraqitur nga Drenica. Por është vonë për mua dhe kolegët e mijë gazetarë të trembemi tani nga krimba të tillë.
Unë e di se Melaim Zeka nuk di të vrasë thjesht se nuk ka prekur ndonjëherë pushkë me dorë, por në vend të tij mund të shkrepë revolen dikush tjetër, nga ata që e mbajnë në vila dhe në katin e katërt të Ministrisë së jashtme në Tiranë. Në rastin e kolegëve të mijë nga Kosova, të gatshëm për këtë punë janë çetnikët që sillen rrugëve të Prishtinës. Ajo që mbetet e vërtetë, është se mbi intelektualët shqiptarë në Kosovë po qëllon dora e Serbisë por me një guxim për t’u admiruar ose për t’u mëshiruar po i merr përsipër një grup mafioz shqiptarësh që manipulojnë me gjakun e atyre shqiptarëve që duan lirinë e të Kosovës.
Personalisht nuk ndjehem i shqetësuar nga lista të tilla vdekjesh ashtu sikundër jam i sigurt se dhe personalitetet e jetës politike dhe intelektuale në Prishtinë nuk e llogarisin as për armik dhe as për kriminel këtë racë shqiptarësh.
Por kjo nuk do të thotë që këta njerëz duhen lejuar që me pistoleta në dorë t’u japin folësve të Televizionit shqiptar trakte ku dënohen shqiptarët me vdekje. Kam duruar deri tani katër lista vdekjesh nga kjo racë dhe do të duroja dhe njëqind të tjera nga Daja, nga Zeka dhe nga të gjitha pseudonimet që fillojnë me emra zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar “qeni që leh nuk të ha”, por tashmë ky lloj qeni po leh për hesap të Serbisë e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha të lidhen këta zagarë.
 
Tiranë më 31 mars 1999”

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum