Adem Demaçi, Ramiz Lladrovci dhe Elmi Zeka ma vratë vëllain
:: sport
Page 1 sur 1
Adem Demaçi, Ramiz Lladrovci dhe Elmi Zeka ma vratë vëllain
[size=36]Ekskluzive/Bashkim Dakaj: Ti Adem Demaçi, Ramiz Lladrovci dhe Elmi Zeka ma vratë vëllain, Prokuroria duhet ti hetojë[/size]
Letra 2 e hapur, Adem Demaçit, Ramiz Lladrovcit dhe Elmi Zekës nga unë Bashkim Dakaj vëllai i Mirush Dakajt, Komandant ‘Korbit’.
Me 11 shtator të këtij viti po bëhen 19 vite që ju tretë ma vratë në pabesi vëllain, Komandant Korbin dhe plagosjen e Nuradin Dakajt e Arben Malokut.
Me anë të kësaj letre publike, unë Bashkim Dakaj po ju pyes për çfarë qëllimi më keni thënë ju që të tretë se e kemi vra, se ka qenë në anën e FARK-ut.
Ta marrim se ka qenë në anën e FARK-ut, por prapë ka qenë i vendosur të luftoj kundër shkive. Edhe i vetëm të kishte qenë, Komandant Korbi, prapë do të ishte më i suksesshëm, kundër shkive sa të gjithë të vetëquatjurit komandantët e juaj.
Me anë të kësaj letre unë po ju them publikisht se Komandant Korbi është vrarë nga Tafil e Afrim Ibishi në uniformën e sheit me tri germat e arta të UÇK-së. Me anë të kësaj letre publike pata dëshirë që ti thërras të gjithë ata prokurorë, gjyqtarë, avokat që nuk kanë frikë nga përfituesit siç është Ramiz Lladrovci të më lajmërohen në faqen time në fb, Bashkim Dakaj.
Kjo pasi unë kam vendosur ta padisë në gjyq Ramiz Lladrovcin për krime lufte, për përfitimet e tij nga Mërgata shqiptare, që kemi qenë të gatshëm në çdo moment TA NDIHMOJMË luftën e UÇK-së sa herë kanë bërë thirrje këta profiter të Luftës e në veçantië vet Ramiz Lladrovci që e kam njoftë personalisht, edhe kam fakte të sigurta.
Me anë të kësaj letre, dua ta përshendes Naim Malokun që ishte i vetmi ushtarak, i cili ka pasur guximin ta thotë të vërtetën për vrasjen e Komandant Korbit, ku thotë me keqardhje se për çfarë qëllimi kriminal vritet Komandant Korbi nga kriminelët Tafil e Afrim Ibishi, që shtabi Suprem i UÇK-së në vend se ti dënonte këta ata i dërgoi në Zonën e Dukagjinit, dhe më vonë edhe i veshën në uniformën e TMK-së.
Në fund i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë qenë me zemër në uniformën e UÇK-së, jo për qëllime përfitimi si Ramiz Lladrovci, por në çdo moment kundër shkaut që të bëhen dëshmitar ta pastrojmë UÇK-në nga këta përfitues, që sot po numërojnë miliona euro, e ju që jeni hy pa qëllim pasurimi, s’po keni bukë me e ngi barkun. Mos ua kini frikën se ka fillu dielli ta largoj mjegullën, që e ka pas mbuluar këtë Kosovë, që nga përfundimi i luftës.
Me respekt nga unë Bashkim Dakaj
SHQIPTARI.EU
Sujets similaires
» ekskluzive;BashkimDakaj,te Demaq,Ramiz Lladrovci e Elmi Zeka
» Ramiz LLadrovci ska tri ,thot Milaim Zeka
» Na shahë o Adem Demaçi” – tha Ali Ahmeti
» Ramiz Lladrovci i qon te fala Thaqit
» Milaim Zeka duke perfitue ngai filmave e Adem Jasharit
» Ramiz LLadrovci ska tri ,thot Milaim Zeka
» Na shahë o Adem Demaçi” – tha Ali Ahmeti
» Ramiz Lladrovci i qon te fala Thaqit
» Milaim Zeka duke perfitue ngai filmave e Adem Jasharit
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum