Sokol Dobruna i derguar ne uçk nga UBA serbe
:: politika
Page 1 sur 1
Sokol Dobruna i derguar ne uçk nga UBA serbe
Gani Geci në njërën nga seancat për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit - Foto: KALLXO.com
[size=40]Gani Geci: Nuk ishte Vrasje, por Mbrojtje e Nevojshme[/size]Gani Geci në ankesën për dënimin në lidhje me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit ka konstatuar se veproi për t’u mbrojtur.
Gjykata e Apelit është duke e shqyrtuar sot rastin e vrasjes së Ruzhddi Shaqirit për të cilën akuzohet Gani Geci.
[size=36]NDËRLIDHUR
[/size]- > Bushi Pretendon se e Luftoi Assad-in pa Qenë në ISIS
- > Apeli: Aktakuza Ndaj Qemajl Mustafës u Hodh pa Arsye të Plota
- > Gjykata e Apelit Ndryshon Fatin e Aktakuzës Ndaj Qemajl Mustafës
- > Ramadan Muja do të Gjykohet në Gjilan
Shaqiri ishte vrarë më 4 gusht 2014 në kafiterinë “N’Qosh” të Skenderajt.
Më 3 qershor të vitit të kaluar Gani Geci ishte dënuar për këtë vrasje me 4 vjet e gjashtë muaj burg.
Pastaj ndaj këtij vendimi të gjykatës janë ankuar në Apel, Prokuroria e EULEX-it, pala e dëmtuar dhe përfaqësuesi i saj ligjor, e gjithashtu edhe Ndrecë Dodaj avokati i Gani Gecit dhe vetë Gani Geci.
Në seancën e sotme që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit, gjyqtarja referuese Mejreme Mema e lexoi në pika të shkurtra lëndën e këtij rasti të vrasjes.
Sipas gjyqtares Mema, e dëmtura Halime Shaqiri ka kërkuar dënim maksimal për Gecin.
“Dënimi nuk duhet të jetë aq i butë, por të jetë në maksimum, pasi ka vrarë një person që është kryefamiljar”, ka thënë Shaqiri.
Sokol Dobruna, avokati i Shaqirit ka kundërshtuar kërkesën e të akuzuarit për ulje dënimi.
“E vetmja rrethanë lehtësuese mbetet pranimi i fajit”, ka thënë Dobruna.
Ndërsa Gani Geci në ankesën e tij pretendon për vërtetim të gabuar të gjendjes faktike gjatë dënimit të tij nga themelorja.
“Kjo ankesë është mjaft voluminoze”, tha gjyqtarja Mema për ankesën e Gecit.
“Nuk kemi të bëjmë me vrasje, por kemi të bëjmë me mbrojtje të nevojshme”, ka thënë Geci në ankesë.
Pas vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci për më shumë se dy javë konsiderohej i arratisur, ndërsa më 22 gusht iu dorëzua EULEX-it- Misionit Europian për Sundim të Ligjit.
KALLXO.com vazhdimisht e ka ndjekur gjykimin e Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
http://kallxo.com/gani-geci-nuk-ishte-vrasje-por-mbrojtje-e-nevojshme/
Sujets similaires
» Sokol Dobruna puntor ne supin e serbis
» Sokol Murturi(tarasi),per Ukshin Hotin
» Sokol Dobruna ;,Ramushi e luti Zemen zevendes tjert ndryshe
» Ku eshte Ukshin Hoti,interviste me Myrvete H.Sokol
» Tradhetaret,dobruna Blerim Kuqin dijsha nuk dojsha
» Sokol Murturi(tarasi),per Ukshin Hotin
» Sokol Dobruna ;,Ramushi e luti Zemen zevendes tjert ndryshe
» Ku eshte Ukshin Hoti,interviste me Myrvete H.Sokol
» Tradhetaret,dobruna Blerim Kuqin dijsha nuk dojsha
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum